Menaxherja e Rita Orës, Elena Ora, do të ndajë ekspertizën e saj në Prishtina Music Conference

Konferenca më e madhe e muzikës në rajon Prishtina Music Conference vazhdon të shpalos programin e saj për edicionin e ardhshëm që do të mbahet me 3 dhe 4 Nëntor në Kino Armata në qendër të Prishtinës.

Pjesë e emrave të shpallur është edhe Elena Ora. Elena Ora ka luajtur një rol kryesor në ngritjen e Rita Orës në një yll me influencë globale, duke mbikëqyrur karrierën e artistes që nga fazat e saj të hershme deri në vlerësimin ndërkombëtar. Puna e saj ka kontribuar në suksesin e Ritës si një artiste, aktore, dhe fituese e çmimeve prestigjioze në industri si artiste platinum.

Prishtina Music Conference ka një platformë unike që shtyn zhvillimin e artistëve duke ftuar ekspertë dhe duke i vënë ballë përballë me artistët e rinjë të cilët inkurajohen të bëjnë pyetje dhe të shfrytëzojnë njohuri nga artistë dhe specialistë me njohuri ndërkombëtare dhe prestigjioze të industrisë.

Emra tjerë pjesëmarrës do të jenë edhe Visar Kuçi, multi-intrumentisti i njohur dhe virtuoz i violinës si dhe Rhani Krija, perkusionisti me fame botërore që ka përformuar dhe ka krijuar me artistët më të mëdhenjë botëror si STING, Prince, Stevie Wonder, Black Eyed Peas, Mary J Blige, etj.

Regjistrohuni sot për hyrje dhe akses falas në konferencë në prishtinamusicweek.com / KultPlus.com

Rita Ora dhe motra e saj Elena do t’i bashkohen sonte Celebrity Gogglebox

Rita Ora dhe motra e saj e madhe Elena do t’i bashkohen sonte Celebrity Gogglebox.

Dyshja, të cilat kanë shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën, kanë shijuar një natë vajzash në episodin që transmetohet të premten në Channel 4 në ora 21:00.

Rita dhe Elena gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë mes vete. Në njoftimin për shfaqjen sonte, Rita ka shkruar se mezi presin ta shihni edhe ju.

“Mezi presim që ju ta shihni këtë, ne u argëtuam shumë!! Ndizni Channel 4 sonte nga ora 21:00”, shkruan Rita.

Rita Ora sot ka lansuar edhe albumin e saj më të ri “You & I” për të cilin është shprehur se pasqyron se sa është ‘rritur’ ajo gjatë ‘viteve të fundit’. / KultPlus.com

Befason Elena Ora, shfaqet duke pozuar krah Dua Lipës dhe shprehet krenare për të (FOTO)

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret më të suksesshme shqiptare që kanë arritur ti kapin majat e suksesit botërorë. Por në vazhdimësi është përfolur që dy këngëtaret nuk flasin bashkë dhe këtë e kanë dëshmuar ndër vite duke mos u shfaqur asnjëherë bashkë, shkruan KultPlus.

Krejt kjo, sipas raportimeve thuhet që ka ardhur si pasojë që Rita Ora nuk ishte shprehur e gatshme ti ndihmojë Duan në fillim të karrierës.

Por një fotografi e publikuar mbrëmë nga motra e Rita Orës, Elena Ora, ka befasuar të gjithë. Ajo shfaqjet krah Dua Lipës dhe shprehet krenare për të.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Ora.

Tashmë fansat kanë nis të aludojnë se akulli mes artisteve është shkrirë, e kjo mund të jetë një mundësi që të vijë edhe bashkëpunimi i shumë pritur i artisteve shqiptare, duke përfshirë: Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Maxin e ndoshta edhe ndonjë emër tjetër. / KultPlus.com

Rita Ora edhe në kopertinën e “L’Officiel Italia”, shfaqet me një modesti të rrallë vizuale (FOTO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon me suksesin e saj në tregun botëror. Së fundmi ajo ka pozuar për kopertinën e magazinës italiane “L’Officiel Italia”, shkruan KultPlus.

