Këngëtari i mirënjohur, Armend Rexhepagiqi, edhe pse tash nuk është më aktiv në skenën muzikore ai veçse ka krijuar një bagazh të madh muzikor i cili do të jetojë gjatë në historinë e muzikës shqiptare, shkruan KultPlus.
Armend Rexhepagiqi njihet si legjenda e muzikës shqiptare, i cili ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë : Qaforja, Edhe një herë, Ajo, Dashurine ku e kam, Nasht, Ne radio, Kaqurrele, Te furra e Qerimit, Kuj do t’ia shpreh pikellimin tim, Dude dudie, Ti nuk me meriton, Dugi, Dam dam dam, Harrova, Betohem me këngë, Shko, Qendresa, e shumë e shumë këngë të tjera.
KultPlus ju risjell një nga baladat e tij më famshme “Edhe një herë”:
Ka shumë ditë që pikëllimi më mban
si një sëmundje e rëndë
që bar nuk ka e s`më le të jetoj
ka shumë ditë që rrugët përherë na janë nda
e ditët e mija netët e mija kot unë i harxhoj
A ka në botë kudo arsye për këtë vuajtje
o më beso se faj nuk kam që forca po më le
se çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime
dhe mundi im dhe ëndrrat për dashuri
Edhe një herë o veç edhe një herë
këngët që i këndoj të kam o kujt të ja dhuroj
edhe një herë o veç edhe një herë
gjakun o prapë ta ndez
veç një mëngjes me ty ta pres
Edhe një herë o veç edhe një herë
të të takoj e veç një çast
gëzimi ta jetoj me ty
edhe përherë ti mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri
edhe një herë o mos të vdes pa të pa, pa të pa edhe një herë
vetëm edhe një herë
Diçka e rëndë sikur hyri në mua
më shtrëngon e po dhemb
ma mori sigurinë nuk jam i njëjti ai njeri
dhe çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime
dhe mundi im dhe ëndrrat për dashurinë
Edhe një herë o veç edhe një herë
të të takoj e veç një çast
gëzimi ta jetoj me ty
edhe përherë ti mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri
edhe një herë o mos të vdes pa të pa, pa të pa edhe një herë
vetëm edhe një herë
Se ka shumë ditë që pikëllimi më mban
si një sëmundje e rëndë që bar nuk ka e s`më le të jetoj
faj unë nuk kam që forca mua më le
e s’mund të vdes pa të pa, pa të pa edhe një herë
edhe një herë, edhe një herë./KultPlus.com