“Turtle Fest” vjen në Dhërmi me edicionin e tij të 10-të

Starton së shpejti edicioni i 10-të i “Turtle Fest”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Dhërmi në datat 28, 29, 30, e 31 korrik.

Ky organizim veror mbështetet prej vitesh nga Ministria e Kulturës, e cila ka vlerësuar përpjekjet e një grupi të rinjsh të apasionuar, që gjallërojnë jetën artistike por njëkohësisht nxisin dhe sipërmarrjet e reja.

Vetë ministrja ka qenë e pranishme në një konferencë shtypi për të kujtuar sfidat dhe momentet e bukura të një dekade aktivitet, sikurse dhe për të prezantuar programin e këtij edicioni jubile.

“Për 10 vjet “Turtle Fest” ka mundur të mbajë gjallë shpirtin artistik në sezonin veror, edhe në kohëra të vështira”, tha ministrja e kulturës, Elva Margariti.

Organizatorët kanë falënderuar Ministrinë e Kulturës si institucioni i parë i cili ka mbështetur dhe ka besuar te “Turtle Fest” që prej fillimit të festivalit, si edhe ministren për fjalët inkurajuese, besimin dhe vizionin e përbashkët.

Në plazhin e Dhërmiut do të performojnë artistë shqiptarë e ndërkombëtarë, përgjatë 4 netëve./ atsh / KultPlus.com

Edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë fillon javën e ardhshme

Javën e ardhshme fillon edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, ngjarjes më të madhe të arkitekturës në regjionin tonë. 

Këtë vit festivali do organizohet përgjatë javës së parë të Korrikut dhe gjatë muajit Shtator. 

Në programin e muajit Korrik janë paraparë 8 ligjërata publike dhe 3 punëtori, kurse gjatë muajit Shtator 10 ligjërata, 5 punëtori, shfaqje të filmave dokumentar, intervenime urbane dhe një ekspozitë. 

Ligjëruesit e muajit Korrik do jneë: Kristina Knauf dhe Leo Stuckardt nga MVRDV.next; Joni Baboci, Get.Layer; Perparim Rama, Kryetari i Prishtinës, Jan Liesegang, RaumlaborBerlin; Luca Molinari; Andres Lepik Muzeu Gjerman i Arkitekturës; Hussam Dakka AA School; Niko McGlashan, Leventhal Center for Advanced Architecture dhe Eric Robsky Huntley nga Department of Urban Studies and Planning, Massachusetts Institute of Technology. Të gjitha ligjëratat janë të hapura për publikun e gjerë dhe do mbahen në hapësirat e Kino Armatës me datat 7, 8 dhe 9 Korrik duke filluar nga ora 19:00. 

Festivali nuk do ishte i mundur pa mbështetjen e LINA platform dhe Creative Europe; Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës, Ambasadës së Amerikës dhe KUSA-s, Leventhal Center for Advanced Urbanism pran MIT dhe Kino Armatës. / KultPlus.com

Sonte përmbyllet edicioni i dhjetë i Etno Fest-it, juria ndan 11 çmime

Edicioni i sivjetëm i ‘Etno Fest’do që ka filluar që nga data 24 shtator sot shënon natën e tij të fundit ku dhe juria do të ndajë 11 çmime.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

NATA E TRETË FINALE E ETNO FEST

Sonte përmbyllet Edicioni i dhjetë jubilar i Festivalit të Arteve dhe Kulturës tradicionale ETNO FEST

Pas një programi të pasur dhe të ngjeshur treditor juria profesionale do të ndajë 11 çmime.

Pas përfundimit të programit do të vazhdojë Etno neja me grupin “Melodia e Vjetër” – Nezafete Shala

DITA E TRETË

E DIEL, 27 SHTATOR

12:00 – 20.00

– Ekspozita të pikturave, grafikave, skulpturave, keramikës, fotografive dhe etno eksponateve

-Punëtori kreative dhe atelie të hapura

– Kulinari tradicionale

17:00 – 17:30

PROGRAMI PER FËMIJË

Kori i fëmijëve “Okarina” të Elikona Hysajt dhe studio e baletit të Vjollca Llugiqit

17:30 – 18:00

Etno ansambli “Bresana” nga Bresana – Rajoni i Opojës (Dragash)

Rite, këngë e valle.

18:00 – 18:30

Dialog me traditën në punëtorinë koregrafike të Robert Nuhës

18:00 – 19:00

ORË LETRARE

« Gruaja – muzë e diellit » Në hapësirën ku ndodhe stolisja me motive dielli të nuses së Lubinjes të njohur si “nusja ilire”

Zona e Debatit

Kulti i diellit në eksponate shtëpiake dhe në kostumografinë tradicionale shqiptare.

