Elbenita Kajtazi me “Agimet Shqiptare” do të prezantohet në BBC Cardiff Singer of the World

Sopranoja e njohur kosovare Elbenita Kajtazi është në përgatitjet e fundit të paraqitjes së saj në BBC Cardiff Singer of the World, konkurs që do të nisë më 13 qershor, shkruan KulPlus.

Por e veçanta e kësaj paraqitje të sopranos kosovare është se do të prezantojë edhe veprën e Avni Mulës “Agimet Shqiptare”, që sipas Kajtazit është këngë që e prekë thellë në shpirt.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Kajtazit për këtë garë të jashtëzakonshme.

Sot ishte dita e 5 që kur jam e karantinuar në një hotel në Cardiff – Wales, përpara kam edhe 5 ditë të tjera e izoluar në këtë dhomë hoteli!

Nuk e kam marrur aspak negativ faktin që duhet të rri e mbyllur 10 ditë përpara se të filloj konkursi BBC Cardiff Singer of the World sepse fakti që jam vetëm dhe e izoluar po më ndihmonë shumë që të fokusohem e të parapërgatitem për një garë jashtëzakonisht të vështirë që po më pret nga 13 deri me 19 qershor.

Konkursi BBC Cardiff singers of the world është garë e dyfisht për dy kategori, atë të këngës dhe operës, unë kam zgjedhur të marrë pjesë në të dyja, sepse këngën LIED e dua shumë dhe ndjej gjithmonë shumë kënaqësi kur e interpretoj.

Përzgjedhjën e këngëve e kam bërë me shumë kujdes dhe me kënaqësin më të madhe ndaj me ju faktin që në mesin e BERG, STRAUß, DEBUSSY, BRAHMS, BRIDGE, LISZT, RACHMANINOFF, kam zgjedhur edhe këngën shqipe “Agimet Shqiptare” të kompozuar nga AVNI MULA. “Agimet Shqiptare” është këngë e cila më prek thellë në shpirt sa herë e këndoj, ndjej që me çdo notë e çdo fjalë mund të shpreh mallin e madhë që ndjej për atdheun tim.

Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen e uroj të dal faqebardhë e të nderoj gjithë Shqiptarët kudo që janë!/ KultPlus.com

Sopranoja Kajtazi përveshë mëngët, e presin katër koncerte dhe 26 shfaqje operistike

Sopranoja e njohur shqiptare Elbenita Kajtazi e cila është duke shënuar një sukses të madh në teatro prestigjoze të Evropës, shihet se do të ketë një angazhim të madh edhe përgjatë këtij viti dhe vitit 2022, shkruan KultPlus.

Ajo ka njoftuar për angazhimet e saja përgjatë kësaj periudhe kohore, duke përfshirë teatrot më të njohura të Evropës, por që ka listuar edhe performancën e Kosovës, e që do të jetë në kuadër të ReMusica.

KultPlus ju sjell të plot njoftimin e Kajtazit.

Miq të dashur,

Kam kënaqësin të ndaj me ju sezonin 2021 / 2022 ⬇️

Salzburger Festspiele | Salzburg Festival Staatsoper Hamburg Konzerthaus Berlin Theater Erfurt Semperoper Dresden ReMusica Festival

Do jetë një vit i stërngarkuar, me gjithësej 4 koncerte, dhe 26 shfaqje operistike , 4 debutime , Rita, Manon, Contessa, dhe Mimi 🍀shumë studim dhe perkushtim përpara vetës por ky fakt vetëm sa më plotëson lumturin shpirtërore dhe më pasuron repertorin tim operistik.

24, 25 July 2021Salzburger FestspieleMissa in tempore belli – Mozart Matinee Minasihttps://www.salzburgerfestspiele.at/…/missa-in-tempore…15 August 2021Open Air concert Philharmonisches Staatsorchester Hamburghttps://www.staatsoper-hamburg.de/de/spielplan/stueck.php…01 September 2021Rita – Deux hommes et une femmeKonzerthaus Berlinhttps://www.berlineroperngruppe.de07 September 2021Recital with Camille LemonierReMusica PrishtinëRepublic of Kosovohttps://remusicafestival.com30 September03, 09 October 2021 Nannetta-FalstaffStaatsoper Hamburghttps://www.staatsoper-hamburg.de/…/stueck-termine.php…#27 November10,18, 22 December 2021 07, 16, 23 January 2022 Contessa-Le nozze di FigaroTheater Erfurthttps://www.theater-erfurt.de/Spielplan.html12, 26 December 2021Gretel-Hänsel und GretelStaatsoper Hamburghttps://www.staatsoper-hamburg.de/…/stueck-besetzung.php?AuffNr=173089#pagenav30 January04, 09, 12 February 2022Manon-ManonStaatsoper Hamburghttps://www.staatsoper-hamburg.de/…/stueck-besetzung.php?AuffNr=193256#pagenav17, 20 March 2022Violetta-La TraviataStaatsoper Hamburghttps://www.staatsoper-hamburg.de/…/stueck-besetzung.php?AuffNr=173128#pagenav13, 16, 22 April 2022Adina- L’elisir d’amoreStaatsoper Hamburghttps://www.staatsoper-hamburg.de/de/spielplan/stueck.php…29 October, 13 November 2021 25 June, 01 July 2022Mimi-La BohemeSemperoper Dresden./ KultPlus.com

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi rikthehet në Prishtinë, do të performojë në ‘ReMusica’

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi që tashmë ka debutuar në skena të shumta ndërkombëtare, këtë verë do të performojë edhe në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Kajtazi do të jesh e pranishme në edicionin e 20-të të Festivalit ReMusica që do të mbahet përgjatë datave 7 deri më 17 shtator të këtij viti në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Lajmin për pjesëmarrjen e ka konfirmuar vetë sopranoja nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Instagram ku ka shkruar se është e lumtur që mezi pret të kthehet dhe të performojë në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur dhe e entuziazmuar kur njoftoj se më në fund do të këndoj në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Paraqitja ime e fundit në vendin tim ishte në vitin 2016, dhe mezi pres të kthehem dhe të jem pjesë e @remusicafestival, një festival që më ka mbështetur që nga koha kur kam filluar të këndoj. Do të këndoj një muzikë të bukur franceze dhe gjermane”, ka shkruar ajo.

Kajtazi në këtë festival do të performojë muzikë franceze dhe gjermane / KultPlus.com

Sopranoja Kajtazi do të debutojë me rolin e Ritës në Berlin

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi do të debutojë me rolin e Ritës në Gjermani me operën ‘Dy burrë dhe një grua’, e cila realizohet për herë të parë në këtë vend, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook sopranoja ka njoftuar se 1 shtatori i këtij viti do të shënoj debutimin me rolin e Ritës nga opera “ Deux hommes et une femme “ në Konzerthaus Berlin.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:

Përshëndetje miq të dashur,

SAVE THE DATE!!

Me 1 shtator 2021 do debutoj rolin Rita nga opera “ Deux hommes et une femme “ në Konzerthaus Berlin. Opera “ Dy burra dhe një grua “ është operë komike e kompozuar nga Donizetti e cila zgjat vetëm një orë dhe do të realizohet për herë të parë në Gjermani.

Mezi pres të ngjitem në skenën e Konzerthaus Berlin bashkë me Berliner Operngruppe nën dirigjimin e Felix Krieger./ KultPlus.com

Ekskluzive: Për herë të parë në histori, sopranoja Elbenita Kajtazi do ta prezantojë Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World (VIDEO)

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi sapo ka njoftuar se po shpalosë një faqe të re në histori, duke prezantuar Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World, shkruan KultPlus.

Kajtazi sapo ka njoftuar për këtë sukses, e cila ka treguar për këtë sukses.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e saj e cila e ka shoqëruar edhe me video.

Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju.

“This year’s competitors come from 15 countries, including Madagascar and the Republic of Kosovo – neither of which have ever featured in the competition before.”

Për herë të parë në histori të konkursit

BBC Cardiff Singer of the World

do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë!

https://www.classical-music.com/…/who-are-the…/

/ KultPlus.com

Një rrugë përplot sfida deri në skenat ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi: Kam qëndruar edhe pa bukë

Suada Qorraj

Fotografitë Valbon Tishukaj

Historitë e jashtëzakonshme të suksesit jo çdo herë fillojnë në rrugët e lehta nëpër të cilat përballë ecjes nuk ke pengesa. Ndonjëherë pikërisht rrugët më të vështira, ato të cilat të hedhin sa në një skaj në tjetrin, janë rrugë në të cilat ndërtohet e ardhmja. E pikërisht e tillë është edhe historia e sopranos, Elbenita Kajtazi, dikur vajzës së vogël që shiste qumësht në lagje, kurse sot gruas, zëri i së cilës ka pushtuar teatrot ndërkombëtare.

