Arkeologët zbulojnë gjysmën e humbur të statujës së Ramses II në Egjipt

Gati një shekull më parë, pjesa e mbetur e statujës që përshkruan Ramses II, një nga sundimtarët më të rëndësishëm të Egjiptit të lashtë, u zbulua në të njëjtin vend.

Gjysma e sipërme e një statuje të faraonit egjiptian Ramses II është zbuluar nga arkeologët në Egjiptin jugor.

I zbuluar në vendin e El Ashmunein, fragmenti i gurit gëlqeror 12.5 metra i gjatë u gjet nga një përpjekje bashkëpunuese midis Këshillit të Lartë të Antikiteteve të Egjiptit dhe Universitetit të Kolorados, të udhëhequr nga Bassem Gehad dhe Ivonna Trnka.

Statuja përshkruan kokën, shpatullat dhe bustin e sipërm të mbretit Ramses II, i njohur gjithashtu si Ramses i Madh, i stolisur me një kurorë të dyfishtë dhe një mbulesë koke mbretërore me majë kobra (një ureus).

Hetimi i mëtejshëm zbuloi se pjesa e gurit gëlqeror plotëson një pjesë të poshtme të zbuluar nga arkeologu gjerman Gunther Roeder, pothuajse një shekull më parë në vitin 1930.

Po bëhen përpjekje për të pastruar dhe përgatitur statujat për një shfaqje të mundshme të ribashkimit./euronews/ KultPlus,com

Figura e Kleopatrës dhe përjetësimi i saj në histori

Të shkruash për femrën që është konsideruar ikonë bukurie thuajse në të gjithë kohët, symbol i fortesës dhe qëndresës, për femrën që pati një nga historitë më të përfolura të dashurisë me Jul Çezarin, është gjithmonë e vështirë.

Pavarësisht të gjithë lulëzimit kulturor që bënte të dallohej Aleksandria e Kleopatrës, nuk kemi as edhe një autor egjiptian që të ketë transmetuar tek pasardhësit këndvështrimin e mbretëreshës.

Atëherë mbi çfarë mund të bazohen veprat e Shekspirit, të Xhorxh Bernard Shout apo interpretimi i Elisabetë Tejlorit që na kanë përcjellë një imazh kaq të gjallë të Kleopatrës?

Kleopatra VII, padyshim një prej grave më të famshme të të gjithë kohërave, u përjetësua në histori dhe në imagjinatën tonë në vepra teatrale, libra, filma. Kudo shfaqet me entuziasmin e saj dialektik dhe një magji të pakohë. 

Pavarësisht këtij interesi, nga Kleopatra na mbetet maksimumi një dëshmi direkte, një fjalë e vetme e shkruajtur në Aleksandri në vitin 33 para Krishtit, kur ajo apo një prej shkruesve të saj mbyllnin një dekret ministerial me fjalën greke “ginesthoi”- kështu qoftë. Pra janë më shumë se dy mijë vite që bëjnë të lëvizë dhe flasë mbretëreshën egjiptiane me veprime dhe fjalë jo të sajat.

Figura e Kleopatrës na është përcjellë nga rrëfimet e autorëve klasikë, që gjithësesi janë në kontradiktë të plotë në lidhje me këtë: Appiano nuk merret shumë me detajet, Giuseppe nuk respekton kronologjinë, Dioni injoron saktësinë për të favorizuar retorikën, Nicola Damasceno është një renegat i njohur (kaloi nga Aleksandria në oborrin e Herodit, mbreti që në momentin e fundit kishte tradhëtuar Antonin dhe mbretëreshën egjiptiane). Pavarësisht të gjithë lulëzimit kulturor që bënte të dallohej Aleksandria e Kleopatrës, nuk kemi as edhe një autor egjiptian që të ketë transmetuar tek pasardhësit këndvështrimin e mbretëreshës.

Atëherë mbi cfarë mund të bazohen veprat e Shekspirit, të Xhorxh Bernard Shout apo interpretimi i Elisabetë Tejlorit që na kanë përcjellë një imazh kaq të gjallë të Kleopatrës? Mbi të gjitha tek autorët e propagandës romake, pra tek ai fraksion që kishte mposhtur mbretëreshën dhe që kishin të gjithë arsyet e botës për të vënë theksin në rolin dhe perversionet e gruas që kish qenë armikja e tyre.

Nuk ka dakordësi as për disa të dhëna biografike bazë, si identiteti i nënës së Kleopatrës, sa kohë ka kaluar ajo në Romë dhe sa herë është pritur në Urbe; nuk dimë nëse ajo dhe Antoni janë martuar (e sigurtë është që ligji romak nuk pranonte martesa me të huaj, pra për Romën Kleopatra ishte vetëm një konkubinë), çfarë ndodhi me saktësi në betejën e Asios, ajo që shenjoi fatin e mbretëreshës, përvec se atë të Mark Antonit.

Në fund, nuk dimë me siguri se si vdiq: një mënyrë kaq e dhimbshme dhe pak efikase si shtrëngimi i gjarpërit duket të jetë një sajesë, edhe sepse Kleopatra kishte në dispozicion helme më të sigurtë, që nuk do të rrezikonte të dështonin. Pra, veprat sublime të artit që kanë për protagoniste Kleopatrën janë bazuar gjerësisht në fantazinë apo krijimin, dhe shumë pak në kronikën e kohës.

Një mbretëreshë në histori

Megjithatë, ekzistojnë disa të dhëna të sigurta që mundësojnë inkuadrimin e figurës historike të Kleopatrës. Lindi në vitin 69 p.e.s. e dyta e tre bijave dhe motra e madhe e dy vëllezërve të tjerë, me secilin prej të cilëve do të lidhej për një periudhë të shkurtër kohe në martesë. Nuk ishte egjiptiane, por i përkonte aristokracisë së familjes greko- maqedonase të Ptolemejve, që e kish origjinën që tek Aleksandri i Madh dhe që mbante titullin e faraonit prej dhjetë brezash. Mes Ptolemejve, vrasjet dhe martesat brenda gjakut ishin në rend të ditës (një zakon ky shumë në modë, në atë kohë, edhe në dinasti të tjera), dhe Kleopatra u përfshi edhe ajo në këto drama.

Bota aleksandrine, ndryshe nga ajo romake, besonte shumë në aftësitë e grave, kështu që nuk duhet të habitemi që Auleti, babai i Kleopatrës i kish dhënë një arsimim shumë të mirë, duke i vënë në shërbim eruditët më të mirë dhe studiuesit më të zotë të kohës, të cilët vërdalliseshin në bibliotekën madhështore dhe muzeut të Aleksandrisë. Kleopatra u mësua dhe u përgatit për të qeverisur dhe fliste rrjedhshëm disa gjuhë, gjë që i mundësonte që t’u drejtohej pa ndërmjetës përfaqësuesve me peshë të shteteve të Mesdheut, përvec se shtetasve të saj, të origjinave të ndryshme.

Duket se asetet e mbretëreshës shkaktonin një magjepsje të pashoqe, dhe nëse lajmi për bukurinë e saj lindi më vonë, që në krye të herës burimet transmetojnë imazhin e një mbretëreshe që joshte me hijeshinë e fjalëve, zërin e butë dhe aftësinë retorike, me aftësinë për të argëtuar dhe kënaqur mysafirët, për të organizuar festa dhe mesha me efekte mbinatyrorë që linin gjithmonë pa mend të pranishmit.

Në mënyrë të vecantë, sipas Plutarkut, tingëllon e paharrueshme mbërritja e saj në Tarso për të takuar Mark Antonin: “Ishte shtrirë në një tendë të larë me flori, e zbukuruar si Afërditat që i shohim vetëm në piktura, dhe një trupë skllevërish, që ngjanin me perëndinë Amor të lyer, ishin reshtuar në të dy krahët dhe i bënin fresk. Në po të njëjtën mënyrë edhe vajzat shoqëruese të saj, të veshur si Narcisi dhe Hijeshia, i qëndronin rrotull. Parfume të mrekullueshëm shpërndaheshin në brigje gjatë kalimit të anijes”. Zërat për mbërritjen e saj u përhapën me shpejtësi, ndërkohë që dërgonte për t’i thënë Mark Antonit se “Venusi kishte ardhur me një shkëlqim të rrallë, për t’u bashkuar me Dionisin, për të mirën e Azisë”.

Një forcë hyjnore

Të paktën në Egjipt, identifikimi i mbretëreshës me një hyjni nuk ishte aspak një gjë magjepsëse; mbi të gjitha nëse bëhej fjalë për Isidën, perëndesha e mëmësisë dhe pjellorisë, shpikëse e alfabetit, ajo që kishte ndarë Tokën nga qielli, që bënte të mbizotëronte rregulli dhe jo kaosi. Iside ishte një perëndeshë e butë dhe inkurajuese, por edhe zonjë e luftës, e rrufeve, e detit; kuronte të sëmurët dhe ringjallte të vdekurit, udhëhiqte marrëdhëniet e dashurisë dhe rregullonte shtatzanitë.

Ishte toka mëmë e përsosur, kompetente nga pak në gjithçka, shpërndarëse e dijes dhe ushqimit. Në të vërtetë, mbretërimi i Kleopatrës u dallua pikërisht për administrimin shumë të mirë, aq sa, ndryshe nga sa kishte ndodhur më parë, nuk pati protesta të mëdha as në Egjiptin e poshtëm. Mbretëresha solli prosperitet në Egjipt, zhvlerësonte dhe hidhte monedha të reja në momentin e duhur, iu përkushtua administrimit të mbretërisë dhe, në kohë të zive të bukës boshatiste hambarët mbretërorë për të ushqyer shtetasit e saj.

E pasur, e ditur, joshëse

Ishte në përgjithësi një sovrane shumë e dashur, që dallohej mbi të gjitha për mprehtësinë dhe zotësine politike edhe në aneksimin e territoreve të rinj falë një politike të jashtme të realizuar kundrejt Romës: askush në botën e Mesdheut nuk barazohej me të për nga pasuria.

Nën mbretërimin e saj kufijtë e Egjiptit u shtynë sërish duke u barazuar me ata që e kishin bërë të madh këtë vend shekuj më herët. Atëherë, përse na është përcjellë jo imazhi i një sovraneje të vëmendshme dhe të aftë, por ai i një libertineje lakmitare? Arsyet nuk mungojnë, dhe ndoshta duhet të lexojmë në këtë dritë rrëfimet që janë përcjellë prej romakëve dhe që janë filtruar prej propagandës perandorake.

Mbi të gjitha, në kohën e Kleopatrës Roma shihte me dyshim Lindjen, duke asociuar ato toka ekzotike me rreziqet e butësisë, luksit të shfrenuar, perversionit, pretendimeve mbretërore dhe hyjnore. Nuk duhet harruar që Ptolemejtë ishin greko-maqedonas, përvec se zotër të Egjiptit dhe Republika, që ende nuk ishte bërë një perandori, i frikësohej të paktën në publikë rafinimit dhe zakoneve orientale.

Nuk dihet me saktësi nëse Kleopatra është dashuruar vërtetë me Jul Çezarin apo me Mark Antonin, por e sigurtë është që i bëri të realizonin atë që donte ajo. Nga këndvështrimi i romakëve, një gjë e tillë mund të shpjegohej vetëm me mashtrimin, joshjen me hile dhe magjinë; njerëz kaq trima duhej të ishin ndrydhur vetëm përmes magjisë dhe mashtrimit.

