“Na vaftë mbarë”, Elhaida Dani fillon punën si drejtoreshë artistike e Festivalit të 63-të në RTSH

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, ka njoftuar se ka marrë rolin e ri si Drejtoresha Artistike e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.

Ajo ka shkruar se ky festival ka një rëndësi të madhe për të, sepse është rritur në atë skenë dhe e ka të qartë se sa e veçantë është për të gjithë.

“Të jesh pjesë e këtij eventi madhështor është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe që e marr me shumë seriozitet. Patjeter nuk do jem vetëm por do kem ekipim tim të profesionistëve më të mirë në Shqipëri, të cilët do i bëjmë të ditur në ditët në vazhdim”, ka shkruar këngëtarja.

Tutje, Dani është shprehur se do të jetë rigoroze në të gjitha fazat e punës, në mënyrë që ky festival të jetë më i miri ndonjëherë, dhe se është e lumtur se po merr mësime nga më të mirët si Sanremo, direkt në selinë e Rai.

“Këto mësime të vlefshme do t’i sjell me vete në vendin tonë për të bërë më të mirën për festivalin tonë të dashur”, ka shtuar ajo.

‘Notre Dame de Paris’ për herë të parë në Tiranë, Dani: Do të jetë një natë e paharrueshme

Muzikali francez “Notre Dame de Paris” do të ngjitet sot në një nga skenat më të mëdha, stadiumin “Air Albania”.

Trupa ndërkombëtare do të luajë mbrëmjen e sotme në kryeqytetin shqiptar, ndërsa rolin e Esmeraldës e luan këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani.

Në një konferencë për shtyp, këngëtarja Elhaida Dani tha se, “do të jetë një natë e paharrueshme, kështu që shijojeni këndoni bashkë me ne, na duartrokisni muzikën sepse do jemi gjithë stadiumi, Shqipëria një”.

Këngëtarja Elhaida Dani shprehet se, “artistikisht të luaj rolin dhe të fitoj audicionet për të luajtur Esmeraldën ka qenë një arritje e madhe për mua si artiste, ndërsa nga ana humane e kam jetuar edhe vetë kur 19 vjeç shkova në Itali dhe provova të jetoj në një vend ku nuk dija gjuhën dhe doja të ndihesha si të tjerët. Por ndihesha e huaj prapë si Emeralda mundohesha të krijoja identitetin tim sa herë mundohem të ringjall këtë rol në skenë mundohem të kem emocionet e mia që kam jetuar, por edhe nga të afërm dhe bashkatdhetarë të mi”.

Kompozitori Riccardo Cocciante tha se, “ky është një vend që  e meriton është një vend që ka jetuar me një të shkuar të vështirë më parë me pushtimin italian gjithashtu, pastaj me një diktator dhe tani po hapet është një vend që mbase më në fund fillon të jetojë. I thamë vetes mbase është momenti që “Notre Damme” të vij në Shqipëri”.

“Elhaida ka një zë fantastik, një amplitudë fantastike zëri dhe gjithashtu ndjenjë”, tha Cocciante.

Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Cocciante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.

“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.

Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiwan, Kanadaj, etj.

Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale./atsh/KultPlus.com

Elhaida Dani: Krenare për ‘Notre Dame’ në Shqipëri, ky vend e meriton

Kryeministri Edi Rama në episodin e 8-të të tij në Podcast kishte të ftuar këngëtaren e mirënjohur Elhaida Danin, yllin shqiptar që nesër së bashku me kastin e Notre-Dame de Paris zbret në Air Albania Stadium me një spektakël të magjishëm.

Rama tha se për një arsye kret të veçantë, për herë të parë por pas shumë e shumë herësh të ëndërruar dhe tentuar, vjen në Shqipëri një spektakël që ka bërë xhiron e botës dhe nuk ndalon së tërhequri spektatorë.

Kreu i qeverisë tha se të dielën, më 28 maj vjen ijë për herë të parë në Shqipëri, spektakli më i shikuar në Evropë “Notre-Dame De Paris”, që e cilësoi “një fiksim i joni i përbashkët me Elhaidan”.

“Me ftesë të saj unë e kam ndjekur këtë spektakël dhe m’u duk shumë e padrejtë që të mos e shijonin live mijë e mijëra shqiptarë këtu në Shqipëri”, u shpreh Rama.

“Unë kam një kujtim shumë të bukur me ty, që ti me siguri nuk e ke dhe s’ke nga ta kesh. Kur ti u bëre Elhaida Dani për në të tjerët se për familjen, për mësuesit, për shokët ishe, ke ardhur në një çfarë ishte një hapje e një gjëje të madhe këtu në Tiranë dhe unë duhet të merrja pjesë aty për arsye të statusit dhe më thonë që është Elhaida Dani aty. Natyrisht, unë e dija se kush ishe ti se në atë moment ishe në momentin e shkëlqimin absolut, por duke pasur parasysh që ti ishe shkodrane, gjë që me probabilitet të bënte më shumë kundër sesa pro meje dhe nga ana tjetër duke pasur gjithmonë një ndrojtje, unë pavarësisht se mund të mos dukem fare si njeri që kam aftësi për të qenë i ndrojtur, por kam një ndrojtje për mos e invaduar hapësirën e dikujt që ka shkëlqimin e vet. Dhe për të mos u dukur dhe për të mos u bërë si përgjithësisht dhe jo për faj të tyre ose jo pa të drejtë njerëzit politikë janë, që përpiqen të marrin sa më shumë nga çfarë ka rreth e rrotull dhe të thithin sa më shumë nga rrezet e të tjerëve, isha pak i tërhequr.

Por në një moment të caktuar na janë kryqëzuar vështrimet dhe aty unë kuptova që ti në fakt ishe gati të më takoje pa asnjë problem dhe madje aty e ndjeva që ti nuk ishe kundër. Atëherë unë erdha edhe ne u takuam. Kështu që e mbaj mend shumë mirë atë moment”, u shpreh Rama në “Podcast”.

Rama i parashtroi këngëtares disa piketa duke u shprehur se dikur ka thënë që ka familje patriarkale.

“Ndërkohë që, nga kjo familje patriarkale që normalisht një vajzë edhe me talent duhet te kishte pasur ndrydhjen e peshës së patriarkëve ose të patriarkut dhe të bashkëpunëtoreve të tij vëllezërve, rezulton që ka dalë një baba, i cili ka bërë çdo gjë që vajza të shihet, të admirohet nga gjithë çunat e botës dhe të shkëlqejë, duke i parë të gjithë çunat e botës nga lartë poshtë”, e pyeti Rama.

