Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka falënderuar Kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e tij për Kosovën.
Shefja e diplomacisë kosovare, ka veçuar momentet kryesore të angazhimit të Engel për Kosovën, i cili vazhdon të jetë zëri i fuqishëm i Kosovës në Washington.
“Ju na ndihmuat në momentet tona më të errëta, ishit dhe vazhdoni të jeni zëri ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kampion për të drejtat tona dhe vendin tonë në botë, një përpjekje që vetëm miqtë e vërtetë mund ta bëjnë. Ju ishit një fener drite që na përfaqësonit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vërteta jonë ishte e sigurt me ju, dhe për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës”, ka thënë me këtë rast Haradinaj-Stublla.
Ajo tha se Engel ka një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të Kosovës.
“Ju jeni një hero i vërtetë për ne. Republika e Kosovës do t’ju kujtojë gjithmonë si një mik që u ngrit për ne në kohë nevoje dhe në kohë paqeje, dhe ne shpresojmë të vazhdojmë punën tonë së bashku, drejt horizonteve të reja”, ka thënë me këtë rast Ministrja Haradinaj-Stublla. /express/ KultPlus.com
Në vigjilje të largimit nga detyra të Eliot Engel në Kongresin Amerikan, Vasfije Krasniqi Goodman çmon kontributin e tij për Kosovën, shkruan KultPlus.
Krasniqi Goodman ka shpërndarë një fotografi me Engel, teksa ka thënë se Kosova do të jetë mirënjohëse për kontributin e tij.
“Faleminderit Eliot Engel, Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse!”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman.
Eliot Engel u largua nga Capitol Hill pas 32 vjetësh në detyrë.
Engel, demokrat, e ka përfaqësuar një pjesë të Bronxit – një lagje e qytetit të New York-ut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare etnike – që nga 1989 dhe ishte udhëheqës në Kongres duke u angazhuar të ‘mblidhte’ mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës të shpallur në vitin 2008.
Mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën gjatë dekadave e ka bërë atë një njeri të famshëm në shtetin e vogël të Ballkanit. Në anën tjetër, dashuria reciproke Kosovë-Engel e ka bërë këtë të fundit një figurë të urryer në Serbinë që ende nuk e pranon Kosovën si shtet dhe lobon kundër njohjes së saj nga bashkësia ndërkombëtare. / KultPlus.com
Edhe po t’i mundësohej të zgjidhte vetë dikë që ta përfaqësonte në politikëbërjen e SHBA-së, Kosova vështirë se do të gjente më të denjë sesa Eliot Engel. Më shumë se tri dekada më parë, Eliot Engel u ngjit në Dhomën e Përfaqësuesve nga vendi i tij në Asamblenë e Shtetit të New York-ut kur ai mundi Mario Biaggin, kongresmenin më jetëgjatë në Bronx, shkruan Gazeta Express, transmeton KultPlus.
Engel, 73 vjeç, së fundmi ishte një nga demokratët më të fuqishëm në Kongres si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës. Pikat e tij të axhendës përfshinin drejtimin e një hetimi mbi vendimin e fundit të Presidentit Donald Trump për ta shkarkuar inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, por ajo bie në vëmendje, është angazhimi i tij i vazhdueshëm për Kosovën.
Kosova tashmë e ka humbur mbështetësin më të madh në Kongresin e SHBA-së, pasi Eliot Engel u largua nga Capitol Hill pas 32 vjetësh në detyrë.
Engel, demokrat, e ka përfaqësuar një pjesë të Bronxit – një lagje e qytetit të New York-ut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare etnike – që nga 1989 dhe ishte udhëheqës në Kongres duke u angazhuar të ‘mblidhte’ mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës të shpallur në vitin 2008.
Mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën gjatë dekadave e ka bërë atë një njeri të famshëm në shtetin e vogël të Ballkanit. Në anën tjetër, dashuria reciproke Kosovë-Engel e ka bërë këtë të fundit një figurë të urryer në Serbinë që ende nuk e pranon Kosovën si shtet dhe lobon kundër njohjes së saj nga bashkësia ndërkombëtare.
Por largimi i Engel nga Dhoma e Përfaqësuesve – ku ai së fundmi kryesoi Komitetin e Punëve të Jashtme të dhomës së ulët, duke përdorur pozicionin e tij për ta ndëshkuar Beogradin dhe për ta mbrojtur Kosovën – mund të mos jetë një rast që Serbia të gëzohet tani dhe Kosova ta kuptojë se ka humbur një përfaqësues të jashtëzakonshëm.