Oktaviani, pasi u mposhtën Antoni dhe Kleopatra, për të bërë të rritet edhe më shumë lavdia e tij nuk hezitoi që t’i atribuonte mbretëreshës egjiptiane imazhin e një gruaje lakmitare, të pabesë, gjakatare, të etur për pushtet dhe për të shtënë në duar Romën (një ide me shumë gjasa e pabazë, por që u përhap nga Augusti i ardhshëm për t’i kundërvënë romakët).

Një rrezik për Romën

Frika se mos i hiqte fronin e Egjiptit e shtyu Oktavianin që të ekzekutonte Çezarionin, biri i Kleopatrës dhe Jul Çezarit, ndërkohë që bijtë egjiptianë të Mark Antonit, më pak të rrezikshëm, patën fat më të mirë. Gjatë kohës së gjatë që qëndroi në pushtet, Oktavian Augusti pati të gjithë kohën për të vazhduar propagandën e nisur gjatë duelit me Mark Antonin: shkatërroi statujat e Kleopatrës dhe rishkroi lajmet e shkruar për sovranen e dinastisë Ptolemaike.

Deri kur Asio, ku Antoni dhe Oktaviani qëndruan të ngecur për muaj e muaj të tërë u shfaq si beteja e të gjithë betejave dhe një sukses shumë i madh për Oktavianin, dhe Kleopatra duhej të shfaqej një mbretëreshë e marrë dhe keqdashëse që synonte shkatërrimin e Romës…

Pavarësisht gjithçkaje, dymijë vite informacione të këqinj dhe shpikje artistike nuk mund të fshehin aftësitë e mëdha strategjike dhe menaxhuese të Kleopatrës. Një grua që padyshim ishte e madhe: zonjë e vetvetes, e mprehtë, energjike, shumë e pasur, ambicioze, e pathyeshme deri në fund.

Në fund arriti t’i shpëtojë mbikëqyrjes së Oktavianit dhe të vendosë vetë për vdekjen e saj, duke shmangur marshimin e lidhur me zinxhirë nëpër rrugët e Romës, sic i kish ndodhur vite më herët motrës së saj. Pushteti i kësaj gruaje është asociuar gjithmonë me një joshje të shfrenuar, më shumë se sa me aftësitë e saj politike: një grua e fuqishme dhe një grua që shkakton frikë.

Gra që hanë burrat
Ka patur me mijëra histori për jetën seksuale dhe jashtëmartesore të Kleopatrës, madje ato kanë dalë që kur ajo ka qenë gjallë, sikur ajo i zgjidhte meshkujt, oborrtarë, oficerë, ushtarë dhe bënte orgji me ta. Tregojnë që ajo u jepte barëra stimulus për të bërë seks të fortë, se tregohej sadiste dhe i torturonte jashtë mase dashnorët; madje ajo që është bërë edhe si legjendë, është se ajo i mbante vetëm një natë dashnorët, pastaj i vriste.

Të gjitha këto nuk janë të vërteta. Ato i nxori në fillim i vëllai, të cilin ajo e shkarkoi nga froni dhe më pas dolën në formën e thashethemeve, të cilat u futën edhe në historinë romake që tregohen dhe shkruhen edhe sot. Një grua që shihte te vetja të drejtën për të qenë mbretëreshë, ndryshe nga gratë romake që kishin influencë vetëm nëse ishin nënat apo gratë e burrave të fuqishëm.

Por mbi të gjitha ajo nuk ishte aq joshëse, ashtu siç e kishin treguar: “Në 18 vjet kishte pasur vetëm dy burra në jetën e saj”, “Ka shumë mundësi që të ketë qenë e virgjër kur takoi Çezarin”. Me prejardhje greke dhe vetëm një e katërta egjiptiane (një tjetër mit i rrëzuar), Kleopatra u bë mbretëreshë (bashkë me të vëllain që doli në skenë pas një konflikti të ashpër) rreth viteve pesëdhjetëpara Krishtit, një moment kur vetëm mbështetja e perandorisë romake mund t’i garantonte mbretërisë së saj mbijetesën. E vërteta është se ajo ka patur vetëm dy burra./konica.al/KultPlus.com

Bëhet një zbulim i madh në Egjipt, mund ta ndryshojë historinë

Një zbulim i ri arkeologjik ka dalë në dritë në Egjipt në nekropolin e Saqqara, 30 km në jug të kryeqytetit Kajro. Arkeologët nga Muzeu Egjiptian, Ministria Egjiptiane e Antikiteteve dhe Muzeu Kombëtar i Antikiteteve në Leiden të Holandës kanë zbuluar mbetjet e varrit të Panehsy, i cili daton në periudhën e hershme Ramesside (1250 para erës sonë).

Panehsy ishte në krye të tempullit kushtuar perëndisë Amun. Ekspedita arkeologjike ka nxjerrë në pah edhe disa komplekse funerale. Zbulimi hedh dritë të re mbi zhvillimin e nekropolit Saqqara në periudhën Ramesside.

Saqqara është nekropoli i kryeqytetit të lashtë egjiptian Memphis, i cili sipas traditës egjiptiane u themelua në vitin 3000 para Krishtit nga mbreti Menes, faraoni i parë i Egjiptit të bashkuar. Varri i Panehsy-t ka formën e një tempulli, me një hyrje monumentale dhe një oborr me një portik me kolona, në qendër të të cilit është një pus i cili u jep akses dhomave të varrimit nëntokësor. Në anën perëndimore, oborri është i rrethuar nga tre kapela.

Kompleksi funeral në formë drejtkëndëshe, me përmasa 13.4 metra me 8.2 metra, kufizohet në jug me varrin e famshëm të Maya, një zyrtar i lartë përgjegjës për thesarin e faraonit Tutankhamun. Muret prej qerpiçi të strukturës së sipërme të varrit të Panehsy-t janë ende në këmbë dhe arrijnë një metër e gjysmë lartësi dhe janë të zbukuruara me pllaka ballore gëlqerore, të cilat tregojnë relieve me ngjyra në të cilat dallohen varret e Panehsy-t dhe gruas së tij Baia, këngëtarja e Amunit dhe disa priftërinj. / KultPlus.com

Në Egjipt, zbulohet fosil breshke 70 milionë vjeçare

Një fosil breshke 70 milionë vjeçare është gjetur në provincën Wadi al-Jadid të Egjiptit.

Në një deklaratë me shkrim nga Universiteti Wadi al-Jadid, thuhet se ekipet kërkimore që punojnë në bashkëpunim me Universitetin e Kajros zbuluan fosilin e një breshke lumi në rajonin Karn Jinnah.

Në deklaratë thuhet se kjo specie, e cila u zbulua dhe u regjistrua për herë të parë në Egjipt dhe në Afrikën Veriore, ka një histori prej 70 milionë vjetësh ose më shumë dhe se lloji i breshkave në fjalë jetonte në lumenj dhe ujëra të ëmbël. / atsh /KultPlus.com

Zbulimet më të fundit në Egjipt: katër varre faraonësh dhe një mumje 4000-vjeçare

Egjipti njoftoi sot zbulimin e katër varreve të faraonëve dhe një mumje më shumë se 4000-vjeçare në Saqqara-s, afër Kajros.

Në nekropolin e Saqqara-s, i njohur për piramidën e famshme të shkallëve të faraonit Djoser, arkeologët kanë nxjerrë në dritë këto varre të vulosura të dinastive të 5-të dhe të 6-të, nga viti 2500 deri në 2100 para Krishtit.

Këto zgavra të thella, të zbukuruara me skena shumëngjyrëshe nga jeta e përditshme, ishin vendbanimi i fundit i Khnumzenedev, kryepriftit të faraonit Unas, u tha gazetarëve arkeologu i njohur egjiptian Zahi Hawas.

Gjatë gërmimit, 15 metra nën tokë, arkeologët zbuluan një sarkofag gëlqeror “në gjendjen e saktë që egjiptianët e lashtë e kishin lënë atë 4300 vjet më parë”, tha Hawass.

Duke e hapur, ata zbuluan një mumje të mbuluar me ar, “një nga më të vjetrat dhe më të ruajturat në Egjipt, me përjashtim të mumive mbretërore”, shpjegoi arkeologu, i cili mbante si zakonisht kapelën e tij të famshme Indiana Jones.

Nekropoli i Saqqara-s, pak më shumë se 15 kilometra në jug të piramidave të famshme të Gizës, është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ashtu si Piramida e Djoserit, e ndërtuar rreth 2700 para Krishtit nga arkitekti Imhotep, që konsiderohet të jetë një nga monumentet më të lashta në faqen e dheut.

Egjipti ka bërë shumë njoftime të mëdha muajt e fundit, kryesisht në Saqqara por edhe në Luxor.

Pardje Kajro njoftoi se kishte zbuluar në këtë qytet jugor egjiptian, Tebën legjendare të faraonëve, rrënojat e “një qyteti të tërë romak” që daton nga shekujt e parë pas Krishtit. / KultPlus.com

Sekretet e Egjiptit të lashtë, 200 vjet nga deshifrimi i hieroglifëve

Hieroglifët dhe zbulimi i Egjiptit të lashtë janë kryefjala e një ekspozite të re në Muzeun e Londrës. Shënohen 200 vite që nga deshifrimi i shkrimeve të veçanta pas shekujsh përpjekjesh të dështuara për t’i kuptuar.

Ekspozita e re tregon historinë e këtij zbulimi të jashtëzakonshëm.

Më shumë se 240 objekte përshkruajnë udhëtimin për të kuptuar simbolet misterioze, deri te korrespondenca midis Thomas Young dhe Jean-Francois Champollion, francezi që më në fund hapi kodin në 1822.

“Festojmë 200 vite që nga koha kur u deshifruan hieroglifët egjiptianë. Ngjarja e madhe ndodhi në vitin 1822 dhe jeni në vitin 2022, po festojmë këtë arritje të jashtëzakonshme”, tha Ilona Regulski, kuratore në Muzeun e Londrës.

Ky ishte çelësi për të zhbllokuar një gjuhë të lashtë dhe sekretet e qytetërimit që e fliste atë. Guri i Rozetës është i gdhendur me tre gjuhë: hieroglifë, demotike dhe greqishtja e vjetër.

Greqishtja e lashtë u kuptua kur francezët zbuluan pllakën në 1799. Pra, duke krahasuar tekstet, studiuesit përfundimisht ishin në gjendje të deshifronin hieroglifët e lashtë egjiptianë.

“Për një kohë të gjatë, hieroglifët konsideroheshin simbole. Ata konsideroheshin se kishin kuptime magjike, që përmbanin njohuri sekrete. Dhe ky ishte një perceptim që jetoi me të vërtetë gjatë mesjetës, gjatë Rilindjes dhe në fakt deri në shekullin e 17-të. Deshifrimi na bëri të kuptojmë se hieroglifët, megjithëse duken si piktura, përfaqësojnë një gjuhë të folur”, u shpreh kuratorja.

Pasi hieroglifët u deshifruan, studiuesit ishin në gjendje të mësonin shumë më tepër për egjiptianët e lashtë.

Ekspozita përfshin huazime të objekteve nga koleksionet kombëtare dhe ndërkombëtare, disa prej të cilave rrallë shfaqen në publik. Muzeu shpreson se këto objekte do t’i ndihmojnë vizitorët të reflektojnë mbi jetën e njerëzve të lashtë.