“Kjo është e vërtetë. Me një fjalë është nga ndryshimet më të mëdha të jetës time sepse kam lindur në një familje patriarkale, siç janë shumica mund të them, e familjeve shqiptare sot. Dhe prandaj ndoshta kam pasur një karakter kaq të ndrydhur. Nuk flisja, nuk hapesha, nuk tregoja me të vërtet vetveten, duke u rritur sepse nuk e mendoja që opinioni im mund të kishte rëndësi. Dhe është një problem që shumë vajza e kanë sot në Shqipëri, jo vetëm, por flas për vendin tim. Kështu që, më ka ndodhur një ndryshim radikal në jetën time në moshën 19 vjeçare që vendos të iki në Itali sepse babai im, është e vërtetë patriarkal fanatik, këto mbiemra mund t’i jap, por kur kuptoi që unë kisha një talent për muzikën, aty tha “nuk mund ta ndrysh”. Me një fjalë “është e pamundur, është më e fortë sesa ajo vetë. Çfarë të ardhme mund t’i ofroj unë vajzës time që është më e mirë sesa ajo që mund t’i ofrojë vet vetes së vet me talentin e saj. Kështu që, në momentin që unë iki në Itali, jeta ime ndryshon totalisht. Nga dikush që për atë realizoi çdo gjë nga familja e saj dhe vëllezërit e saj, në ato momente çdo vendim i jetës sime duhet të merrej nga unë. Madje, madje të jepja dhe këshilla dhe “urdhra” njerëzve që më rrethonin për të mirën time por unë nuk dija, nuk dija të jepja urdhra. Unë merrja urdhra. Dhe kjo ishte një gjë që më është dashur pak kohë, vazhdoj të më duhet kohë ta kuptoj dhe është një gjë që ndoshta më përpara nuk ishte e lumtur që ishte pjesë e jetës time, por ky dyzim i këtyre dy stileve të jetesës më ka bërë atë që jam sot. E besoj që mund të marr më të mirën e të dyja botëve”, u përgjigj Dani.

Kryeministri Edi Rama kujtoi historinë e gjyshit dhe nënës së vet.

“Gjyshi im ishte një personazh shumë i veçantë, por kjo është për një herë tjetër, por ajo që është shumë e çuditshme, duke pasur parasysh kontekstin e kohës ata ishin në Vlorë në Shqipërinë e viteve ’30 dhe ki parasysh mjedisi patjetër, patriarkal e të gjitha. Vajzat shumë shumë larg mundësisë për të qenë të pranuara si djemtë dhe gjyshi im donte patjetër të kishte një vajzë dhe bëri 8 djem përpara sesa të arrinte të bënte vajzën”, parashtroi ai.

“E shkreta gjyshja ime kaloi dhe një pjesë të rëndësishme të jetës të saj në rini, duke qenë shtatzëne dhe se në atë kohë nuk kishte nga këto ekot që shikojnë çfarë është dhe gjithmonë ajo “çfarë është”, ishte diçka që zbulohej kur nxirrte kokën tjetri apo jo? Ishte vetëm: shty, shty, shty. Do dali, do dali, do dali dhe ai rrinte në dhomën tjetër dhe kur dëgjonte që “doli djalë”, i thoshte gjyshes: s’ke bërë asgjë. Bëhu gati përsëri”. Dhe kur ime më lindi, ai la punën. La punën. Domethënë kishte një agjenci të tijën në portin e Durrësit në doganë dhe ia la dajës së madh, i cili ishte vetëm 15 vjeç të vazhdonte të mbante zyrën hapur dhe të bënte njëkohësisht shkollën tregtare, ndërkohë ky bënte thjeshtë këshilltarin për dajën dhe ndërkohë merrej me rritjen e vajzës së vet.

Dhe për ta mbyllur se është histori e gjatë, por për ta mbyllur ime më shkon me studime në Poloni, ku kuptohet gjërat ishin shumë më ndryshe dhe kthehet me pushime në Vlorë me një fund të shkurtër. Kur zbret në stacionin e autobusëve e priste një nga dajat, i cili direkt, direkt ia jep në shpullë. Ajo vjen dhe kuptohet që e priste i ati, i cili e sheh që ajo ishte e shqetësuar, por pa i thënë ajo asgjë. Ai e thërret dajën dhe i thotë: Zhduku nga shtëpia dhe ti nuk do rrish këtu deri kur kjo të jetë këtu. Shko ku të duash! Dhe asaj i thotë: Ti shko vish kostumin e banjës siç e ke atje në Poloni dhe ne do të shkojmë të dy në plazh’’. Ishte vajza e parë, që në moshën e rritur shkonte në plazh dhe bënte plazh me kostumin provokativ për jetën këtu, – natyrisht ishte kostum më konservator sesa të gjithë kostumet që janë sot nëpër plazhet e Shqipërisë – bashkë me gjyshin. Për të vazhduar me ty tani, ke hyrë dhe ke dalë nëpër sprovat e para ku nuk ka shkuar vaj që në fillim. Nëse unë nuk gabohem, ke bërë një provë të parë me ‘’Ethet e të premtes’’ dhe aty ke marrë një goditje…”, ishte pyetja.

“Nëse do të flasim për mua, i vetmi person, ndër të vetmit persona që duhet të përmend gjithmonë është babi im. Unë e adhuroj babin tim, meqë ra fjala. Ka një karakter të mrekullueshëm. Është një person që ka ëndërruar në atë kohë, gjëra që kush i ëndërronte, nuk e di… ka realizuar bizneset e tij me vështirësi. Me të vërtetë, vetëm për të realizuar një ëndërr, edhe po nuk pate asnjë gjë, na mësonte gjithmonë në shtëpi që mund të realizosh gjëra. Mund të flasësh, mund të kërkosh, mund të nisesh me zero lekë në xhep, me zero miq, me asnjë lloj shprese, optimizmi nga jashtë, vetëm nëse e do, dhe këtë gjë ma ka dhënë babi faktikisht. Kështu që, këtë gjë unë e adhuroj te babi im dhe në momentin që pa që kam diçka për të cilën dua të “luftoj”, më shtyu, ma dha këtë gjë, ma dha këtë karakterin e tij dhe më tha unë do të të ndjek kudo që të jesh. Dhe mbaj mend më shoqëronte në çdo audicion, nga Shkodra në Tiranë. Priste orë e orë e orë të tëra në makinë që unë të mbaroja audicionet ose unë të mbaroja provat dhe gjendja ekonomike nuk ishte e mirë. Llogarisnim edhe lekët sa do harxhonim benzinën, sa do harxhonim në drekë, sa do haje ti, sa do haja unë që të na dilnin ato lekët për t’u kthyer në shtëpi në darkë, te mami e të vëllai. E këto i ka bërë babi im. Më shoqëronte nëpër audicione nëpër Europë, aty ku pastaj njoha njerëzit që më ftuan të bëj “The Voice of Italy” dhe me makinë, niste makinën një ‘’Golf’’ të vjetër me 15 orë në ditë, duke mos ngrënë sepse do e zinte gjumi pastaj dhe s’do kishte energji të niste makinën gjithë ditën. Babi im është hero. Ndoshta për çdo vajzë…”, tha këngëtarja.

Kryeministri Rama pohoi: “E kam parë këtë pjesë, e kam lexuar këtë pjesë që keni bredhur Europën me makinën e tij për të bërë të mundur audicionet e tua dhe tani unë dua të më tregosh një moment në këtë pjesë, sepse unë jam shumë dakord me atë që the, unë e besoj shumë që çdo ëndërr që njeriu e shikon me sy hapur, do të thotë që mund ta realizojë. Domethënë që e ka brenda përderisa e shikon”.

