Një skulpturë monumentale me alumin të riciklueshëm qëndron në kopshtin e Muzeut “Victoria dhe Albert”: programi i Festivalit të Dizajnit në Londër thekson shqetësimet ekologjike.
Ndërsa Britania e Madhe po përgatitet të presë konferencën e klimës COP26, të gjitha instalimet, projektet artistike dhe punimet për edicionin e 19-të të ngjarjes, nga 18-26 shtator, udhëhiqen nga e njëjta ambicie për të ekspozuar objekte të dobishme, estetike dhe respektuese ndaj mjedisit.
“Ne po ecim gjithnjë e më shumë drejt modeleve të qëndrueshme”, shpjegoi drejtori i festivalit, Ben Evans.
Krijimet novatore, të ekspozuara në disa vende në kryeqytetin britanik, përfshijnë llampa Art Deco në plastikë të ricikluar, këpucë kartoni dhe tryeza të krijuara nga gurë vullkanikë dhe hi.
Dhe, për ta çuar qasjen ekologjike në ekstrem, nuk kanë asnjë mbështetje fizike.
Vizitorit i duhet të vendosë syze të errëta për të parë një strukturë arkitekturore 3D, që shfaqet mbi të, e përbërë nga shtylla që ngrihen dhe bien, në ritmin e muzikës instrumentale.
Të tërheq vëmendjen një vepër tjetër, që kombinon dizajnin dhe shkencën: një fustan i veshur nga një robot i aftë për të folur, forma dhe ngjyra e të cilit do të ndryshojnë gjatë gjithë festivalit.
Pas një edicioni 2020 kryesisht në internet, për shkak të pandemisë, ky festival është një nga ngjarjet me të cilat bashkia e Londrës synon të ringjallë kryeqytetin. / KultPlus.com