Fotografitë e realizuara nga Lee Malone e shfaqin Ritën në një anë krejtësisht ndryshe me të cilën jemi mësuar ta shohim. Në ngjyra më të errëta dhe me një ftohësi vizuale, Ora ka pozuar për veshjet e koleksionit të vjeshtës 2022.

Ndërsa, veshjet e markës “Prada” vijnë të realizuara nga Giorgia Cantarini dhe dukshëm shfaqen në një formë të veçantë, gjë që i shkon shumë pamjes së Orës. Ndërsa, grimi vjen nga produktet e tregut të krijuara nga Elena Ora, nëna e Ritës, dhe Kate Head.

Më poshtë KultPlus ua sjell fotografitë e realizuara në kuadër të këtij sesioni. / KultPlus.com

Rita Ora tregon se kush qëndron prapa suksesit të saj

Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka rrëfyer se arma e saj sekrete e suksesit në industrinë muzikore është motra e saj 33-vjeçare, Elena, e cila po udhëheq drejtimin krijues të albumit të saj.

Bota e menaxhimit të showbizit është e dominuar nga burrat, por Rita është mirënjohëse pasi e di se fuqia që qëndron pas suksesit të saj do të qëndrojë gjithmonë e njëjtë, sepse është motra e saj e madhe, raportoi “The Mirror” të shtunën.

Rita ka pasur Elenën 33-vjeçare pranë saj që kur ajo fitoi famë në vitin 2012 dhe dyshja pranojnë se kur bëhet fjalë për suksesin e Ritës, ata e shohin atë si një gjë që duhet festuar bashkë, edhe pse shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se Elena është ajo që e ndihmon.

“Unë jam po aq krenare për suksesin sa Rita. Por mendoj se publiku e sheh vetëm reagimin e saj. E ndiejmë si një gjë ekipore. Është e qartë se publiku thjesht e sheh Ritën, por për ne kështu është”, ka thënë Elena.

Krijuesja i hitit “Hot Right Now” ka thënë se Elena ia del mirë ta mbrojë atë pasi e njeh mirë industrinë.

Motrat Ora kanë negociuar marrëveshje filmash, partneritete markash me shtëpi të modës si Prada dhe gjithashtu kanë negociuar një sërë kontratash fitimprurëse televizive./koha/ KultPlus.com

Besim Sahatçiu dhe dy mbesat, Rita Ora dhe Elena Ora

Se kultura dhe arti e vazhdojnë rrugëtimin e tyre në një trung familjar, e tregon edhe rasti i familjes së Rita Orës.

Fotoja është realizuar diku gjatë viteve të 90-ta.

Sahatçiu, i cili ndërroi jetë në vitin 2005, ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.

Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.https://www.youtube.com/embed/ksdAs4LBRq8?feature=oembed

Rita Ora kësisoj ka ndjekur rrugën artistike të gjyshit të saj dhe në disa intervista edhe e ka përmendur atë si një person prej të cilit ajo ka marrë forcë dhe është inspiruar. / KultPlus.com

Vera Ora: Ju këshilloj të gjithëve që të vaksinoheni (VIDEO)

Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore e cila tash e sa kohë ushtron profesionin e psikiatres dhe si avokuese e shëndetit mendor, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin vaksinën AntiCovid, përcjell KultPlus.

Ora, përmes një videoje të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim, duke pohuar se vaksina i plotëson të gjitha standardet për cilësin, efikasitetin dhe sigurinë.

Unë jam vaksinuar sepse vaksina ka plotësuar të gjitha standardet për cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë. Prandaj ju këshilloj të gjithëve që të vaksinoheni”, ka thënë Ora. / KultPlus.com

Videoklipi i Rita Orës vjen me një dedikim të veçantë për Pavarësinë e Kosovës

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, pak më parë publikoi një pjesë të shkurtër të klipit të saj të ri të quajtur, “Bang”, ku shihej e veshur me veshje kombëtare. Këto veshje janë bërë me porosi për festimin e ditës së pavarësisë së Kosovës, duke treguar kështu që Rita nuk e harron anjëherë vendin e saj, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë e ditur nga motra e Rita Orës, Elena e cila në Instgram ka postuar një pjesë të videoklipit të këngës së motrës së saj dhe ka falënderuar stilistin shqiptar, Vladrin Sahiti për dizajnimin e veshjeve në nderë të pavarësisë së Kosovës.