Sikurse në çdo vit tjetër, edhe këtë herë KultPlus, Ditën e Gruas e shënoi pikërisht me rrëfimin e jetës, fëmijërisë, sfidave, por edhe magjinë e majës së suksesit, të sopranos Elbenita Kajtazi, shkruan KultPlus.

Nën moderimin e gazetares Xhemile Hysenaj, sopranoja Kajtazi me një modesti të jashtëzakonshme dhe një oratori për lakmi, nisi të shpaloste kujtimet e fëmijërisë, tregoi se si kur ishte fëmijë, ruante lopën, dashurinë ndaj së cilës nuk hezitonte ta shprehte. Madje ajo rrëfeu edhe kohën kur për të ndihmuar familjen, rrugët e lagjes ku banonte i kishte shfrytëzuar si vendin ku qumështin e lopës, të cilës i kishte vënë dhe emër, e shiste.

“Pas luftës, nga shtëpia e madhe ku jetonim së bashku me axhallarët, tashmë jetonim ndaras, dhe si në çdo familje tjetër ishte bërë edhe ndarja e gjërave. Ne gëzuam një nga dy lopët e familjes. Unë e kam dashur shumë atë lopë, aq sa s’mund ta përshkruaj me fjalë, Larukë i kam thënë. Me të kam shkuar në arat e fshatit. Qumështin të cilin nëna e merrte nga lopa unë e kam shitur në lagje dhe për këtë jam shumë krenare”, kujton kështu Kajtazi një pjesë nga fëmijëria e saj.

Sopranoja thekson rrugët që bënte së bashku me lopën e familjes, nga shtëpia tek arat, kalonin edhe përmes qytetit ku ajo shpesh herë takohej me nxënësit e tjerë të shkollës, të cilët pa hezituar e përqeshin faktin që ajo kujdesej për lopën. “Mua s’më ka interesuar edhe aq shumë kjo sepse unë e kam dashur lopën time aq shumë sa fjalët e tyre nuk më lëndonin”, vazhdoi rrëfimin e saj me përplot nostalgji e komplekset nuk kishin vend te kjo artiste e madhe.

Meqë ky event po mbahej pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kajtazi kishte vendosur që në rrëfimin e jetës së saj të ndalej tek tri gratë që ja ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e jetës.

Nëna ishte udhërrëfyesi i parë në jetën e saj. Duke e drejtuar atë vetëm drejt shkollimit, dhe insistimi i saj që Elbenita t’i ndjek ëndrrat, kishin qenë forca e parë që asaj i dhanë guxim për të provuar çdo sfidë.

Andaj, Kajtazi nuk rresht së përmenduri përkrahjen e madhe që ka marrë qysh si fëmijë nga nëna e saj. Ajo thotë se ndihet krenare për faktin se nëna e ka shtyrë gjithmonë atë dhe gashtë motrat e saj drejt shkollimit, pavarësisht kushteve të vështira në të cilën gjendej familja. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj shtytjeje të vazhdueshme, Elbenita Kajtazi hodhi hapat e parë drejt një karriere të suksesshme në muzikë. Fillimisht ajo përfundoi shkollën e mesme të muzikës në qytetin ku kishte lindur. Për të udhëtuar më pas drejt Prishtinës dhe për të zënë vendin e saj në Fakultetin e Arteve në kryeqytet.

Por, edhe ardhja në kryeqytet nuk ishte e lehtë. Kajtazi tregon se si për të vazhduar studimet dhe për të ja lehtësuar sado pak familjes barrën, ajo kishte filluar punën në një dyqan të rrobave.

“Në muajin e parë kur kam ardhë në Prishtinë, babai më ka ndihmuar duke më dhënë paratë e nevojshme për pagesën e konviktit dhe mensës dhe kjo ishte shuma që unë kisha për tërë muajin. Ka pasur raste kur s’kam shkuar në mense për shkak të ligjëratave të vonshme dhe kështu kam qëndruar dhe pa bukë. Por, pas një muaji kisha gjetur një punë në një butik, ku punova diku rreth një muaj e gjysmë”, deklaroi Kajtazi.

Kajtazi kujton edhe një nga ditët në këtë punë ku edhe kishte takuar një nga profesorët e saj, të cilit disa herë i kishte munguar në orën e mësimit. Teksa flet për të, Elbenita tregon se si ai i kishte kërkuar që ta linte punën ngase ai do të bënte të pamundurën që Elbenitës t’i siguroi një vend në Filharmoninë e Kosovës, ngase ajo posedonte një zë e talent të jashtëzakonshëm.

Pranimi në Filharmoninë e Kosovës dhe përfundimi me sukses i studimeve shënon ëndrrën e çdo prindi për fëmijën e tyre, njëlloj sikurse edhe për prindërit e Elbenitës. Por, ëndrrat e sopranos nuk ndaleshin këtu, ajo synonte të arrinte më tepër, të ndërtonte karrierën e saj jashtë kufijve të vendit.

Elbenita tregon se si në atë kohë gjendej përballë një dëshpërimi ngase kishte marrë një refuzim nga një këngëtar i famshëm shqiptar, dhe madje kishte menduar që të ndryshonte profesionin dhe të bëhej avokate. Por, ishte pikërisht intervista e Ermonela Jahos në njërin nga televizionet shqiptare, që Elbenitës i dha guximin t’i shkruaj asaj dhe t’i kërkoj ndihmë.

“E kam marrë telefonin dhe po i shkruaj në Facebook me një mesazh shumë të gjatë, ja dërgova disa video, duke i shpjeguar se nuk po i kërkoj t’më nxjerrë nga Kosova, por thjeshtë të më tregoj se sa vlejë. Ermonela ma ka kthyer mesazhin brenda dy minutave dhe më ka thënë se ngase i pëlqen zëri im ajo dëshiron të më ndihmoj”, tregon kështu me përplot emocione sopranoja, e ku nuk i munguan as lotët.

Këtë bisedë që ajo e bëri me Ermonelën, e konsideron si një nga bisedat që i ka ndryshuar jetën më së shumti dhe për të mirë. Tutje ajo shpjegon dhe takimin e saj të parë me Ermonelën dhe këngën që ka kënduar për të.

“Ermonela Jaho më ka dhënë një qafore me zemër dhe ka thënë që zemra e saj do jetë gjithmonë me mua”, rrëfen tutje Kajtazi.

Ishte Ermonela ajo që e ndihmoj Elbenitën që të konkurroj në një garë në Itali. Teksa rrëfen peripecitë e këtij rrugëtimi, ajo thotë se kur kujton këtë kohë, e mendon veten mjaft të guximshme sepse duhet guxim të shkosh nga një vend ku nuk ka as sallë të operës, në një garë ku marrin pjesë artistë nga e gjithë bota.

“Kam shkuar tre herë në atë garë, deri sa kam zënë vendin e parë”, thotë Kajtazi duke na dëshmuar për këmbëngulësinë e saj drejt suksesit.

Por, ndryshimi më i madh në jetën e Elbenitës ende nuk kishte ndodhur, ngase ditët e kaluara në Amerikë, kur kishe shkuar të përfaqësonte Kosovën, i dhanë kahje tjetër jetës së saj. Kajtazi tregon se si kishte menduar të mos largohej nga Amerika, të qëndronte atje dhe të bënte një ndryshim në jetën e saj, duke lënë pas familjen, nënë babin, por edhe Ardianin, që tashmë është edhe bashkëshorti i saj.

“Në Amerikë takova regjisoren Vera Kalabria ku në njërën nga ditët teksa qëndronim bashkë në kamp i thashë se kam vendosur që të mos kthehem në atdhe por të qëndroj në Amerikë, në atë kohë kisha një ambicie të madhe por një pjekuri shumë të vogël. Ishte Vera ajo që më këshilloi që të kthehesha në Kosovë, duke premtuar se në momentin që unë do marr shengen vizën ajo do më ndihmonte”.

Duke qenë një vajzë luftarake, Kajtazit nuk ju deshën më shumë se një muaj që të siguronte vizën dhe t’i shkruante Verës, gruas së tretë në jetën e saj që i dha shtysën e fundit ndoshta për nisjen e një karriere të suksesshme. Ajo tregoi me përplot emocione teksa e shpjegonte edhe me duar reagimin befasues që kishte marrë nga Vera Kalabria.