Ekspozita “Hieroglifët: zbulimi i Egjiptit të lashtë” hapet më 13 tetor dhe zgjat deri më 19 shkurt 2023./Gazeta Tema/ KultPlus.com

“Ëndrrat e Hamletit” vlerësohet me çmimin për regjinë më të mirë në ‘Cairo International Festival of Monodrama’ në Egjipt

Drama ‘’Ëndrrat e Hamletit’’ ka fituar një nga çmimet më të rëndësishme, “Regjia më e mirë”, në Festivalin Ndërkombëtar “Cairo Festival of Monodrama” në Egjipt, shkruan KultPlus.

Në festivalin e mbajtur në Kairo të Egjiptit, drama e cila është e bazuar në veprën e Shekspirit “Hamleti, Princi i Danimarkës”, me tekst të shkruar nga Nina Mazur dhe regji e interpretim të Mentor Zymberaj arriti një sukses tejet të madh, duke rrëmbyer këtë çmim.

Vetë Zymberaj e ka cilësuar këtë çmim si sukses të madh të shfaqjes “Ëndrrat e Hamletit”.

Çmimi – REGJIA MË E MIRË në Festivalin Cairo International Festival of Monodrama në Kairo, Egjipt!

Sukses i madhë i shfaqjes ËNDËRRAT E HAMLETIT!“, ka shkruar Zymberaj.

‘’’Ëndrrat e Hamletit” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT & ITI-Qendra në Kosovë, në bashkëpunim të teatrit Dodona dhe Komunës së Prishtinës. Premiera e kësaj shfaqje është dhënë më 31 mars të vitit 2018 në Teatrin ‘’Dodona’’. / KultPlus.com

Rrënojat e tempullit antik të Zeusit u zbuluan në Egjipt

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar mbetjet e një tempulli të frymëzuar nga Zeusi në Gadishullin Sinai, ka raportuar Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të vendit në një deklaratë, përcjell KultPlus.

Më tej thuhet se rrënojat u zbuluan në Tell el-Farma – një zonë arkeologjike në veriperëndim të gadishullit.

Ministria ndau disa fotografi në Twitter dhe tha: “Misioni arkeologjik egjiptian që punon në vendin e Tell Al-Farma në zonën arkeologjike të Sinait verior arriti të zbulojë mbetjet e një tempulli të perëndisë Zeus Cassius; në kuadër të projektit të gërmimeve në Sinai për viti 2021-2022”.

Vendi daton në periudhën e vonë faraonike dhe është përdorur gjithashtu gjatë periudhave greko-romake dhe bizantine.

Në Tell Al-Farma ka edhe mbetje nga periudha e krishterë dhe e hershme islame.

Ekuipazhi e identifikoi tempullin e Zeus Kasios me ndihmën e mbetjeve të shtyllave të granitit që më parë shërbenin si porta hyrëse e tempullit, tha Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i këshillit të antikiteteve të Egjiptit, cituar nga Newsweek. /KultPlus.com

Ngritja dhe rënia e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë

Biblioteka e famshme e Aleksandrisë në Egjipt, ishte një nga qendrat më të rëndësishme të dijes në botën e lashtë. E ndërtuar në shekullin IV Para Krishtit, ajo lulëzoi për rreth 6 shekuj. Ishte qendra kulturore dhe intelektuale e botës së lashtë helenistike, dhe flitej se përmbante gjysmë milioni rrotulla papirusi, koleksioni më i madh i dorëshkrimeve në botën e lashtë.

Aty përfshiheshin vepra nga Platoni, Aristoteli, Homeri, Herodoti dhe shumë të tjerë. Disa nga mendjet më të shkëlqyera të periudhës punuan, studiuan dhe mësuan në këtë bibliotekë. Por në shekullin V Pas Krishtit, biblioteka në thelb kishte pushuar së ekzistuari.

Në kushtet kur shumica e koleksioneve të saj u vodhën, shkatërruan apo thjesht u lejuan të degradojnë, biblioteka nuk kishte më ndikimin që kishte dikur. Aleksandri i Madh e themeloi qytetin e Aleksandrisë në Egjipt, në skajin veriperëndimor të deltës së lumit Nil rreth vitit 331 Para Erës Sonë.

Kur vdiq 8 vjet më vonë, perandoria e tij u nda midis gjeneralëve të tij. Njëri prej tyre, PtolemeuI, u bë sundimtar i Egjiptit dhe themeloi kryeqytetin e tij në Aleksandri. Nën mbretërimin e tij dhe të pasardhësve, qyteti u bë një nga qendrat më të mëdha dhe më të begata të periudhës helenistike (vitet 323 Para Krishtit deri në vitin 30 Para Krishtit) – një qendër tregtare e lulëzuar dhe një port detar mesdhetar.

“Ndoshta biblioteka u ndërtua shumë shpejt pas themelimit të Aleksandrisë, rreth vitit 331 Para Krishtit. Por është e paqartë nëse biblioteka u themelua nga Aleksandri, Ptolemeu I apo djali i tij, Ptolemeu II. Por duket se ajo u ngrit në kohën e këtij të fundit, që sundoi në vitet 284 deri në vitin 246 para Krishtit”- tha Uileke Uendrih, profesor i arkeologjisë egjiptiane dhe Xhoan Silsbie arkeologjisë kulturore afrikane në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos.  

Por një legjendë thotë se biblioteka filloi të ndërtohej kur një nga nënshtetasit e Ptolemeut I, një athinas i quajtur Demetri nga Falerum, propozoi ndërtimin e një ndërtese për të vendosur të gjitha dorëshkrimet e njohura në botë. Projekti i Demetrit synonte ngritjen e një akademie që do të rivalizonte Liceun e famshëm të Aristotelit, një shkollë dhe bibliotekë afër Athinës.

Me sa duket u ra dakord dhe shumë shpejt një ndërtesë e re u ngrit brenda rrethinave të pallatit mbretëror. “Ajo u quajt Museion, ose “Vendi i Muzave” -thotë Uendrih. Pra u emërtua sipas muzave, nëntë perëndeshave greke të arteve.

Drejtuesi i parë i bibliotekës ishte Zenodoti i Efesit. Ai ishte një studiues dhe poet grek që shërbeu si kryebibliotekar nën sundimin e Ptolemeut I dhe Ptolemeut II. Ai ishte përgjegjës për botimin e parë kritik mbi Homerin, duke u përpjekur të përcaktonte se cilat pjesë të Iliadës dhe Odisesë ishin origjinale, dhe cilat u shtuan nga shkrimtarët e mëvonshëm.

Po ashtu Zenodoti redaktoi veprën e Hesiodit, Pindarit dhe poetëve të tjerë të lashtë, si dhe botoi poezitë e tij. Me kalimin e kohës biblioteka u zgjerua në madhësi dhe fushëveprim, ndërsa sundimtarët i panë avantazhet e promovimit të një qendre të të mësuarit dhe kulturës brenda qytetit të tyre.

Subvencionet e mëdha nga mbretërit çuan në krijimin e një kompleksi ndërtesash që rrethonin Museion. Edhe pse nuk dihet plani i saktë arkitekturor i bibliotekës sipas historianit të lashtë Diodor Sikuli, në kulmin e saj biblioteka ishte e famshme për sallat e leksioneve, laboratorët, salla e takimeve, kopshtet, restorantet, madje edhe një kopsht zoologjik.

Po ashtu ajo kishte një shkollë mjekësie, studentët e së cilës praktikonin diseksionin e kufomave njerëzore, një aftësi unike që praktikohej rrallë në Evropë para Rilindjes së shekullit XV. “Museion nuk ishte një muze në kuptimin modern të këtij termi, por shumë më tepër se një universitet. Atje recitoheshin vepra letrare dhe diskutoheshin teori të ndryshme”- thekson Uendrih.

Arkivi i bibliotekës, ku mbaheshin dorëshkrimet, mund të ketë qenë një ndërtesë e veçantë nga Muzeu, megjithëse kjo gjë mbetet ende e paqartë. Vepra të quajtura rrotulla, shkruheshin në papiruse, një kallam që rritej përgjatë lumit Nil. Kallamishtet shtypeshin për të formuar letër dhe më pas thaheshin në diell.

“Temat që trajtonin rrotullat përmbanin tërësinë e njohurive të botës së lashtë perëndimore, duke filluar nga veprat letrare, te traktatet filozofike, tek shpjegimet shkencore”- shpjegon Uendrih. Po ashtu kishte tekste që përmbanin tema fetare, mitologjike dhe mjekësore.

Arkivat përmbanin vepra të shumë shkrimtarëve të famshëm grekë të antikitetit klasik, duke përfshirë filozofët si Platoni, Aristoteli dhe Pitagora, si dhe poetët dramatikë Eskili, Sofokliu dhe Euripidi. Veprat e Aristotelit cilësoheshin si një pasuri më vete.

Sipas një burimi historik, ato u blenë nga Ptolemeu II me një çmim shumë të lartë. Biblioteka përmbante edhe tekste mjekësore nga Hipokrati; poezi nga Safo, Pindari dhe Hesiodi; dhe traktet shkencore nga Talesi, Demokriti dhe Anaksimandri.

Por bibliotekarët gjithashtu mblodhën veprat e kulturave të tjera, si tekstet e lashta egjiptiane, babilonase, persiane, asiriane, indiane por edhe tekste hebraike, zoroastriane dhe budiste. Sundimtarët Ptolemaikë donin të mblidhnin të gjitha dorëshkrimet e botës, ndaj ata dërguan agjentë në të gjithë botën e njohur në kërkim të papiruseve.

Agjentëve iu dhanë urdhra të qartë për të gjetur dhe blerë çfarëdolloj dorëshkrimi që mund të gjenin, mundësisht më të vjetrat dhe më origjinalët. Çmimi nuk përbënte problem. Sundimtarët Ptolemaikë ishin të gatshëm të paguanin shuma të mëdha për dorëshkrime cilësore.

Etja për dorëshkrime ishte aq e madhe, saqë sipas një burimi nën sundimin e Ptolemeut III Euergetit, djalit të Ptolemeut II, të gjitha anijeve që hynin në portin e qytetit u kërkohej të dorëzonin çdo dorëshkrim që kishin në bord. Skribët e Aleksandrisë i kopjonin ato, duke i ruajtur origjinalet dhe duke ua kthyer anijeve kopjet.

Organizimi i rrotullave ishte një mision shumë i vështirë. Rrotullat u organizuan në mënyrë që studiuesit t’i gjenin lehtësisht. Kjo detyrë iu besua një njeriu të quajtur Kalimak, që punoi nën sundimin e Ptolemeut II. Ai shpiku një sistem, të quajtur Pinakes, ose “Tabelat”, që i klasifikonte rrotullat bazuar në tematikën që trajtonte secila prej tyre.

Për shembull këto tematika përfshinin historinë e natyrës, historinë, poezinë, ligjin, retorikën, mjekësinë dhe matematikën. Sistemi ishte i ngjashëm me një katalog të bibliotekave të sotme, dhe ai u bë një modeli mbi të cilin u bazuan më pas sistemet e tjera të organizimit të bibliotekës.

Kur rrotullat u bënë aq shumë saqë nuk mund të mbaheshin më në një godinë të vetme, sundimtarët e lashtë egjiptianë, ndërtuan një bibliotekë të dytë, të quajtur Serapeum, e cila thuhet se përmbante mbi 40.000 rrotulla. Ajo u ngrit pranë pallatit mbretëror në Aleksandri midis viteve 246-222 Para Krishtit, dhe iu kushtua perëndisë greko-egjiptiane Serapis.

