Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkujtuar përmes rubrikës “Homazh”, publicistin dhe shkrimtarin e njohur arbëresh, Zef Skiroin.
Sipas Ramës, Skiroi meriton të kujtohet me krenari përjetë dhe vepra që la do të jetë padyshim një argument i fortë në përmbylljen me sukses të përpjekjes për përfshirjes e trashëgimisë se kulturës jomateriale arbëreshe në atë të përbotshme të UNESCO-s.
“Ky publicist, shkrimtar, gazetar, profesor nga më të mirët, shkroi një “Iliadë” të shqiptarëve të titulluar, “Te dheu i huaj”, bash në kohën pas pavarësisë së shetit shqiptar. Përkthyes i Virgjilit në moshë të njomë, bashkëbisedues i Pirandello-s, bashkëpunëtor i De Radës dhe kampion i çështjes shqiptare, Zef Skiroi u mbeti brezave si një nga penat më të thukëta e më prodhimtare të letrave shqipe”.
Postimi i plotë
ZEF SKIROI, arbëreshi i madh lindi 155 vjet më parë dhe rrugëtimin e jetës e nisi në legjendaren Piana dei Greci (më pas degli Albanesi), në një familje të shquar.
Ky publicist, shkrimtar, gazetar, profesor nga më të mirët, shkroi një “Iliadë” të shqiptarëve të titulluar, “Te dheu i huaj”, bash në kohën pas pavarësisë së shetit shqiptar. Përkthyes i Virgjilit në moshë të njomë, bashkëbisedues i Pirandello-s, bashkëpunëtor i De Radës dhe kampion i çështjes shqiptare, Zef Skiroi u mbeti brezave si një nga penat më të thukëta e më prodhimtare të letrave shqipe.
Dashuria e tij për dheun amë dhe zjarri patriotik që u ushqye prej asaj dashurie, mbeten sot e tërë ditën vlera të larta të komunitetit arbëresh, një bashkësi shqiposh kryelartë dhe europianësh të integruar më së miri, të cilët vijojnë sot e gjithë ditën të jenë hyzmeqarët e papërtuar të gjuhës sonë.
Zef Skiroi meriton të kujtohet me krenari përjetë dhe vepra që la do të jetë padyshim një argument i fortë në përmbylljen me sukses të përpjekjes sonë për përfshirjes e trashëgimisë se kulturës jomateriale arbëreshe në atë të përbotshme të UNESCO-s. / KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka humbur nënë e tij, Aneta Rama e cila vdiq në moshën 82 vjeçare. Dhimbjen për humbjen e nënës, Rama është munduar ta kthejë në forcë e kujtim për ditët e mirë që kanë kaluar bashkë.
Përmes një postimi frymëzues, Rama shprehet se lotët duhet kthyer në buzëqeshje për jetën e saj, e zemrën ta kesh plotë me dashuri sepse e ndave me të.
Ky është postimi i plotë i Edi Ramës:
Mund të derdhësh lot pse iku Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi
Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë
Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të
Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të
Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të
Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota Ose mund të bësh atë që nëna do të donte:
Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara…
***Edhe në emër të familjes sonë lejomëni t’ju falënderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm. Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurrueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit. / KultPlus.com
Sot në 37 vjetorin e lindjes së yllit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, Edi Rama e ka ururar atë përmes një statusi në Facebook, ku e quan atë edhe kingun kosovar.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Ramës.
”LORIK CANA është ndoshta i vetmi bartës i fanellës kuqezi apo të paktën i vetmi që unë njoh, që fushën e blertë të futbollit dhe fushën e historisë së shqiptarëve, i ka jetuar si dy gjysmat e së njëjtës fushë të pasionit të tij. I dhënë tërësisht pas sportit më popullor në botë, qysh në fëmijëri, falë talentit, vullnetit dhe një babai të paepur në ëndrrën për ta parë djalin në majat e lojës me top, Loriku u ngjit lart e la gjurmë në çdo skuadër ku luajti. Ai mbajti shiritin e kapitenit në shpellën e ujqve francezë të Olimpikut të Marsejës dhe u bë simboli i Kombëtares së shqiponjave të mbledhura nga tërë trojet shqiptare, për ta çuar flamurin kuqezi për herë të parë në histori në Finalet e Europës.
Po çka e bën krejt të veçantë kingun kosovar, në rrugën e mundimshme drejt majave të futbollit, ku pati jo njëherë dhe taksiratin e dëmtimeve fizike që do kishin shtrirë përtokë edhe një elefant, është pasioni i tij për historinë, origjinën, gjuhën, luftrat, përpjekjet e shqiptarëve në shekuj. Nuk e di a ishte fanella kuqezi që e çoi Lorikun tek leximet mbi betejat e shqiptarëve në shekuj apo ishin leximet e betejave që e bënë atë ta përjetonte fanellën si koracë lufte për Shqipërinë në fushën e betejave sportive, por sa herë e kam takuar e folur me të për Kombëtaren, aq herë më është dukur sikur flisja me ndonjë prijës ushtarak të etur për fitore të vështira, e jo me një sportist të ngopur me lavdinë e tij.