“Ka një arsye pse e sheh atë ëndërr me sy hapur, por sigurisht që nga ti, te ëndrra me sy hapur është një shkretëtirë për t’u kaluar në këmbë me të gjitha vështirësitë, me të gjitha pengesat, me të gjitha të papriturat, me të gjitha rrëzimet e të tjerë dhe jam i bindur që ti ke patur momentet e tua dhe do të doja të ndaje me mua një moment në këtë periudhën përpara se të bëheshe Elhaida Dani që më vjen keq që je ndier në pikën ku s’ke dashur fare të ekzistosh nga stresi dhe dhimbja e rrëzimit”, e pyeti ai Elhaidën.

“Të them të drejtën përpara se të bëhesha Elhaida Dani, nuk kam patur momente të tilla. Kur je akoma pa arritur, pa i prekur realizimin e ëndrrave deri në një farë pike, asgjë nuk të duket aq e vështirë sepse ke diçka më të madhe për të cilën të luftosh. Kështu që, nuk të lodhin orët e tepërta në makinë. Nuk të lodhin që atë ditë duhet të kontrollosh sa lek ke në xhep për të ngrënë bukë. Nuk të bëhet vonë që në doganë të kthejnë se nuk ke mjaftueshëm para me vete dhe përndryshe do ishe një emigrante që endej rrugëve të Italisë, kështu që, e dashur, kthehu në shtëpinë tënde. Nuk do e bësh audicionin e Italisë dhe do e riprovosh prap. Asgjë s’të duket mjaft e vështirë sepse ka diçka tjetër më të madhe atje në fund të tunelit, ajo drita që ti do ta arrish se s’bën, sepse ti e di që ka njerëz që do ti tregosh atë gjënë që ke brenda. Është pastaj, pasi e ke arritur, pasi e fitove Voice-n, më në fund ia dole, Voice-n apo çfarëdo lloj gjëje që doje të realizoje. E solle Notre-Dame në Shqipëri. Pastaj, ka një moment që ti ndalon dhe thua “okay”. Çfarë ndjej tani unë? Çfarë realizova në të vërtetë? Çfarë ndryshoi? Çfarë i ndryshova të tjerëve? Çfarë bëra? Me një fjalë, gjithë kjo lodhje, gjithë kjo përpëlitje për…? edhe aty fillojnë me të vërtetë vështirësitë. Aty thua me të vërtetë: “O Zot, nuk dua më’’ sepse qenka gjithmonë një sprovë pas sprove, sepse ti e realizon ëndrrën e parë, por s’do të mjaftojë kurrë. Do të duash diçka tjetër më të madhe, e diçka tjetër më të madhe e aty jeta jote kthehet thjesht në një sfidë. Në një lodhje për fitore. Në një kërkim për fitore për t’i treguar botës që ti vlen akoma sepse nuk je thjesht ajo që fitoi ‘’Voice-n’’, por ti bën edhe këtë, bën edhe këtë, ti sjell edhe Notre-Dame , por unë e di shumë mirë që të dielën, Notre-Dame do të mbarojë. Do jetë një sukses i madh, ndër më të mëdhenjtë për mua dhe tek unë do të ngelet një ditë lumturie dhe pastaj do jetë: “Po tani?!” dhe kjo është sfida më e madhe”, theksoi ajo.

Kryeministri Edi Rama pyet: Kjo është normale sepse çdo fund, sado i lumtur, ka një pikë vdekjeje, ku gjithçka mbaron, por nga ana tjetër, çdo fund, është dhe një fillim edhe fillimi ka gjithë vështirësinë e vetë sepse mbasi arrin një fitore, përballesh me një zbrazëti, që askush nuk e kupton përveç teje dhe me ndenjën e një boshllëku që nuk përshkruhet dot. Dhe e gjithë ajo që ty të rrethon dhe që nga jashtë duket si një privilegj i jashtëzakonshëm sepse je qendra e gjithë vëmendjes së atij suksesi, për ty kthehet në një arsye më shumë për t’u ndier bosh. Por kjo është besoj diçka që e kalojnë të gjithë, kush më shumë e kush më pak, ka pasur dhe ka, jam i bindur, po këto që janë sot, do t’i marrim vesh më vonë, por dimë se çfarë ka ndodhur me njerëz me sukses shumë të madh që pastaj i ka komplet përpirë boshllëku i tyre dhe pastaj nuk kanë mundur më të marrin frymë. Nuk është për t’u shqetësuar sepse nuk besoj se ky është rasti për ty. Ndërkohë, nuk do të tregosh asnjë nga momentet kur ke qenë komplet gati të dorëzohesh sepse mbase nuk i mban mend…

“I mbaj mend… . Ka disa. Një ndër momentet që do kisha dashur të dorëzohesha është, nuk e di a e kam thënë ndonjëherë këtë, pas fitores së “Voice of Italy”, kthehem në shtëpi me Riccardon, na bëjnë një pritje të jashtëzakonshme. S’kisha parë ndonjëherë, s’kisha jetuar ndonjëherë, se parë po dhe të nesërmen duhet të kthehesha në Romë ku xhirohej fotot e albumit të ri që do të nxirrja me “Universal music” edhe atë natë, Riccardo dhe bashkëshortja e tij, e cila është menaxherja e tij, më marrin, ishim në një hotel në Tiranë dhe më thonë, ti nesër nuk do shkosh, nuk do i hapësh telefonin “Universal music”. Ata presin photoshooting, por ti do zhdukesh, në të vërtetë nuk e di fare në mund ta them diçka të tillë, por “too late”, sepse në të vërtetë je në menaxhimin e disa personave në të cilët nuk duhet të jesh. Kështu që për të bërë evolucion, për të ndryshuar rrjedhën e gjërave, ti nuk duhet të dukesh nesër sado që ke kontratë, sado që ke dhënë fjalën, sado që një team personash të presin dhe unë kisha një lidhje, jo vetëm profesionale, vazhdoj ta kem sot me Riccardon dhe Kattie, një lidhje shumë personale. Më kanë ndihmuar shumë. Janë bërë si prindër të dytë për mua. Edhe nuk mund t’i ktheja fjalën. Nuk mund ti thoja jo, bëja pyetje, por nuk mund të kisha përgjigje më të mëdha sesa ato që më dhanë, dhe atë ditë jam kthyer në Romë, atë natë, kisha fluturimin në darkë dhe kam kaluar natën, vetëm, në makinë, në Romë. Nuk jam kthyer as në shtëpinë ku jetoja sepse e dija që do të më gjenin atje. Do më kontaktonin. Do vinin të më kërkonin për photoshooting dhe nuk dija as ku të shkoja. Isha e vetme. Kam fjetur në Romë, në makinë, duke pritur ditën dhe duke pritur që telefoni të fillonte të “ziente” sepse njerëzit më kërkonin. Ato momente nuk e kam dashur veten. Familjes sime nuk i kam treguar kurrë diçka të tillë sepse bëheshin në një merak që pastaj duhet t’i qetësoja unë prap. E gjitha kthehej tek unë dhe ishte një ndër momentet më të vështira. Ishte ky”, tha ajo.

Kryeministri Edi Rama e pyet këngëtaren për historinë e marrëdhënies me Riccardo Cocciante-n. “Është e njohur sepse është jë histori që ka filluar nga “Voice”, por mbase ja vlen që të thuhet pak më shumë lidhur me atë që e krijoi këtë lidhje, si moment. Cili është momenti sipas teje ku u krijua kjo lidhje me të?”, pyeti ai.