Ndërsa biblioteka u zgjerua përgjatë shekujve, ajo tërhoqi shumë nga studiuesit, filozofët dhe shkencëtarët më të njohur të botës së lashtësi Eratosteni i Kirenës, Aristarku i Samosit, Euklidi i Aleksandrisë dhe Apolloni i Rodosit. Eratosteni, matematikan, gjeograf dhe austronom, ishte personi i parë i njohur për llogaritjen e perimetrit të Tokës.

Perandori romak Jul Çezari është akuzuar nga historianët e njohur si Plutarku dhe Seneka për ndezjen e një zjarri në Aleksandri që e rrafshoi edhe bibliotekën e famshme. Dhe për një kohë të gjatë historianët modernë e pranuan këtë version të ngjarjeve.

Zjarri ndodhi gjatë pushtimit të qytetit nga Çezari në vitin 48 Para Krishtit, një kohë kur Çezaripo zhvillonte një luftë civile kundër rivalëve të tij politikë. Sipas historisë, i rrethuar nga rivalët e tij, Çezari urdhëroi trupat e tij që t’i vinin zjarrin anijeve të armikut në port. Plutarku shkruan: “Çezari u detyrua të zmbrapste rrezikun duke përdorur zjarrin, i cili u përhap nga porti në qytet duke e shkatërruar Bibliotekën e Madhe”.

Por kjo tezë ka të ngjarë të jetë e ekzagjeruar, dhe më ketë bie dakord shumica e historianëve.  Gjatë pushtimit të Çezarit, pati vërtet një zjarr, por besohet se biblioteka mbeti kryesisht e paprekur, edhe pse mund të jenë djegur disa rrotulla.

Sot shumica e studiuesve janë përgjithësisht dakord se biblioteka pësoi një rënie graduale, dhe jo një fund të papritur dhe dramatik. Ndërsa ndikimi i saj u zbeh me kalimin e kohës, shumë nga koleksionet e saj u shitën ose u shkatërruan, dhe ndërtesat e saj përfundimisht u rrafshuan ose u shndërruan në objekte të tjera, si kisha apo xhami./bota.al/ KultPlus.com

Sfinksi, miti që është më shumë se një histori magjepsëse

Miti i Sfinksit është më shumë se një histori magjepsëse. Ai tregon sesi nganjëherë rrethanat përfundojnë duke e mashtruar qenien njerëzore për fatin e tij, pavarësisht faktit se ky i fundit pandeh se e ka mundur, duke deshifruar enigmën që i paraqitet në rrugë e sipër.

Miti i Sfinksit është një nga më të bukurit dhe më kuptimplotë të kulturës greke. Kjo krijesë e veçantë simbolizon misterin dhe enigmën. Ishte pikërisht ajo që mundësoi planin fatkeq hartuar nga Edipi: të vriste babanë, për t’u martuar me nënën. Kjo është edhe arsyeja pse ky mit zë një vend të spikatur në kulturën psikoanalitike. Miti i Sfinksit flet për një krijesë misterioze dhe djallëzore, mbartës i vdekjes dhe shkatërrimit, në të njëjtën kohë ai ndante të njëjtën natyrë me muzat, nisur nga aftësia që kishte me fjalët. Ajo “këndoi” gjëegjëzat e saj, ndaj edhe Sofokliu e quajti atë “këngëtare mizore”.

Më interesantja është se miti i Sfinksit, nuk është i pranishëm vetëm në kulturën greke. Përfaqësime të kësaj krijese ekzistojnë edhe në Indi dhe në pjesë të ndryshme të Azisë, pa harruar ndoshta më të famshmen, atë rrëzë piramidës së madhe të Gizës në Egjipt. Megjithëse miti ndryshon nga kultura në kulturë, përfaqësimi është thuajse identik.

Miti i Sfinksit nuk na jep detaje mbi origjinën e krijesës, por duket se është vajza e dy krijesave demonike ose e një demoni dhe një nimfe.

Në çdo rast, ajo kishte një pamje hibride: pjesa e sipërme ishte ajo e një gruaje: fytyrëzbehtë, sypërflakur dhe gojëhelm. Pjesa tjetër e trupit ishte si ajo e një qeni, me putra luani, krahë shqiponje dhe bisht dragoi. Nga ana tjetër, sfinkset egjiptiane kanë fytyrë mashkullore dhe janë pa krahë. Miti klasik i Sfinksit rrëfen se ai erdhi nga tokat e largëta të Etiopisë dhe u vendos në qytetin grek të Tebës, i thirrur nga perëndeshë Hera për të ndëshkuar qytetarët tebanë. Hera, perëndeshë me natyrë hakmarrëse, donte të hakmerrej ndaj banorëve për shkak të sjelljes së mbretit të tyre, Laius. Ai, i martuar me Giocastan dhe babai i djalit të tyre, Edipit, rrëmbeu dhe joshi të riun Crisippo.

Në të vërtetë, ky është aludimi i parë për homoseksualitetin e pranishëm në tragjeditë greke. Sfinksi, gjysmëdemon dhe gjysmëmuzë, mbolli terror me njëfarë stili: ai nuk vriste drejtpërdrejtë. Gjente ndonjë skutë të fshehur në vende të largëta përgjatë rrugëve të shkretuara dhe, kur kalonte ndonjë qytetar i Tebës, i dilte para me pamjen e frikshme dhe i propozonte një gjëegjëzë. Ata që s’jepnin përgjigjen e saktë, e paguanin me jetë. Krijesa i vriste viktimat duke i mbytur. Fjala “sfinks” rrjedh nga rrënja greke σφίγγω (të mbytësh). Kështu, ai përhapi terrorin dhe vdekjen në qytetin e Tebës. Për të gjetur shpëtim nga situata, u lëshua një dekret, sipas të cilit, kushdo që do arrinte ta gjente gjëegjëzën e Sfinksit, do shpëtonte jo vetëm veten, por do të bëhej mbret i Tebës dhe do të martohej me bukuroshen Giocasta.

Edipi e takoi Sfinksin përgjatë rrugës, në një kthesë, kur edhe i tha sakaq gjëegjëzën e saj të famshme: “Cila është ajo kafshë, që në agim noton e përdridhet si peshk, në mëngjes ecën me katër këmbë, pasdite me dy dhe në mbrëmje me tre?”. Edipi dha përgjigjen e saktë: njeriu. Në lindje, ai ecën këmbadoras, i rritur ecën me dy dhe në pleqëri ka nevojë për një bastun.

Vdekja e sfinksit dhe interpretimi

Nuk është e qartë se çfarë ndodhi pasi Edipi dha përgjigjen e duhur. Sipas disa versioneve, Sfinksi u vidhis në humnerë. Versione të tjera tregojnë, se ishte vetë Edipi që e vrau ose krijesa u largua drejt Egjipt, ku u ngurtësua. E sigurt është se Edipi u bë mbret i Tebës dhe, siç iu premtua, u martua me bukuroshen Giocasta. Kësisoj u përmbush edhe profecia, se ai do të martohej me nënën. Ndërsa i ati, Laio, tashmë ishte vrarë në rrugë, pas disa trazirave. Disa psikoanalistë e interpretojnë sfinksin si një përfaqësim i misterit të universit femëror, i cili gjithmonë dëshiron të deshifrohet; të tjerët thonë se ajo simbolizon fatin tragjik të qenies njerëzore. Edipi e mposht Sfinksin, por kjo fitore i shkaktoi tragjedinë: u martua me të ëmën pa e ditur se kush ishte dhe, për këtë, e ndëshkoi veten duke nxjerrë sytë. Poetët dhe skulptorët i lejuan vetes t’i bëjnë ndryshime elementeve kryesore dhe dytësore, nga të cilët përbëhej ky grumbull i çuditshëm.

Si rrjedhojë, Sfinksi shpesh ka fytyrën e një virgjëreshe, gjoksin dhe kthetrat e një luani, bishtin e një gjarpri dhe krahë; ose kokën e një luani, trupin e një njeriu, kthetrat e një shkabe dhe krahët e një shqiponje. Madje, e gjejmë të figuruar edhe në trupin e një qeni. Basoreleivet prej bronzi ku shfaqet si zbukurim, në disa medalje, ndër të tjera ato të Kios, ofrojnë shumë përfaqësime të Sfinksit. / Konica.al / KultPlus.com

Tre valët e emigrimit shqiptar në Egjipt

Gjatë etapave historike të njëpasnjëshme, shqiptarët u vendosën në Egjipt. Numri i tyre u rrit dhe ata formuan një komunitet, i cili luajti shumë role në politikë dhe ushtri, kjo shumë më përpara se të niseshin nga Kajro për tu rikthyer e punuar për krijimin e shtetit shqiptar, dhe më pas të kërkonin pavarësinë e tij.

Të dhënat për praninë shqiptare në Egjipt, ndonëse të kufizuara datojnë në periudhën e mamlukëve. Zain al-Abidin Muhammad bin Ahmed, i njohur ndryshe si Ibn Iyas, përmend në librin e tij “Bada’i al-Zuhur fi Waqa’iq al-Daur” se Sulltan al-Zahir Abu Said Seif al-Din Khashqadam, i cili sundoi Egjiptin midis viteve 1461 dhe 1467, “ishte nga Arna’ut”, emër ky që u jepej atyre që banonin në rajonin e Ballkanit, përfshirë shqiptarët.

Gjithashtu referenca në librin “Yjet e ndritshëm në mbretërit e Egjiptit dhe Kajros” të Ibn Taghri Bardi tregojnë se Al-Zahir Tirbagha, i cili mori pushtetin midis viteve 1467 dhe 1468, ishte nga “Fisi Arna’ut”.

Por prania e shqiptarëve në Egjipt padyshim që pati një rritje gjatë epokës së sundimit osman. Profesori i Historisë Islame në Universitetin Al-AzharAyman, Fouad Al-Sayed tregon se kur Perandoria Osmane mori kontrollin e Ballkanit në fund të shekullit të XV ajo përdori “Arna’ut” (pra shqiptarët) dhe i integroi ata në ushtrinë Osmane, kjo për shkak të aftësitë luftarake që ata zotëronin dhe që i çuan drejt fitoreve të shumë luftërave me fqinjët e tyre, dhe me tej akoma të merrni poste të rëndësishme deri te “Veziri i Madh” (post i cili korrespondon me pozicionin e Kryeministrit sot.)

Pasi Osmanët morën kontrollin e Egjiptit në 1517, shqiptarët morën sundimin e tij në disa periudha, të tilla si Suleiman Pasha al-Khadem, i cili ishte dy herë deputet i Egjiptit, i pari midis 1525 dhe 1534, dhe i dyti midis 1536 dhe 1538. Muhamed Mufaku përmend Al-Arna’oot në librin e tij “Bashkësia e Fshehur / Kapitujt e Historisë së Shqiptarëve në Egjipt”  ku thotë se Suleiman Pasha ndërtoi xhaminë e parë në Egjipt në Stil osman dhe ishte i njohur me emrin e tij, pasi ai ndërtoi Xhaminë e Sulejmanisë në zonën e Bulaqit dhe pranë saj është një shkollë.

