Eksodi i marsit të vitit ’91 drejt Italisë fqinje

Më 6 mars të vitit 1991, më shumë se 3000 shtetas lanë Shqipërinë dhe hipën në bordin e anijes “Tirana”, për t’u nisur drejt Italisë.

Me rënien e diktaturës, të motivuar nga liria e rifituar, bashkatdhetarët u drejtuan në kërkim të botës së ëndërruar prej kuadrit të ekranit të televizorit, për të siguruar mirëqënien e munguar.

Ikjet gjatë javës së parë të marsit të 1991-shit qenë të përmasave tejet të mëdha, aq sa kjo ndodhi u konsiderua si analoge me eksodin biblik. Gjithashtu, braktisja masive e vendit, mobilizoi elitën politike të kohës për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e fluksit emigrator.

Në gusht, mijëra shqiptarë të tjerë u nisën drejt portit të Durrësit dhe hipën në anijen “Vlora”, e cila u tejmbush me burra, gra e fëmijë. Brenda dy javësh pas zbarkimit në Bari, u riatdhesuan më shumë se 17 mijë shqiptarë. Ndërsa në Itali mbetën rreth 1500 azilantë që kishin kërkuar strehim politik./atsh/KultPlus.com

Sheshi i ri i Flamurit, një projekt unikal në Vlorë

Sheshi i ri i Flamurit në Vlorë, një projekt unikal për Vlorën do t’i shtojë një tjetër pjesë të bukur mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane.

Rama ndau sot pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, ku kanë dalë në pah objektet e historisë.

Duke i cilësuar pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, Rama tha se “po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën”.

Ky investim fillon nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës dhe përfundon tek zona e njohur si Ish Kapelja. Pas përfundimit të projektit kanë dalë në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri lidh monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera./atah/KultPlus.com

Eksodi i Shqiptarëve Të Malit Të Zi

Kjo fotografi është e shqiptarëve të dëbuar nga forcat serbo-malazeze nga trevat shqiptare në Malin e Zi.

Para fillimit të Luftërave Ballkanike, qytetet shqiptare Podgorica, Tuzi, dhe një pjesë e Malësisë së Madhe u pushtuan nga Mali Zi, dhe banorët shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Kurse nga qyteti i Tivarit i cili ishte “cënuar” nga Mali i Zi në vitin 1878, shqiptarët u dëbuan në vitin 1912/1913./KultPlus.com