Eliza Hoxha është shpallur fituesja e Çmimit “Joana e Kosovës për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi” nga Festivali Multikulturor, shkruan KultPlus.
Ky çmim njeh një figurë politike që është shembull i përfshirjes sociale dhe drejtësisë në veprimet dhe politikën e tyre.
Fituese e Çmimit “Joana e Kosovës për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi” për këtë vit është:
Eliza Hoxha
Eliza Hoxha është personalitet publik në fushën e kulturës, arkitekte me profesion e angazhuar në Fakultetin e Arkitekturës-Universiteti i Prishtinës dhe së fundmi edhe deputete në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka dhënë kontribut të gjerë në fushën e artit dhe kulturës përmes muzikës, fotografisë, ekspozitave, shkrimeve dhe aktivizmit civil. Ka qenë presidente e bordit të Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011-2014. Ka botuar dy libra që trajtojnë zhvillimin urban dhe historikun e Prishtinës.
Në vitin 2018 ajo ka përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Veneciasë për arkitekturë. Ndër vite ka qenë pjesë e nismave të shumta që lidhen me grupet e margjinalizuara shoqërore dhe ka kontribuar për to në role të ndryshme, si avokuese, përkrahëse apo edhe duke u bërë zëri i tyre.
Me aktivizmin e saj, Hoxha ka mbështetur nismën për themelimin e qendrës multikulturore, ka mbështetur nismat kundër martesave të hershme për vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe avokon mbi çështjen e braktisjes së shkollimit.
Gjithashtu, ka avokuar vazhdimisht për antigjipsizmin edhe në rolin civil dhe vazhdon ta bëjë edhe si deputete e Kosovës. Hoxha ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Kosovë e poashtu edhe studimet pesë vjeçare për arkitekturë në Universitetin e Prishtinës. Tutje ka bërë një master të dytë mbi arkitekturën e vendbanimeve në Universitetin Katolik në Luven, Belgjikë. Aktualisht është në përfundim e sipër të studimeve të doktorratës në Universitetin Teknik në Graz, Austri.
Eliza Hoxha është një burim frymëzimi për të gjithë ata që duan të angazhohen në ndryshimin e shoqërisë së tyre për një shoqëri më të mirë. Për shkak të përkushtimit të saj të palodhur dhe ndikimit të saj pozitiv në komunitet, ajo është një figurë e respektuar dhe e admiruar në fushën e përfshirjes sociale në Kosovë dhe përtej saj”, thuhet në postimin e saj. /KultPlus.com
Një udhëtim dymbëdhjetë orësh me një tren sovjetik që nisi nga kufiri polak dhe arriti deri në Kiev, ku dritaret ishin të ngulitura deri në errësirë dhe karriget ishin të ngushta, ka qenë përjetimi personal i shkrimtarit Ben Blushi i cili sonte në Prishtinë nëpërmjet hapjes së ekspozitës së tij me fotografi nga lufta në Ukrainë, nën emërtimin “Ukraina në 10 orë”, ka rrëfyer një histori që vjen sa në një ndjesi rrëqethëse aq edhe reale, shkruan KultPlus.
Kur ora shënoi fiks 19:00 dyert e hapura në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës kanë mirëpritur një numër të lartë të artdashësve që kanë mbushur hapësirën nga cepi në cep. Zonat e bombarduara të Irpinit dhe Borodyankës (regjioni Bucha) qenë ato që së pari në këndin e majtë kanë kapur vëmendjen e gjithsecilit. Të vendosura njëra pas tjetrës dhe në ngjyrë bardh e zi, fotografitë përçonin një ndjenjë të akullt, që padyshim hynte deri në kocka të shpirtit të pranishëm.
Avionë luftarak, ndërtesa të shkatërruara, banera të vendosura me titullin “Free Mariupol Defenders”, tanke të braktisura në mes të rrugës, vetura të goditura me plumba të shumtë, këpucët e të vrarëve në Muzeun e Luftës, e deri tek veçantia e pakrahasueshme e bustit së poetit të pushkatuar ukrainas, Taras Shevçenko si dhe fotografisë së fytyrës së Presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, përshkuan gjithë këtë ekspozitë që ka sjell emocione të shumta.