Megjithatë, Engel ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme ndaj një drejtori shkolle në zgjedhjet demokratike në fund të vitit që sapo shkoi. Ai tha se është pyetur nëse dëshiron të jetë ambasador apo nënsekretar në administratën e Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe se po i shqyrton opsionet e tij, duke ngritur sërish frikën në Beograd se ai mund të vazhdojë të ndikojë në politikën e SHBA-së në Ballkan.
“[Ka] shumë gjëra të ndryshme që mund të bëj. Unë nuk do të marr ndonjë vendim tani, por, e dini, po mendoj për këtë”, i tha ai Washington Examiner në fillim të dhjetorit. “Ndoshta bëni diçka me administratën. Disa njerëz kanë sugjeruar se mbase mund të jem ambasador”.
Engel hyri në Kongres kur Jugosllavia po ndahej me dhunë përgjatë vijave etnike dhe u zhyt në shumë mosmarrëveshje rajonale të vendit të tij në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke fituar përfundimisht një reputacion si ekspert i Ballkanit.
Ai ishte ndër ligjvënësit e parë të SHBA-së që i bëri thirrje administratës së Presidentit Bill Clinton për të ndërhyrë më 1999 për t’i ndaluar forcat serbe në Kosovë dhe ishte pa dyshim avokati më i hapur në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja një dekadë më vonë.
Engel vazhdon të luftojë për drejtësi për vëllezërit Bytyqi, tre shqiptaro-amerikanë që luftuan për Kosovën dhe u ekzekutuan nga policia serbe më 1999. Vrasësit e tyre nuk janë ndjekur penalisht ende.
Së fundmi, ai ka postuar në “Facebook” fjalimin e mbajtur pak ditë më parë, ku nuk harroi ta përmendte Kosovën, që siç tha vetë, zë një vend të veçantë në zemrën e tij.
Duke u ndalur te ndërhyrja e administratës Clinton në vitin 1999, Engel tha se u bë e mundur ndalja e gjenocidit në Kosovë. Ai thotë se gjithmonë e ka përkrahur idenë e sovranitetit të Kosovës.
“Ka disa fusha ku më pëlqen të mendoj se e kam bërë diferencën. Gjithnjë kam pasur një vend të veçantë në zemër për Ballkanin, e në veçanti Kosovën. Në vitin 1999, unë mbështeta fuqimisht ndërhyrjen e Administratës së Clintonit në Ballkan. Ne e dimë që kjo gjë ndaloi një gjenocid. Që atëherë, unë kam qenë një përkrahës për sovranitetin dhe pavarësisë së Kosovës. Ai vend ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë kombe të tjera të rëndësishme”, u shpreh Engel.
Pasi Engel e la Kongresin amerikan, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, duke e falenderuar atë, e uroi atë për të ardhmen.
“Faleminderit për shërbimin dhe miqësinë tuaj të paçmuar, Kongresmen EliotEngel! Njohja juaj e nevojës për drejtësi dhe vendosmëria juaj në mbështetjen e ndërtimit të shtetit të Kosovës ishin të domosdoshme. Njerëzit tanë janë përjetësisht mirënjohës dhe ne ju dëshirojmë më të mirën në përpjekjet tuaja të ardhshme”, shkroi Osmani në Twitter.
Edhe kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Enver Hoxhaj, shprehu falenderim për Engel, të cilin e cilësoi të pazëvendësueshëm.
“Përjetësisht falenderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! Autoritet i pazavendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”, shkroi Hoxha.
Përjetësisht falenderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! 🇽🇰🇺🇸 Autoritet i pazavendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!
Ndërsa ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, tregoi se në Washington të gjithë dinë diçka për Kosovën pasi “Engel ka folur gjatë gjithë kohës për të”.
“Ndërsa përfaqësoja Kosovën në WashingtonDC kam takuar shumë zyrtarë amerikanë, demokratë dhe republikanë. Të gjithë më përshëndetën me të njëjtin opinion “Oh, ti je Ambasadorja e Kosovës?! Ne dimë gjithçka për vendin tuaj. Engel flet për të gjithë kohën” Faleminderit EliotEngel”, shkroi Çitaku në Twitter.