“Kjo ishte shumë argëtuese !!! Faleminderit të gjithëve për këtë !! Sidomos gjeniu @valdrinsahitiofficial për këtë dizajn me porosi në festimin e Ditës së Pavarësisë për Kosovën … Unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment !!! Shijojeni të gjithë”, ka shkruar ajo.

Vetë Vladrin Sahiti pak ma parë kishte shkruar e ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.

Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea./ KultPlus.com

Rita Ora del vullnetare për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë

Këngëtarja 29-vjeçare, Rita Ora dhe motra e saj, Elena, janë në mesin e personave që janë angazhuar si vullnetarë pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani të Madhe.

Ato kanë ofruar ndihmën e tyre për personat në moshë dhe të tjerët në nevojë, në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit si dhe do të ndihmojnë në dërgimin e porosive, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi t’i kryejnë vet këto shërbime elementare, transmeton KultPlus.

E ëma e këngëtares së famshme, Vera Ora, për revistën “Hello!” citohet të ketë thënë: “Ajo është shumë e vendosur që ta jap kontributin e saj. Rita dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar në parandalimin e kësaj sëmundjeje që po na vjen te dera, dhe po e sforcon Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të cenueshëm të komunitetit tone.”

Revista “Hello!” po ashtu ka bërë të ditur se, Vera Ora e cila me profesion është psikiatre, ka vendosur të rikthehet në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor për t’i ndihmuar pacientët me sëmundje mendore që të mos ekspozohen ndaj koronavirusit.

Edhe këngëtarja Ora, nuk ka hezituar ta lavdërojë nënë e saj për guximin që e ka shfaqur, me të vendosur të kthehet në vijën e parë të fronit dhe t’i shërbejë pacientëve të saj, në këtë kohë të pandemisë globale. / KultPlus.com

Rita Ora ‘ndezë’ atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe (VIDEO)

Në familjen e Rita Orës dje pati festë. Motra e Ritës, Elena festoi ditëlindjen e 30-të në një ceremoni të këndshme në mesin e familjarëve, miqve e të afërmve të saj.

Atmosfera që e përshkoi këtë aheng ishte e mrekullueshme, e madje në disa storie u pa Rita Ora teksa kërcente me këngë shqip, duke e shprehur si gjithmonë dashurinë për vendin e saj, shkruan rtv21.tv./ KultPlus.com

Elena Ora: Rita, shqiptarja e parë që fitoi në VMA

Këngëtarja Rita Ora është shpërblyer mbrëmë në Music Vide Award me çmimin “Best Dance”, për këngën e saj “Lonely Together”, shkruan KultPlus.

Rita Ora në këtë kategori konkurroi edhe me Dua Lipën e cila po ashtu ishte e nominuar me këngën e saj “One Kiss”.
Motra e saj e ka uruar në ‘Instagram’ duke e veçuar faktin se ajo është shqiptarja e parë që fiton çmim në Video Music Award.

“Qëllojani se kush fitoi! Shqiptarja e parë që ka fituar ndonjëherë një çmim në VMA!! Urime Ritës dhe ekipit të Aviciit. Avicii jetofsh gjithmonë përmes muzikës tënde”, ka shkruar në postimin e saj Elena Ora, motra e yllit botëror.

Ora ishte nominuar edhe në kategorinë me efektet më të mira vizuale, përsëri me këngën “Lonely Together”, në bashkëpunim me Aviciin. Mirëpo në këtë kategori ajo nuk u shpërblye./ KultPlus.com

Rita dhe Elena Ora krenare me gjyshin, një rrugë në Kosovë mban emrin e tij (FOTO)

Këngëtarja Rita Ora është një prej emrave shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

Ajo është e lindur më 19 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, nga prindërit Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Jo rastësisht Rita është marrë me art, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe gjyshi i saj nga babai, Besim Sahatçiu.