Një guvernator i dytë shqiptar që shërbeu në Egjipt ishte edhe Mehmet Pashë Dogakin, në vitet 1554 dhe 1555, para se të shkarkohej nga posti i tij pas rritjes së çmimeve dhe për shkak të dashurisë për argëtimin dhe indiferencës ndaj problemeve të njerëzve. Gjithashtu, Sinan Pasha u emërua dy herë si guvernator i Egjiptit në 1567, dhe ai zgjati vetëm për muaj sepse ishte caktuar një mision ushtarak për të rivendosur Jemenin pas revolucionit Zejdi kundër sundimit Osman, dhe i dyti në 1571 dhe 1572, dhe ai ka shumë objekte, përfshirë xhaminë që njihej me emrin e tij në zonën e Bulaqit

Vala e parë  e emigrimit … Një eksod me Muhamed Aliun dhe një rebelim kundër tij

Në periudha të ndryshme, Egjipti priti valë të ndryshme të emigracionit shqiptar.  E para ishte në 1801. Profesori i Historisë Moderne dhe Bashkëkohore në Universitetin “Fayoum Hamada Naji” tregon se Muhamed Ali Pasha erdhi në krye të një force nga ushtria osmane për të dëbuar mercenarët francezë dhe shqiptarët formuan një pjesë të madhe të ushtrisë së tij dhe u quajtën “Bash gjirin tuaj”. Pasi Muhamed Ali erdhi në pushtet më 1805, anglezët u përpoqën të pushtonin Egjiptin në 1807, kështu që ai u përball me ata me ushtrinë e tij, e cila përbëhej nga shumë ushtarë shqiptarë në betejën e Rashidit. Pasi shqiptarët përfunduan misionin e tyre, ata u rebeluan kundër tij dhe kërkuan pagat e tyre të vonuara. Mes dy palëve, për shkak të ndërhyrjes së dy udhëheqësve shqiptarë, Omar Bej Serioni dhe Salih Koç, kriza kaloi në mënyrë paqësore.

Muhamed Ali e kuptoi mirë mësimin dhe ishte i sigurt se mbështetja tek njerëzit e tij nuk do të funksiononte për të, sepse ata ishin mercenarë që kujdeseshin vetëm për paratë, kështu që ai u përpoq t’i shpëtonte prej tyre. Për te realizuar këtë ai përfshiu udhëheqësit e tyre. Ai gjithashtu i dërgoi ata për të marrë pjesë në fushatat që ai hoqi shtëpinë e Saudit dhe aleatët e tyre vehabistë në vitet 1811, 1813 dhe 1816, për t’i dhënë fund “rebelimit” të tyre kundër Perandorisë Osmane në Gadishullin Arabik.

Profesori i historisë moderne dhe bashkëkohore, Muhammad Rifaat al-Imam thotë se Muhamed Ali filloi të kthejë një numër të Arnautëve në Ballkan. Ai gjithashtu kishte tendencë t’u jepte disa prej tyre toka dhe t’u derdhte para në mënyrë që të fitonte favorin e tyre. Dhe shumë shpejt këto masa dhanë fryte, pasi prania shqiptare gradualisht u shndërrua në një prani civile, qoftë duke u angazhuar në tregti apo në funksione shtetërore. Sidoqoftë, kjo nuk e pengoi praninë ushtarake besnike ndaj Muhamed Aliut brenda ushtrisë së re që ai krijoi dhe përfshinte ushtarë të rregullt dhe të parregullt.

Në vitin 1828, numri i shqiptarëve në brigadat e këmbësorisë arriti vetëm në gjashtë mijë, dhe në 1833 Ahmed Tahir Pasha udhëhoqi ushtarët e parregullt shqiptarë Përveç kësaj, një numër shqiptarësh dolën nga drejtuesit e ushtrisë dhe ministrat e luftës dhe qeverisë, si Zainal, Hassan Arnaout, Mahmoud Arnaout, Ahmed Pasha dhe të tjerë.

Vala e dytë … rilindja kombëtare dhe emërimi i Princit Ahmed Fouad në fron

Nga mesi i shekullit XIX deri në fillim të shekullit XX, prania shqiptare në Egjipt filloi të ndryshojë me shpejtësi si rezultat i emigrimit masiv nga Shqipëria e Jugut, në sfondin e një krize të rëndë ekonomike që goditi Ballkanin. Sipas Al-Arnaout, shqiptarët shkuan në Egjipt këtë herë për shkak të pranisë së një familjeje shqiptare në pushtet. Me këtë valë të madhe, shqiptarët u shpërndanë në zonën që shtrihet nga Aleksandria, Abu Qir dhe Damietta në Assiut në jug, duke kaluar përmes Mansoura, Fayoum, Kajro dhe Minya. Shkrimtari shqiptar Spiro Dinh përmend në librin e tij “Valët e Detit” sesi shqiptarët në disa lagje të Kajros ndiheshin sikur të ishin në Shqipëri, pasi muzika shqiptare dëgjohej kudo dhe madje se “në tregun e armëve kishte vetëm shqiptarë, pavarësisht nëse ishin muslimanë apo të krishterë ”. Sipas Naji, biznesi i qumështit ishte zgjeruar, ndërsa një pjesë arritën të marrin pozicione administrative, dhe filluan të gëzojnë një ndikim të fortë që rridhte nga marrëdhënia e tyre me familjen sunduese.

Ky migrim dallonte sepse përkoi me fillimin e rilindjes kombëtare shqiptare (1878-1912), një lëvizje intelektuale.  Dhe politika që hapi rrugën për lëvizjen e armatosur që kërkonte autonomi të gjerë ose pavarësi shqiptare nga Perandoria Osmane, dhe Egjipti ishte i famshëm për rolin e tij në këtë fushë.

Për shkak të rilindësve nacionalistë shqiptarë si Thimi Mitko, Spiro Dinh, Loni Logiri dhe të tjerë shqiptarët e Egjiptit krijuan lidhje dhe shoqata që i bashkuan dhe koordinuan aktivitetet e tyre në fushën e gjuhës, kulturës dhe politikës dhe i drejtohen botës për të drejtën e tyre për të krijuar një shtet kombëtar.

Në 1875 u krijua shoqata e parë nën emrin “Vëllazëria” dhe më pas “Stambolli” në 1879, pastaj “Vëllazëria Shqiptare” në 1894 dhe “Bashkimi” në 1910.

Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore në 1918 dhe shfaqjen e rrezik për fatin e Shqipërisë nga ambiciet e Italisë dhe Greqisë, u krijua “Komiteti” Shqiptarët e Egjiptit “dhe më pas” Federata Shqiptare në Egjipt ” në 1929. Sipas të dhënave në tremujorin e fundit të shekullit XIX, u botuan një sëre librash shqip në Egjipt që nxisnin revolucionin, si dhe tetë gazeta në gjuhën shqipe, siç ishte gazeta “Al-Ahd” e botuar nga Miloduchi në 1900.

Këto gazeta që shprehnin çështjen e çlirimit kombëtar të shqiptarëve nuk u lexuan vetëm nga shqiptarët egjiptianë dhe shqiptarët jashtë vendit, por u futën kontrabandë në brendësinë shqiptare nën sundimin osman nga dervishët bektashi të Kajros. Sipas dokumentave të kohës shqiptarët ndërtuan një bujtinë në rrëzë të malit Mokattam që iu atribuua një urdhri sufist të cilit i përkisnin shumë prej tyre, e cila funksiononte si një forum kulturor kombëtar në të cilin ata shkëmbyen biseda për punët e bashkësinë dhe punët e vendit të tyre.

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme që u dëshmua gjatë asaj periudhe ishte kërkesa e një numri të madh të shqiptarëve për të emëruar Princin Ahmed Fuad për fronin e Shqipërisë, duke qenë se prania e familjes Alaëi në Egjipt ishte një zgjatim i pranisë së tyre në Shqipëri dhe Princi Fouad kishte tipare që e bënin atë të pranueshëm për të gjithë. Tipare si origjina e tij shqiptare, edukimi islamik lindor dhe kultura evropiane.

Bazuar në këto avantazhe Princi Ahmed Fouad kërkoi të merrte mbështetjen e numrit më të madh të mundshëm të shqiptarëve, brenda dhe jashtë Egjiptit, si dhe mbështetjen e fuqive kryesore evropiane, para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, 1912, kështu që ai udhëtoi në Itali dhe Austri dhe mori mbështetjen e tyre, por fuqitë evropiane vendosën në tetor 1913 që kujdestar të Shqipërisë të bëhej princi dhe fisniku gjerman von Weed.

Vala e tretë … Zogu, rrethimi i tij dhe refugjatët

Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore në 1914 dhe masakrat dhe spastrimet etnike ndodhën në Ballkan nga duart e Perandorisë Osmane, shumë shqiptarë ikën në Egjipt.

Pasi Shqipëria rimori pavarësinë e saj në 1920 dhe pranimin në Lidhjen e Kombeve, ajo u përball me vështirësi të mëdha ekonomike, sociale dhe politike, të cilat çuan në emigrimin e shumë shqiptarëve në Egjipt, gjë që forcoi praninë e komunitetit në vitet tridhjetë të shekullit të XX. Kjo valë e re emigracioni arriti kulmin me ardhjen e Mbretit Ahmed Zogu dhe arratisjes së të tij në Egjipt gjatë luftës së dytë botërore, pasi Italia pushtoi Shqipërinë në 1939. Ai u vendos zyrtarisht me familjen e tij në Kajro, ku u hap komisioni mbretëror shqiptar. Me këtë zhvillim, Kajro u bë një qendër e rëndësishme për opozitën shqiptare kundër sundimit komunist në Shqipëri. Sapo erdhi në Egjipt, Zogu i kërkoi mbretit Faruk të punonte për të ndihmuar refugjatët politikë shqiptarë në kampet e Italisë dhe Greqisë për të ardhur në Egjipt. Marrëdhëniet e ngushta që e lidhën Zogun me Farukun u reflektuan në mbështetjen e të parit për këtë të fundit në ambicien e tij për të udhëhequr botën arabe pas krijimit të Lidhjes së Shteteve Arabe në Egjipt në 1945.

Faruku u frustrua pas humbjes së ushtrisë egjiptiane në luftën e 1948, dhe më pas Zogu gjithashtu humbi entuziazmin e tij.

Shqiptarët lanë gjurmët e tyre në zonat në të cilat ata banuan gjatë asaj periudhe, madje dhe rrugët që mbanin emrin “Al-Arna’outi” ishin kryesisht të banuara nga një familje ose grup shqiptarësh. Artistë të njohur si si Ahmed Mazhar, Laila Faëzy, Shëekar dhe Ahmed Ramy, poeti i rinisë, shkëlqenin falë edhe prejardhjes së tyre.

Kapitulli i fundit

Si shumë komunitete të huaja, Revolucioni i Korrikut shënoi fillimin e fundit të pranisë shqiptare në Egjipt. Sipas dokumentave të kohës shqiptarët ishin të lidhur drejtpërdrejt me familjen mbretërore egjiptiane, duke pasur parasysh se ata kishin origjinë të njëjtë, dhe për këtë arsye ata ndiheshin të padëshiruar në republikën e re, përveç indikacioneve se ajo që ndodhi më 23 korrik 1952 do të rezultonte në egjiptizimin e ekonomisë dhe administratës, dhe për këtë arsye shumica e shqiptarëve preferuan imigrimin në Evropë, Amerikë dhe Australi, e cila ishte një tokë e virgjër për emigrantët.

Sipas studiuesit Al-Arnaout, disa gazeta egjiptiane filluan fushata kundër Zogut duke e akuzuar atë për shitjen e armëve Izraelit. Më 5 gusht 1953, Egjipti vendosi të përfundojë punën e komisionit mbretëror shqiptar dhe ngjarjet pasuan, duke përfunduar me largimin e mbretit dhe shoqërisë së tij në Paris më 2 korrik 1955, gjë që shkaktoi largimin e shqiptarëve të mbetur, me përjashtim të disa familjeve që ishin të lidhura plotësisht me Egjiptin. / diasporashqiptare.al / KultPlus.com

Mumiet egjiptiane mund të zbulojnë historinë e koronavirusit

Mumiet egjiptiane mund të dokumentojnë viruset dhe mikrobet që kanë përdorur për të infektuar egjiptianët, dhe koronavirusi mund të jetë njëri prej tyre.