Engel do të zëvendësohet si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës nga Gregory Meeks (demokrat nga New York-u), i cili do ta marrë detyrën më 6 janar kur Kongresi që u zgjodh më 3 nëntor do të mblidhet për herë të parë. /Express/KultPlus.com
Një mbledhje virtuale ka mbajtur sot ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Shqipërisë, Gent Cakaj, me kongresmenin, Eliot Engel, ku ky i fundit ka siguruar Cakajn se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës e Shqipërisë.
Kështu bëri të ditur Cakaj përmes një postimi në Facebook.
“Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve! Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra Kongresmen”, shkruan tutje Cakaj./ KultPlus.com
Kongresisti amerikan dhe miku i madh i Kosovës, Eliot Engel, të martën e udhëhoqi seancën e fundit dëgjimore për Ballkanin. Me këtë rast, ai ia kushtoi disa fjalë zemre Kosovës.
“Sot e udhëhoqa seancën e fundit dëgjimore për Ballkanin. Kam luftuar për liri, pavarësi dhe drejtësi për popullin e Kosovës që nga koha kur për herë të parë erdha në Kongres. Kosova gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën time”, tha ai.
Fjalët e kongresistit Engel i citoi faqja zyrtare e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme në Tëitter, shkruan Gazeta Express.
Në postimin është bashkëngjitur edhe një link që tregon pse Engel është shumë i lidhur me Kosovën dhe pse respektohet aq shumë në vendin tonë.
Aty thuhet se emrin e Eliot Engel e mbajnë rrugët në Kosovë, ndërsa figura e tij është e shtypur në pullat postare.
Engel ishte një ndër ligjvënësit e parë amerikanë që i kishte bërë thirrje administratës së ish-presidentit Clinton për të ndërhyrë me ushtri në Kosovë kundër forcave jugosllave të Sllobodan Millosheviqit.
Më vonë, ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë amerikane që ta njohë pavarësinë e Kosovës më 2008./ KultPlus.com
Chairman @RepEliotEngel: Today, I chaired my last hearing on the Balkans. I’ve been fighting for the freedom, independence and justice for the people of Kosovo since I first got to Congress.
Ish-anëtari i Kongresit amerikan, përgjatë kohës sa Bill Clinton ishte president, Eliot Engel, ka rikujtuar kohën kur nuk u la të futet në Kosovë nga Millosheviçi më 1995-ën për të kryer funksione diplomatike.
I ftuar për intervistë nga Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Nju Jork, Engel ka thënë se kishte parashikuar se një ditë Kosova do të çlirohet dhe nuk do jetë më prezenca e “kasapit ballkanas”, Slobodan Millosheviç.
“Në vitin 95 gjatë zgjedhjeve u thashë përfaqësuesve të mi se Millosheviq nuk më lejoi të futem në Kosovë dhe u thashë atyre se do të vijë kohë kur nuk do ta lejoj të hyjë brenda”, deklaroi ai.
Tutje, ai tregoi edhe për kujtimet që mban nga lufta në Kosovë e 1999-ës.
“Ende mbaj fotografi të njerëzve të vdekur në Kosovë, në mënyrë që të përkujtoj se ne e parandaluam një gjenocid”, shtoi ai./ KultPlus.com
Gjakova dhe Malësia e Gjakovës, kanë pritur sot, Eliot Engel, mikun e madh amerikan të shqiptarëve në Kosovë dhe kongresmen në SHBA, të cilit i kishin rezervuar një pritje madhështore.
Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook të Kuvendit
Komunal të Gjakovës, Engel fillimisht ka vizituar Qendrën Kreative “Bone Vet”,
me ç ‘rast nga stafi i kësaj qendre dhe nga kryetari i komunës së Gjakovës
është njoftuar për së afërmi me aktivitetin e përditshëm dhe misionin e “Bone
Vet”.
Sipas njoftimit, kongresisti Engel i shoqëruar nga
bashkëshortja e tij, bashkëpunëtorët dhe dy veprimtarët shqiptaro – amerikan
Harry Bajraktari dhe Rrustem Geci, është ndalur në pikën kufitare të Qafë
Morinës, aty ku është zhvilluar ceremonia e emërtimit të rrugës Ponoshec –
Bajram Curri, me emrin “Eliot Engel”, vendim ky i marrë bashkërisht nga komuna
e Gjakovës dhe bashkia e Tropojës.