Loriku u tërhoq nga fusha e blertë, kur trupi i plagosur nuk e ndiqte dot më ambicien e heroit, për të udhëhequr me forcën e shembullit beteja deri në pikën e fundit të gjakut dhe iu përkushtua krijimit e zhvillimit të një fondacioni për fëmijët. Duke ia uruar sot ditëlindjen kapitenit të paharrueshëm të kuqezinjve, nuk e di pse kam bindjen se nuk do të jetë e largët dita kur prijësi i hijshëm, do të zbresë përsëri në arenë për të udhëhequr kuqezinjtë e Shqipërisë a verdheblutë e Kosovës apo kushedi, pse jo, një armatë të trojeve të bashkuara në të ardhmen, në ndonjë luftë sportive të paharrueshme përsëri. Amen!” / KultPlus.com
“Shpëtimi i hebrenjve është një histori, e cila përmban brenda detyrimin për të gjithë ne, për ta ruajtur jo thjesht si një histori tregohet në momente ceremoniale apo ditët e shënuara, as si një pjesë e historisë sonë si shqiptar, por si një vlerë e madhe që duhet trashëguar brez brezi që duhet kaluar me përkushtim fëmijëve tanë sepse brenda saj ka shumë anë, si anët e një guri të çmuar që ngado ta rrotullosh shkëlqen duke krijuar vezullime e ngjyra të ndryshme”.
Më këto fjalë iu drejtua sot Kryeministri Edi Rama pjesëmarrësve në ceremoninë e përurimit të Memorialit të Holokaustit në Tiranë, ku ishin të pranishëm ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim,ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri, etj.
Duke e konsideruar realizimin e memorialit një dëshmi të prekshme të faqes më të ndritur të mikpritjes dhe besës shqiptare, Rama tha se “qysh kur isha kryetar i bashkisë së Tiranës, patëm nisur të mendojmë dhe të konsultojmë projektin”.
“Më vjen shumë mirë që sot ky memorial është i përfunduar dhe pjesë e një hapësire të bukur publike ku dhjetëra mijëra familje, gjyshër, gjyshe, nipër, mbesa, çifte të reja me karrocat e bebeve kalojnë dhe do të mund t’u tregojnë fëmijëve të tyre kuptimin e fjalëve të shkruara në këta tre gurë, që jo rastësisht kanë tre gjuhë, gjuhën hebreje, gjuhën shqipe dhe gjuhën e atyre që me forcën e fuqisë së madhe në kërkim të një bote më të mirë bën të mundur çlirimin e mbarë botës së bashku me aleatët e tyre nga mallkimi i madh nazist”.
“Historia e mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri është një histori mahnitëse, por nuk është fillimi i historisë së një marrëdhënieje vërtet shumë të çuditshme mes shqiptarëve hebrenjve dhe mes popullit hebre dhe Shqipërisë, e cila daton në shekullin e dytë pas erës sonë, kur për herë të parë hebrenjtë u shfaqën në brigjet e Adriatikut dhe më pas në shekujt XV-XVI, kur ata u rishfaqën dhe u instaluan në pika të ndryshme. Por nuk dua të zgjatem me këtë pjesë, të cilën e solla thjesht për të ndarë me ju një aspekt të kësaj çudie të madhe që mbetet për t’u eksploruar dhe kuptuar më mirë deri në fund”, – nënvizoi Rama.
E dyta, vijoi Kryeministri, që besoj vlen të kujtohet është se përpara Luftës së Dytë Botërore, përpara sesa kjo marrëdhënie të shpërfaqej në formën më fisnike dhe mbresëlënëse dhe mbrojtjes e shpëtimit të jetës së hebrenjve Shqipëria ishte i vetmi vend që në legjislacionin e saj kishte të miratuar Shabatin.
