Jehona Gjurgjeala dhe Egzon Gashi, pjesë e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të çerdheve dhe shkollave të Prishtinës

Jehona dhe Egzoni, dy ekspertët e pavarur të arsimit që nga sot zyrtarisht do të jenë pjesë e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të çerdheve dhe shkollave të Prishtinës.

Jehona Gjurgjeala është themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e “Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA”. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në London School of Economics and Political Science. Jehona po ashtu ka përfunduar programin profesional ne Politika te Edukimit, nga Georgetown University. Ajo ka përvojë mbi dhjetë vjeçare në pozita menaxheriale në ndërmarrje ndërkombëtare – me zyra në Oksford, Londër dhe Kopenhage.

Ndërsa Egzon Gashi është është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “Teach For Kosova”, një organizatë joqeveritare e cila synon të përmirësojë cilësinë e sistemit arsimor në Kosovë. Egzoni ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, ka Master në Edukim në Johns Hopkins University, ku edhe aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Lidership dhe Sipërmarrje në Arsim.

Jehona dhe Egzoni janë ndër profesionistët më të mirë të fushës. / KultPlus.com

Obama Foundation përzgjedh Egzon Gashin nga Kosova në programin e 2022

Egzon Gashi, themelues i “Teach for Kosova” do të jetë në mesin e 35 liderëve të rinj nga Europa, të cilët do të marrin pjesë në programin e vitit 2022 nga Obama Foundation.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet Presidenti Obama, nëpërmjet rrjetit social Twitter. Ish-Presidenti i SHBA-ve ka uruar kandidatët e përzgjedhur, duke u shprehur që mezi pret të shohë rezultatet e punës së përbashkët.

I përzgjedhuri nga Kosova, Egzon Gashi u shpreh i lumtur me lajmin dhe gati për të përfaqësuar vendin dhe komunitetin në këtë program të rëndësishëm global. “Jam shumë i gëzuar që të ndaj me ju se jam përzgjedhur në programin e Obama Foundation të Liderëve të Europës për vitin 2022. Ky është një Fellowship gjashtë-mujor për zhvillimin e udhëheqësisë me 35 liderë të tjerë të rinj në të gjithë Europën. Që kur isha i ri, Presidenti Barack Obama ka qenë idhull për mua; një person që më mësoi se të qenurit lider empatik ishte njekohësisht e mundur dhe e rëndësishme, madje edhe në nivelin më të lartë të udhëheqjes. Unë punoj për t’i zhvilluar këto cilësi në udhëheqjen dhe punën time me Teach For Kosova./KultPlus.com