Fillimisht Kajtazi kishte shkuar në Vjenë ngase aty kishte dhe familjarë të saj, ku dhe fitoi bursë studimi që në audicionin e parë, por për shkak të kushteve jo të mira ekonomike ajo duhej ta refuzonte atë.

Një gjë e tillë nuk ndali dot shpirtin luftarak dhe kërkues të Elbenitës, me ndihmën e Verës ajo udhëton për në München, ku do të mbante audicion në teatrin e këtij qyteti.

“Kur shkova në München drejt e në audicion me pantallona dhe atlete, teksa teatri ishte aq i madh dhe po aq i bukur”, rrëfen sopranoja.

Teatri i Münchenit kishte pranuar pa hezitim që Elbenitën ta bënte pjesë të ekipës së vet, mirëpo pikërisht itendanti i atij teatri, që e kishte përkrahur Kajtazin që në momentin kur kishte hyrë brenda e kishte udhëzuar që të mos pranonte një gjë të tillë sepse më pas do të kishte një karrierë të shkurtër operistike duke i siguruar asaj një tjetër audicion në Operën Gjermane të Berlinit. Madje ai i kishte ndihmuar edhe me pagesën e rrugës duke i lënë dhe një letër në të cilën i uronte fat.

Shkuarja në Berlin e takoi prapë Elbenitën me Verën ku këtë herë i kishte ndihmuar sopranos që në audicion të mos shkonte e veshur me pantallona siç kishte bërë deri atëherë. Dhe nga këtu fillon dhe karriera e saj e suksesshme në botën e operës ngase ajo tashmë ishte pranuar në Operën Gjermane të Berlinit.

Kajtazi madje tregon se si në provën e parë kishte shkuar dhjetë minuta me vonesë, e të cilën e konsideron si një nga mësimet më të mëdha të jetës sepse nga ajo ditë ajo kishte mësuar kulturën e të arriturit me kohë në prova.

Kajtazi rrëfen edhe për paraqitjen e saj të parë në skenën e operës, emocionet por dhe frikën që ka përjetuar, ngase për të ishte hera e parë që luante në një skenë aq të madhe e me një publik aq të madh. Ajo e konsideron shumë të rëndësishme faktin që pavarësisht hezitimeve të saja se nuk kishte arritur të luante si duhej në shfaqje, ishte pikërisht regjisorja ajo që e kishte frymëzuar dhe bërë më të fortë e duke e vënë në pah punën e mirë që kishte bërë.

Në mbrëmjen e organizuar nga KultPlus, Elbenita i kishte të pranishëm edhe familjarët, por një gjë të tillë nuk i has shpesh ta përjetojë edhe në skenat ndërkombëtare.

Shkaku i vizave, familjarët e saj rrallë kanë qenë të pranishëm, por që pjesërisht ata kanë arritur të shohin shfaqje të Elbenitës në skenat ndërkombëtare e ky për të mbetet një emocion i veçantë.

Kajtazi, përkundër suksesit, një bashkëpunim të mirë vazhdon ta mbajë me Filharmoninë e Kosovës dhe festivalet klasike në vendin tonë. Sopranoja tregoi se nuk përjashton mundësinë e mbajtjes së një koncerti në Kosovës së shpejti, mirëpo që sipas saj ende nuk ka ndonjë gjë definitive në këtë aspekt ngase akoma janë në bisedime e sipër.

Krejt në fund të këtij rrëfimi inspirues, ishte edhe publiku ai i cili me pyetjet e tyre u interesuan më tepër edhe për faktin nëse Elbenita ka mirësinë dhe vullnetin që tu ndihmonte studentëve, njëjtë si Ermonela që i kishte ndihmuar asaj dhe publiku vetëm sa e kuptoi që Elbenita tashmë e kishte bërë një gjë të tillë e do të vazhdonte ta bënte sa herë që të kishte mundësi.

Të pranishmit, të emocionuar pafund nga ky rrëfim, pas përfundimit të ngjarjes, e takuan nga afër Elbenitën duke e përgëzuar për guximin e ku nuk mungonin as fotografitë e shumta. / KultPlus.com

Elbenita Kajtazi nesër në KultPlus Caffe Gallery, vjen me një rrëfim inspirues

Nesër duke filluar nga ora 19:00 në ambientet e KultPlus Caffe Gallery do të organizohet bashkëbisedim me sopranon e njohur kosovare, Elbenita Kajtazi.

Kajtazi që tash e sa vite është duke shënuar një karrierë të bujshme në skenën ndërkombëtare. Kjo mbrëmje përkon me festën e 8 Marsit, festës së gruas, ku Elbenita Kajtazi është shembulli më i mirë i një gruaje që ka luftuar për të arritur suksesin e saj.

Jeni të ftuar të jeni pjesë e kësaj mbrëmjeje ku do të përjetoni nga afër rrëfimin e suksesit të artistes Kajtazi.

Poashtu pas diskutimit keni mundësi ta takoni edhe personalisht artisten, duke shijuar edhe nga një gotë verë. / KultPlus.com

Elbenita Kajtazi: Ëndërroj që një ditë të ndaj skenën me Ermonela Jahon, ajo është krenari kombëtare

Jeta Zymberi

Fëmijërinë e kishte të thjeshtë, teatri e opera ishin dyer që nuk u hapën asnjëherë për të. Ajo nuk frekuentonte vende të tilla. Ishin dyert e shtëpive të lagjes që hapeshin për të marrë qumështin e familjes së Elbenitës, e që asaj i kishte rënë hise ta shpërndante çdo ditë. Kjo punë asaj i sillte kënaqësi sepse në atë kohë Kosova po përballej me forcat serbe dhe aktivitetet tjera për fëmijë ishin pothuajse të pamundura. Elbenita Kajtazi, atë kohë 8 vjeçare, e gjente vetën edhe në diçka tjetër. Strehim e qetësim në kohë lufte e kishte këngën. Frikën e mbizotëronte me zërin e saj poshtë tavolinës apo në ndonjë qosh të shtëpisë, aty ku zëri nuk i dëgjohej fort. Ndërsa sot, duket sikur ai zë që për shkumë kohë u akumulua në brendësi të saj, ka arritur të depërtojë në skenat më të mëdha të operës në botë. Ndonëse një rrugëtim i pamenduar më herët, Elbenita me rrëfimin e saj dëshmon që asgjë nuk është e pamundur.

Ndërsa popullariteti u përhap dhe potenciali i saj i vërtetë po shpaloset nëpër skena botërore, ajo është shndërrua në diçka shumë më tepër, në një vajzë inspiruese.

Në një intervistë ekskluzive për KultPlus, Elbenita na tregon për një rrugëtim prekës, frymëzues dhe emocionues. Ajo flet për frikën, pengesat, pasionet, përparimin e shumë më tepër për atë që e drejtoi dhe i shtroi këtë rrugë suksesi.

Elbenita Kajtazi

KultPlus: Keni potencuar që për herë të parë keni shikuar një shfaqje operistike në kanalin YouTube, ndërsa sot ju keni arritur të depërtoni suksesshëm në skenën ndërkombëtare dhe të shkelni skena të mëdha, si e përshkruan këtë rrugëtim?

Elbenita Kajtazi: Për të përshkruar rrugëtimin tim në fjalë të shkurtra do potencoja shumë punë e përkushtim, besim i madh në atë që kam dashur të arrijë, fat, dhe shumë dashuri për punën që unë bëj. Nuk ka qenë e lehtë, sepse kur shpjegohet me fjalë të shkurtra tingëllon si diçka e lehtë për tu arritur, po nuk ka qenë gjithashtu e paarritshme, ka pasur zhgënjime, ka pasur thyerje emocionale, ka pasur momente kur edhe kam dashur të heq dorë nga ajo që ëndërroja por kanë qenë çështje minutash, prap e kam marr forcën dhe guximin. Gjithashtu vlen të përmendet që kam pasur afër vetës njerëz të mrekullueshëm që nuk më kanë lenë të bie poshtë asnjëherë. 

KultPlus: Gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë ju ishit një fëmijë, keni deklaruar që kënga ju ka ndihmuar te tejkaloni atë periudhë të vështirë, na fol pak për ndikimin e muzikës në rrethana të tilla?