“Që do të thotë se të gjithë qytetarët që jetonin në këtë vend dhe i përkisnin popullit hebre kishin të drejtën të mos punonin ditën e premte dhe askush nuk kishte të drejtën që për këtë t’iu ndërpristë shpërblimin për punë. Pa u zgjatur në shumë episode të historisë që i pararendin kapitullit mahnitës të kësaj marrdhënieje në Luftëne Dytë Botërore, dua të them me bindje që Shqipëria me episodet, me personazhet, me momentet epike të përpjekjes së njerëzve të drejtë që botërisht ndihmuan hebrenjtë mbetet një njollë në ndërgjegjen e Hollivudit që ka prodhuar disa kryevepra lidhur më këtë epokë, por që me siguri do të kishte prodhuar shumë më tepër kryevepra edhe më të pabesushme nëse do të ishte referuar ndaj episodeve të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri”, – tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se janë realitete nga më të mahnitshmet që nga udhëtimi me kuaj i një familjeje, e cila për 24 orë transportoi 17 hebrenj. “Ishte familja Biçaku në momentet e ndërrimit të pushtuesve menjëherë pas kapitullimit të Italisë fashiste dhe okupimit nga Gjermania naziste. Apo rasti i familjes Myrto në Kavajë, që deri në fund i qëndroi besnik mikut hebre qe kishte marrë në mbrojtje duke sakrifikuar njërin prej anëtarëve të vet, vëllain e mikpritësit që u mor në kampin e Mathauzenit dhe nuk u kthye më që andej. Pra, jeta e vëllait nga gjaku u bë kurban për të mbrojtur e shpëtuar një vëlla nga Zoti me të cilin lidhja ishte se që të dy ishin krijuar si njerëz . Apo familja e Nuro Hoxhës që i dha strehim katër familjeve hebreje, njëra prej të cilave dëshmon se në momentin e hapjes së derës dëgjoi nga i zoti i shtëpisë fjalët e pabesueshme por të konfirmuara më pas nga realiteti i mbrojtjes dhe shpëtimit: “Rrini të qetë asgjë e keqe nuk do ndodhë, nga sot unë e im bir do përgjigjemi me jetë për ju””, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama tha se “është i vetmi vend Shqipëria me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se sa para Luftës së Parë Botërore, është gjithashtu i vetmi vend ku hebrenjtë nuk ikinin, por vinin për të kërkuar mbrojtje e shpëtim”.
“Mbetet e jashtëzkonshme për vetë historinë e klerit shqiptar. Këtu shoh të gjithë përfaqësuesit e nderuar të klerit shqiptar sot, autoritetet më të lartë të të cilit u thirrën në Berlin në kohën e një vakumi ku ata u konsideruan si pala me të cilët pushtuesit mund të komunikonin dhe të negocionin. Atyre iu kërkuan dy gjëra, e drejta mbi arin e Shqipërisë së depozituar në Itali dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit më të lartë të klerit të asaj kohe të krishterë e muslimanë dhanë një përgjigje që besoj është një nga fjalët e arta të historisë së këtij viti dhe historisë së vetë klerit: “Arin po, hebrenjtë jo”, përfundoi kryeministri Rama. / atsh/ KultPlus.com
Zoti Rama, duhet të bëhesh sulltani i shqiptarëve! Urgjent!
Mos prit zgjedhjet e vitit që vjen, por bëhu që tani!
Të lutem zoti Rama bëj ndryshimet në kushtetutë, mblidh parlamentin tënd dhe shpallu sulltan! Do bësh punën me të mirë që ke bërë ndonjëherë!
Do na shpëtosh të gjithëve!
Do shpëtosh edhe ti prej nesh!
Nëse ti bëhesh sulltan, ti do të kesh sarajet më të veçanta nga të gjithë! (Apo kështu i ka?)
Nëse ti bëhesh sulltan, vezirët e tu do të bëhen sixhade që ti të kalosh mbi ta! (Apo kështu janë edhe sot?!)
Nëse ti bëhesh sulltan, do ti kesh të gjitha pushtetet në dorën tënde! (Apo edhe tani i ka?)
Nëse ti bëhesh sulltan, do t’i tregosh popullit përrallat e tua sa të duash, kur të duash dhe si të duash? (Apo këtë e bën edhe këto kohë?!)
Nëse ti bëhesh sulltan, sa herë të kesh nevojë për para të madhe, pashallarët e tu do të paguajnë haraç sa t’u kërkosh ti! (Apo edhe oligarkët e tij kështu veprojnë?!)
Nëse ti bëhesh sulltan, mund të marrësh avionin tënd dhe të shkosh ku të duash pa pjerdhur askënd! (Apo këtë e bën edhe tani?)
Nëse ti bëhesh sulltan, mund të prishësh çfarë të duash dhe të ndërtosh çfarë të të dojë b… qejfi! (Apo këtë e ka bërë gjithmonë?!)
Nëse ti bëhesh sulltan, me fermanet e tua, tokat e bregdetit mund të bëhen prona të pashallarëve të tu! (Apo kjo ndodh edhe tani?!)
Nëse t’i bëhesh sulltan, mund t’i bësh paratë e shtetit rrush e kumbulla! (apo kështu i bën edhe sot?)
Nëse ti bëhesh sulltan, të gjitha mediat, televizionet, portalet, gazetat që nuk të pëlqejnë, mund t’i blesh ose mund t’i mbyllësh! (Apo këtë e bën edhe këto kohë?!)