“Riccardo ma ka thënë para pak ditësh. Ishim në Stamboll dhe po bisedonim pas një shfaqjeje dhe ma tha: “Elhaida, unë nuk besoja kurrë në ty. Jo si artiste, këngëtare, por nuk besoja kurrë që ti mund të fitoje. Mund të fitoje ‘’Voice’’, mund të fitoje zemrat e italianëve apo të atyre që votuan. Për mua ishte diçka, po mirë shohim edhe këtë herë. Me një fjalë, sado që doja që të ishe ti që fitonte dhe ecte përpara, sepse pëlqente talentin tim, nuk e besoja kurrë”. Kështu që, për atë ishte kthyer në një sfidë më tepër. Është një personazh që e do shumë muzikën e tij, artin e tij. Ka shkruar perla dhe e drejtë të jetë e tillë dhe donte, ka një ego shumë të madhe sado që nuk duket, donte që këngëtarja e tij të dilte fituese. Që ai të ishte fituesi i edicionit të parë të ‘’Voice’’ në Itali dhe prandaj, besoj që nga ana e tij ka qenë një sfidë, nga ana ime ka qenë thjesht lidhje me Riccardon ka lindur sepse shoh tek ai, një pjesë të vetes sime.

Është gjithashtu një introvers, një person që ndjenjat, fjalët, mendimet i thotë nëpërmjet muzikës dhe artit të tij dhe këtë e kam parë gjithmonë sikur është një pjesë e imja nuk flasim shumë kur jemi bashkë, por kuptohemi”, tregoi ajo.

Kryeministri Edi Rama: Ti në fakt hyn tek ai grusht njerëzish që kanë dalë nga ky vend dhe që kanë bërë një shërbim shumë të madh për këtë vend, pavarësisht se secili dhe secila prej tyre kanë qenë duke e ndjekur rrugën e ëndrrës së tyre, por janë përputhur të dyja gjërat dhe ti je gjendur në një pikë, ku duke u përpjekur të fitosh një nga konkurset, garat më sfiduese në televizionin italian, njëkohësisht ke bërë një shërbim të jashtëzakonshëm që nuk blihet dot për ta treguar Shqipërinë në sytë e gjithë atyre që kanë ndjekur Voice me fytyrën, me mënyrën e të qenit, me talentin dhe mbi të gjitha me këmbënguljen e një vajze që nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me stereotipin e krijuar në kokën e italianëve për shqiptarin. Në këtë aspekt, unë e di shumë mirë që ti nuk e ke menduar këtë asnjë moment kur ke qenë në garë por mendoj se e ke ndjerë në momentet kur nuk ke qenë para kamerave, kur ke qenë në shtëpi, kur ke qenë duke shkuar për atje, kur ke qenë duke u kthyer për atje. Mund ta elaborosh pak këtë pjesën që “Unë këtu po përfaqësoj edhe Shqipërinë që nuk flet dot, Shqipërinë që nuk thotë dot “Unë jam e bukur, unë nuk jam ajo që ju e përshkruani si një kriminel që del në rrugë, që vret, që vjedh, që dhunon e të tjerë”. E ke pasur këtë?

Elhaida Dani iu përgjigj: Sigurisht që kur jam nisur për këtë eksperiencë në Itali, nuk ka qenë aspak qëllimi im, të themi të vërtetën.

“Në momentet e dyta pastaj, kur fillova të kem vëmendjen, ta ndjeja që kam vëmendjen, kur fillova të shoh komente italianësh dhe shqiptarësh që luftonin në komente për “Ccfarë do një shqiptare këtu” ndërkohë që shqiptarët rebeloheshin dhe thonin “Po, është vendi ynë sepse e meriton sepse nëse rregullat e emisionit janë të tilla që ajo është aty, do të thotë që ajo e meriton të jetë aty”. Ka qenë një luftë brenda meje që mendoja “Nuk e meritoj, e meritoj. Nuk jam italiane, jam italiane”. Në fund të ditës, e gjithë kjo lufta në momentin që e kuptova që e meritoj të jem aty, e kuptova që, jo vetëm unë meritoj të jem aty, por ccdo shqiptar që punon fort për një ëndërr, që është i sinqertë, që është i ndershëm, që e bën punën ashtu siç ne vërtetë dimë ta bëjmë sepse unë kam njohur shqiptarë në botë që investohen tek gjërat që bëjnë në një mënyrë që më bëjnë kaq krenare dhe ka qenë fiks vendi ku unë kam menduar “Po, është e drejtë të marrim gjithë vëmendjen që meritojmë, të marrim pikët që meritojmë sepse ne nuk jemi, ajo që the, vetëm gjërat negative që Italia asokohe kishte dëgjuar për ne”, tha ajo.

“Mendoj se një nga arsyet pse unë dola triumfuese dhe është absolutisht e vërtetë është sepse shqiptarët kishin nevojë t’i ndryshonin fytyrën vetes në ato vite dhe gjithmonë, edhe sot që flasim. E kemi këtë ndjesinë t’i japim vetes më tepër pikë sesa mund të na shohë Europa apo gjithë bota. Prandaj, shqiptarët më votuan mua, prandaj shqiptarët votojnë në Sanremo, prandaj shqiptarët, sidomos në shtetin italian, mundohen të ndihmojnë shqiptarët e tjerë që të ngrihen që t’i tregojnë italianëve dhe të huajve “Shikoni se jemi më tepër sesa ç’mund të mendoni ju”. Është diçka që vitet e fundit kam filluar ta kem dhe si mision, të them të drejtën. Mbi 70 të huaj do vijnë të Bëjnë Notre-Dame në Shqipëri sot dhe shohin Shqipërinë sot si është Shqipëria, më dërgojnë foto, më shkruajnë, më kontaktojnë dhe më thonë “O zot, I love it here, e dua këtë vend, është shumë bukur, a mund të rrimë më gjatë?”, i tregojnë të tjerëve “Jam në Shqipëri për Notre-Dame” dhe po hapet fjala që Notre-Dame do bëhet në Shqipëri. Është diçka që më bën super krenare sepse e meriton ky vend”, tha ajo.

“Kam qenë në vende të tjera, pa dashur të ul apo të them asgjë negativ për asnjë vend, por sinqerisht Shqipëria meriton këtë dhe më tepër dhe shqiptarët meritojnë të kenë gjithë emrin e mirë që mund të kenë vërtetë sepse e meritojnë”, shtoi këngëtarja.

“Ka 25 vjet që Notre- Dame ka lindur, në 97 dhe ka kaluar në gjithë botën dhe ka çifte që atëherë vinin vetëm, vinin çift, vinin me fëmijë të vegjël, sot kthehen fëmijët e tyre ta shohin dhe do ndodhë e njëjta gjë për vite me radhë. Është i vetmi dhe i pari spektakël në Europë që ka bërë diçka të tillë dhe pasi ka lindur Notre-Dame dhe pasi ka treguar që njerëzit mund të dashurojnë një spektakël të tillë në këto nivele, shumë autorë të muzikës franceze dhe jo vetëm kanë filluar të krijojnë musical të tjerë për t’iu afruar kësaj magjie, por Notre-Dame ha bukë më vete le të themi.