Elbenita Kajtazi: Muzika për mua atëherë si fëmijë 8 vjeçe e gjysmë ka qenë terapi, ikje nga një realitet i hidhur në një dimension që do doja të gjendesha si fëmijë, mes lodrave e jo në mes plumbave. Muzika edhe sot lirisht mund të themi që është terapi e shpirtit kur ajo muzikë është e mirëfilltë dhe të flenë në shpirt. Unë atëherë nuk e kam pasur aspak idenë se çfarë është muzika operistike, por kam kënduar këngë popullore, këngë për fëmijë, ninulla me të cilat nëna na ka rritur. Unë nuk kam pasur guximin të këndoj me zë, sepse kur futeshin serbët në shtëpi nuk është që ke guxuar të bësh zë, por në mendjen time jam gjendur diku tjetër, me tingujt e muzikës që më janë sjell nëpër kokë. Kur kemi dal si refugjatë në Shqipëri atëherë kam filluar të këndoj me zë të lartë, duke u munduar në çdo sekondë të harroj ato që kemi përjetuar ne si familje gjatë luftës, duke u munduar ta ndjej veten të lirë, sikur një zog kur këndon në degë pa menduar fare se çfarë do vijë më pas, duke shijuar lirinë në maksimum por gjithmonë duke shpresuar që një ditë do të kthehem në Mitrovicën time, në Drenicën time, vendin tim të lindjes, e lirë të vrapoj e të ëndërroj pa menduar frikën. 

KultPlus: Shkaku i pandemisë, ky vit u konsiderua i “fjetur” edhe sa i përket jetës kulturore. Por, ju morët një lajm të mrekullueshëm për karrierën tuaj. Ju besua roli i Violetës në shfaqjen operistike “La Traviata”, një rol i ëndërruar për shumë soprano, si e pritët këtë lajm?

Elbenita Kajtazi: Është e vërtetë, mua personalisht më janë anuluar shumë shfaqje dhe kontrata të cilat kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishme, por që njëra prej tyre u realizua, e ajo është Violetta nga Opera “La Traviata” në Bordeaux të Francës në muajin Shtator. Për shkak të Covid-19 ka qenë pikëpyetje e madhe se a do realizohet apo jo, dhe fatmirësisht u realizua dhe kishte një suksese për të cilin jam shumë e lumtur dhe krenare, sepse u shpërblye puna ime e madhe që kam bërë me këtë rol dhe debutimi im në Francë la me të vërtetë përshtypje të mira atje. 

KultPlus: Ju ka ndodhur që gjatë interpretimit tuaj në ndonjë skenë botërore të keni në publik prindërit, nëse po na fol pak për emocionin që të fal prezenca e tyre?

Elbenita Kajtazi: Unë kam pasur fatin t’i kem prindërit e mi një herë në Gjermani dhe kanë pasur mundësi ta shikojnë shfaqjen “Die Zauberflote”, fatkeqësisht jo në të njëjtën kohë, babai e ka parë Paminen time në Berlin, kurse nëna ka qenë prezente kur kam kënduar po të njëjtin rol në Aalto Muziktheater në Essen, Gjermani. Ka qenë ndjenjë që nuk kam fjalë ta përshkruaj, periudhë të cilën nuk do e harrojë kurrë. Është shumë kënaqësi e madhe kur sheh prindërit e tu të krenohen e shijojnë çdo sekondë të asaj që ke arritur. 

KultPlus: Përkundër faktit që karriera juaj po zhvillohet jashtë Kosovës, ju asnjëherë nuk i harroni rrënjët, shpesh jeni pjesë e festivaleve të ndryshme, keni në plan mbajtjen e ndonjë koncerti solistik në Kosovë?

Elbenita Kajtazi: Unë jam shumë krenare me rrënjët e mia, nuk e mohoj asnjëherë prejardhjen time dhe me shumë mburrje tregoj gjithmonë se nga vij. Kohëve të fundit nuk kam mundur të jem shumë prezente në vendin tim për shkak të angazhimeve të shumta jashtë Kosovës, por nuk e mohoj dot që kam marr ftesa dhe marr ftesa vazhdimisht por që fatkeqësisht sezonet e mia janë të planifikuara qysh tash edhe për vitin 2023 dhe është shumë e vështirë të gjej kohë të lirë të jem me ndonjë koncert ose paraqitje në Kosovë, vij shumë shpesh për pak ditë dhe vizitoj familjen por jo më shumë se aq. Kurdo që kam kohen dhe gjërat planifikohen paraprakisht nuk do hezitoj të vij dhe të këndoj për publikun më të dashur që ma mbush zemrën me shumë dashuri.

KultPlus: Përkthimi i Operave botërore në gjuhën shqipe është i mangët, andaj ju keni marrë iniciativën e përkthimit në shqip të historive të operave të huaja, si lindi ideja dhe a ka nisur procesi i punës?

Elbenita Kajtazi: Unë kam studiuar vet në Kosovë dhe e di mirë se sa ka mungesë materialesh në drejtimin operistikë, prandaj meqenëse jam shumë aktive në këtë drejtim në botën e jashtme, më erdhi ideja që përvojat e mia ti ndaj edhe me të gjithë studentët që janë të interesuar të mësojnë dhe të ecin përpara në këtë drejtim. Kam parë shumë video që postohen dhe nuk kanë aspak karakter edukues dhe prandaj vendosa të marr këtë iniciativë që ata njerëz që janë të interesuar të mësojnë rreth botës operistike të dëgjojnë shpjegimet e tyre në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Procesi i punës ka nisur dhe deri tani kemi postuar dy shpjegime, atë të operës Manon nga opera Massenet dhe Cosi fan tutte nga Mozart. Iniciativës time ju kanë bashkangjitur edhe artistë të tjerë shqiptarë dhe mezi presim të vazhdojmë punën dhe të postojmë edhe shpjegime tjera. 

KultPlus: Ju shpesh e ngrisni zërin edhe për çështje të ndryshme sociale në Kosovë e sidomos në rastet e dhunës, sa ndikon në ju gjendja jo e mirë e popullit tënd? 

Elbenita Kajtazi: Unë mërzitem shumë nga fakti që dhuna e bërë ndaj grave nuk dënohet sa duhet, mërzitem dhe irritohem kur e shoh trajtimin e keq të grave, dhuna duhet të dënohen nuk ka rëndësi se nga kush vjen nga gratë apo burrat, dhuna duhet të dënohen ashtu siç e meriton. Mua personalisht më thehet zemra kur shoh raste që vritet gruaja dhe burri nuk dënohet aq sa duhet, thjesht se përballoj dot dhe prandaj reagoj dhe mendoj që unë nuk duhet të jem e vetmja, gjithë ata, zëri i të cilëve dëgjohet duhet të reagojnë. I ftoj edhe gratë që janë pjesë e parlamentit të bëjnë më shumë në këtë drejtim, të bashkohen më shumë se kurrë e ta luftojnë këtë dukuri që dëmton gruan, ul gruan poshtë dhe humb identitetin e gruas. 

KultPlus: Vajzat shqiptare pothuajse e kanë poshtuar botës në fusha të ndryshme, suksesi i tyre po i bën krenarë të gjithë, si e shihni ju rrugëtimin e vajzave shqiptare nëpër botë? 

Elbenita Kajtazi: Çdo arritje e çdo femre shqiptare më bënë krenare nga toka deri në qiell. Unë jam e sigurt që asnjëra nga ato gra nuk e kanë pasur të lehtë të arrijnë aty ku janë por janë përkushtuar kanë punuar shumë dhe sot na bëjnë krenarë në gjithë botën. Uroj që këto arritje të jenë inspirim për të gjitha femrat tjera, që të mos dorëzohen kurrë dhe të ndjekin ëndrrat e tyre duke lënë anash paragjykimet dhe të thënat e kota që ndonjëherë jo rrallë dëgjohen në Kosovë si pre e mentalitetit të cilin ne e kemi. 

KultPlus: Secilin sukses në jetë zakonisht ja dedikojmë dikujt, po ju ku e adresoni suksesin tuaj?

Elbenita Kajtazi: Unë suksesin tim së pari ia dedikoj punës dhe përkushtimit tim, familjes time që më kanë qëndruar gjithmonë afër duke më përkrahur në të gjitha vendimet që unë kam marr, Ermonela Jahos person që nuk më ka lëshuar dorën asnjëherë duke më këshilluar gjithmonë me gjërat e duhura, Vera Calabria personit që bëri të mundshme audicionet e mia të para, profesoreshës time të këndimit Caroline Merz pa të cilën nuk do posedoja teknikën e këndimit që posedoj sot dhe patjetër bashkëshortit tim Ardianit me të cilin kemi thurur ëndrrat që po realizojmë sot që nga shkolla e mesme. 