“Krahas kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe kryetarit të bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj, në pritje të kongresistit Engel ka dalë edhe presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, kryetari Gjini dhe
kryetari i bashkisë së Tropojës Dushaj, janë shprehur falënderues për
kontributin e madh të kongresistit Engel, ndërsa kanë shtuar se emërtimi i
përbashkët i rrugës me emrin e tij, është edhe një dëshmi më tepër se ky
kontribut nuk është dhënë kot, por ka ndikuar shumë që shqiptarët në të dyja
anët e kufirit të jenë të lirë dhe më të bashkuar”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, presidenti shqiptar Ilir Meta, në
fjalën e tij ka thënë se emërtimi i rrugës me emrin e Eliot Engel është më e
pakta që shqiptarët kanë mundur të bëjnë për të nderuar kontributin e tij dhe
të popullit amerikan, por ka shtuar se në aspektin emocional emri i Eliot Engel
është jo vetëm në këtë rrugë, por në zemrat e të gjithë shqiptarëve në tërë
botën.
Ndërkohë, duke folur para të pranishmëve, vet kongresisti
Eliot Engel se përgjatë këtyre viteve ka dëgjuar për Shqipërinë dhe Kosovën dhe
për mikpritjen e shqiptarëve, por tashmë është i lumtur që ka ardhur edhe
personalisht t’i shoh këto dy vende të ta përjetojë këtë mikpritje.
Ai ka rikujtuar ditët e vështira të shqiptarëve dhe faktin
se ky popull nuk e humbi asnjëherë shpresën duke luftuar për liri e demokraci,
prandaj edhe ka garantuar se me këtë frymë, aleanca dhe miqësia në mes të
popujve shqiptar dhe atij amerikan nuk do të zhduket asnjëherë.
Kongresisti Engel dhe delegacioni që po e shoqëron kanë zhvilluar një vizitë edhe në qytetin e Bajram Currit dhe në Luginën e Valbonës, për tu kthyer përsëri në Gjakovë, për të vënë kurora me lule në Pllakatin e vendosur në sheshin “Tom Lantosh” dhe për të zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini. /Telegrafi/KultPlus.com
Kongresisti amerikan Eliot Engel duket se përpos që është mik i madh i shqiptarëve, di edhe të kërcejë vallet tona.
Ai bashkë me gruan e tij e kanë hedhur vallen tropojane
gjatë ceremonisë së emërtimit të rrugës Ponoshec-Qafë Morinë me emrin e tij,
njofton Klan Kosova.
Engel dhe bashkëshortja e tij i janë bashkangjitur
valltarëve që morën pjesë në këtë ceremoni në pikën kufitare në Qafë Morinë dhe
që po e vallëzonin vallen e Tropojës nën tingujt e tupanit.
Në valle u bashkangjitën edhe Rifat Jashari dhe kryetari i
komunës së Tropojës Besnik Tushaj.
Kjo e fundit e ka shpallur “Qytetar Nderi” kongresistin Eliot Engel.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kongresistin Eliot Engel, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan.
Thaçi ka shprehur kënaqësinë para kongresistit Engel dhe ambasadorit Kosnett për përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke e krahasuar momentin e 4 Korrikut 2019 me hapjen e Zyrës Amerikane në Kosovë në vitin 1996.
“Ju jam mirënjohës për angazhimin tuaj personal, prej dekadash, për Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Është impresive kur e kujtojmë se ku ishim në vitin ‘96 dhe kur e shohim ku jemi sot”, u shpreh Thaçi dhe shtoi se “për këtë jemi mirënjohës përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjithë miqve, që na kanë përkrahur gjithë këto vite”.
Kongresisti Engel u shpreh se është i gëzuar që është përsëri në Kosovë, veçanërisht për të qenë pjesë e shënimit të 4 Korrikut me inaugurimin e ambasadës së re amerikane.
Engel, siç njofton presidenca, ka theksuar progresin e madh që Kosova ka bërë në vitet që nga pavarësia dhe ka shprehur shpresën e tij se vendi do të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Presidenti Thaçi ftoi kongresistin Engel që të angazhohet që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës deri në përmbylljen e plotë të stories së Kosovës, me konsolidimin e plotë ndërkombëtar të vendit. / KultPlus.com
Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, pritet që të qëndrojë sot në Kosovë.
Engel do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë.
Gjatë ditës së djeshme, Engel ka qëndruar në Beograd ku ka takuar edhe presidentin Aleksandër Vuçiq, ndërsa është paralajmëruar edhe një vizitë në Luginën e Preshevës.
Në një njoftim të ambasadës amerikane në Beograd, thuhet se ai bisedoi me presidentin serb lidhur me bisedimet me Kosovën, arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.