Ai ka qenë regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.

Rita ka treguar se është shumë krenare me gjyshërit e saj. Ndërsa sot ajo ka postuar një story në Instagram ku ka shpërndarë një tabelë që tregon emrin e një rruge në Kosovë, e cila bart emrin e gjyshit të saj, Besim Sahatçiu.

Ajo është shprehur krenare me gjyshin dhe e lumtur që kjo rrugën në qytetin e saj të lindjes mban emrin e gjyshit.

Një veprim të tillë e ka bërë edhe motra e saj e madhe, Elena Ora, e cila ka shpërndarë në Instagram një fotografi të dy gjyshërve bashkë.

“Gjyshërit e mi të mrekullueshëm. Inspirimi im për sot”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
https://www.instagram.com/p/BmiV8i4njxj/?taken-by=elenaora
Tutje, Elena ka publikuar edhe fotografinë e tabelës që tregon rrugën e cila mban emrin e gjyshit të saj.

“Gjyshi im ka qenë nga regjisorët e parë nga Kosova, në një kohë kur ne nuk ishim të lejuar të bëjmë filma dhe të tregoheshim kreativë. Ata e kanë njohur kontributin e tij në kulturën dhe komunitetin e filmit, duke emëruar një rrugë me emrin e tij. Të dua (Unë isha mbesa e preferuar natyrisht)”, ka shkruar tutje Elena Ora në Instagram.
Përndryshe, edhe gjyshi nga nëna i artistes Rita Ora, Osman Bajraktari, ka qenë një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi ai ishte ambasador i Kosovës në Rusi. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmiYc7SnQnI/?taken-by=elenaora

Rita dhe Elena Ora si fëmijë (FOTO)

Rita Ora është këngëtarja shqiptare, që po pushton botën me muzikën dhe koncertet e saj, shkruan KultPlus.

Ajo së fundmi po shijon suksesin e dy këngëve hite “Anywhere” dhe këngës “For You”, bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne. Ndërsa së fundmi po mahnit edhe me paraqitjet e saj nëpër evenimente prestigjioze.

Rita Ora është shpërngulur në moshën një vjeçare për në Angli, atje ku kaluar fëmijërinë e saj dhe është rritur profesionalisht, mirëpo Rita asnjëherë nuk e ka mohuar se vjen nga Kosova.
KultPlus sot ju sjellë një fotografi nga fëmijëria e Rita Orës, ku ajo shihet në krah të motrës së saj, Elena Ora.Fotografia është publikuar nga Micky Haxhiislami./ KultPlus.com

Rita dhe Elena Ora ndihmojnë femrat e prekura nga tragjedia në Londër (FOTO)

Rita Ora si dhe motra e saj Elena Ora, vajzat kosovare të cilat jetojnë në Londër, përkundër famës ato mundohen të jenë të kujdesshme edhe me të tjerët, shkruan KultPlus.

Të dy vajzat, bashkë me markën e famshme britanike të produkteve të grimit Rimmel, fytyrë e së cilës për një kohë të gjatë është Rita Ora, janë kujdesur që të ju dërgojnë disa dhurata nga produktet Rimmel, femrave të prekura nga zjarri në kullën Grenfell në Londër, me idenë që të shohin buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Elena, ka postuar në Instastory një fotografi ku tregon për këtë gjest të bukur për gratë, të cilat humbën shtëpitë e tyre prej zjarrit që përfshiu këtë kullë. Përballë produkteve ajo ka treguar edhe mesazhin drejtuar këtyre grave.

“Ja një gjest i vogël për gratë e afektuara nga zjarri në Kullën Grenfell në Londër. Duke shpresuar që kjo mund t’ua rikthejë sado pak buzëqeshjen në fytyrë në këto momente të vështira. Nga Rita Ora, Elena Sahatçiu dhe Ekipi i Rimmel”, thuhet në mesazh. / KultPlus.com