Jam e bindur që shqiptarët që do vijnë ta shohin, jo vetëm që do u ndikojë jetën e tyre sot për sot, por jam e bindur që mezi do presin që, nëse do jetë mundësia të rikthehet sërish në Shqipëri Notre-Dame, të vijnë ta shohin sërish dhe nëse nuk do të kthehet sërish në Shqipëri, – që do kthehet, – por nëse nuk rikthehet ata do marrin biletat dhe do ikin në Paris, në Neë York, në Stamboll, London e nuk e di, ku të jetë, por vetëm ta shohin dhe të ndjejnë ato emocione që do ndjejnë të dielën në stadiumin Air Albania”, tha ajo.

“Nëse und ta them vetëm me një fjalë, unë koncertet, shfaqjet, eventet muzikore të tilla i përkthej në eksperienca, është si të lexosh një libër. Kur unë lexoj një libër, një pjesë e imja ka ndryshuar, nuk jam më i njëjti njeri. Koncertet janë e njëjta gjë. Shfaqjet muzikore janë akoma më tepër dhe Notre-Dame mund ta cilësoj akoma më lart në këtë renditje sepse është 360 gradë një histori dashurie, hakmarrje, lirie, kërkon liri. Notre-Dame, ti sheh një vajzë 16 vjeccare që është Esmeralda dhe që po njeh veten e saj dhe po zbulohet, por në të njëjtën kohë, rrethanat, jeta e përditshme nuk e lejon të rritet, të jetë vetvetja dhe ajo, në atë moshë, lufton për liri dhe është diçka që, sado që flitet për vitet 1482, është aktuale dhe populli, çfarëdolloj niveli, çfarëdolloj shtrese të shoqërisë do të dashurohet në mënyrë të jashtëzakonshme sepse të ndryshon jetën dhe ti do kesh, sicc e thashë më parë, dëshirë ta shohësh herë pas herë për të zbuluar detaje të reja, se herën e parë ta ka marrë vëmendjen magjia e muzikës, herën e dytë skenografia, herën e tretë kostumet, balerinët, këngëtarët. Nuk mbaron asnjëherë. Kështu që, nuk duhet humbur për asnjë arsye në botë”, vijoi këngëtarja.

”Notre-Dame de Paris” është një muzikal francez i kënduar i cili debutoi më 16 shtator 1998 në Paris. Ai bazohet në romanin Notre-Dame de Paris nga romancieri francez Victor Hugo

Elhaida Dani, e cila është në një nga rolet kryesore në këtë shfaqje, apelon që ky spektakël nuk duhet humbur për asnjë arsye në botë./KultPlus.com

Elhaida Dani risjell shfaqjen fenomenale “Notre Dame de Paris” në Montreal

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ndodhet prej disa ditësh në Kanada në kuadër të turneut muzikor “Notre Dame de Paris”. Shfaqja fenomenale me tekstshkrues Luc Plamondon dhe muzikë nga Richard Cocciante, e bazuar në veprën e Victor Hugo, rikthehet në Quebec në 2022 për një seri shfaqjesh të jashtëzakonshme!

Dani e ftuar nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness, ka zhvilluar turin e saj kanadez më herët në gushtin e 2018.

“Notre Dame de Paris” ka njohur terren të gjerë nëpër botë ku vepra është e përkthyer në 9 gjuhë të tjera.

Vepra muzikore “Notre-Dame de Paris” është një lidhje mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.

Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, udhëtuan anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiwan, ku stacionin e fundit e pati në Kanada më 2018. Ky është një prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale. Prej mbrëmë turi vazhdon në Quebec në “Grand Théâtre de Québec”, datat e spektaklit në Montreal do të jenë më 28 dhe 30 gusht, 1-4 shtator 2022.

Me më shumë se 4000 shfaqje në 20 vende, të kënduar në 9 gjuhë të ndryshme dhe duke bashkuar më shumë se 10 milionë spektatorë në mbarë botën, Notre Dame de Paris është bërë një spektakël thelbësor muzikor dhe vazhdon suksesin e tij mbarëbotëror përsëri dhe përsëri./ Albanian MontrealPress/ KultPlus.com

Elhaida Dani publikon albumin e ri ‘Zanin’ (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani ka publikuar albumin e saj më të ri muzikor, përcjell KultPlus.

Albumi mban titullin ”Zanin” dhe përfshin gjithsej pesë këngë. Ndërkaq secila këngë është publikuar edhe me videoklip. Këngët e albumit “Zanin” përfshijnë: “Jam Betu”, “Amore”, “Kënga Jonë”, “Hajmali” dhe kënga me të njëjtin titull si albumi.

Për këtë album kanë punuar tre kompozitorët e njohur shqiptarë: Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi.

Këngëtarja shqiptare e cila njihet si fituese e “The Voice of Italy” në vitin 2013 dhe reprezentuese e Shqipërisë në “Eurovision” në vitin 2015, e ka ndarë me gëzim në rrjetet sociale me fansat albumin e saj të ri.

Ajo shkroi “E gëzofshi” në mbishkrimin e një prej videove, që shfaqte pjesë nga kënga e parë e albumit, me titull “Zanin”. / KultPlus.com

“Zanin” Elhaida Dani publikon albumin e saj të ri (VIDEO)

Ajo u rikthye në Tiranë në verë me një qëllim të caktuar: Të sillte një projekt muzikor edhe për publikun shqiptar, pas suksesit që kishte korrur në Itali në “The Voice” apo me rolin e mrekullueshëm të Esmeraldës në muzikolin “Notre Dame De Paris”.

Mbrëmë, salla koncertore e Teatrit të Operas dhe Baletit shkëlqente nga cover-i i albumit “Zanin”, që Elhaida Dani prezantoi për herë të parë mes miqsh e bashkëpunëtorësh, një punë e admirueshme për këngëtaren shqiptare, e cila diti si të surprizojë duke sjellë nga Italia edhe të madhin Riccardo Cocciante.

Ai ishte i ftuari special i Elhaidës, i cili që pas fitores së saj në “The Voice Of Italy”, e ka ndjekur dhe e ka vlerësuar këngëtaren shqiptare për talentin e saj. “Elhaida mori pjesë në ‘The Voice of Italy’ dhe fitoi, edhe pse nuk ishte italiane. Sepse talenti është mbi gjithçka. Patjetër, italianët thanë: ‘Është shqiptare, nuk mund të fitojë’. Por zëri dhe shpirti i saj bënë që ajo të fitonte”, tha mes emocionesh kantautori italian.

Elhaida falenderoi bashkëpunëtorët e saj për realizimin e albumit. “Zanin” është projekti im më i ri muzikor me 5 këngësh dhe 5 klipe të punuara me aq dashuri dhe me aq përkushtim nga bashkëpunëtorët më të mirë që mund të kisha. Ata janë Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi, të cilët janë bashkuar për herë të parë për të punuar në këtë projekt dhe për mua kanë bërë një mrekulli. Ajo që e ka kurorëzuar këtë projekt me disa video perla është Ajola Xoxa. Nuk mund t’i jepja një emër tjetër këtij projekti përveçse “ZanIn” sepse zëri më përfaqëson në çdo qelizë, në çdo pjesë të asaj që jam, në çdo vend, në çdo kohë ku unë kam udhëtuar. Sonte vendosa të ndaloja në Tiranë, aty ku gjithçka nisi”, tha Elhaida Dani. / KultPlus.com

Elhaida Dani paralajmëron këngën e re

Ka mjaftuar një tjetër postim në Instagramin e Elhaida Danit për të kuptuar se në 20 shtator po “gatuhet” vërtet diçka e madhe.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka hedhur disa foto në profilin e saj, e shfaqur sërish në një studio produksioni, por kësaj here në krah ka edhe tre artistë të mirënjohur dhe kompozitorë të talentuar.