KultPlus: Zëri juaj po rrugëton suksesshëm në vende të ndryshme, por në cilin teatër botëror ëndërroni të interpretoni një ditë?

Elbenita Kajtazi: Unë kam shumë ëndrra që uroj t’i realizoj në një afat jo shumë të gjatë, unë tashmë kam interpretuar në teatro të ndryshme nëpër botë, dhe kontratat me teatro të ndryshme veçse janë nënshkruar, por ëndrra ime më e madhe është që një ditë të këndoj në një teatër operistike në Kosovën time të dashur, uroj të mos mbaroj karrierën time pa shkelur këmba ime në një teatër në Prishtinë për të cilin do jem krenare dhe do lë zemrën time aty. 

KultPlus: Me cilin artistë botërorë do të doje ta ndaje skenën të paktën njëherë?

Elbenita Kajtazi: Unë tashmë kam ndarë skenën me emra botëror si Placido Domingo, Rolando Villazon, Anja Herteros e shumë shumë të tjerë, dirigjent si Zubin Mehta, Kent Nagano, Donald Runicals por ëndrra ime është që një ditë ta ndaj skenën me motrën time Ermonela Jaho, sepse është  dhe do mbetet krenari kombëtare. 

KultPlus: Çfarë është duke bërë Elbenita kohëve të fundit dhe ju është ofruar ndonjë rol që do ta ndaje ekskluzivisht me lexuesit tanë?

Elbenita Kajtazi: Unë për momentin jam shumë e zënë me studimin e operës Manon, konkretisht rolin Manon nga opera e Massenet, gjithashtu rolin Mimi nga opera La Bohen si dhe Dona Anna nga opera Don Giovanni , jam me prova aktive në Staatsoper Hamburg dhe kontrata të tjera do publikoj atëherë kur edhe teatrot do i publikojnë sepse nuk kam drejtë më herët. Ajo që më duhet të veçoj patjetër është pjesëmarrja ime në festivalin më të madh botërorë këtë verë Salzburger festspiele në Austri, dhe përgatitjet natyrisht nuk janë të lehta po mezi pres të ngjitem prapë në skenën ku edhe Mozart para qindra viteve ka interpretuar. 

KultPlus: Para pak ditësh ju keni ndarë me publikun një rrëfim personal tejet inspirues. Dikur ju shisnit qumësht në lagje, sot një soprano me famë ndërkombëtare, cili është mesazhi juaj për të rinjtë që sot janë në një pozitë të tillë që ndoshta suksesin e shohin larg e ndoshta të pamundshëm?

Elbenita Kajtazi: Unë ju them që më besoni asnjë sukses nuk është i pamundshëm nëse punoni fort e nuk zhgënjeheni por besoni shumë në vetvete, asgjë nuk është e lehtë në jetë por gjithashtu asgjë nuk është a paarritshme prandaj mos harroni që puna dhe vetëm puna e përkushtimi të drejtojnë drejtë një rrugëtimi të pastër dhe plot sukses. 

KultPlus: Si do ta përshkruaje vitin që po e lëmë pas?

Elbenita Kajtazi: Viti që po e lëmë pas nuk ka qenë aspak i lehtë për secilin. Vit i çuditshëm dhe me të vërtetë një sfidë e madhe për të gjithë njerëzimin. Vit që nuk do të harrohet asnjëherë por uroj që të kaloj sa më shpejtë. Pa marrë parasysh sfidës së madhe mendoj që kjo pandemi ka afruar njerëzit më shumë me njëri-tjetrin, ka bërë të kuptohet që në këtë jetë nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti dhe dashuria e kujdesi në familje. Unë cilësoj familjen si gjënë më të shenjtë në botë dhe uroj ta kenë shëndetin e mos të përjetojmë dhimbje që shumë familje kanë përjetuar duke humbur më të dashurit e tyre. Për sa i përket karrierës unë e cilësoj si një vit përkundër rrethanave mjaft të suksesshëm dhe të paharrueshëm. / KultPlus.com

Skena e Salzburgut do ta mirëpres sopranon Elbenita Kajtazi

Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi është duke vazhduar suksesshëm debutimin në skena ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Kajtazi së fundmi ka bërë të ditur që vera e vitit të ardhshëm do ta dërgoj në festivalin e Salzburgut, në të cilin ka qenë 4 vite më parë.

Skena e Mozarteum do të mirëpret sopranon shqiptare përgjatë intervalit kohor 24-25 korrik, teksa bashkë me të do të performojnë edhe emra të njohur të muzikës, siç janë Valentina Stadler, Mingjie Lei, Tobias Moretti, Riccardo Minasi.

Linku për më shumë detaje: https://www.salzburgerfestspiele.at/en/p/missa-in-tempore-belli-mozart-matinee-minasi?fbclid=IwAR13JaUs-piIG4r8v581EjceYOk9Irc4eddUYtzhnjV5mTL3AqLR7xRplXg / KultPlus.com

Dikur shiste qumësht më lagje, sot një soprano e famshme, ky është rrëfimi inspirues i Elbenita Kajtazit



Elbenita Kajtazi, sot është një ndër sopranot më të mira shqiptare e cila ka arritur të shkelë skena të mëdha botërore. Zëri i saj ka thyer kufijtë e ka jehuar para mijëra spektatorëve, shkruan KultPlus.

Por, secili nga ne ka një të kaluar, shpesh jo edhe të lehtë. Sidomos kur flasim për gjenerata e kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Elbenita ishte vetëm 9 vjeçare në vitin 1999, atëherë kur lufta kishte arrit në kulmin e saj.

Elbenita me një shishe qumështi në dorë, është fotografia që një shok i fëmijërisë i ka dërguar mbrëmë Elbenites, e kjo e ka emocionuar pafund sopranon dhe e ka kthyer në kohë. Prapa kësaj fotografia fshihet një histori inspiruese të cilën ajo ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj në Facebook.

KultPlus ju sjell rrëfimin prekës të Elbenitës pa ndërhyrje:

Kjo jam unë me një shishe qumësht shumë të shijshëm në duar pesë muaj pas luftës në Mitrovicë-Kosovë, më 26.10.1999 në 08:09 të mëngjesit! Do t’ju tregoj të gjithëve një histori të vogël. Para luftës ne kishim dy lopë të bukura dhe shisnim qumësht në lagje, sepse dy lopët e mia të bukura kishin qumështin më të mirë që ekziston, dhe unë isha fëmija që ua shpërndaja qumështin fqinjëve tanë. Gjatë luftës ne ishim refugjatë në Shqipëri dhe natyrisht duhej të linim gjithçka që kishim pas, edhe dy lopët e mia të bukura që aq shumë i doja! I pashë për herë të fundit kur u larguam nga shtëpia dhe mendova se nuk do t’i shoh më kurrë, por unë dhe gjyshja ime i kërkonim kur u kthyem nga Shqipëria dhe kur lufta kishte mbaruar. Edhe sot që tregoj këtë histori nuk mund të besoj se i gjetëm! Unë isha fëmija më i lumtur në tokë kur i gjetëm, kujtoj se u hodha lartë nga lumturia! Pas luftës, puna ime e vjetër u kthye, unë vazhdoja të jem vajza që shpërndanë qumështin dhe e doja punën time! Kur një shok më dërgoi këtë fotografi mbrëmë, unë qava shumë, u emocionova shumë dhe kujtova kohën e saktë dhe ditën dhe gjithçka që ndodhi atë ditë! Ishte një pamje shumë e bukur për ta parë, për të më bërë gjithmonë të kujtoj se nga vij dhe të jem krenare për faktin se në të kaluarën isha një vajzë me ëndrra shumë të mëdha dhe gjithashtu kisha një punë për të shpërndarë qumësht dhe fituar para për të ndihmuar familjen time me atë punë, si një fëmijë 9 vjeç! Kush mendonte se do të bëhesha këngëtare e Operas… atëherë nuk kisha ide se çfarë ishte opera, më besoni!

Ermonela Jaho më tha një ditë se “asgjë nuk është e pamundur në këtë botë, dhe ju mund të arrini çdo ëndërr që keni”. Unë ende besoj në atë që ajo më tha dhe unë ende shikoj deri në ato fjalë! #kosovogirl me shumë ëndrra. / KultPlus.com

Elbenita Kajtazi merr iniciativën e përkthimit në shqip të historive të operave të huaja

Sopranoja e mirënjohur, Elbenita Kajtazi ka marrë një iniciativë të re, e cila do të jetë pasurim kulturor për zhanrin e operës, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një video të publikuar në kanalin ‘YouTube’ sopranoja e cila vepron qe 7 vite në Gjermani ka dhënë detaje për iniciativën e saj më të re me emër “Opera në gjuhën shqipe”.

