“Mbijetesa” përmes një pyetje, DokuFest shpall temën për edicionin e 21-të

Tematika e DokuFest për këtë edicion është “How to Survive…?”, e cila përqendrohet rreth nocionit të mbijetesës dhe që për herë të parë vjen në formën e një pyetjeje.

Si t’i mbijetosh nxehtësisë, përmbytjeve, dhunës, inflacionit, luftërave, fashizmit dhe përfundimisht zhdukjes… Janë vetëm disa nga pyetjet që do të shtrohen.

Nëpërmjet bisedave dhe debateve të shumta me të ftuar, mendimtarë dhe ekspertë, festivali do të përpiqet të kërkojë përgjigjje për këto pyetje ekzistenciale, në një kohë ku mbijetesa në një botë të trazuar është bërë e domosdoshme për të gjithë ne.

Një planet që po ndryshon në mënyra të thella, të tmerrshme dhe të dukshme tani dhe nëse nuk ndërmerret asnjë veprim, së shpejti do të jetë një planet në vdekje.

Një numër filmash nga programi prekin temën e të mbijetuarit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë dhe ne jemi të emocionuar të gjejmë mënyra për të ftuar audiencën tonë që të bisedojmë rreth kësaj teme. /KultPlus.com

Edicioni i 21-të i Festivalit ReMusica ‘The Sound of Change’ trajton temën e ndryshimeve klimatike

Edicioni i 21-të i Festivalit ReMusica “The Sound of Change” trajton temën e ndryshimeve klimatike dhe bën thirrje për ndërgjegjësim tek publiku për veprim klimatik. E gjithë kjo, është reflektuar në programin e sivjemë, duke u kujdesur që përmbajtja e tij të orientohet në këtë temë, me fokus në katër elementet e natyrës – Toka, Uji, Ajri dhe Zjarri.

Edicioni i 21-të i ReMusicas do të hapet me kuartetin e sakosfonëve nga Holanda Syrene Saxophone Quartet të cilët i karakterizon energjia e tyre dhe komunikimi i tyre delikat duke i bërë ato shumë të dashura për publikun.

Në koncerti i tyre të titulluar “Water Workds” shtjellohet tema e ujit përmes veprave të kompozitorit George Frideric Handel dhe veprës The Wave nga Jacob Ter Veldhuis. Vepra dedikuar ndryshimeve klimatike “seacoloured lightbellsounds” nga kompozitori i ri austriak Philipp Manuel Gutmannm do të jetësohet në skenën e ReMusias nga kuarteti harkor nga Austria Selini String Quartet.

Këtë vit në ReMusica mirëpret yllin e muzikës klasike, kitaristin Petrit Çekun i cili vjen në bashkëpunimin me kuartetin harkor nga Maqedonia Veriore “Viva String Quartet” ku ndër tjera, do të luajnë veprën premierë të kompozitorit nga Kosova Valton Beqiri e titulluar “XX”, vepër e realizuar në vitin 2021, dedikuar 20 vjetorit të Festivalit ReMusica.

“Karkalecat e ëndërrave” instalacioni tingullor nga artisti Félix Blume, bashkon artin dhe shkencën për të reflektuar mbi pasojat e ndryshimeve klimatike në shoqëri.

Punëtoria “ReChange Air& Water” me tutor Ilir Bajri do t’sjellë në jetë (dritë) incizime dhe vepra të reja nga pjesëmarrësit e punëtorisë pesë ditore mbi temën AJRI & UJI, përderisa koncerti tradicional elektroakustik dhe akusmatik këtë vit sjellë një nga emrat më të rëndësishëm të skenës belgo -amerikane Elizabeth Anderson, me koncertin e titulluar “Toka & Ajri”.

Duke ndarë dhimbjen me situatën me situatën në Ukrainë, ReMusica këtë vit, solidarizohet me Festivalet Europiane duke iu bashkuar iniciativës Festivals for Compassion. Vepra e kompozitorit ukrainas Maxim Shalygin e quajtur “Drop after drop” e shkruar në këto muajt e fundi do të jetë pjesë e këtij Edicioni në natën përmbyllëse të ReMusicas dhe do t’a sjellë në skenë Kuarteti harkor “Viva String Quartet”.ReMusica sërish është kujdesur që në cdo natë të Festivalit të inicoj bashkëpunimin në mes të artistëve tanë dhe atyre ndërkombëtar. Artistët sikurse sopranoja e shquar kosovare Zana Abazi Ramadani, pianistja Artemida Qarri Haxhiaj, violinistja Abigelia Voshtina, baritoni Shaban Behramaj etj do t’zënë vend të rëndësishëm në skenën e ReMusicas këtë vit. Hapësirë të veçantë i është dhënë artistëve të rinj të talentuar si Lorik Pylla, Orkestrës e të rinjëve të Kosovës me dirigjent Kushtrim Gashi, Rron Gashi, Rron Bakalli, etj dhe gjithashtu traditës drejt promovimit të kompozitorëve të rinj nga Kosova.

Masterklaset, punëtoritë, ReMusica Junior do t’jenë segmentet të cilat do t’vazhdojnë sikundër vitet e kaluara. Këtë vit, ReMusica organizon konferencën me temë “Kultura dhe veprimi klimatik” ku me përfaqësuesit e institucioneve kulturore, qeveritare, të shoqërisë civile si dhe të organizatave ndërkombëtare do të diskutohet lidhur me atë se si Festivalet dhe komuniteti artistik kosovar, mund të punojnë që të rrisin qëndrueshmërinë si dhe të ulin gjurmën e vet të karbonit. Për fund, të rikujtojmë fjaltët e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon “Ndryshimi klimatik është çështja përcaktuese e kohës sonë. Nuk është një kërcënim i largët. Ai po afrohet çdo ditë e më shumë, shumë më shpejt nga sa mund të mendojmë. Të gjithë ne kemi një rol në këtë luftë dhe të gjihtë ne mund të bëjmë një ndryshim. Çdo veprim ka rëndësi, i madh dhe i vogël”. /KultPlus.com