Fjala është për Elgit Dodën, Kledi Bahitin dhe Alban Kondin, një treshe e shkëlqyer që, me sa duket, do na sjellin një surprizë të madhe në 20 shtator për Elhaida Danin.

Këngëtarja shqiptare ka deklaruar gjatë verës se ka në plan një projekt të madh muzikor, të cilin siç duket do ta publikojë në 20 shtator.

Na duhet të presim edhe pak ditë. Por, përfshirja e Elgit Dodës, Kledi Bahitit dhe Alban Kondit vetëm sa na e ka shtuar kuriozitetin./atsh/KultPlus.com

Ermal Meta zbulon detajet e koncertit në Tiranë: Kanë prenotuar bileta nga Italia, Rusia, Bullgaria e Turqia

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta zbuloi disa detaje në lidhje me koncertin që do të mbajë më 17 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Meta tregon se hapjen e koncertit do e bëjë këngëtarja Elhaida Dani.

“Do të vij në datën 15, tani jam ende në Itali. Mezi pres. Jam shumë i emocionuar, zakonisht nuk ndjej këtë lloj emocioni, jam mësuar, kam bërë shumë koncerte. Por në Shqipëri emocioni është i veçantë. Kanë prenotuar për në koncert nga Italia, Rusia, Bullgaria, Turqia. Jam shumë i lumtur për këtë. Do të jetë një artiste, Elhaida Dani, që hap koncertin”, sqaroi Ermal Meta gjatë një interviste televizive.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në stadiumin Air Albania.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet.

Biletat janë pa pagesë. Respektohen të gjitha rregulloret antikovid, dhe do të mbahet në 30 % të kapacitetit. Organizohet nga ambasada italiane në bashkëpunim me bashkinë Tiranë dhe FSHF. / KultPlus.com

Elhaida Dani sot e ftuar në skenën e “Musicall”, suksesi i radhës për këngëtaren shqiptare

“Musicall”, është një ndër koncertet më të famshme të mjuzikllit që mbahet sonte në Trieshtë, ku do të prezantohen mjuzikllat dhe kolonat zanore më të mira të të gjitha kohërave, shkruan KultPlus.

Në këtë skenë do të ngjiten të famshmit si: Giò di Tonno, Vittorio Matteucci dhe Graziano Galatone.

Por së bashku me të do të ngjitet edhe këngëtarja shqiptare Elhaida Dani, e cila në këtë koncert do të prezantohet me Esmeraldën./ KultPlus.com

Mahnitet nga ‘Baresha’, Elhaida Dani ia mëson libanezes ta këndojë shqip (VIDEO)

Këngëtarja e dashur Elhaida Dani po e zhvillon karrierën e saj jashtë kufijve shqiptarë. Prej kohësh ajo po udhëton në shtete të ndryshme të botës duke qenë se është pjesë e kastit të muzikantëve të ‘musical-it’ “Notre Dame de Paris”. Edhe pse Elhaida është zhvendosur për të jetuar në Itali por nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj.

Pak ditë më parë ajo publikoi në ‘Instagram’ një video në të cilën shihej duke kënduar këngën më të famshme shqiptare “Baresha” dhe duket se po përpiqet që t’ua mësoj edhe miqve të saj të huaj.

Elhaida së bashku me miken e saj nga Libani, Hiba Taëaji, e cila është këngëtare e njohur në vendin e saj dhe në gjithë Arabinë, e ka pëlqyer shumë këngën në fjalë. Duke qenë se e ka tërhequr aq shumë ritmi i këngës, mikesha e Elhaidës është përpjekur ta mësojë “Bareshën” me ndihmën e këngëtares shqiptare. Dani ka postuar në ‘Instastory’ videon e Hibas dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Shoqes sime libaneze i pëlqeu shumë kënga dhe po e mëson. Hiba Taëaji po këndon shqip! Të dua shumë Hibou”.

Gjithashtu ajo ka paralajmëruar se ndoshta së bashku me miken e saj mund ta sjellë “Bareshën” në një version të ripunuar me zërat e tyre.

https://youtu.be/pb2pOMr-B10

Elhaida Dani, pjesë e shfaqjes “Notre Dame de Paris”

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, tashmë e njohur edhe publikun e huaj, do të jetë pjesë e shfaqjes muzikore “Notre Dame de Paris”, përcjell albinfo.ch.

Në këtë shfaqje, që bazohet në romanin e famshëm me po të njejtin emër të Viktor Hygoit, Dani do të ketë një prej roleve kryesore: atë të Esmeraldës.

“2019-2020 kthehem më në fund në Itali me “Notre Dame de Paris”. Faleminderit Riccardo Cocciante për besimin”, ka shkruar Dani në Instagram.

Riccardo Cocciante është autor i kësaj shfaqjeje muzikore, e cila është luajtur në shumë vende të botës, është përkthyer në disa gjuhë dhe performohet tash e sa kohë./KultPlus.com

Elhaida Dani: Italia realizoi ëndrrat e mia, por Shqipëria….

Për Elhaida Danin, Italia është vendi që e bëri të arrinte suksesin, pa marrë parasysh faktin që vinte nga një shtet tjetër, e për këtë ajo shpreh mirënjohje.

Megjithatë për të, Shqipëria është vendi ku ka rrënjët. Këngëtarja ishte e ftuara e dytë e spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”, ku fëmijët e pyetën nëse do të rikthehej për të jetuar përfundimisht në Shqipëri.

“Shqipëria është vendi ku unë kam rrënjët, ku unë kam lindur dhe nuk di si do të jetë e ardhmja ime. Ama Italia është ai vend që më dha një mundësi kaq të madhe. Nuk shikoi faktin që unë vija nga një shtet i huaj dhe më dha me të vërtetë suksesin, më realizoi ëndrrat e mia, atë që unë po punoja kaq shumë. Nuk mund të bëj një dallim shumë të madh, por Shqipëria është vendi nga i cili unë vij dhe zemra ime është këtu”, tha artistja shqiptare, e cila aktualisht jeton në Itali.

Dani veçoi eksperiencën e saj në “The Voice of Italy”, si një prej momenteve më të bukura në skenë, një kompeticion ku ajo u shpall fituese.

“Është absolutisht The Voice, është ai vendi ku unë zbulova që kam shumë guxim, përveçse talent. Zbulova që kam shumë guxim, që unë marr rrugët dhe nisem në një shtet të huaj dhe filloj një rrugë nga zeroja. Është the Voice of Italy, është absolutisht kjo skenë”.

Elhaida Dani sjell një version ndryshe të këngës “Plas” të Flori Mumajesit (VIDEO)

Në edicionin e 20-të të festivalit Kënga Magjike i cili finalen e kishte para dy dite, fitues u shpallë Flori Mumajesi me këngën “Plas”, shkruan KultPlus.

