Më 1 shkurt 1990, në Lupç të Poshtëm, pranë shtëpisë së saj ra dëshmore e kombit Elfete Humolli.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka kujtuar sot Elfete Humollin duke u shprehur se ajo ishte mishërimi i të rinjëve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut.
“Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjëve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut. Mungesa e lirisë dhe represioni serb i kishte bërë që të rriten para kohe. Prandaj, protestat e demonstratat e kësaj periudhe ishin përplot me nxënës të shkollave të mesme. Vet Elfetja ishte nxënëse e Shkollës së mesme të Ekonomisë.
Ishte vetëm 16 vjet kur u vra në fshatin e saj të lindjes, nga forcat agresore serbe. Ajo ishte pjesëmarrëse në shumë demonstrata e protesta për të shprehur vullnetin e saj për lirinë e Kosovës dhe kundër Serbisë pushtuese, por në protestën e 30 shkurtit 1990 u qëllua me automatik nga forcat ushtarake policore të Serbisë.
Vdekja e Elfetes, ngjalli revoltë të madhe dhe mobilizim të madh për popullin, e në shenjë respekti për të, për dashurinë dhe guximin e saj, varrimi i saj ishte masiv dhe u shndërrua në demonstratë.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmores Elfete Humolli”, ka shkruar ministrja Haxhiu. / KultPlus.com