Koronavirusi, i cili qëndron pas pandemisë aktuale COVID-19, është një nga shumë viruset që studiuesit thonë se ka të ngjarë të ketë një histori që shtrihet në Egjiptianët e Lashtë.

Kjo u tha në një studim të fundit të botuar në The Lancet Microbe më 6 gusht.

Studimi u krye nga Jaffer Shah nga Qendra Kërkimore Mjekësore, Universiteti Kateb në Afganistan, Asmaa A Metwally nga Departamenti i Kirurgjisë, Anesteziologjisë dhe Radiologjisë, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Aswan, Aswan në Egjipt dhe Hani Aiash nga Departamenti i Perfuzionit Kardiovaskular, Universiteti Mjekësor SUNY Upstate, Syracuse, NY në SHBA.

Ai pretendon se “Analiza e mostrave historike do të thellojë kuptimin tonë për evolucionin e virusit”.

“Duke marrë parasysh natyrën e koronaviruseve që ndryshojnë dhe praninë e tyre në një gamë të gjerë të mikpritësve (karakteristikat e përbashkëta të shumë patogjenëve të izoluar nga mumiet egjiptiane, të tilla si virusi i hepatitit B dhe poliovirusi), dhe raportet e ndryshme që përmendin se shumë sëmundje të frymëmarrjes kishin prekur egjiptianët e lashtë, ka të ngjarë që koronaviruset të ishin të pranishëm në kohët e lashta. ”

“Për më tepër, ka pasur përpjekje të kohëve të fundit për të bërë analiza të sekuencave të gjenomit të virusit të gripit të ruajtur potencialisht në trupat e mumieve të lashta egjiptiane.”

Kjo i bën individët e mumifikuar egjiptianë “një burim i zbatueshëm për shërimin e ADN -së së lashtë bakteriale dhe virale dhe për të siguruar njohuri mbi evolucionin e patogjenit dhe historinë e sëmundjeve në kontekste unike historike”.

Studimet e mumieve egjiptiane kanë treguar se prania e agjentëve të ndryshëm infektivë dhe jo infektivë dhe sëmundjet e tyre të lidhura në epokën moderne kanë origjinën që nga kohët e lashta, si Schistosoma haematobium, lloji Mycobacterium leprae, virusi i hepatitit B njerëzor, Plasmodium falciparum, Toxoplasma gondii, Corynebacterium spp, murtaja Bubonike, Lia, tuberkulozi, arterioskleroza, poliovirusi dhe Leishmania donovani. / KultPlus.com

Zhvendoset barka 4600-vjeçare

Nga Reuters

Barka e mbretit Khufu, një anije e lashtë që është edhe barka më e vjetër dhe më e madhe prej druri e zbuluar në Egjipt, është zhvendosur me kujdes nga shtëpia e saj e vjetër pranë piramidave të Gizës në një muze gjigant aty pranë, kanë treguar zyrtarët të shtunën.

Anija 4600-vjeçare, e njohur edhe si “Barka Diellore”, u zhvendos në Muzeun e Madh Egjiptian (Grand Egyptian Museum), që do të përurohet më vonë këtë vit.

“Qëllimi i projektit të transportit është të mbrojë dhe ruajë për brezat e ardhshëm artefaktin më të madh dhe më të vjetër organik të bërë prej druri në historinë e njerëzimit”, ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve.

U deshën 48 orë për të transportuar në shtëpinë e saj të re barkën e drurit, e cila është 42 metra e gjatë dhe peshon 20 tonë. Ajo arriti në GEM në orët e para të së shtunës.

Barka u transportua si një copë e vetme brenda një kafazi metalik të mbajtur në një automjet të kontrolluar nga distanca, e që është importuar veçanërisht për operacionin, ka treguar Atef Moftah, mbikëqyrës i përgjithshëm i projektit në GEM.

Anija, e zbuluar në vitin 1954 në cepin jugor të Piramidës së Madhe, është ekspozuar për dekada në një muze që mban emrin e saj në Rrafshnaltën e Gizës.

Egjipti zyrtar thotë se Muzeu i Madh Egjiptian, i cili është duke u ndërtuar me ndërprerje tash e 17 vjet, do të përmbajë më shumë se 100 mijë eksponate. / KultPlus.com

Qerim Haxhiu, një erudit shqiptar në Egjipt

Djali i patriotit të njohur shqiptar Bajram bej Haxhiu i cili ishte një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu, Qerim Haxhiu lindi në Lushnjë më 7 shkurt 1920.

Shkollën fillore e kreu në Lushnje ndërsa shkollën e mesme e kreu në Medresenë e Tiranës dhe studimet e larta i vazhdoi për teologji (shkenca islame) në universitetin “Al-Azhar” në Kairo, Egjypt.

Ai në vitet ‘30 u aktivizua si futbollist me ekipin e futbollit ‘Kongresi i Lushnjes’ i qytetit të Lushnjës. Qerimi ishte një nga futbollistët e gjeneratës së parë të ekipit lushnjar dhe i pari që nisi “rrugën” e gjatë të mbiemrit që bëri histori në sportin lushnjar dhe atë shqiptarë “Haxhiu”.

Në vjeshtën e vitit 1938 Qerimi u nis nga Lushnja me tranzit në Selanik dhe mbërriti në Aleksandri. Kjo rrugë e gjatë për Qerimin ishte e paharruar për faktin se për të ishte rrugë pa kthim mbrapa në atdhe gjerë sa ndërroi jetë por në vitin 1967 arriti të merrte një leje për vizitë në atdhe.

Patrioti Qerim Haxhiu fizikisht ishte në Egjipt, por me shpirt e zemër ishte gjithmonë në Shqipërinë Etnike. Ai botonte gjithnjë artikuj për atdheun Shqipërinë dhe çështjen kombëtare në gazeta, revista të Diasporës shqiptare të Egjiptit gjithashtu ka shkruar dhe poezi nga më të ndryshmet. Haxhiu ka qenë nismëtar i shumë organizimeve si dhe hartues i disa memorandumeve, peticioneve të gjitha këto për çështjen kombëtare Shqiptare. Në 7 prill 1939 kundër okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste Qerimi hartoi një peticion si dhe ishte njëri prej studentëve shqiptarë organizator të protestave në Kairo. Në vitin 1958 Tito do të vizitonte Naserin në Egjypt dhe këtij të fundit Qerimi i nisi një memorandum rreth 20 faqe për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Në përmbajtjen e Memorandumit  jepeshin të dhëna mbi golgothën e shqiptarëve në Jugosllavi dhe shpjegohej se myslimanë nuk jetojnë vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu dhe se ata me kombësi janë shqiptarë. Memorandumi megjithëse iu drejtua Naserit nuk u protokollua në zyrat e Institucionit të Presidentit të Egjiptit por memorandumi u dorëzua në Ambasadën Jugosllave. Kjo bëri që atdhetari Qerim Haxhiu të arrestohej, gjithmonë përkohësisht kur Tito do të vizitonte Egjiptin.

Në 9 korrik 1941 Qerimi do të shkruante poezinë  “Teqeja Magauri” kushtuar teqesë bektashiane shqiptare në Kairo të Egjiptit e cila u kthye në një “shtëpi” për shqiptarët atje pas pushtimit të Shqipërisë nga italia fashiste. Haxhiu ishte ndër personalitetet e njohur shqiptare që emigruan në Egjipt, ishte atdhetar i paepur për çështjen kombëtare shqiptare në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit dhe gjithë jetën dhe veprimtarinë patriotike ia kushtoi atdheut, Shqipërisë,  Kosovës, shqiptarëve të Malit te Zi, Maqedonisë dhe Çamërisë. Ai ishte antikomunist i flakët, demokratë dhe nacionalist i madh.

Në 21 vjetorin e ndarjes nga jeta të Andon Zako Çajupit (11 korrik 1930-11 korrik 1951), mbajti një fjalim mbi jetën dhe veprën e tij, gjatë homazheve që zhvilluan atdhetarët e kolonisë shqiptare të Egjiptit, në varrin e Andon Zako Çajupit në Egjipt. Nga të gjithë veprimtarët e Kolonisë Shqiptare të Egjiptit Qerim Haxhiu ishte i vetmi që shkruajti një përmbledhje (histori) për Diasporën shqiptare të Egjiptit qe i duhej Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Amerikë.

Qerimi edhe në Egjipt gjatë gjithë jetës qëndroi pranë shqiptarëve dhe për këtë është shprehur: – “ Unë kudo që të shkoj, kërkoj shqiptarë, sepse pa ta dita nuk më shkon”. Qerimi ka takuar edhe Mbretin e Egjiptit me origjinë shqiptare Faruk njëherë në një iftar që mbreti organizoi për studentët dhe njëherë tjetër në Bashkësinë Shqiptare. Ai në Kairo ka takuar edhe personalitete të rëndësishëm shqiptarë ndër të cilët janë: Mbreti Zog I dhe Familja Mbretërore Shqiptare (Mbretëreshën Geraldina,  Princin Leka I, Skënder Zogu), Ernest Koliqi, Abaz Kupi, Nexhmedin Qorraliu, Qemal Butka, Aleksandër Meksi, etj. Gjatë qëndrimit të Familjes Mbretërore Shqiptare në Aleksandri, Qerimi mbajti lidhje miqësore dhe kjo ishte vazhdimësi e një miqësie të vjetër që fillesat i ka në 1920 në Kongresin e Lushnjes e babait të Qerimit nismëtarit të Kongresit Bajram Haxhiu me delegatin e Matit Ahmet Zogun. Haxhiu e vizitonte shpesh Familjen Mbretërore Shqiptare në residencën e saj në Aleksandri. Gjithashtu gjatë stinës së verës Qerimi qëndronte në residencën e Familjes Mbretërore Shqiptare, ku i mësonte dhe gjuhën arabe (lexim dhe shkrim) mbesave të Mbretit Zog. Qerimi kishte miqësi edhe me Abaz Kupin dhe me djalin e tij që ishin moshatarë dhe shokë të ngushtë. Haxhiu ka kontribuar vullnetarisht në mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e Shqiptarëve në Kairo. Gjithashtu ai ka dhënë edhe leksione 3 herë në javë për studentët shqiptarë në Liceun e Kairos. Në vitin 1967 gati pas 3 dekadash u nis me anë të një vize (pasi kapërceu pengesa të shumta burokratike të regjimi diktatorial komunist) për të vizituar për herë të parë atdheun Shqipërinë që pas vajtjes me studime në Egjipt në 1938. Kjo do të ishte vizita e parë dhe e fundit në atdhe, ndaj dhe e kujtoi gjatë gjithë jetës së tij aktivisti i shquar për çështjen kombëtare shqiptare Qerim Haxhiu. Një moment prekës të kësaj vizite atdhetari nuk e harroi asnjëherë për të cilin ka treguar se: – “ Nga Tirana deri në Lushnje nuk kam pushuar së qari. Kur arrita në Lushnje oborri i shtëpisë ishte mbushur me njerëz. U takova me të gjithë me shumë mall. Kur hyra në dhomë në të cilën po rrinte babai (Bajram Haxhiu),ai posa më pa thirri: Qerim! Dhe i ra të fikët! Nuk kishte faj ngase njëzet e nëntë vjet nuk më kishte parë! Këto janë përshtypjet e kësaj dite që nuk do t’i harroj kurrë ”.