Ekspozita “Ukraina në 10 orë” qëndroi e hapur në COD në Tiranë gjatë gjithë muajit shtator dhe tani e vendosur në Prishtinë, po merr edhe një vëmendje tjetër. Përveç pjesës së dhimbshme që nuk do as fjalë për t’u përshkruar, ngaqë më së miri vjen në formën e artit pamor, është edhe pjesa e qetë që shfaqet nëpërmjet fotografive ku shihet qartazi lumturia e popullit ukrainas në qytetin e Kievit. Shihen njerëz duke pirë cigare, çifte duke u puthur, fëmijë duke shëtitur, njerëz duke buzëqeshur e duke dalë në shëtitje me qenë, dhe kësisoj të jepet imazhi se është një qytet normal por në fakt, është ajo frika dhe paniku, që dukshëm vendoset automatikisht në brendësinë e tyre sepse në çdo sekondë, ata janë në rrezik nga ushtria ruse.
Fotografitë bardh e zi gjithmonë në thelb kanë një magji në vetvete që kapin syrin e çdokujt dhe këtu dallohen edhe detajet më të imëta që vinë nga aparati i shkrimtarit Blushi. Në këtë rast, ekspozita “10 orë në Ukrainë” na shfaqet e ndarë në dy pjesë. “Pjesa e bardhë” janë ato fotografitë që portretizojnë harmoni, paqe e dashuri në Kiev ndërsa “pjesa e zezë” janë zonat e bombarduara të luftës që me vrazhdësinë e tyre diktojnë vuajtjet e popullit ukrainas.
Ekspozita u hap nga fjalimi i ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili thotë se Kosova dhe Ukraina kanë shumë të përbashkëta, në këto momente.
“Në kohën e luftës, populli i Ukrainës ka shprehur ato vuajtje e rezistencën e pakohshme. Ukraina është një qytet i cili vuan por përqendron për të arritur një fitore të madhe. Kosova është një popull liridashës i cili e njeh mirë se çdo të thotë shtypja, represioni, dhunimi, andaj ka shumë gjëra të përbashkëta që Kosova dhe Ukraina ndajnë në këto momente. Unë ju falënderoj shumë sepse populli i Ukrainës ka kaluar disa kohë shumë të vështira por ka bërë një dhuratë shumë të mirë. Ata kanë sjell një pjesë të së tashmes që gjithë njerëzit e ndjekin nëpërmjet lajmeve e ekraneve, të një populli që gjendet në kohë të vështirë”, thotë Minxhozi.
Po ashtu, kuratorja e kësaj ekspozite Eridana Çano është shprehur se ekspozita shpalos një foto-reportazh të përjetimeve të Blushit, përjetime këto tejet të thella që do të duhet të ndaheshin me Kosovën.
“Jam shumë e kënaqur që së bashku me Blushin vijmë në stacionin e parë të kësaj ekspozite shëtitëse. Është një ekspozitë e cila të jep shumë mbresa dhe jam shumë e bindur që juve do të ju kujtojë momente të vështira që keni kaluar vite më parë, por që normalisht sjell edhe mesazhe të jashtëzakonshme të këtij populli liridashës i cili nuk ndalon së luftuari dhe kërkuari pavarësinë nga okupatori. Në fakt, kur Blushi erdhi dhe na propozoi këtë ekspozitë, ishim pak hezitant në fillim sepse është një ekspozitë me shumë mbresa, emocione dhe përcjell shumë mesazhe. Vendosëm që t’i jepnim një hapësirë në kalendarin tonë të tej mbushur dhe ekspozita u realizua në shtator. Këtu kemi sjell vetëm gjysmën e punës së Blushit dhe është një përjetim i jashtëzakonshëm. Ukraina e kërkon paqen çdo ditë dhe njerëzit luftojnë për të, andaj Blushi e ka sjell këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Është një foto-reportazh e përjetimeve të tij të thella që donim ta ndanim edhe me publikun e Kosovës”, ka thënë Çano.