Nëse ti bëhesh sulltan, opozitarin kryesor do ta kesh lolo të oborrit! (Apo kështu është edhe ky që ka tani?!)
Prisni prisni! Ky i paska të gjitha atributet e një sulltani, vetëm titullin ka kryeministër!
Pse të mos marrë titullin që meriton?
Le të bëhemi përsëri një milion shuplaka dhe t’ia heqim këtë “epitet” pa kuptim, e t’i vendosim “me pahir” atë titull që i ka hije! SULLTANI I SHQIPTARËVE!
Të lutem mos u bëj më kryeministër!
Bëhu sulltan! Aman! Qafsh rilindjen!
Nëse ti bëhesh sulltan, do të jesh sulltani më i gjatë në Botë!
Nëse ti bëhesh sulltan, do jesh sulltani më me humor në Botë!
Nëse ti bëhesh sulltan, Erdogani do plasë nga zilia, se ai nuk bëhet dot sulltan!
Nëse ti bëhesh sulltan, atë zdromsin me kalë tek sheshi kombëtar do ta heqim dhe do të vendosim ty, o sulltani ynë!
Mos na lodh me reforma zgjedhore, negociata dhe integrime!
Ty nuk të ka hije as të provohesh në zgjedhje as të poltësosh kushtet që të vendosin kaurrët! Bëhu sulltan! Shpëton ti nga ne dhe ne nga ideja e të pasurit të një kryeministri perëndimor!
Kryeministri i ShqipërisëEdi Rama deklaroi sot se “trashëgimia kulturore ka njohur gjatë qeverisjes sonë të vetmen periudhë vëmendjeje, përkujdesje, rimëkëmbjeje, në 30 vitet e fundit”.
Kreu i qeverisë shqiptare publikoi sot një video nga Ura e Shën Prodhromit në Voskopojë, e cila është restauruar vitin e kaluar, ndërsa theksoi se “ky është një tjetër nga shumë shembujt kuptimplotë të angazhimit tonë për vlerat e vërteta të kësaj trashëgimie”.
“Trashëgimia kulturore ka njohur gjatë qeverisjes sonë të vetmen periudhë vëmendjeje, përkujdesje, rimëkëmbjeje, në 30 vitet e fundit dhe ky është vetëm një tjetër nga shumë shembujt kuptimplotë të angazhimit tonë për vlerat e vërteta të kësaj trashëgimie, ku nuk ka bërë kurrë pjesë, në asnjë dokument zyrtar të asnjë faze të pasluftës karakatina e shembur pak kohë më parë në kryeqytet”, – tha Rama.
Ura e Shën Prodhromit është një prej veprave inxhinierike ndërtuar gati 300 vjet më parë, e cila shërbente si nyje lidhëse e Voskopojës me manastirin e Shën Prodhromit. Kjo urë është monument i kategorisë I dhe përbëhet nga dy harqe prej guri të skalitur mirë dhe është ndërtuar në të njëjtën periudhë me fshatin me 24 kisha dhe Akademi. Pjesa e sipërme e urës është kalldrëm. Kjo urë me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket anës arkitektonike. Ajo është një prej urave më të vjetra në vend. /KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka filluar me një video për Teatrin Kombëtar në Tiranë.
Rama shkroi se Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë ka nxjerrë yje me famë botërore dhe se sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja, njofton Klan Kosova
“Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror”, shkroi mes tjerash Rama.
Postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES
me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar…
Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.
Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se qeveria që ai drejton është mbrojtësja më e fortë e trashëgimisë kulturore në historinë e këtyre 30 viteve.
Kryeministri publikoi pamje nga “Bazilika e Linit” një mozaik mjaft i rrallë që daton në shek. V-VI, tepër i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore.
“Kur trashëgimia kulturore është autentike dhe jo një produkt i fantazisë së atyre që kujtohen për të vetëm kur i thërret kushtrimi politik i të parëve, qeveria jonë është mbrojtësja më e fortë e saj në historinë e këtyre 30 viteve”, deklaroi Kryeministri Rama.
Mozaiku i ekspozuar i Bazilikës së Linit, e cila ndodhet rreth 20 kilometra larg Pogradecit përbëhet nga disa kolona të punuara me mjeshtëri si dhe mozaikët me motive të njohura si zogjtë, gërshetat, kryqi i thyer apo lulet, por edhe elementë të rrallë për zonën dhe kohën.
Ngjyrat më të përdorura për zbukurim janë e bardha, e zeza, e kuqja, kafja, jeshilja, e verdha dhe portokallia. Për ndërtimin e mozaikëve janë përdorur gurë të vegjël në formë kubikësh (tesera) me përmasa 1×1 cm, të cilët kanë më së shumti përbërje gëlqerore, por nuk mungojnë as kubikët prej mermeri, ata prej tulle apo kubikët prej brumi qelqi.