Nëpërmjet hapjes së një llogarie me këtë emër në këtë rrjet social, ajo ka vendosur të ndaj në gjuhën shqipe historinë e çdo roli që ajo deri më tani e ka jetësuar.

“Më ka ardhur një ide që historitë dhe shpjegimet e të gjitha roleve të cilat i këndoj, i performoj, i mësoj dhe studioj t’i ndaj me juve”, shprehet përgjatë videos Elbenita Kajtazi.

Iniciatorja e kanalit “Opera në gjuhën shqipe”, tutje ka rrëfyer se si kjo ka ardhur edhe për studentët e muzikës në kuadër të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë shumë pak material rreth historive të operës në gjuhën tonë.

“Unë kam studiuar në Prishtinë dhe e di se sa mungesë ka për përkthime të gjuhës shqipe të operave që janë jashtëzakonisht me rëndësi për të gjithë studentët e muzikës, e sidomos ata që studiojnë solo-këndimin”, ka thënë Kajtazi.

Elbenita ka theksuar se parasheh të bëj publikimin në gjuhën shqipe të dy historive të operave për çdo muaj në këtë kanal të “YouTube”.

Poashtu ajo ka thënë se iniciativa e saj nuk do të mbes vetëm me këtë formë komunikimi, por do të zgjerohet edhe nëpërmjet emailit që e ka krijuar. Në këtë formë, ajo do të jetë e hapur për idetë, pyetjet dhe dëshirat e punës së përbashkët me studentë dhe artdashës.  

Videon e plotë mund ta gjeni në: https://www.youtube.com/watch?v=If7CEjao6G0&fbclid=IwAR3orYIuN1MwXa7A8PKGEZFE7nQuFpz2B0Bw8fJYBTkhipi3wm7eZQNLQXY&ab_channel=Operan%C3%ABgjuh%C3%ABnShqipe / KultPlus.com

Elbenita Kajtazi intepreton një pjesë nga opera “Die tote Stadt” (VIDEO)

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Elbenita Kajtazi, interpreton fuqishëm një pjesë të operës “Die tote Stadt”, në ushtrimet e saja për përgatitjen e tërsishme të kësaj opere, shkruan KultPlus.

Ajo a publikuar një video në Facebook ku ka shkruar se ndonëse mund të duket e lehtë, interpretimi i një arie të tillë është mjaft i vështirë sidomos nën emocione të forta.

“Një video e shkurtër nga stërvitja ime për Mariettas gënjeu nga opera “Die tote Stadt” e kompozuar nga libreto Erich Wolfgang Korngold nga Paul Schott. Një arie për të cilën dikush mund ta mendoj që hera e parë nuk është e vështirë, por më besoni nuk është aspak e lehtë posaçërisht kur emocionet janë kaq të forta dhe historia e kësaj operë është e mahnitshme …”, ka shkruar ndër të tjera ajo./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/kajtazielbenita/videos/706379419994787/

Kajtazi kritikon Hotin: A ka masa anti Covid për yjet që po masakrojnë kulturën e vendit

Mosrespektimi i masave të qeverisë për mbrojtjen nga virusi korona, nga një numër i madh i fytyrave publike ka ngjallur reagime të shumta, shkruan KultPlus.

Një prej tyre është edhe sopranoja e mirënjohur shqiptare Elbenita Kajtazi e cila nëpërmjet një postimi në Facebook ka pyetur kryeministrin e Kosovës si dhe Ministrin e Shëndetësisë se a duhet të respektohen masat anti covid edhe nga yjet e estradës, të cilët inqizimet për vitin e ri i kanë bërë pa asnjë masë mbrojtëse.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:

Një pyetje për Ministrin e shëndetësisë Armend Zemaj si dhe kryeministrin Avdullah Hoti, a ka masa anti Covid për “yjet” e estradës që po bëjnë inqizimet e vitit të ri 2021 ? Ske pse hyn në YouTube prej videove të financuara për klikime! Nga kurreshtja u futa dhe shikova disa, çka me pa, nga 20 veta në “skenë” pa asnjë masë mbrojtëse…

Por ndoshta po gabohem unë se ata nuk i prek virusi, janë “ yje “ pra, prej atyre “yjeve” që po masakrojn kulturën e vendit! 🤮

Natën e mirë!/ KultPlus.com

Elbenita Kajtazi rikthehet në skenën e Operës së Hamburgut

Është bërë e ditur se sopranoja e mirënjohur shqiptare Elbenita Kajtazi, e cila jeton dhe ushtron karrierën artistike në Gjermani, rikthehet në skenën e Operës së Hamburgut që pas fillimit të pandemisë, shkruan KultPlus.

Ajo do të interpretojë në koncertin e së dielës, këngën “Die Lorelei” të kompozitorit Franz Liszt.

“Duke u përgatitur për koncertin e së dielës, hera e parë që do këndoj këngën Die Lorelei kompozuar nga kompozitori Franz Liszt, shumë e lumtur që do ngjitem në skenën e Staatsoper Hamburg mbas më shumë se shtatë muaj pushim të detyrueshëm” ka shkruar Kajtazi në llogarinë e saj./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/kajtazielbenita/posts/3346052408782617

Do të ngjitet në skenën e Francës, Elbenita Kajtazi këtë shfaqje ia dedikon të ndjerës Ajnishahe Halimit

Të jesh soprano e të mos e ëndërrosh rolin e Violetës është e pamundur, e kur ky rol të besohet në një ndër teatrot më të rëndësishme të Evropës, atëherë është emocion edhe më i madh, shkruan KultPlus.

Dhe nën petkun e Violetës do të paraqitet sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi e cila me shfaqjen La Traviata do të prezantohet në Opera National de Bordeaux të Francës.

Për tri mbrëmje, audienca franceze do të shijojë interpretimin e Kajtazit në rolin e Violetës, ku ky teatër tashmë ka ndarë datat 18, 21 dhe 26 shtator.

Mirëpo, sopranoja shqiptarë edhe në skenat e mëdha nuk po i harron njerëzit inspirues për të, dhe këtë shfaqje ka vendosë që t’ia dedikojë pikërisht Ajnishahe Halimit, e cila e quan si një grua që e ka inspiruar Elbenita Kajtazin.

KultPlus ju sjell të plotë dedikimin e Kajtazit, e cila është në prag të kësaj performance të rëndësishme për karrierën e saj. Violetta në këtë produksion vdes nga sëmundja e tmerrëshme e kancerit, sëmundje kjo e cila ka marrur jetën e shumë njerëzve në vitet e fundit! Efekti që kjo skenë arrinë është me të vërtetë i papërshkrueshëm e mua në çdo sekond të kësaj skene më kujtohet një njeri shumë i dashtun për mua e dashura ime Ajnishahe Halimi të cilën kjo sëmundje e morri shumë herët nga jeta!
Të gjitha këto shfaqje e këtë sukses ja dedikoj asaj, sepse ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një grua inspirim për mua!./ KultPlus.com

Elbenita Kajtazi gati për debutimin në Francë, zëri i saj do të pushtoj teatrin e Bordeaux

Suada Qorraj

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi e cila tash e disa kohë ka filluar që të pushtoj skenat më të njohura operistike me zërin e saj të jashtëzakonshëm, tashmë do të debutoj edhe në teatrin francez Bordeaux. Shtatori i këtij viti do të bëjë bashkë Violetën e operës së Verdit, La Traviata, me madhështinë e të kënduarit të sopranos kosovare, shkruan KultPlus.

Vera e këtij viti ishte planifikuar të fillonte ndryshe, por pandemia që dal nga dal po kaplonte botën, nuk la pa prekur edhe botën e artit e të kulturës, duke sjellë kështu në anulimin e shumë shfaqjeve, koncerteve e festivaleve. Madje dy nga festivalet që u anuluan për këtë vit ishin edhe Glyndebourne dhe Salzburger Festspiele, në të cilat do të interpretonte edhe sopranoja kosovare.

Në një intervistë për KultPlus, Elbenita Kajtazi ka rrëfyer se ndonëse fillimin e pandemisë e kishte menduar si pushim për vete, me rëndimin e gjendjes dhe anulimin e koncerteve kjo periudhë për të nuk ishte lehtë e përballueshme.