Ndërsa, vetë autori i ekspozitës, Ben Blushi e ka treguar historinë se si ai e gjeti veten në Ukrainë, në mesin e zonave të bombarduara.
“Lufta ndoshta mund të mbarojë pas katër muajsh dhe kjo ekspozitë nuk do të kishte kuptim më. Isha unë në Ukrainë muajin qershor, atëherë kur konflikti dukej shumë ndryshe. Ne shkuam nga Polonia me tren të kohës sovjetike në Kiev dhe pati shumë njerëz malazez e shqiptarë. Gjëja e parë që na u tha është që dritaret të mbylleshin sepse çdo sekondë jeta jonë mund të rrezikohej nga avionët rusë. Shkuam në dy qytete të bombarduara, të cilat unë i kam sjell nëpërmjet fotografive. Ne lundruam në ato zona për dhjetë orë, pra nga ora tetë e mëngjesit deri në tetë të darkës. Këto pamje janë të krijuara tri javë pasi rusët ishin tërhequr nga këto zona. Shpresoj që të shihni se çfarë dhune është ushtruar në një qytet civil ku janë vrarë qindra persona. Impakti i luftës në Ukrainë mund të ketë efekt edhe në Kosovë”, thotë Blushi.
Për KultPlus, ai ka potencuar se konflikti ishte shumë aktiv, shumë më i rrezikshëm se sot.
“Kam qenë aty disa javë pas dy masakrave që rusët bënë në dy qytetet shumë afër Kievit. Një pjesë e madhe e këtyre fotografive janë në këto dy qytete, aty ku u vranë shumë civil dhe u bombardua zona. Aty pata mundësi të shoh gjurmët që kishte lënë ushtria ruse dhe më mirë se kudo, kjo mund të kuptohet në Kosovë. Kosova është vendi i fundit në Evropë që para Ukrainës ka pësuar një terror nga një ushtri e huaj pushtuese, andaj doja të vija në Kosovë që ky mesazh të kuptohet më lehtë. Një pjesë tjetër e fotografive është në Kiev, ku shihet si një qytet i qetë ku ka njerëz duke pirë cigare, çifte duke u puthur, fëmijë duke shëtitur. Duket si qytet normal por është qytet që jetonte në panikun e luftës sepse në çdo sekondë gjatë qershorit, kuptohej se ushtria mund të afrohej. Doja ta sillja këtë emocion nëpërmjet aparatit fotografik sepse fotografitë flasin më shumë se tekstet”, thotë ai.
Sipas tij, ai ka më pak se një vit që merret me fotografi, por kjo është ekspozita e tij e parë për Ukrainën dhe ai ndjehet me fat që e bëri në një kontekst lufte. Fotografitë bardh e zi, ai i konsideron që komunikojnë më mirë sesa ato me ngjyra.
Ndërsa, Eliza Hoxha e cila po ashtu pati hapur ekspozitën e saj personale që ka ardhur si një rrugëtim personal i të ’90-tave dhe një reflektim e interpretim i pasojave të luftës në Kosovë, për KultPlus ka thënë se fotografia shpesh nuk vlerësohet sa duhet.
“Së pari kur e dokumenton luftën, së pari e kupton që fotografia shumë shpesh nuk vlerësohet sa duhet e sidomos në kohën e sodit, kur të gjithë jemi njëfarë lloj fotografë, që e kanë në dorë telefonin e mençur që realizojnë fotografi fantastike. Në fakt, kur e kthen prapa kohën, rrethanat e momentin, e sheh që fotografia është ajo që e përjetëson atë, e dokumenton dhe e krijon shtresimin jetësor të cilitdo komunitet kudo në botë. Andaj, në këtë rast kur i shohim fotografitë e Benit, e kuptojmë se sa e rëndësishme ka qenë çdo luftë. Kjo është vetëm një ekspozitë që shpërfaq një ndjesi e asaj se çfarë po ndodh atje, dhe si duket vendi”, ka thënë Hoxha.