Qerim Haxhiu ishte i martuar me znj.Shukrane me origjine nga Prishtina por me vendbanim në Kairo, vajza e Dr.Shyqyri Çupishti i cili ishte kirurg dhe Drejtor në Spitalin e Vlorës në vitet 1933-1935.Qerimi ka lënë dy fëmijë nje djalë dhe një vajzë. Djali Iliri me profesion Farmacist dhe punon në fabrikën e ilaçeve në Stamboll të Turqisë ndërsa vajza Dhurata, Doktore e Shkencave të Kimisë, Profesoreshë në Universitetin Koç të Turqisë. Iliri i ndoqi studimet në Universitetin e Kairos ndërsa Dhurata në atë Amerikan. Femijët e Qerimit jo vetëm gjuhën shqipe që ua mësoi i ati dhe që e flasin qartë dhe rrjedhshëm,por ata njohin edhe disa gjuhë të huaja.

Shtëpia e patriotit Qerim Haxhiu në Egjipt ishte një mjedis totalisht shqiptarë në tokë të huaj. Biblioteka e Qerim Haxhiu-t ishte burim dijesh dhe e njohur nga të gjithë ata të cilët (kryesisht studentët shqiptarë me studime në Kairo, me origjinë nga Shqipëria, Kosova, shqiptarë të Malit te Zi, Maqedonisë dhe Çamërisë) që kishin vizituar patriotin dhe kishin lexuar libra nga biblioteka e tij apo edhe ishin këshilluar me të për cështjet atdhetare. Biblioteka përbëhej nga një literaturë e çdo lloji dhe e zgjedhur në disa gjuhë si:shqip, turqisht, italisht, anglisht, frëngjisht, etj. Librat kryesorë në bibliotekën e atdhetarit të shquar Haxhiu ishin ata që tregonin për historinë e Shqipërisë dhe për çështjen kombëtare shqiptare. Në disa prej rafteve të Bibliotekës së madhe të Qerimit qëndronin pothuajse të gjithë librat e shkruar nga autori i preferuar i tij i cili ishte “Homeri Shqiptar” Gjergj Fishta. Librat e Fishtës e kthenin shpesh herë me mëndje e zemër në atdhe por pa harruar edhe një nga pikturat e veçanta për të ajo e Guri Madhi-t që pasqyronte atdheun që Qerim aq shumë e donte dhe kishte kontribuar pamasë për çështjen kombëtare shqiptare.

Qerim Haxhiu me pak fjalë ishte erudit por që nuk arriti dot të jepte kontributin e tij në Shqipëri sepse në atë kohë regjimi diktatorial-komunist personaliteteve intelektuale të arsimuar jashtë si atdhetari Qerim Haxhiu nuk ia hapi “derën” për të kontribuar në atdhe, në Shqipëri. Megjithatë ai e vazhdoi në Egjipt veprimtarinë e tij patriotike me kontributin e madh për çështjen kombëtare shqiptare. Emri Qerim Haxhiu është shënuar me shkronja të arta në historinë e Kolonisë Shqiptare të Egjiptit. Ai ishte Rilindasi i Fundit në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit.

Qerim Haxhiu u nda nga jeta më 1 Janar të vitit 2003.Për Qerim Haxhiu-n janë shkruar disa faqe në librin “Shqiptarët e Egjiptit”- Autor, Emin Azemi, Shkëlzen Halimi-Botuar,Logos-A, 1993 Shkup. Në Gazetën Illyria,1209, 21-23 Janar 2003 është botuar një artikull nga Prof.Beqir Ismaili me titull “U largua nga kjo jetë edhe një veprimtar i diasporës shqiptare:Qerim Haxhiu (1920-2003)”.Në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Roli i Mërgatës në Shtetformim”,Prizren,10-13 qershor 2012 e organizuar nga Ministria e Diasporës Kosovë me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar është publikuar një shkrim për atdhetarin e madh Qerim Haxhiu.Në vitin e 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit (1920-2020),Këshilli Bashkiak Lushnje me Vendimin me Nr.67 Datë 28/07/2020 vendosi të vlerësojë me titullin “QYTETAR NDERI I LUSHNJES” Z.Qerim Haxhiu (pas vdekjes) me motivacionin:-“Bir i një familjeje shumë të njohur lushnjare,   zoti QERIM HAXHIU mbetet një atdhetar i madh midis diasporës shqiptare në botë.Në Egjiptin e largët, ku jetoi e punoi ,për gati 60 vite ai krijoi një Lushnje e Shqipëri të vogël, bëri gjithçka për mësimin dhe përhapjen e gjuhës sonë të lashtë dhe lartësoi vlerat e bukura morale e kulturore të vendit tonë”. / diasporashqiptare.al / KultPlus.com

Zbulime të reja nga qyteti i fundosur antik në Egjipt

Zhytësit kanë zbuluar mbetje të rralla të një anije ushtarake në qytetin antik të fundosur “Thonis-Heracleion”, dikur porti më i madh i Egjiptit në Mesdhe – dhe një kompleks që ilustron praninë e tregtarëve grekë.

Qyteti, i cili kontrollonte hyrjen në Egjipt në grykën e një dege perëndimore të Nilit, dominoi zonën për shekuj me radhë përpara themelimit të Aleksandrisë, shkruan CNN, përcjell KultPlus.

I shkatërruar dhe i fundosur së bashku me një zonë të gjerë nga disa tërmete, “Thonis-Heracleion” u rizbulua më 2001 në gjirin Abu Qir pranë Aleksandrisë, tani qyteti i dytë më i madh i Egjiptit.

Studimet tregojnë një trup të anijes me fund 25-metra, me lopata dhe velë të madhe, që i ngjason ndërtimeve të lashta egjiptiane. / KultPlus.com

Piramida e Keopsit, sekretet që vazhdojnë të mbajnë ende brenda vetes piramidat e Egjiptit

Falë përmasave të pabesueshme të blloqeve shkëmbore, saktësisë me të cilën janë vendosur, zgjidhjeve të pabesueshme inxhinierike dhe lartësisë së strukturave, piramidat prej shekujsh kanë lënë pa fjalë ekspertë, studiues e shkencëtarë.

Ende edhe sot, ndërtuesit do ta konsideronin një sfidë të pamundur ndërtimin e një piramide duke ruajtur karakteristikat që i veçon ato. Aq madhështore janë këto vepra të dorës së njeriut, sa mes dhjetëra teorive mbi realizimin e tyre ndeshen edhe ato sipas të cilave janë ndërtuar nga qenie të ardhura prej shumë larg planetit tonë.

Ndër piramidat, më e madhja dhe më mbresëlënësja është ajo e Keopsit. Më shumë se të tjerat, mbase për shkak të përmasave, ka fshehur brenda saj enigmën për metodat që janë përdorur për ta ndërtuar. Teoria më e pranueshme e shihte ndërtimin e saj të realizuar përmes një skele të jashtme, e cila zgjatej në formë spiraleje, duke u ngjitur lart përgjatë gjithë gjatësisë së mureve. Spiralja ngushtohej me rritjen e lartësisë së piramidës, deri sa mbërrinte në kulmin e saj.

Fakti është që egjiptianët nuk kanë lënë asnjë lloj dokumentacioni mbi sistemet e ndërtimit që përdorën për ta realizuar këtë kryevepër. Sipas arkitektit francez, Jean Pierre Houdin, i cili kohë më parë ka bërë publike teorinë e tij në Paris, egjiptianët kishin arritur ta realizonin këtë vepër madhështore duke “përdorur një skelë të brendshme në formë spiraleje, deri në kulmin e strukturës” së piramidës. Jean Pierre Houdin u mbështet për të ngritur këtë teori mbi një seri studimesh të hollësishme të kryera nga kolegu i tij, Gilles Dormion, të cilat u krahasuan me të gjitha parametrat e epokës: vegla prej bakri e guri (egjiptianët nuk e njihnin hekurin), materiale të përdorura (blloqe graniti të mbërritura nga Asiani, që ndodhet 900 kilometra larg dhe blloqe gëlqerorë, e harta të ndryshme). Pasi arriti të bindte industrinë “Dassault Systemes”, i cili ofroi asistencën teknike, arkitekti francez, pas tetë vitesh studime të detajuara, paraqiti teorinë e tij të ilustruar, falë sistemeve tredimensionale industriale.

Të dhënat e Jean Pierre Houdin u hodhën në një kompjuter dhe “Dassault Systemes” krijoi një modell virtual për të vërtetuar teorinë e arkitektit përmes sistemeve kompjuterike tredimensionale.

Për këtë u nevojit rimodelimi i gjithë piramidës dhe integrimi i shumë parametrave: përmasat apo pesha e gurëve, forca ngritëse e tërheqëse etj. Skuadra e vënë në dispozicion nga kompania “Dassault Systemes” punoi plot dy vjet mbi këtë projekt. U përdor edhe mikrogërmimi, një teknikë që zbulon ndryshimet e dendësive të materialeve, nga e njëjta kompani që zbuloi edhe boshllëqet në brendësi të piramidës. Jean Pierre Houdin ka ndërmend që shumë shpejt ta provojë edhe në vend teorinë e tij, sigurisht pa përdorur mjete që do ta dëmtonin strukturën.

Piramida e Keopsit

Piramida e Keopsit është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s – 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 – 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.

Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët “Libër shkencor i shkruajtur në gurë” pasi :

– Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug

– Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.

– Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell.

Per ndertimin e kesaj piramide punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen. Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste,qe vijne nga e gjithe bota.

E fshehta e Piramidës së Keopsit

Çdo njeri është në gjendje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot këtë rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël (Ursae Minoris). Por katërmijë e pesëqind vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia zbavitëse e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.

Pamje nga Piramida e Keopsit

Korridori i brendshëm më i gjatë, ose thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel, në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës. Ja dhe një tjetër histori rreth kësaj piramide, që ka lidhje me ciklin “Dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit”. Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradë dy herë: në vitin 2100 dhe 3300 vjet para erës sonë.

Fatkeqësisht, asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erës sonë, pra kemi një shmangie, një digresion. Për këtë, astronomi polak, Jozef Smak, është shprehur se “duke mos qenë egjiptolog nuk jam në gjendje të them se hipoteza e John Herschel në kohën kur e ka formuluar atë ishte përputhja më e mirë”. E ndoshta kështu mund të ketë qenë, nëse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte: “Ushtarë, 40 shekuj shikojnë te ju!”. Nga kjo del se shkencëtarët që shoqëronin Napoleonin në ekspeditën për në Egjipt e datuan ngritjen e piramidës së Keopsit rreth vitit 2200 para erës sonë.

Hipotezës së Herschelit, studiuesit i janë kthyer disa herë. Këtë e kanë bërë po ashtu edhe astronomët edhe pse korrigjimet e tyre kanë qenë të vogla, por dijet tona rreth dukurisë së precesionit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre 200 e më shumë viteve të fundit. Përpara shumë vitesh, me këtë problem, por edhe për shumë vjet u morën përsëri edhe R.L. Walker i US Naval Observatory. Ai arriti t‘i japë zgjidhje kësaj enigme edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me astronominë. Walker konstatoi pikërisht atë që, mënyra më e thjeshtë e ndërtimit të trotuarit apo korridorit konsiston në vendosjen përkatëse të blloqeve prej guri. /albervataj/ KultPlus.com

Zbulohet “qyteti i artë” që u themelua nga gjyshi i faraonit Tutankhamun

Arkeologët në Egjipt bëjnë me dije se kanë zbuluar kohët e fundit “qytetin e artë” i humbur prej 3500 vitesh. Ky qytet është themeluar nga gjyqi i faraonit Tutankhamun dhe konsiderohet si një prej zbulimeve më të mëdha që nga gjetja e varrit të “mbretit fëmijë” rreth një shekull më parë.