“Gjendja pandemike sa shkonte dhe rëndohej dhe filluan edhe anulimet e shfaqjeve që përfshinte gjithë verën e 2020, atëherë fillova me të vërtetë të mërzitem shumë dhe duhej shumë angazhim në gjëra tjera që mos të mendoja gjithë kohës për anulimet e Glyndebourne dhe Salzburger Festspiele, dy festivale që i kam pritur me padurim”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë sopranoja e konsideron veten me fat që përgjatë kësaj kohe ka qenë pjesë e trupës shtetërore të teatrit në Hamburg. Sipas saj përgjatë periudhës pandemike vendi ka pasur një kujdes të shtuar kundrejt artistëve.

Ndonëse një pjesë e madhe e koncerteve dhe shfaqjeve ku do të merrte pjesë Kajtazi ishin anuluar, në qershor të këtij viti ajo kishte njoftuar se tashmë një derë e re ishte hapur në karrierën e saj. Elbenita Kajtazi tashmë kishte filluar përgatitjet për të interpretuar Violetën nën madhështinë e teatrit të Bordeaux.

Ajo e konsideron veten me fat që kjo shfaqje është e vetmja që nuk është anuluar deri më sot edhe pse do të zhvillohet në rrethana krejtësisht të ndryshme e të pazakontë.

“Ndjehem me fat patjetër që është e vetmja që nuk është anuluar deri tani, edhe pse do mbahet në rrethana komplet të ndryshme nga përpara, me shumë distancë mes këngëtarëve në skenë dhe me audiencë të reduktuar”, ka pohuar sopranoja.

Kajtazi ka thënë se roli i Violetës është mjaft sfidues e në të njëjtën kohë i bukur për ta kënduar. Ajo ka shtuar se interpretimin e parë të Violetës e kishte bërë në prill të vitit 2018, e për të gjatë këtij interpretimi ka qenë e vështirë t’i bëjë ballë emocionit, thyerjes shpirtërore dhe vuajtjes që Violeta kalon gjatë tri orëve në skenë.

“Roli i Violetës është me të vërtetë një rol shumë sfidues, por aq i bukur sa kur e këndon harron gjitha sidat që ke kaluar deri sa e ke studiuar si duhet. Unë Violetën e kam kënduar për herë të parë në Aalto Muziktheater në Essen të Gjermanisë në muajin prill të vitit 2018. Atëherë ka qenë shumë e vështirë për mua ti bëj ballë emocionit, thyerjes shpirtërore dhe vuajtjes që Violeta kalon gjatë tri orëve në skenë duke kënduar muzikën e mrekullueshme të kompozuar aq bukur nga Verdi”, ka deklaruar Elbenita.

Sopranoja ka shtuar se që nga 2018 e deri më tani nuk ka pranuar që ta këndoj diku tjetër këtë rol, sepse sipas saj interpretimi i Violetës kërkon një pjekuri të madhe. Kajtazi ka thënë se për interpretimin e saj në Bordeaux ka kërkuar ndihmën e menaxherit të saj Alan Green, Ermonela Jahos dhe të profesoreshës së saj Caroline Merz.

Elbenita Kajtazi përgatitjen për këtë rol e ka konsideruar periudhë provash që nuk kanë mbaruar që nga koha e nënshkrimit të kontratës para dy vitesh. Ajo ka vënë në pah faktin se ka studiuar së bashku me Ermela Jahon edhe para pandemisë, por dhe pas saj.

“Përgatitja e këtij roli ka qenë periudhë provash që nuk ka mbaruar që nga momenti që kam nënshkruar kontratën pra që para dy vitesh. Kam studiuar shumë me Ermonela Jahon para pandemisë kur isha në New York, si dhe gjatë karantinimit përmes mësimit në Zoom,  pastaj me Caroline Merz gjatë gjithë kohës në Gjermani, si dhe me pianistë trajnerët e mi që janë në Staatsoper Hamburg”, ka pohuar ajo.

Sopranoja kosovare e konsideruar veten me fat që ka pasur krah vetes sopranon Ermonela Jaho. Sipas saj askush më mirë se Ermonela nuk mund të të mësoj të interpretosh Violetën e Verdit, të cilin ajo e ka kënduar shumë herë në skenat më të mëdha botërore.

Krejt në fund ajo ka thënë se mezi pret të këndoj një nga rolet më të mrekullueshme për një soprano. Gjithashtu Kajtazi ka shtuar se do të vazhdoj me përgatitjen e debutimeve të tjera që e presin. Manon, Mimi, Donna Anna janë vetëm disa nga rolet që tashmë ajo është kontraktuar ti këndoj në tre vitet e ardhshme. / KultPlus.com

“Pse është aq e vështirë me mbajtë distancë, a patjetër duhet ti shprehni “dashni” njëri tjetrit me përqafime e puthje?”

Nga Elbenita Kajtazi

Përshëndetje,

I kam vetëm disa pyetje për disa nga ju, meqenëse gjendja e Corona virusit po shkon duke u përkeqësuar në Kosovë.
Pse është aq e vështirë me bart maskën ?
Pse është aq e vështirë me mbajtë distancë, a patjetër duhet ti shprehni “dashni” njëri tjetrit me përqafime e puthje ?
Pse atë kafen e mëngjesit nuk e pini dot në shtëpi ?
Pse nuk mendoni për më të moshuarit, ose edhe për ata që kanë sëmundje e që nuk e mbijetojnë dot këtë virus të tmerrshëm!
Nuk e kuptoj pse është kaq e vështirë ta kuptoni që gjendja nuk është aspak e mirë!
Ka katër muaj që nuk i heqim maskat këtu në Gjermani, nuk futesh dot as në market as në ndonjë dyqan pa maskë! Distanca mbahet në mënyrë perfekte, dhe imagjinojeni dallimin nga Gjermania me Kosovën për nga përgatitja, hapësira spitalore kushtet e çdo gjë tjetër, thjesht nuk e krahasoni dot!
E ju , pse një pseudo artist del e jep mendimin e tij debilesk “nuk ka virus, po ju garantoj” disa prej jush bazohen në atë deklarim dhe vazhdoni sikur asgjë nuk po ndodh! Ju me pakujdesin tuaj po e shkatërroni ekonomin e vendit! / KultPlus.com

Lajm i madh nga Elbenita Kajtazi, i besohet roli i Violetës në shfaqjen operistike “La Traviata”

Sopranoja e njohur shqiptare po shënon suksese të mëdha në skena të ndryshme të botës, dhe së fundi asaj i është besuar një rol i madh në karrierën e saj operistike, shkruan KultPlus.

Rolin e Violetës, që e ëndërrojnë shumë soprano, i është besuar kosovares Kajtazi, e cila është shprehur të jetë shumë e lumtur për këtë sukses.

Ajo për këtë shfaqje ka njoftuar nëpërmjet një statusi në fabcebook, të cilin me poshtë po e sjellim të plotë.

BIG NEWS 😇

Përshëndetje miq të dashur,

Uroj të jeni mirë me shëndet që të gjithë!
Sot jam e stërlumtur të ndaj me ju një lajm shumë të bukur për rrugëtimin tim.
Debutimit tim në Francë po i vjen koha.
Në shtator të këtij viti do kem kënaqësin të këndoj rolin e Violettes nga opera e mrekullueshme e Verdit- La Traviata në teatrin e bukur të Bordeaux.
Tani për tani edhe pse gjendje në të cilën gjindemi nuk është aspak e lakmueshme dhe kontrata ime në Glyndebourne dhe Salzburger Festspiele janë anuluar, unë ndjehem e stërlumtur që Violetta dhe debutimi im në Francë do të ndodhë.