Ndryshe, Engel njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës. / KultPlus.com
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Kujtim Gashi ka nënshkruar memorandume me Komunën e Prizrenit, por në të njëjtën kohë ka kërkuar që të fillojnë procedurat për ngritjen e shtatores për Eliot Engel, shkruan KultPlus.
Më poshtë po
ju sjellim postimin e tij të plotë.
Gjatë
vizitës në qytetin historik, Prizrenin, takova kryetarin e komunës Mytaher
Haskuka, nga i cili kërkova të fillojë procedurat administrative për ngritjen e
shtatores së Kongresmenit Eliot Engel, si dhe nënshkrova 10 memorandume për
financimin e projekteve për infrastrukturën sportive dhe kulturore, në vlerë
totale prej 3 milion e 670 mijë euro. Po ashtu edhe rreth 3 milion euro
parashihen të investohen në fushën e trashëgimisë kulturore në qytetin e
Prizrenit.
Projektet në
të cilat MKRS-ja do të investojë janë “Pishina Olimpike, Prizren” 1 milion e
350 mijë euro; “Ndërtimi i Stadiumit në Zhur, Prizren” 1 milion euro; “Stadiumi
Përparim Thaqi, Prizren” 840 mijë euro; “Fusha Sportive në Lubinjë të Epërme –
Prizren” 120 mijë euro; “Stadiumi i fshatit Gjonaj – Prizren” 100 mijë euro;
“Poligoni Sportiv në Mushnikovë – Prizren”, 60 mijë euro; “Ndërtimi i Qendrës
Kulturore në Novo Selo në Prizren” 50 mijë euro; “Ndërtimi i Qendrës Kulturore
në Pauske në Prizren” 50 mijë euro; “Ndërtimi i Qendrës Kulturore në Skorrobisht
në Prizren” 50 mijë euro; dhe “Kompleksi sportiv “11 Marsi”, Prizren” 50 mijë
euro.
Projektet në të cilat do të investojë MKRS-ja janë mbështetje në kuadër të politikave dhe programit të ministrisë dhe se pres që pas realizimit të projekteve të krijohen mundësi të jashtëzakonshme për qytetarët ashtu që ata ta kenë më të lehtë t’i kryejnë aktivitetet kulturore e sportive. Gjithashtu, kërkova nga komuna të merr vendim për ngritjen e shtatores së Kongresmenit Eliot Engel. Ndërkaq, komunës së Prizrenit i mbetet të përgatisë aspektin administrativ dhe t’i ndajë lokacionet për projektet të cilat pritet të fillojnë dhe të cilat do të investohen nga MKRS-ja. Projektet tona në fushën e Trashëgimisë Kulturore janë duke vazhduar në qendrën Historike të Prizrenit. Së shpejti do të fillojë së zbatuari projekti rreth 2 milionësh për rerehabilitimin e rrugës “Marin Barleti” /KultPlus.com
Ditën e djeshme, Vasfije Krasniqi Goodman ka dhënë dëshminë e saj në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Duke iu dridhur duart, ajo e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare, shkruan KultPlus.
Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku e cila
përmes një postimi në Facebook, është shprehur se asnjëherë më parë kaq shumë
emocione dhe solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan.
Ndërsa sot Çitaku është shprehur jashtëzakonisht falënderuese
ndaj kongresmenit Eliot Engel për përkrahjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës
ndër vite. Ajo gjithashtu falënderon Harry Bajraktari, biznesmeni
shqiptaro-amerikan që e ka njoftuar Engel për Kosovën.
“Asgjë nuk ndodhë rastësisht dhe asnjë e arritur substanciale nuk bëhet pa punë sistematike. Seanca e djeshme në Komitetin për punë të jashtme të Kongresit Amerikan do të ishte e pa mundur sikur Eliot Engel të mos ishte kryesues i këtij komiteti të rëndësishëm. Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engel për mbështetjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite. E kongresmeni Engle nuk do të dinte për Kosovën sikur të mos ishte Harry Bajraktari. Siç e tregon shpesh kongresmeni, para më shumë se 30 vite, në zyrën e tij kishte trokitur Harry, dhe kishte filluar t’i tregojë për Kosovën. Që atëherë kishte filluar një miqësi e fortë mes dyve. Harry e ka sjellur kongresmenin Engle shumë herë në Kosovë. Edhe gjatë ditëve tona të vështira. Faleminderit Harry!”, ka shkruar Çitaku. / KultPlus.com