“Elektra” e teatrit Shëtitës “Çajupi”, shfaqje sipas tekstit te Sofokliut, do të shfaqet për publikun tashmë edhe në Tiranë, prej datës 12 shkurt në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli.
Shfaqja na rrëfen historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj. Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e faljes.
Trupa e aktoreve sjellin një magji te konsiderueshme dhe elektrizuese. Në skenë do të jenë Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engëll Hoxha, Gert Ferra, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi, Greta Baci./TopChannel/KultPlus.com