“Plas”, kënduar nga Flori Mumajesi ishte kënga më e votuar në këtë festival. Mumajesi u vlerësua shumë për vokalin e tij përmes të cilit i dha jetë kësaj kënge.

Por, kjo këngë është pëlqyer shumë edhe nga kolegët e këngëtarit të cilët e kanë ndjerë shumë e madje dikush prej tyre nuk i ka rezistuar dhe ka vendosur ta interpretojë në mënyrën e vet.

Bëhet fjalë për artisten e talentuar Elhaida Dani e cila ka shprehur hapur pëlqimin ndaj kësaj kënge. Kënduar në mënyrën më të ndjerë dhe sjellë bashkë me një video, ky cover i po pëlqehet shumë edhe nga fansat.

“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë… Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time… Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë ! Ky cover është një dhuratë për Flori Mumajesi dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite ! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde.”, ka shkruar Dani në Facebook. /KultPlus.com

Vesa Luma, Aurela Gaçe dhe Elhaida Dani pranojnë Orën e Tiranës

Vesa Luma, Aurela Gaçe dhe Elhaida Dani kanë pranuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Orën e Tiranës, shkruan KultPlus.

Dhurimi i orës së kryeqytetit të Shqipërisë, e njohur si ‘Kulla e Sahatit’ është bërë në shenjë nderimi për këngëtaret dhe karrierën e tyre të pasur muzikore. Lajmin e kanë bërë të ditur vet këngëtaret përmes rrjeteve sociale.

“Është një ndjenje e jashtëzakonshme dhe privilegj i madh, të pranoj Orën e Tiranës nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Tirana qytet ky që me rriti artistikisht dhe që me dha aq shumë dashuri! Këtë energji dhe dashuri do ta ndaj sonte, bashkë me dy artiste të mëdha e që i dua shumë, siç janë Aurela Gace dhe Elhaida Dani në Sheshin Skënderbej! Ju presim me padurim”, ka shkruar në Facebook, Vesa Luma./KultPlus.com

Elhaida Dani shkruan për Dua Lipën: Dua, të dua, sa krenare me ty

Të hënën më 19 nëntor, në teatrin “Argentina” në Romë të Italisë, është mbajtur një koncert recital, në nderim të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Ky koncert u mbajt në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së tij, teksa të pranishëm në koncert ishin figura të shumta shqiptare, ndër ta edhe zërat më të mirë të kombit.

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, Ermal Meta e Elhaida Dani janë vetëm disa nga këngëtarët që interpretuan para publikut.

Këngëtarja shqiptare e suksesshme në Itali, Elhaida Dani, e cila interpretoi këngën e famshme italiane “Adogia”, ka pasur rastin që në prapaskenë të takohet me artisten e famshme shqiptare, Dua Lipën.

Dani ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram dy fotografi, ku shfaqet gjatë takimit të saj me Duan.
https://www.instagram.com/p/BqZzT79hhSX/
Në mbishkrimin e fotografisë, Elhaida i bën një dedikim të veçantë këngëtares shqiptare, duke i thënë se e do ashtu siç është edhe domethënia e emrit të saj.

“Dua, të dua, sa krenare me ty”, ka shkruar Elhaida Dani në Instagram, ndërsa dukej e buzëqeshur pranë artistes Lipa në fotografi.

Ndërkohë, Dua Lipa mori pjesë në këtë koncert së bashku me të gjithë familjarët e saj, ndërsa ka interpretuar para publikut kolonën e njohur zanore “Homesick”. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BqaObZmBkrH/

Elhaida Dani publikon “Let it Go” me këngëtarin australian Nathaniel

Këngëtarja shqptare, Elhaida Dani, ka publikuar projektin e saj të ri ndërkombëtar.

Bashkëpuntori i saj është këngëtari australian Nathaniel dhe këngëtarja me padurim e paralajmëroi projektin para lansimit.

Nathaniel njihet në Australi për pjesëmarrjen e tij në X Factor në këtë vend.

“Më në fund është publikuar “Let it Go”. Uroj ta pëlqeni”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instagram.


Kënga është punuar nga Menno Reyntjes, Tony Polimeni, Richy Sebastian, Scilla Siekmann dhe vet këngëtarët.

Ndërkaq, video është një produksion i CDF Records.

Elhaida Dani më parë ka marrë pjesë në Eurovision duke përfaqësuar Shqipërinë./ KultPlus.com

“Notre Dame de Paris” me Elhaida Danin edhe në Kanada

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ndodhet prej disa ditësh në Kanada në kuadër të turneut muzikor “Notre Dame de Paris”.

Muzikali është i shkruar nga muzikanti Riçardo Koçiante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.

“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.
Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, dhe stacioni i fundit pritet të jetë Kanadaja. Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.

Ndërkohë që turi vazhdon, pas shfaqjeve në Quebec në “Grand Théâtre de Québec”, datat e spektaklit të Montreal do të jenë më 8, 15 dhe 20 shtator, ndërsa në Otawa Elhaida do të jetë më 17 tetor./ KultPlus.com

Shqiptarja Deborah Xhako, pretendente kryesore për të fituar “The Voice of Italy”

20-vjeçarja shqiptare Deborah Xhako ka arritur të thyejë çdo parashikim në “The Voice of Italy”. Falë zërit të saj brilant, Deborah, e cila është krahasuar si “Dua Lipa italiane”, është në gjysmëfinale.

Sondazhet në Itali flasin për një avantazh të Deboras në krahasim me konkurrentët e tjerë, duke e kualifikuar si një nga pretendentet kryesore për të fituar këtë kompeticion muzikor. Nëse do të ndodh kjo, atëherë Deborah Xhako bëhet shqiptarja e dytë që fiton “The Voice of Italy”, pas Elhaida Danit.

Konkurrentja shqiptare, pjesë e skuadrës së J-Ax ka nevojë për mbështetjen e të gjithë bashkëkombësve tanë në Itali, jo vetëm se është shqiptare, por sepse ajo është një zë magjepsës. Me thjeshtësi, saktësi dhe energji Deborah pushtoi skenën duke bërë krenar trajnerin e saj, këngëtarin Alessandro Aleotti i njohur si JAx. “Bravo, e madhe…Jam krenare për ty”, i tha ai në një nga netët e provës./ KultPlus.com

https://www.raiplay.it/video/2018/04/Deborah-Xhako—Presentazione-90a096a2-2c48-469b-94e3-609682c79310.html

Tri këngë shqiptare në listën e 250 këngëve më të pëlqyera të Eurovizion-it (VIDEO)

Eurovizion për 10 vite rresht nxjerrë sondazhin për 250 këngët më të pëlqyera të këtij festivali, shkruan KultPlus.

Kësisoj, në këtë sondazh që janë të radhitura këngët më të pëlqyera të të gjitha edicioneve, janë edhe tri këngë shqiptare, të kënduara nga vajzat të cilat përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në këtë garë.

E para është Elhaida Dani e cila ka zënë vendin e 44 me këngën “I’m Alive” dhe e cila mori pjesë në Eurovizion në vitin 2015-të.

Pas saj në vendin e 46 vjen Rona Nishliu me “Suus” e cila në Eurovizion mori pjesë në vitin 2012-të ku asokohe edhe zuri vendin e pestë në këtë garë të madhe, vend këtë që ende asnjë shqiptar nuk ka mundur ta thyej. Rona deri më tani ka korrur suksesin më të madh nga shqiptarët që morën pjesë në Eurovizin.

