Drejtoria e Arkivave sjellë ekspozitë fotografike me veshje popullore në Krumë

Ekspozita fotografike “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” u paraqit sot në Krumë, si pjesë e një turi nisur nga Gjirokastra.

Ekspozita vjen në përgjigje të interesit të lartë të publikut nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA).

Ekspozita fotografike “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” u paraqit në bashkëpunim me Bashkinë e Hasit.

DPA bëri të ditur në rrjetet sociale se në ekspozitë shfaqi për qytetarët një sërë imazhesh që diktojnë veçoritë dhe shumëllojshmërinë e kostumografisë popullore të trojeve shqiptare.

Kjo ekspozitë e ka patur premierën në Gjirokastër, me rastin e edicionit të XI-të të Festivalit Folklorik Kombëtar. Ndërkaq, është shfaqur edhe në Tepelenë, në Shkodër, në Korçë, në Krujë, në Durrës, në Kallarat, në Tropojë dhe do të vijojë këtë tur shëtitës në qytete të tjera./atsh/ KultPlus.com

 ‘Lumturi Blloshmi. Nga e Para’, vjen ekspozita retrospektivë e autores në GKK

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, vjen ekspozita retrospektivë e artistes Lumturi Blloshmi, “Lumturi Blloshmi. Nga e Para”, shkruan KultPlus.

Kjo është ekspozita e parë retrospektivë e artistes Lumturi Blloshmi (1944–2020) në Kosovë dhe gjithashtu ekspozita pasuese e prezatimit të saj të suksesshëm në Bienalen e 59-të Venecias si pjesë e pavjonit shqiptar në 2022.

“Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosova është institucioni i parë që e mirëpret këtë ekspozitë retrospektive, akoma më të zgjeruar dhe detajuar të veprave të një ndër artisteve më të rëndësishme shqiptare duke i prezantuar publikut një pjesë domethënëse të krijmitarisë së saj më shumë se gjysëm-shekullore”, thuhet në postimin e MKRS në facebook.

Ekspozita do të përmbajë vepra të Blloshmit nga vitet e 60-ta të deri në vitin 2000, që përfshin përfshin autoportrete, peizazhe, portrete, kompozime në pikturë, fotografi e instalacione që flasin për thelbin estetik dhe realitetin personal të Blloshmit, po aq sa flasin dhe për kontekstin specifik politik dhe social në të cilin u krijuan.

Kuratore e kësaj ekspozite është Adela Demetja, ndërsa Regjisor është Tin Tin Dirdamal

Artisti i mediave interaktive: Alexander Walmsley

Arkitekte e ekspozitës: Dea Buza / Apparatstudio

Dizajni: Joreld Dhamo / Parallel Studio

Ekspozita është realizuar me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe hapja e saj do të bëhet më 1 shtator në GKK./KultPlus.com