Përveç pjesës së Pastoforit, pjesa tjetër e Bazilikës qëndron ende nën rërë. /Atsh /KultPlus.com
Një ditë pas shembjes dhe tensioneve të forta të krijuara mes policisë dhe artistëve e opozitës, kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një mesazh për Teatrin Kombëtar.
Rama ka shkruar në “Facebook” se “Teatri i ri Kombëtar do ta ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…”.
Postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES😊
me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels🙏
Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje… Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt. / KultPlus.com
Njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi
🔴 O NJERËZ!
NË ITALI SOT KISHTE 627 TË
VDEKUR😰
GJASHTËQIND E NJËZETË E
SHTATË!!! VETËM SOT!!! 24 ORË 627 TË VDEKUR!!!
🔴 NË
LOMBARDI KU ITALIA KA NJË SISTEM SPITALOR QË ËSHTË NË MAJËN E EUROPËS, NËNTË NË
DHJETË VDEKJE NDODHIN NË SHTËPI!!!
PSE???
SEPSE MASAT SHTRËNGUESE U MORËN VONË, NJERËZIT U TALLËN ME
MASAT NË EMËR TË LIRISË PËR XHIRO, PËR SULLACO E PËR FESTA DHE ARMIKU U VAJTI
TË TËRËVE NËPËR SHTËPI!
NUMRI I TË SËMURËVE E KALOI ME GALOP NUMRIN E SHTRETËRVE DHE
JA SI KA ARDHUR PUNA!!!
🔴 TANI
SI DO I’A BËJMË?! DO VRASIM NJËRI-TJETRIN DHE DO RRIMË DUKE NUMËRUAR ME QINDRA
TË VDEKUR E MOSOZOT MIJËRA? APO DO REZISTOJMË DHE DO SHPËTOJMË NJËRI –
TJETRIN?!
PO NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR, E PSE DUHET TË VDESIN SOT DUKE NDENJUR NË SHTËPI PA DALË XHIRO APO DUKE NDENJUR NË RADHË PAK MË GJATË, PA U NGJITUR ME NJËRI-TJETRIN?!/KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po apelon tek qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në këtë kohë pandemie.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Rama i’u drejtua qytetarëve se nuk janë në shtëpi se don ai, por sepse një armik ka sulmuar vendin, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i tij i plotë:
“NUK JENI NË SHTËPI SE DUA UNË, PO SEPSE KA NJË ARMIK QË KA SULMUAR VENDIN TONË! PRANDAJ BËNI SECILI LUFTËN TUAJ DHE BËNI DURIM!
NE PO BËJMË E DO BËJMË GJITHÇKA QË ËSHTË E MUNDUR MBI KËTË TOKË, PO NUK JEMI ZOTI DHE NUK ZGJIDHIM DOT ME MAGJI PROBLEME E HALLE QË JANË REALE, POR QË JANË PJESË E TË QENIT NË LUFTË!”, shkruan Rama.
Statusi i Ramës
O JU VËLLEZËR E MOTRA QË BËNI CA PYETJE SIKUR PO VUANI NGA DORA E ROBIT, JO NGA DORA E ZOTIT!
A DO TA KUPTONI EDHE JU, SIÇ E KA KUPTUAR SHUMICA, SE KJO ËSHTË LUFTË E VËRTETË DHE PYETJA ËSHTË:
PO T’I SHIHNIT AVIONËT QË JU BOMBARDOJNË MBI KOKË DHE PLAGËT QË HAPIN, A DO TI BËNIT ATO LLOJ PYETJESH? PRESIDENTI I FRANCËS MBRËMË I THA PESË HERË POPULLIT TË TIJ: JEMI NË LUFTË!
JU LUTEM NDAJENI MENDJEN: JEMI NË LUFTË!
NUK JENI NË SHTËPI SE DUA UNË, PO SEPSE KA NJË ARMIK QË KA SULMUAR VENDIN TONË! PRANDAJ BËNI SECILI LUFTËN TUAJ DHE BËNI DURIM!
NE PO BËJMË E DO BËJMË GJITHÇKA QË ËSHTË E MUNDUR MBI KËTË TOKË, PO NUK JEMI ZOTI DHE NUK ZGJIDHIM DOT ME MAGJI PROBLEME E HALLE QË JANË REALE, POR QË JANË PJESË E TË QENIT NË LUFTË!
ASKUSH NUK DO TË BËNTE DOT MË SHUMË PËR JU, SE SA PO BËJMË DHE DO TË BËJMË DERI NË FUND, UNË DHE QEVERIA IME!
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në orët e para të mëngjesit ka uruar për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, shkroi Rama.