Krejt në fund është edhe Lindita Halimi me këngën “World” e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2017-të.

Kësaj liste, i prinë për pesë vite radhazi kënga “Euphoria” e Loreen. Sondazhi organizohet nga ESC Radio dhe Songfestival.be.

Ndërkohë, sivjet në vitin 2018-të Shqipërinë në Eurovizion, do ta përfaqësojë Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili mori vendin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, festival ky që fituesi fiton menjëherë biletën për Eurovizion./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU

Jo vetёm Adelina Ismaili nё Festivalin e RTSH-sё, nё kёtё edicion do tё ngjiten shumё yje (FOTO)

Mё 21 dhjetor ёshtё mbrёmja e parё e Festivalit tё RTSH-sё nё Tiranё, ku prej aty do tё zgjidhet edhe fituesi i kёtij festivali qё do tё pёrfaqёsojё Shqipёrinё nё Eurovizion, shkruan KultPlus.

Tashmё ёshtё bёrё e ditur se nё kёtё edicion, si mysafire speciale ёshtё ftuar kёngёtarja kosovare Adelina Ismaili, por duket se nuk ёshtё vetёm kjo kёngёtare qё do tё ngjitet nё skёnёn e kёtij festivali.

Tashmё ёshtё bёrё e ditur se nё kёtё edicion janё ftuar edhe kёngёtarёt: Ricardo Cocciante, Aurela Gaçe, Alban Skenderaj, Elsa Lila dhe Elhaida Dani./KultPlus.com

Elhaida Dani, me këngë të reja në gjuhën italiane

Këngëtarja Elhaida Dani po planifikon një album në gjuhën italiane.

E njohur në Itali dhe para disa vitesh e shpallur si zëri më i mirë në Itali, fituese e “The Voice of Italy”, Elhaida ka treguar sot në një prej emisioneve shqiptare që po planifikon disa këngë në gjuhën italiane, që mund të grumbullohen brenda një albumi.

Elhaida ka kënduar edhe në të kaluarën në gjuhën italiane, ka jetuar në Itali, ndërsa momentalisht po bën karrierë në Francë, me një shfaqje operistike, shkruan KultPlus.

Elhaida mbrëmë morri vendin e dytë në festivalin ‘Kënga Magjike’ në Shqipëri, me kompozimin “E ngrirë”. / KultPlus.com

Kush do ta fitojë festivalin ‘Kënga Magjike 2017’ (VIDEO)

Kanë përfunduar kësisoj dy netët gjysmëfinale të edicionit të këtij viti të Festivalit “Kënga Magjike”.

Pallati i Kongreseve në Tiranë për dy net me radhë ishte nikoqir i këngëtarëve që këtë vit sjellin krijimet e tyre muzikore në një edicion të mbushur me muzikë.

Në të dy netët, emrat e mëdhenj të muzikës por edhe emrat e rinj janë bashkuar drejt një gare të fuqishme. Para se të shohim finalen e festivalit, nesër mbrëma, po sjellim këtu disa prej atyre që mund të fitojnë festivalin, shkruan KultPlus.

Këtë edicion, dukshëm nuk ka një favorit absolut që do të fitonte festivalin, por këngëtarët kanë ardhur me projekte aq të fuqishme, sa dikush veçohet ndër të tjerët.

Elhaida Dani me këngën “E ngrirë” ka ardhur e fuqishme dhe me emocion në këtë festival. Fituese e shumëfishtë e disa garave muzikore, për Elhaidën një fitore në “Këngën Magjike” do të ishte një tjetër trofe.

Rovena Stefa ka një këngë të veçantë. Vokali i saj në natën kur performoi lë shumë për të dëshiruar, por ajo është Rovena dhe ka tanimë një bagazh muzikor prapa saj. Kënga “Veç një jetë” po pëlqehet në rrjetet sociale ndërsa edhe mund të na befasojë me fitore.

Anxhela Peristeri ka ardhur në natën e parë të Festivalit “Kënga Magjike”. Anxhela gjithmonë vjen e veçantë, ndërsa ka sjellë një këngë që është konkurrencë e fortë në edicionin e 19-të të Këngës Magjike.

Valon Shehu, djali nga Kosova i cili po bën karrierë më të bujshme në Shqipëri, në festival këtë vit vjen me “Ti mos më shaj”. Ai ka bashkëpunuar me Filloreta Raçin dhe Kledi Bahitin për të sjellë një këngë që ka rreth 300 mijë klikime në Youtube dhe u performua në një nga netët e prezantimit në Sallën prestigjioze para publikut besnik. / KultPlus.com

Elhaida Dani “E ngrirë” në Kënga Magjike (VIDEO)

Këngëtarja Elhaida Dani e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, këtë vit ka vendosë që të sfidohet në një tjetër garë, shkruan KultPlus.

Elhaida Dani tashmë është pjesë e garës së Festivalit të Muzikës “Kënga Magjike”, festival që tashmë po konsiderohet si festivali që po nxjerrë shumë këngë të qëndrueshme. Në videon mëposhtë mund ta dëgjoni këngën e Elhaida Danit./KultPlus.com

Elhaida Dani ka plane të marrë pjesë në Sanremo Festival (VIDEO)

Një nga ngjarjet në kulturën shqiptare që mban emrin e Elhaida Danit është ajo e Eurosong 2015, ku Shqipëria u përfaqësua me këngëtaren shkodrane, me këngën “I’m Alive”.

Pas shumë polemikave për ndërrimin e këngës fituese në festivalin e RTSH-së, “Diell” me “I’m Alive”, Elhaida dhe i gjithë grupi i festivalit u nisën drejt skenës së madhe europiane duke na dhuruar emocione para dhe gjatë performancës.

Edhe pse jo me një rezultat të mirë, sërish Elhaida mori më të mirën nga kjo eksperiencë dhe vazhdoi “aventurën” e saj në skena të tjera të mëdha si “Notredam de Paris”.

Ajo ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, në ABC Neës ku ka treguar për këngën e re, “Më mbaj”, “Notredam de Paris” dhe sigurisht, për eksperiencën në Eurovizion.

E pyetur nëse ka ndërmend të rikthehet në atë skenë duke qenë se numri i fansave që i kërkojnë sërish pjesëmarrjen në Festivalin Evropian, Elhaida është shprehur se kurrë nuk thotë kurrë dhe s’e nuk i dihet akoma.

“Unë kam thënë që nuk do të marrë më pjesë në kompeticione vokale sepse mendoj që është momenti apo nevoja që unë të shpreh aftësitë e mia vokale. Ama sot, nëse them që nuk kam asnjë plan për të marrë pjesë në kompeticion, nuk do të thotë që nuk kam plan të rikthehem në Eurovizion”, shprehet Elhaida.

Ndërsa pyetjes lidhur me pjesëmarrjen në Sanremo, Elhaida i është përgjigjur duke thënë se ka plane për këtë festival, por për momentin nuk do ta ndajë akoma me ndjekësit e saj, përcjell Blitz.al.

Pra, edhe pse me dyshime, mund të themi se ka mundësi që Elhaida të marrë pjesë në Sanremo dhe pse jo, të presë biletën për në Evrovizion nën flamurin italian./ KultPlus.com