Dhimitër P. Pasko, i njohur ndryshe me pseudonimin e tij letrar si “Mitrush Kuteli” është padyshim një nga shkrimtarët, intelektualët, mendimtarët më të ndritur të Shqipërisë. Kuteli vdiq më 4 maj 1967, duke lënë pas admirimin dhe mirënjohjen për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme.
Ekonomist e specialist i sistemit bankar dhe i prirur për studimin e këtyre disiplinave, ai gjeti tek letërsia një dashuri hyjnore, të cilës i fali pa kursim vlerat e shpirtit të tij.
Autor që dha kontribut në çdo lëmi letrare, ai ka lënë mbi të gjitha një “ligjërim mbi etikën” e mendimtarit aty ku Descartes e la një të tillë për metodën. Cilësia dhe serioziteti i kritikes letrare të Dhimitrit arriti në atë pikë katarsisi sa iu përvesh vetë krijimtarisë së Mitrushit, si në rastin e përshtatjes në shqip të veprës së Emineskut.
Në përmbledhjen pak të njohur “Shënime letrare”, kritika e tij ngriti një problemi të madh shqiptar.
“Është fort e rëndë të thuash se në këtë kuadër shqiptar kaq të vrazhdët, qoftë edhe në botën e shkrimtarëve (dhe veçanërisht në këtë bote!) ku autori vë dorën në kobure ose të ndjek “administrativisht”, ose, të paktën, të rri me kokë me nj’anë, sepse nuk e lavdërove sa desh ay vetë. Në këtë kuadër të vrazhdët, them, ku je i detyruar të pranosh – duke heshtur! – që një thes me kashte të quhet poet klasik ose filozof e një bostan-tavasi, poet, sociolog a s’di ç’tjetër batërdi”.
Në kujtim të poetit, sot po e sjellim poezinë “Elegji”
Po të vdes në dhé të huaj, – Shortë mërgimtari – Të m’ a bëni varrin t’ im Ku do bjé së pari.
Pa një grusht nga toka jonë, – Balt nga balt’ e vetë – Të m’ a sillni e t’ a vini Drejt ne zembr’ e shkretë.
Se kjo balt’ e Vendit t’ onë Mallet do m’ i shuaj, S’ do më duket fort i rêndë Moj, ky dheu i huaj.
E të vini të m’ i thoni Asaj Nënës s’ ime: Zi mos qajë, zi mos mbajë Po asnjë thërrime.
Se m’ i lumtur jam i fjetur Se sa i mërguar, Mot pas moti aratije, – Zembër copëtuar . . .
Pa fytyr’ e saj e tretur – Që e kam ikonë, – Lart mbi varr do më qëndrojë Sot e gjithmonë. / KultPlus.com
Kur tufani e çthuri fenë, Kur tirani e krrusi atdhenë, Mi një brek të Dragobisë Priret Flamur’ i lirisë.
Atje nisi, atje mbaroj, Atje krisi, atje pushoj, Rrufe-shkab’ e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë.
Vendi dridhej, ay mbeti Se s’tronditej nga tërrmeti. Dif drangoj i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë.
O Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë, Te një shpell’ e Dragobisë, Yll i rrall’ i burrërisë.
Thon’ u-shtri e thon’ u-vra, Po ti s’vdiqe, or Baba, As te shkëmb’ i Dragobisë, As te zëmr’ e Djalërisë.
As je vrar’ e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë.
Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë. Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë Për çlirimn’ e Shqipërisë Katakomb’ e Dragobisë.
Më 29 Mars 1925, në shpellën e Dragobisë ra heroikisht luftëtari nga Kosova, Bajram Curri. Për nder të tij në vitin 1952 qyteti Kolgecaj në Shqipëri u riemërua sipas emrit të tij. / KultPlus.com
Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë,
lotët që kam derdhur s’më janë dhe tharë!
Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë,
që kur më ke lënë dhe s’të shoh në jetë!
Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S’të vjen keq për mua? S’të vjen mall për djalë?
O ëngjëll i bukur, mos mëno në botë,
kthehu të të shomë, të na mbeten lotë.
S’rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve?
Motemot që rrojtëm bashkë, s’më urreve.
Atje. tek rri janë qipariz’ e varre. ..
Kthehu të të shomë, mos na le për fare!
Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë,
kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë;
E ke lenë foshnje, tani u bë burrë,
s’arrite ta rritje, s’të ka parë kurrë!
Për ty shumë herë çoç do të më thotë.
po s’mund t’i përgjigjem, se më mbytin lotë:
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë,
duke psherëtitur te zot’ i vërtetë.
O zot i vërtetë, s’t’erdhi keq për djalë,
kur i more mëmën dhe më le të gjallë?
Të më keshe marrë, do të qe më mirë
dhe të rronte mëma, të rriste të birë.
Me se rrojnë foshnjat? Ç’i rrit çilimitë?
Dashuria e mëmës dhe përkëdhelitë.
0 zot, të jam falë, mos më le të mjerë,
dërgom’ Evgjeninë ta shoh dhe një herë!
“Pse s’kuvëndon mirë, more punëbardhë,
cili vdiq njëherë dhe prapë ka ardhë?
Gjith’ humbasën gruan, mëmën e babanë,
po ata që mbetën si ti nukë qanë:
të vdekurin lotët s’e bien në jetë,
po lutu dhe falu të rriç djalën vetë.
Doje drit, o qiell, more dritën time
dhe më mbushe jetën plot me hidhërime!
Tani rroj pa shpresë, ndaj s’dua të rroj,
se dhe perëndinë tani s’e besoj!