Në urimin e tij postuar në rrjete sociale, ai ka shtuar edhe një video me himnin e Kosovës. / KultPlus.com
Kryeministri i Tiranës ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, shkruan KultPlus.
”Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshëm mbetet kujtimi i saj. Prehu në paqe zonjë e madhe”, ka shkruar ai në statusin e postuar në llogarinë e tij personale në Facebook. / KultPlus.com
Në Pallatin e Kongreseve mbrëmë u shfaq premiera e filmit “I Love Tropoja”, me regji të Ermal Mamaqit. Në premierë ishin të pranishëm mijëra adhurues të filmit, familjarë, kolegë dhe miq të Mamaqit dhe kastit të filmit.
Pas shumë duartrokitjeve, në premierë pati edhe incident. Disa të rinj kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili është pjesë e filmit. Në disa fletushka shkruhej “Shqipëria digjet, Rama krihet”, ndërsa në disa të tjera janë foto të familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në çadër, si dhe të Ramës me flokë të gjata, sipas rolit të dajës në filmin ‘I Love Tropoja’.
Përveç kësaj, filmi i Mamaqit ka marrë kritika të ashpra në rrjetet sociale nga shumë qytetarë nga Tropoja, të cilët thonë se janë ndjerë të ofenduar me pjesë ku për të nderuar mikun e tyre, tropojanët i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me të. Në llogarinë Tropoja në Facebook, qytetarët kanë publikuar këtë reagim, duke paralajmëruar protesta.
Kujtojmë se pjesë e filmit “I Love Tropoja”, përkrah Mamaqit luajnë Arjola Demiri, Enca Haxhia, Mariana Kondi, Bruno Shllaku e shumë të tjerë./21Media / KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo ka njoftuar për lindjen e dy foshnjeve, që i ka quajtur bebe tërmeti që kanë lindë në Kosovë dhe Shqipëri.
KultPlus jus jell postimin e plotë të Ramës.
KA
NJE KOHË PËR TË VDEKUR DHE KA NJË KOHË PËR TË LINDUR😢😀
Dy bebe tërmeti lindin në Kosovë dhe Shqipëri si kokrra e mollës❤️Edhe
100 dhe shëndet e lumturi bashkë me prindërit e me gjyshërit e me kë t’u dojë
zemra e vogël, që u bëftë sa më e madhe🙏
Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria/Rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëria🇦🇱🤩👐🏿😍🇽🇰./KultPlus.com
Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka filluar ditën me një thënie interesante një ditë pasi kishte disa përplasje lidhur me mediat dhe informimin në përgjithësi me gazetar dhe aktivistë të ndryshëm në një mbledhje të jashtëzakonshme, shkruan KultPlus.com
Para se të zhvillohet mbledhja e pestë e jashtëzakonshme e Qeverisë së Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar: “Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon”.
Kryeministri i vendit Edi Rama dhe gazetari i njohur Marin Mema të pranishëm në mbledhjen urgjente të qeverisë, ku është ngritur Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, kanë shkëmbyer replika në lidhje me rolin e medias në këto ditë të rënies së tërmetit.
Gazetari Mema tha se nuk është aspak dakord me shprehjen e kryeministrit që “mediat janë skandaloze”, ndërsa Rama u shpreh se jo të gjitha mediat mund të futen në një thes, por ka nga ata media që janë sipas tij, skandaloze e madje kriminale.
Marin Mema: Nuk do të lejoja këtu që media të quhet skandaloze. Si çdo sektor në këtë vend, edhe media ka probleme, por kjo nuk do të thotë të nxijmë gjithë median. Ne jemi për koordinim e jo për centralizim. Ne kemi disa detyrime përballë shqiptarëve, jemi këtu si zëri dhe syri i tyre dhe besoj se kjo ka vlerë për çdo ministri. Ne duam të përgjigjemi me fytyrë, me zë.
Edi Rama: Mediat janë skandaloze, shumë prej tyre në kohën që nejrëzit janë në panik. Unë kam parë njerëz që kanë harruar të marrin frymë. Nuk janë të gjithë njësoj, por flas për produktin. Jo vetëm skandaloze, por është kriminale madje, sepse bëhet fjalë për psikozën e një populli të tërë. Kanë ikur njerëz nga Tirana e Durrësi, kanë ikur nga terreni. Me ato gënjeshtra e sharlatanizma që dëgjon, njeriu thotë këtu ka ardhur fundi i botës. Çfarë duhet të bëjnë më shumë? Të nxjerrë pushkën. Këtu nuk je si media, por njerëzve më të respektuar të vullnetarëve. / BallkanWeb / KultPlus.com
Ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhuruar sot 1 milion Euro ndihmë për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Për këtë ndihmë të madhe të Pacollit kanë reaguar të gjithë
qytetarët, të lumtur që viktimave të tërmetit po ju vijnë në ndihmë të gjithë.