Ekspozita “Ukraina në 10 orë” do të qëndrojë e hapur deri më 28 nëntor në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës. / KultPlus.com
Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në Galerinë e këtij institucioni u hap mbrëmë ekspozita e titulluar ‘Thurje kosovare’, shkruan KultPlus.
Ekspozita e ideuar nga artisti Luan Mulliqi dhe e kuruar nga Eliza Hoxha, paraqet punime të grave artiste brenda dhe jashtë Kosovës, me qëllim që gratë kosovare të kenë vëmendjen e merituar për punët e tyre artistike dhe konceptuale.
Kjo ekspozitë synon ta zgjerojë perspektivën me qëllim që të hidhet dritë mbi punën e grave dhe për t’iu dhënë një mundësi atyre që diskutimin dhe dialogimin, përmes punës së tyre artistike ta vendosin në një nivel tjetër, shkruan KultPlus.
Për t’ia shtuar edhe më shumë veçantinë e kësaj mbrëmje që kishte mbledhur shumë artdashës, ansambli ‘Zanat’ nën shoqërimin në piano të Edon Ramadanit interpretuan para pjesëmarrësve këngët ‘Kur një ditë të kthehesh ti’, ‘Perëndeshë e bukurisë’ dhe ‘O moj bukuroshe’.
Kuratorja e kësaj ekspozite, Eliza Hoxha, e cila ka paraqitur edhe një nga veprat e saj në këtë ekspozitë, shprehet e lumtur që i është besuar përzgjedhja e grave artiste, punimet e të cilave, përmes një logjike të caktuar konceptuale, Hoxha i ka paraqitur në ‘Thurje kosovare’.
“Ideja themelore ka qenë që të hedhim dritë pak më shumë mbi punën e grave artiste, ta zgjerojmë këtë hapësirë që t’i sjellim bashkë për t’u ballafaquar dhe konfrontuar për temat që besojnë, por edhe në atë që ndoshta nuk i kuptojnë, nganjëherë edhe me njëra-tjetrën, për ta zgjeruar zemrën dhe kufijtë tanë në fuqizimin e njëra tjetrës.”, deklaroi Hoxha.
Ajo më tutje flet edhe për emrin e ekspozitës, duke treguar se ky emër është vendosur për shumë arsye por që zanafillën e ka në historikun e grave shqiptare në kreativitetin e tyre në thurjet e veshjeve të shumta, në kreativitetin e tyre në aspektin estetik të shtëpisë, qëndisjes dhe në prodhimtarinë kryesore të veshjeve.
“Por në një moment tjetër bashkëkohor kur shoqëria hapet, krejt këto cilësohen si punë dore, ose si punë të rendit të dytë ose zanate dhe përjashtohen nga skenat ekspozuese dhe skenat e vlerësimit, dhe është e çuditshme se si sot, në skenën bashkëkohore, në dinamikat e reja, kur ne i kthehemi traditave në aspektin e post-modernes, kur ne hulumtojmë traditat tona dhe traditave të tjera, dhe janë prapë burrat që i marrin këto krijimtari të grave dhe i kanë prapë gratë në sfond për t’i krijuar disa veprave përmes thurjes përmes endjes dhe koncepteve të tjera konceptuale”, thotë Hoxha për KultPlus duke vazhduar se kjo ekspozitë, mund të shërbejë si një momentum ku gratë vlerësohen për punët që bëjnë.
Kuratorja Hoxha foli edhe për përzgjedhjen e grave artiste, punimet e të cilave janë paraqitur në këtë ekspozitë.
“Jam munduar që të përzgjedh gjinitë e ndryshme, grupmoshat e ndryshme por që më së shumti aspekt përcaktues ka qenë aspekti tematik i veprave të një artisteje. Ka edhe të tjera artiste që i kam pasur në mendjen time, thjesht nuk është se janë më pak të mira ose më pak kreative, ka qenë thjesht një aspekt konceptual që brenda një hapësire të ketë disa pyetje, të ketë disa qëndrime që vetë gratë për veten e tyre i sjellin në vëmendjen e tjetrit, ngrehin një temë, mundohen ta thyejnë një tabu edhe bëjnë ca pyetje edhe për veten edhe për të tjerët” , tha ajo për KultPlus.