Dielli nga kulti deri te energjia solare

Dielli dhe gruaja si burime jete

Kulinari tradicionale me motive të diellit

FILM DOKUMETAR

Film dokumentar për energjinë solare (program i DokuFest në Etno Fest)

19:00 – 19:45

SHFAQJE TEATRORE

“Frigoriferi” nga Naser Shatrolli

20:00 – 20:40

“Koleksionuesit” film dokumentar për koleksionuesit e artefakteve, nga Ujkan Hysaj

20:45 – 21:15

Ndarja e çmimeve dhe mbyllja e festivalit

Nga ora 21:30

Etno Neja

“Melodia e vjetër” me Nezafete Shalën./ KultPlus.com

‘Trekëndëshi poetik i paqes’ vjen me edicionin e 10-të, i përkushtohet shkrimtarit Mirko Gashi

Me një vonesë prej tre muajsh, shkaku i pandemisë botërore Covid – 19 që përfshiu edhe Kosovën, nesër në Grykën e Karadakut, afër trekëndëshit kufitar, mbahet edicioni i dhjetë i Manifestimit Rajonal të Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”.

Ky edicion, që planifikohej të jetë si edicion jubilar, shkaku i rrethanave pandemike, këtë herë mbahet ndryshe nga herat tjera, duke shmangur Orën e madhe letrare “Koha e poezisë” dhe, duke u mjaftuar vetëm me botimin e revistës së Manifestimit si dhe organizimin e tryezës letrare, që kësaj here i përkushtohet shkrimtarit të shquar gjilanas, Mirko Gashit, në 25 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.

Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani, është përpjekur që, përmes përzgjedhjes së poezive për Edicionin e dhjetë, jo vetëm ta ruaj cilësinë e krijimeve por, edhe ta kultivojë si herave të kaluara, edhe gjjithëpërfshirjen, veçanërisht në raport me krijuesit letrar të të trija shteteve ( Kosovës, Maqedonisë së Verirut e Kosovës Lindore – Serbisë ), përkatësisht brezit të trekëndëshit kufitar që pikëpjekë në një gurë të vetëm, Gjilanin, Kumanovën e Preshevën.

Poashtu, edhe si në edicionet e mëparshme, edhe këtë herë, një figure e shquar letrare e këtij trekëndëshi kufitar, është temë shqyrtimi, përkatësisht vlerësimi dhe përkujtimi, shkrimtari Mirko Gashi.

Duke i sjellur në një botim të ri dhe tejet përmbledhës, poezitë e botuara pas vdekjes së këtij shkrimtari, bashkë me një parathënie të detajuar nga Anton Nikë Berisha si dhe poashtu shënimet bibliografike ( thuaja në tërësi për Mirko Gashin ) nga Prend Buzhala, Ars Clubi “Beqir Musliu”, shënon këtë përvjetor të këtij shkrimtari, duke e freskuar kujtesën , si të lexuesit të mëhershëm po, edhe të lexuesit të ri, lexuesit të ardhur në ndërkohë, për këtë figure të shquar të letërsisë.

Tryeza letrare e përkushtuese e këtij Manifestimi , mbahet në ambientet e restorant “DUNAVI”, në Dunav dhe pjesmarrës, me një numër të kufizuar krijuesisht nga kjo hapësirë krijuese, janë vetëm të ftuarit nga organizatori, i cili është përkujdesur që ta ruaj edhe përfaqësimin qoftë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut po edhe nga Kosova Lindore ( Presheva, Bujanovci, Medvegja )

Referues në Tryezën letrare do të jenë emra të shquar dhe aktiv të kritikës letrare si, Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha, Prend Buxhala, Emin Azemi e Sherafedin Kadriu. Ndërsa Manifestimin e mbështesin Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së Kosovës ( Revistën letrare të Manifestimit dhe Tryezën letrare të “Trekëndëshit poetik…” ) dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e kryetarit ( Librin e Mirko Gashit: “Blegërimë resh”). / KultPlus.com

PriFest hap thirrjen për projekte filmike për BEST PITCH 2018

Ngjarja më e rëndësishme e industrisë së filmit në vend – Prishtina International Film Festival ka hapur sot thirrjen për projekte filmike për garën e BEST PITCH për edicionin e ardhshëm të PriFest që ndodh më 17-22 korrik 2018 në kryeqytet.

Thirrja i dedikohet të gjithë producentëve dhe regjisoreve nga Ballkani që kanë në fazë zhvillimi projektin e tyre filmik të parë apo të dytë. Data deri kur mund të dorëzohen projektet është 1 qershor. Projektet e përzgjedhura do t’i nënshtrohen trajnimeve me ekspert të huaj dhe prezantimit para jurisë ndërkombëtare për t’u përzgjedhur fitues të njërit nga shpërblimet që ofron festivali me partnere. Për më shumë informata shikoni thirrjen me poshtë apo vizitoni ëwebfaqen e PriFest www.prifest.org

“Edicioni I 10-të i festivalit PriFest gjatë një jave në korrik, pritet të sjellë në Prishtinë një numër të madh të mysafirëve artistë dhe profesionistë të industrisë së filmit nga rajoni, Evropa e bota, por duke mos lënë anash edhe programin e veçantë të shumë filmave premierë që mund të ndiqen vetëm gjatë këtij festivali. Së shpejti do të sjellim më shumë informacione të detajuara për festivalin. Na përcillni në rrjetet sociale facebook, Instagram dhe twitter”, thuhet ne njoftim.