Por i befasuar është shprehur edhe kryeministri i Shqipërisë,
Edi Rama. Ai ka uruar më të mirat për Pacolli.
“RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e
bardha zemër O BEHGJET PACOLLI🙏”, ka shkruar Rama.
Ky donacion sipas Pacollit shkon për rindërtimin e zonave të
prekura nga tërmeti.
”Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet. Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, ka thënë Pacolli. / KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka paralajmëruar të gjitha portalet e kanalet e informimit, që nëse vazhdojnë të publikojnë lajme të rreme, të cilat hapin panik, do ti mbyll ato.
Rama ka bërë të ditur se në kuadër ligjorë të Gjendjes së Jashtëzakonshme, të shpallur në Shqipëri, ai do të jetë i detyruar që me forcë ti mbyll ato, transmeto Koha.net.
“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!” / KultPlus.com
Kryeministri, Edi Rama, shpalli në mbledhjen e djeshme të qeverisë gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, të cilat janë edhe qarqet më të prekura nga tërmeti 6.4 ballë.
Kryeministri Rama tha se ky vendim nuk ishte marrë më herët për shkak se dita e djeshme ka mbajtur të mbërthyer të gjithë kabinetin e qeverisë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve zonat më problematike.
Komiteti Ndérministror i Emergjencave Civile është institucioni që do të drejtojë të gjithë punën për masat që do të merren në dy qytetet që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Ky institucion kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në përbërje ka edhe disa prej ministrive;
Ministrinë e Mbrojtjes; Ministrinë e Brendshme; Ministrinë e Shéndetésisé dhe Mbrojtjes Sociale Ministrinë e Financave dhe Ekonomisé Ministrinë e Infrastrukturés dhe Energjisé Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit; Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisé; Drejtorin e Pérgjithshém té Agjencisé Kombétare té Mbrojtjes Civile Shefin e Shtabit té Pérgjithshém té Forcave té Armatosura; Drejtorin e Pérgjithshém té Policisé sé Shtetit; Prefektin e Qarkut Durrés; Prefektin e Qarkut Tirané.
Vendimi përcakton që në mbledhjet KNEC-s ë marrin pjesë me kërkesë të kryetarit përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mbrojtjes civile dhe përfaqësues të shogërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie mbrojtjen civile dhe ndihmën humanitare. Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë:
Institucionet publike a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore dhe logjistike;
¢) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;
d)té marrin masa té tjera të ndihmojné né pérballimin dhe lehtésimin e pasojave té fatkeqésisé;
dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore;
e) ministritë të ngrenë grupe pune, për koordinimin e ndihmave me strukturat e mbrojtjes civile.
Strukturat operacionale té sistemit té mbrojtjes civile: a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të vecanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkegësia;
b)të aktivizojnë dhe të organizojnë procedura të evakuimit për popullsinë e rrezikuar;
c) të organizojnë kontrolle të njëanëshme ose në bashkëpunim me komunitetin të banesave dhe objekteve private për gjetjen e të mbijetuarve dhe të viktimave të fatkeqësisë, si dhe procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.
Subjektet private a) të respektojnë procedurat dhe masat për evakuimin dhe strehimin e të evakuarve;
b) të informojnë lidhur me të dhënat gë ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen në detyra të vecanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkegësisë natyrore;
¢) të mbyllin përkohësisht veprimtaritë e tyre, si dhe të kryejnë shërbime të ndryshme në funksion të përballimit të fatkeqësive, apo dhe të prodhojnë artikuj të emergjencës, për të cilat do të kompensohen nga buxheti i shtetit sipas marrëveshjeve;
d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Vendimi ka disa përcaktime të rëndësishme edhe për qytetarët a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, në mënyrë të vecantë për evakuimin;
b) të informojnë lidhur me të dhënat gë ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkegësisë;
c) të përfshihen në detyra të veganta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
8. Për procedurat, afatet dhe strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve do të zbatohen rregullat e përcaktuara në vendimin nr.329, datë 16.5.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”.
9. Kompensimi i subjekteve pér pasurité e démtuara nga térmeti do té béhet me vendim té Késhillit té Ministrave. /rtsh/ KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përkundër dhimbjes për jetët e humbura nga tërmeti që ndodhi ditën e martë në Shqipëri, sot ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit, ani pse kësaj radhe festa është kthyer në zi, përcjellë KultPlus.
Kryeministri Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook
ka uruar Ditën e Flamurit duke këtë ditë si një errësirë.
“Hyri Dita e Flamurit
Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti
e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudoqofshin pa asnjë dallim”, shkruan Rama
në Facebook.
Ai gjithashtu ka reaguar edhe me një tjetër thirrje në këtë
ditë të shënuar për shqiptarët, duke kërkuar që kjo festë të kthehet në
solidaritet.