Shpalosja e sezonit 2020/2021 në Opéra National de Bordeaux u bë para një ore dhe të gjitha informacionet mund ti lexoni në linkun e postuar më poshtë!/KultPlus.com

Sopranoja Elbenita Kajtazi: Ky votim ka vetëm një të mirë, që ua kemi parë duart secilit që ka votuar

Elbenita Kajtazi, soprano e njohur në Evropë

Jam artiste dhe gjithmonë kam mbajtur distancën në lidhje me politikën, por sot gjatë gjithë ditës më ka shoqëruar kjo seancë tmerri, ashtu ja kam vënë emrin.
Pse e kam përcjellur? sepse jam e ngujuar( karantinuar) dhe pata kohë dhe zemra po më dhemb për popullin të cilit mbi gjithë stresin e sëmundjes nga Corona virusi po u shtohet edhe ky përjetim i kësaj “ drame “ politike sot!
Nuk i kam mbajtur anën asnjeherë asnjë partie dhe nuk jam marrur kurrë me ta, pse? sepse kam pasur për qëllim të iki nga vendi im, po po, të iki sa ma larg e të filloj një jetë aty ku vlerësohesh si qenie njerëzore, si artist, si femër dhe përkrahja kur ke vlera nuk mungon, gjë që nuk e kam përjetuar nga vendi im, për faktin që nuk e kam identifikuar veten me asnjë parti dhe nuk kam vrapuar mas tyre që të marrë vlerësim e që në këtë rast do ishte nga njerëz diletant që nuk e kanë iden se çfarë pune e çfarë kontributi bëj unë si artiste për vendin tim!

Sot Gjermania ndajti 156 miliard euro për të gjitha ato biznese, dhe lëmi tjera të ndryshme që kanë pësuar humbje gjatë krizës së Corona Virusit! Një qytetar gjerman u intervistua sot nga televizioni NDR se si ndihet për një veprim të tillë. Përgjigjja e tij ishte; “ kam paguar taksa tash e sa vite, sikur gjithë populli që jeton e vepron këtu, dhe jam i stërlumtur që ato para janë mbledhur dhe sot ipen për qëllime të mrekullueshme”!
Mu mbushen sytë me lot, sepse thash me vete, sikur edhe unë një ditë ta admiroja qeverinë e vendit tim ashtu sikur po e admiron ky, sikur unë një ditë ti besoja qeverisë së vendit tim sikur ky, por jo… atë pak shpresë e besim që kisha ose më mirë të them kish filluar të më kaploj, e shuat ju! Ju 82 deputet të cilët do mbaheni mend!!!!!!

Ky votim ka vetëm një të mirë, që ua kemi parë duart secilit që ka votuar, e tani do na i shihni votot ju neve në zgjedhjet e ardhëshme!

Me të mira Kosova ime, ndonjëherë kam frikë që as toka jote nuk do i qëndroj dot gjithë këtij maltretimi e poshtrimi që po të bëhet!/ KultPlus.com

Elbenita Kajtazi dhe Alberta Troni me koncert në Zagreb për nderë të 12 vjetorit të pavarësisë

Pёr nder tё 12 vjetorit tё Pavarësisë sё Kosovёs, nё vend dhe jashtë tij u shënuan aktivitete tё shumta kulturore, përcjellë KultPlus.

Me kёtё rast Kёshilli i pakicёs Kombёtare Shqiptare tё qytetit tё Zagrebit dhe Ambasada e Republikёs sё Kosovёs nё Kroaci, organizuan koncert artistik me sopranon Elbenita Kajtazi, shoqëruar në piano nga Alberta Troni.

Koncerti u mbajt nё Muzej Mimara në Zagreb. Ky koncert ju dedikua pёrvjetorit tё shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs, ku sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi e cila pёr vite me radhë ka prekur dhe kënduar nё operat dhe skenat e njohura europiane dhe botёrore, dhe aktualisht ёshtё pjesё rezidente e ansamblit tё Operёs Shtetёrore tё Hamburgut nё bashkёpunim me pianistёn dhe profesoreshёn e mirёnjohur Alberta Troni, sollën njё program tё bukur artistik, nё njё koncert tё veçantë dhe mbresёlёnёs për publiku artdashës nё Zagreb.

Programi i koncertit ishte i larmishёm me vepra vokale dhe instrumentale si arie te njohura nga W. A. Mozart, G. Puccini, R. Strauss, J. Massenet, si dhe vepra solo pёr piano nga F. Chopin dhe F. Liszt.

Koncerti u përmbyll me Agimet Shqiptare nga Avni Mula. / KultPlus.com

Elbenita Kajtazi me koncert nё Zagreb, shoqёrohet nga pianistja Alberta Troni

Me rastin e shënimit tё pёrvjetorit tё Pavarёsisё sё Kosovёs me 17 Shkurt, Kёshilli i pakicёs Kombёtare Shqiptare tё qytetit tё Zagrebit dhe  Ambasada e Republikёs sё Kosovёs nё Kroaci, organizojnё koncert artistik me Elbenita Kajtazi – Soprano dhe Alberta Troni – piano.

Koncerti do tё mbahet me 16 shkurt nё ora 18:00, nё Muzej Mimara Zagreb!  Koncerti i dedikohet ditёs sё shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs, ku sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi  e cila pёr vite me rradhё jeton dhe kёndon nё Teatrot e Operat e njohura shtetёrore tё Gjermanisё, nё bashkёpunim me pianisten dhe profesoreshёn e mirёnjohur Alberta Troni do tё sjellin njё program tё bukur artistik!

Programi i koncertit do tё ketё koncept tё veprave vokale dhe instrumentale! Arie te njohura nga W. A. Mozart, G. Puccini, R. Strauss, J. Massenet, si dhe vepra solo pёr piano nga F. Chopin dhe F. Liszt!

Nё progam nuk do tё mungojnё vepra tё kompozitorёve shqiptarё, qё do ti japin njё pompozitet koncertit dhe karakter datёs qё shёnon shtet ndёrtimin tonё./KultPlus.com

Sopranoja Elbenita Kajtazi në “Glyndebourne Opera 2020”

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në festivalin Glyndebourne Opera 2020, i cili do të mbahet në pjesën e dytë të majit.

“Nën dirigjimin e Enrique Mazzola me orkestrën London Philharmonic Orchestra do kem rastin të këndoj rolin tim të dashur Adina nga opera e mirënjohur L’elisir d’amore kompozuar nga Donizetti. Në të njëjtën kohë që unë do kem kënaqësinë të këndoj në Glyndebourne Opera House, motra ime Ermonela Jaho do ketë shfaqjet e Madama Butterfly në Royal Opera House në Londër”, ka bërë të ditur sopranoja. / KultPlus.com

Elbenita Kajtazi përkah emrave të mëdhenj në 100 vjetorin e Festivalit të Salzburgut

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi sapo ka njoftuar për një sukses të radhës, e cila në vitin 2020 do të prezantohet në një festival tejet prestigjioz, shkruan KultPlus.

“Programi i festivalit të Salzburgut për sezonin veror 2020 sapo doli, dhe jam e stërlumtur që në mesin e emrave botëror radhitet edhe emri im si pjesë e dy koncerteve me 25 dhe 26 korrik 2020. E veçanta e këtij edicioni është 100 vjetori i themelimit të këtij festivali dhe ndjehem e privilegjuar dhe e nderuar që do ta reprezantoj Kosovën në një festival me renome botërore që ka një traditë një shekullore”, ka njoftuar Kajtazi.

Ajo poashtu ka shtuar se prezantimi i saj do të jetë nën dirigjimin e Riccardo Minasi, kurse në këtë paraqitje ajo do të prezantohet me veprat e kompozitorëve: Mozart, Haydn, Beethoven. /KultPlus.com

Das Opernmagazin: Tingulli i Elbenita Kajtazit është verbues dhe i elektrizuar, i fuqishëm dhe prekës

Elbenita Kajtazi e cila dita ditës është duke shënuar suksese të mëdha në vende të ndryshme të Evropës, është vënë në fokus të revistës prestigjioze Das Opernmagazin, e cila ka vënë në pah cilësitë e sopranos shqiptare, shkruan KultPlus.

Elbenita Kajtazi ka ndarë një pjesë të kritikës së kësaj reviste e cila e ka shpërndarë në rrjete sociale.

KultPlus ju sjellë vështrimin e kësaj reviste për artisten kosovare.

Kur vlerësohesh kaq lart nga një revistë si Das Opernmagazin, s’ke tjetër çfarë të ndjesh përveç lumturisë dhe përmbushjes shpirtërore!!

“Që Elbenita Kajtazi (Pamina) tashmë është shpërblyer me çmime të shumta duket logjike vetëm pak minuta pasi t’a dëgjoni. Tingulli gamë i sopranos është verbues dhe i elektrizuar, i ngrohtë e miklues, i fuqishëm dhe prekës. E njëjta gjë me aktrimin e saj intens. Tamino gëzueshëm tenton t’i bie në sy duke u munduar të kap vëmendjen e saj, më vonë ajo është e dëshpëruar pasiqë ai e injoron. Njashtu edhe dedikimi i saj në fund, i cili është edhe më i rëndësishëm për dashurinë e saj sesa për jetën “/KultPlus.com