Policia kërcënon me arrestime: Nga Robert Aliaj tek Edmond Tupja, 25 persona të proceduar pas protestës së studentëve

Policia ka nisur procedimin e disa studentëve dhe aktivistëve. Mes të proceduarve është artisti Robert Aliaj Dragot dhe pedagogu i mirënjohur Edmond Tupja. Sipas policisë protestuesit kanë bllokuar rrugën.

Mes të proceduarve janë aktivistët si Altin Goxhaj, Mirela Ruko.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:

Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doçi, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muçi, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj.
Dhe aktivistët politikë Gaetano Doçi dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD).

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Policia deklaron se po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar. /KultPlus.com