THIRRJE PER APLIKIM – BEST PITCH 2018

Prishtina International Film Festival dhe Prishtina Film FORUM (PriFORUM) ka kënaqësinë të shpall të hapur thirrjen për aplikim në Best Pitch 2018. Data e fundit për dorëzimin e projekteve është 1 Qershor 2018. Për aplikim kliko këtu ose vizito ëëë.prifest.org

Përmes kësaj thirrjeje ftojmë për aplikim projektet e filmit artistik të metrazhit të gjatë në fazën e zhvillimit apo të financimit nga filmbërës nga Ballkani që e kanë vepër të parë apo të dytë projektin që e dorëzojnë. Projektet filmike të përzgjedhura do të marrin pjesë në ciklin 4-ditorë të zhvillimit të projektit që konsiston nga:

1. Seancë kokë-më-kokë me ekspertin financiar të EAVE në temën Planifikimi biznesor dhe strategjik I kompanisë në industrinë e filmit, strategjia e financimit dhe bashkëprodhimit për projektin filmik;

2. Seanca zhvillim skenari me ekspert te EAVE
BEST PITCH ka karakter garues, andaj seanca e pitchingut do të vlerësohet nga Juria Ndërkombëtare dhe vota e publikut të përbërë nga mysafirët e akredituar të festivalit (koproducent, fonde filmi,
distributor dhe agjent shitjeje). Këtë vit do të përzgjidhen më shumë se një projekt fitues dhe do të garohet për me shume cmime, te cilat do te zbulohen me vone.

Të gjitha projektet e përzgjedhura për Best Pitch do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në Prishtina Rendezvous pas seancës së pitchingut. Për të aplikuar në Best Pitch ju lutem klikoni në link dhe plotësoni aplikacionin.

PriFORUM është platformë zhvillimore e industrisë së filmit, pjesë integrale e PriFest – Prishtina International Film Festival, që do të ketë edicionin e 10të në korrik 17-22 në Prishtinë, Kosovë. Ndërkohë datat e PriFORUM janë 19-22 korrik. Përvec Best Pitch, PriFORUM përmban në vete edhe dy module tjera:

PRISHTINA RENDEZVOUS, është fundjavë e dedikuar distributorëve ndërkombëtar të filmit dhe agjentëve të shitjes. Prishtina Rendezvous ka për qëllim që të mbledh së bashku talentët nga Ballkani duke u dhënë shansin që të takohen me disa nga kompanitë më të rëndësishme botërore të distribuimit dhe shitjes së filmit, të cilët ftohen në këtë fundjavë që të gjurmojnë projektet filmike nga regjioni I Ballkanit në fazën e tyre zhvillimore. Filmbërësit do të kenë shansin të artikulojnë idetë dhe storjet e tyre në ‘speed date style’ / takime individuale kokë-më-kokë.

KONFERENCA REGJIONALE lidhur me çështjet e industrisë së filmit, e përbërë nga diskutime në panel, prezantime nga ekspert ndërkombëtar në tema të ndryshme që kanë të bëjnë me industrinë e filmit si: distribuimi, shitja, bashkëprodhimi, financimi, si dhe workshope për aktorët dhe studentët. Filmbërësit nga regjioni ftohen të jenë present dhe të kenë mundësi të takojnë disa nga emrat e rëndësishëm të industrisë së filmit në Evropë. Në një ambient më intim që e ofron PriFest, për dallim nga festivalet dhe marketet e mëdha të filmit, vëmendja e të gjithë mysafirëve ndërkombëtar është në projekte të Ballkanit dhe në këtë mënyrë ofron më shumë mundësi network-u dhe bashkëpunimi.

Producentë, distributorë, representative të marketeve të filmit, kompani dhe agjent shitjeje, fonde filmi nga regjioni, profesionist filmi nga Europa si dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme të filmit pritet të marrin pjesë në këto vit. Puna e PriFORUM dhe PriFest vlerësohet jashtë mase nga filmberesit vendor dhe Shoqata e Producenteve te Kosovës te cilët përfitojnë shume nga këto takime.

I gëzohemi pranimit të projekteve tuaja në afatin e lartpërmendura. Nëse keni pyetje mos hesitoni të na kontaktoni në [email protected]./ KultPlus.com