Qyteti i njohur me emrin Aten, u ndërtua nga mbreti Amenhotep III i cili sundoi rreth vitit 1390 para Krishtit dhe më pas u përdor nga Tutankhamun.

Vendbanimi u zbuluan në jug të qytetit të Luksorit dhe konsiderohet si një ndër qytetët më të mëdha të vjetra. Ai është i pajisur me disa lagje, rrugë dhe një sistem mbrojtës.

Gjatë gërmimeve u gjetën furra bukë, dyqane, si dhe bizhuteri dhe vazo të ndryshme. Ekipi i arkeologëve në fillim mendoi se ra në gjurmët e tempullit ku u mumifikua Tutankhamun për të zbuluar më pas se kishte gjetur diçka shumë herë më të madhe./a2/ KultPlus.com

Në Egjipt zbulohet një qytet i lashtë, besohet se u ndërtua para 3.000 vjetësh

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një qytet shumë të lashtë. Madje, ata besojnë se ky është qyteti i lashtë më i vjetër që është zbuluar ndonjëherë në Egjipt dhe që ka qenë “i varrosur” nën rërë për disa mijëvjeçarë.

Egjiptologu Zahi Hawass njoftoi për zbulimin e atij që e quajti “qytet i artë i humbur”, duke thënë se struktura është zbuluar afër Luxor-it, ku ndodhet “Lugina e Mbretërve”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Misioni egjiptian nën udhëheqjen e Dr. Zahi Hawass, e gjeti qytetin që kishte humbur nën rërë. Qyteti është 3.000 vjet i vjetër, i përket pushtetit të Amenhotep-it III”, tha ekipi i arkeologëve.

Ky ekip e cilësoi zbulimin si qytetin më të madh të lashtë që është zbuluar ndonjëherë në Egjipt. Sipas arkeologëve, qyteti është quajtur Aten.

Ekipi i filloi kërkimet në shtator të vitit të kaluar mes tempujve Ramses III dhe Amenhotep III, 500 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro.

Pas shtatë muajsh gërmime, janë zbuluar disa lagje të qytetit të lashtë, përfshirë një furrë buke si dhe distrikte të banimit dhe distrikte administrative. / KultPlus.com

Mërgata e Egjiptit, fillesat e shoqërive patriotike

Mërgimi i shqiptarëve në Egjipt i ka fillesat në gjysmën e dytë të shekullit XVIII dhe arriti kulmin gjatë gjithë shekullit XIX e në tri dekadat e para të shekullit XX.

Shqiptarët në Egjipt, me shoqëritë e tyre patriotike dhe veprimtaritë botuese, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në çështjen kombëtare.

Shoqëria e parë shqiptare në Egjipt u themelua në vitin 1875 dhe shumë të tjera pasuan. Ndër figurat që mund të përmendim në diasporën e Egjiptit janë: Thimi Mitko, Spiro Dine, Filip Shiroka, Jani Vruho, Thanas Tashko, Stefan Zurani, Andon Zako Çajupi, Mihal Zallari, Milo Duçi, Loni Logori, Qerim Haxhiu, Fan Noli, Aleksandër Xhuvani etj.

Foto: Andon Zako Çajupi, Fan Noli, Athanas Tashko (varkëtari), Jovan Mitko, Jani Vruho. Fayoum, Egjipt,1905./ KultPlus.com

Mbretëresha e Egjiptit të lashtë, Nefertiti dhe mbreti Akhenaten më në fund në fotografi

Fotografi Bas Uterwijk është përpjekur të rindërtojë fytyrat e Akhenaten dhe Nerfertiti, mbretit dhe mbretëreshës së Egjiptit të lashtë. Portrete moderne të shquara të arritura përmes përdorimit të inteligjencës artificiale.

Në fund të Dinastisë së 18-të, Akhenaten dhe Nefertiti ishin mbreti dhe mbretëresha e Egjiptit. Nuk dihet shumë për ta.

Një statujë e famshme e çiftit, që daton në shekullin e 14 para Krishtit u zbulua gjatë gërmimeve në Tell el-Amarna në 1912.

Statuja është madhështore, jashtëzakonisht e ruajtur mirë dhe i ka rezistuar kohës, duke zbuluar stolitë me shumë ngjyra./ KultPlus.com

Paradë mumiesh në Egjipt

Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit njoftoi se parada e shumëpritur për transportimin e 22 mumieve mbretërore nga Muzeu Egjiptian, që ndodhet në sheshin ”Tahrir” në Kajro, drejt Muzeut Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian, në Fustat, do të zhvillohet në 3 prill, sipas një njoftimi të ambasadës së Egjiptit në Tiranë.

Mumiet mbretërore që do të ekspozohen në muzeun e ri, i përkasin Dinastive XVII, XVIII, XIX dhe XX dhe përfshijnë 18 mumie të faraonëve dhe katër mbretëreshave, që pasqyrojnë një pjesë të rëndësishme të historisë së gjatë dhe të mahnitshme egjiptiane.

Ato do të transferohen me automjete posaçërisht të projektuar për paradën dhe secila prej tyre do të mbajë logon dhe emrin e mumies mbretërore në arabisht, anglisht si dhe me hieroglife.

Ngjarja unike pritet të fillojë me një përshëndetje me 22 të shtëna armësh, për nder të faraonëve, duke sinjalizuar edhe daljen e automjeteve të transportit të mumieve mbretërore nga porta kryesore e Muzeut Egjiptian.

Gjatë rrugës për në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian, parada do të shoqërohet nga tingujt e muzikës tradicionale egjiptiane dhe transmetimet e drejtpërdrejta të një numri artistësh egjiptianë nga vende të ndryshme turistike.

Parada, e cila pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës, do të transmetohet drejtpërdrejt në një numër të madh të kanaleve televizive kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në platformat e mediave sociale, ishte planifikuar më parë të organizohej në nëntor 2020, me pjesëmarrjen e një numri të madh të personaliteteve me famë botërore nga bota e artit, politikës dhe shkencës nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, por sfidat e pandemisë së koronavirusit e bënë të pamundur organizimin si pasojë e kufizimeve të nevojshme duke marrë parasysh numrin e të ftuarve nga e gjithë bota.

”Ne duam që bota të shohë bukurinë e civilizimit të Egjiptit”, deklaroi ministri i Turizmit dhe Antikiteteve Khaled El-Anani.

Muzeu Kombëtar i Qytetërimit Egjiptian, i cili ruan në brendësi të tij mijëra artefakte historike, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 135 000 metrash katrore.

Kjo ngjarje historike është pjesë e një serie projektesh ambicioze të qeverisë egjiptiane, përfshirë koleksionin e plotë të varrit të faraonit më të famshëm egjiptian, Tutankhamon./atsh/ KultPlus.com

Shkretëtira e Bardhë, peizazhi i jashtëzakonshëm i Egjiptit

Egjipti, vendi i njohur për piramidat dhe për vendpushimet luksoze si në Mesdhe ashtu edhe në Detin e Kuq, shpesh neglizhohet për një nga peizazhet më spektakolare, Parkun Kombëtar të Shkretëtirës së Bardhë.

Udhëtimet në Shkretëtirën Perëndimore të Egjiptit janë bërë, së fundmi, më popullore për vendasit dhe turistët, të cilët krahas pamjes mahnitëse shijojnë edhe aktivitete apo sporte të ndryshme në shkretëtirë.

Rrugëtimi për në Shkretëtirën e Bardhë zakonisht fillon me një ndalesë në një peizazh krejtësisht të kundërt, Shkretëtira e Zezë. Kjo shkretëtirë përmban një mori vargmalesh ku secili mbart një shtresë gurësh të zinj të krijuar nga vullkanet miliona vjet më parë. Nga këtu, në destinacionin e hapësirës së pafundme ranore të bardhë, arrihet përmes një rruge të braktisur.

“Sapo vihesh përpara pamjes së Shkretëtirës së Bardhë, kupton se ky vend është ndryshe nga çdo vend tjetër në planet, një pamje misterioze me një bukuri të frikshme, që të bën të kuptosh se si planeti ynë i nënshtrohet ndryshimeve të fuqishme klimatike”, raporton CNN Travel.

Është e pabesueshme të mendosh se më parë e gjithë kjo shkretëtirë ka qenë një det apo oqean, dhe se e vetmja provë e mbetur për këtë është një koleksion shkëmbinjsh gëlqerorë të kalcifikuar e të skalitur me kalimin e kohës nga rëra dhe era.

Pasi perëndon dielli, në shkretëtirë ngrihen kampet nga vendasit, beduinët, që përgatisin për vizitorët një darkë tradicionale mbi një zjarr të hapur. Shkretëtira e Bardhë është padyshim një nga mjediset më të mira në planet për të vëzhguar Rrugën e Qumështit me gjithë shkëlqimin e saj, por edhe një reliev të jashtëzakonshëm. \ a2news / KultPlus.com

Zbulohen mumiet antike 2 mijë vjeçare në Egjipt, kishin të vendosur ari brenda gojës së tyre

Arkeologët kanë zbuluar mumiet 2,000 vjeçare me gjuhë të artë të vendosura brenda gojave të tyre.

Këto mumie janë zbuluar në Egjiptin verior, ka thënë ministria e antikave, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Një ekip egjiptian-dominikan që punonin në tempullin “Taposiris Magna” të Aleksandrisë, kanë zbuluar 16 varrime në varret e prera në shkëmb të njohura në epokën greke dhe romake.

Arkeologët kishin parë brenda se mumiet nuk ishin ruajtur mirë e ishin të dobëta.

Mendohet se të vdekurve iu dhanë amuleta me fletë ari, të formuara si gjuhë, në mënyrë që ata të mund të flisnin para oborrit të perëndisë Osiris në jetën e përtejme.

Egjiptianët e lashtë besonin se Osiris ishte zot i botës së krimit dhe gjykatës i të vdekurve.

Sipas tyre “Zoti” ishte gjithashtu në foto me dekorime të praruara në kartonë (një material i bërë nga shtresa suvaje, liri dhe ngjitës), që mbështeste pjesërisht një nga mumiet, arkeologu kryesor Kathleen Martinez i Universitetit të Santo Domingo u citua nga ministria e antikave.

Dekoratat e praruara në kartonë rreth kokës së një mumie të dytë përshkruajnë një kurorë, brirë dhe një gjarpër kobre, shtoi ajo.

Në gjoks, dekorimet përshkruanin një gjerdan nga i cili varej koka e një skifteri – simboli i perëndisë Horus.

Khaled Abo El Hamd, drejtori i përgjithshëm i autoritetit të antikave në Aleksandri, tha se misioni arkeologjik në Taposiris Magna kishte zbuluar gjithashtu maskën e varrimit të një gruaje, tetë thekë të artë të një kurore të artë dhe tetë maska mermeri që datojnë në Greqisht dhe Romak epoka

Ministria e antikave tha se një numër monedhash që mbanin emrin dhe portretin e Mbretëreshës Kleopatra VII ishin gjetur më parë brenda tempullit.

“Kleopatra VII” ishte mbretëresha e fundit e dinastisë Ptolemaike greqishtfolëse, duke sunduar Egjiptin nga 51-30 para Krishtit. Pas vdekjes së saj, Egjipti ra nën sundimin romak./KultPlus.com