Fundi i kësaj jave sjellë edicionin e 8-të të POLIP

Të premten më 18 maj nis edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – POLIP, shkruan KultPlus.

Ky festival i cili hapjen e ka në Qendrën Multimedia, nis me fillim nga ora 19:30. Pas hapjes, në orën 20:00 vjen aktiviteti i parë që do të ketë Lexim dhe Muzikë me: Dragan Velikić (SRB), Bashkim Shehu (ALB/ES), Evelyn Schalk (AT), Antoine Jaccoud (CH), Edi Matić (CRO), Miruna Vlada (RO), Gonca Özmen (TR), Nikola Madžirov (MK).

“Festivali ‘polip’ është gjarja më e madhe letrare në Kosovë. Në këtë edicion kemi ftuar rreth 30 shkrimtarë, muzikantë e artistë nga vende të ndryshme të botës. Hyrja është e lirë. Të gjitha aktivitetet mbahen në shqip dhe anglisht. Vec leximeve, do të ketë edhe diskutime super interesante, muzikë e raki t’shpisë”, thuhet në njoftim.


POLIP, i cili nisë më 18 maj do të mbahet deri më 21 maj, ku do të sjellë autorë të ndryshëm në disa panele që do të mbahen.

Këtu gjeni të plotë programin e këtij festivali./ KultPlus.com

55 artistë të fotografisë pjesëmarrës në ekspozitën ‘Fokus 2017’

Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë ‘FOKUS 2017’ me kuratorët Osman Demiri dhe Burim Myftiu, tashmë kanë bërë selektimin e pjesëmarrësve për ekspozitën ndërkombëtare të fotografisë “FOKUS 2017”, shkruan KultPlus.

Në këtë edicion të 8-të do të paraqiten 55 artistë të fotografisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Irani, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Gjermania, Kroacia…

Hapja e ekspozitës do të bëhet më 3 nëntor 2017, në Galerinë e Arteve në Fier. Shpallja e fituesve, do të bëhet ditën e hapjes nga grupi i jurisë profesionale ndërkombëtare.

Në vijim po sjellim emrat e artistëve pjesëmarrës të Fokus 2017:

Avin Abassi -Iran, Andi Agaraj -Shqipëri, Burhan Ahmeti -Maqedoni, Dali Alili -Macedonia, Ibrahim Aysil – Turqi, Ernest Baba – Shqipëri, Ergys Baki – Shqipëri, Ahmad Belbasi -Iran, Roland Beqiraj -Shqipëri, Fjolla Besimi -Kosovë, Goran Boricic – Montenegro, Fitim Bushati – Kosovë, Taras Bychko – Ukrainë, Enver Bylykbashi- Kosovë, Igor Coko – Serbi, Haris Čalkić -Bosnjë dhe Hercegovinë, Alfredo Oliva Delgado – Spanjë, Mariposa Fa – Zvicër, Ardian Fezollari – Shqipëri, Ando Fuchs -Austri, Nima Ghari – Iran, Bardha Goga – Kosovë, Ahmed Hadrovic – Bosnjë dhe Hercegovinë, Damon Haghgoo – Iran, Afrim Hajrullahu – Kosovë, Besnik Hamiti – Kosovë, Arton Humolli – Kosovë, Rromir Imami – Zvicër, Dashmir Izairi – Gjermani – Maqedoni, Gani Jakupi – Francë – Kosovë, Eduina Jaupi – Shqipëri, Shukri Kaçaniku – Kosovë, Eliano Kalemi – Shqipëri – SHBA, Ognjen Karabegović -Kroaci, Olga Karlovac – Kroaci, Andrea Kiss – Hungari, Artan Korenica -Kosovë, Halim Luta-Maqedoni, Ivano Mercanzin -Itali, Aleksander Mogilo-Bulgari, Olsi Qazimi -Gjermani, Vasil Qesari- Francë, Hazir Reka – Kosovë, Shkëlzen Rexha -Kosovë, Kaveh Safarnejad – Kanadë, Fahredin Spahija – Kosovë, Naim Spahiu – Kosovë, Naim Shala – Kosovë, Burak Şenbak – Turkey, Gent Shkullaku – Shqipëri, Rozafa Shpuza – Shqipëri, Iden Temali – Shqipëri, Enea Veria – Shqipëri, Qerim Vrioni – Shqipëri, Maja Zlatevska – Maqedoni. / KultPlus.com