“Dhe me adresën unike shtetërore për adresimin e çdo kontributi, në https://e-albania.al/dhuro ju uroj të gjithëve Ditën e Pavarësisë dhe uroj që këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në DITË të shënuara SOLIDARITETI KOMBËTAR, në respekt të atyre që s’janë më dhe në mbështetje të familjeve që sot kanë nevojë për TË GJITHË NE”, ka përfunduar Rama. / KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë këtë mëngjes, lidhur me situatën katastrofike, në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit.
“Nuk ka më nevojë për ndihma materiale por financiare, pasi falë jush ka masivisht, por mund të ketë nevojë për më shumë bashkërendim dhe koordinim. Ju lutem të gjithë atyre që do të vijnë të drejtohen te Ministria e Mbrojtjes, në mënyrë që të bëjnë një ndarje sa më të drejtë të ndihmave. Plaga është te strehimi, ndaj dhe duhet të fokusohemi te ky kontribut. Është një situatë me përmasa të atille që do të kishte lëkundur shtete shumë më të mëdha se sa ne. Është bërë një super-pune, me një investim moral dhe fizik. Na ra ne, dhe ne duhet ta mbajmë, nuk kemi asnjë rrugë tjetër t’i shmangemi kësaj sfide, që do shënojë në memorien tonë një nga momentet më të pashlyeshme në cdo aspekt. Në faqen e ‘e-albania’ pashë të dhënat, ka kontributorë të mëdhenj, por ka dhe kontributorë të vegjël, por që janë tejet të çmuar”, tha Rama, përcjell tch.
“Në thumanë i kemi njerëzit në cadra, sepse aty është një vatër e zjarrtë tragjedie. Por, së pari na duhet të përcjellim të vdekurit, numri i të cilëve ka arritur në 40. Menjëherë pas momenteve të lamtumirës së dhimbshme, do të jetë gati gjithë logjistika për t’i strehuar, ushqyer dhe asistuar”, tha Rama. / KultPlus.com
Të
gjithë atyre që shfryjnë mllef e helm për “taksën” e Rrugës së Kombit, fjalët
më poshtë po u përcjell:
• E para, është
një gënjeshtër me bisht që u kërkohet “taksë” kalimi automjeteve që sjellin
ndihma në Shqipëri! Zero! Kompania që investon në Rrugën e Kombit dhe garanton
mirëmbajtjen e saj, e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse”
për çdo automjet ndihmash. Ky është fakti dhe gënjeshtra që ka marrë dhenë në
rrjetet sociale është vetëm një gënjeshtër. Të
cilën e përsërisin dhe e përhapin jo ata që sjellin ndihma, po ata që e kanë me
të dëgjuar! Popujt thonë kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ende
s’ka veshur dot pantallonat☹️
• Tarifa e shërbimit (jo taksa, po tarifa e
shërbimit për Rrugën e Kombit), nuk është një tra i vendosur për të penguar
shqiptarët të vijnë nga Kosova a të shkojnë në Kosovë, siç predikojnë ata që
s’e kanë mësuar akoma atë shprehjen kuptimplotë, që në paqe forma më e lartë e
patriotizmit është të paguash taksat! Jo, ajo tarifë është një kontribut i çdo
përdoruesi të rrugës, për ta pasur rrugën që përdor sa më optimale dhe sot, nuk
del dot dikush që i ka sytë në vend që të thotë se Rruga e Kombit, nuk është
shumë më e sigurtë e më e mirëmbajtur, se sa përpara vendosjes së tarifës.
• Dhe e fundit, unë nuk isha hero kur e mbrojta
pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit dhe ju më bëtë hero! As nuk jam
tradhëtar sot, kur mbroj dhe do ta mbroj deri në fund, idenë e Shengenit
Rajonal!
Jo, unë jam po ai, që as nuk fluturoj kur më
bëjnë hero, as nuk ndalem kur më bëjnë tradhëtar, e i dal për zot fiks po
njësoj, bindjeve e ideve të mia. Sepse nuk e kam marrë këtë detyrë për t’iu
pëlqyer të gjithëve çdo ditë, po për t’u kujtuar me respekt nesër edhe nga ata
që s’do më duan kurrë, kur ditët e mia në detyrë të kenë mbaruar; si një
shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën
time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët – deri
kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma.
Kaq për këtë temë, se më duhet të zbres tani nga
makina, për t’u kujdesur për sistemimin në hotel të disa familjeve të tjera
fatkeqe.
Përqafime të gjithëve, edhe atyre që do vazhdojnë të më shajnë, sepse e di që kujtojnë vërtetë se kanë të drejtë, siç e di që do më japin të drejtë një ditë, kur koha të tregojë ashiqare se janë krejt gabim😊/KultPlus.com