Një ndër pjesëmarrëset në këtë ekspozitë, Zake Prelvukaj, flet për KultPlus duke përshëndetur fillimisht iniciativën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, iniciatorin dhe kuratoren për krijimin e kësaj ekspozite.
“Përzgjodha ta paraqes një punë e cila i përket tranzicionit të hershëm pas luftës së Kosovës, atëherë kur gjithçka ishte asgjë dhe copëzat e asaj kohe ‘Ëorld ghetto’ dhe ‘Ghetto art’ në Prishtinë janë bashkëdyzuar, sepse në atë kohë kam ndjerë tranzicion, që e ka e gjithë bota në mënyrën e saj, qoftë ekonomik, politik, shpirtëror, optik dhe fizik”, u shpreh Prelvukaj.
Ndërkaq veprat e të gjitha artisteve që u paraqitën në këtë ekspozitë janë: Alije Vokshi, Alketa Xhafa-Mripa, Arta Agani, Argenita Fetahu, Arjeta Mala, Arlinda Hajrullahu, Blerta Syla-Surroi, Eliza Hoxha, Fitore Berisha, Haveit, Kaltrina Hoda, Lala Meredith-Vula, Laura Sllamniku-Kryeziu, Lyra-Zajmi, Magbule Xhemaili, Marigona Ademi, Mjellma Goranci-Firzi, Shqipe Kamberi, Teuta Alaj-Pula, Valdeta Veliu-Vuçitërna, Violeta Xhaferi, Zake Prelvukaj dhe Zana Ramadani.
Kujtojmë që ekspozita ‘Thurje kosovare’ do të jetë e hapur për një muaj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve, e pas kësaj, organizatorët planifikojnë që atë ta prezantojnë edhe në vende të tjera të Kosovës e për të vazhduar më pas edhe jashtë kufijve shtetërore./ KultPlus.com
Mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Kosovës, artisti Ardian Isufi hapi ekspozitën e tij “Komploti i Tiranës”, e cila në thelb kishte interaktivitetin, pra komunikim me publikun dhe lënien e këtij të fundit të elaborojnë imagjinatën e tyre deri në kufijtë e fundit për të arritur në një përfundim, konkretisht për të gjetur një përgjigjje, shkruan KultPlus.
Koha po afronte, muzika po fillonte dhe njerëzit po mblidheshin për të parë nga afër punën e artistit Ardian Isufi dhe ekspozitën e tij “Komploti i Tiranës”, të kuruar nga: Geatano Centrone, Vladimir Myrtezai-Grosha, Elton Koritari.
I pari që bëri hapjen e kësaj ekspozite ishte pikërisht drejtori i Galerisë, Naim Spahiu.
“Kjo është ekspozita e parë personale e Ardian Isufit në Galerinë Kombëtare të Kosovës, derisa kjo ekspozitë gjithashtu ka edhe tre kuratorë të cilët do të bëjnë edhe prezantimin e tyre”.
Spahiu gjithashtu ka thënë për KultPlus se puna e madhe që është bërë në Galeri, patjetërsisht e ka edhe rezultatin e saj.
Pastaj, për një fjalim rasti u ftua edhe kuratori nga Italia, Geatano Centrone.
“Isufi ka koherencë në punën e tij, është i besueshëm dhe e mbulon mirë skenën sikurse në koncept po edhe në atë të tradicionales së artit. Ajo çfarë është më e rëndësishmja, Isufi i flet komunitetit, flet për komunitetin më shumë sesa për vetveten nëpërmjet artit të tij”.
Centrone shtoi edhe pjesën se Isufi është një artist që e vë në mënyrë të shkëlqyeshme marrëdhënien sociale me publikun.
“Ai e njeh shumë mirë dhe e përzinë filmin mes politikës dhe publikut, duke u bërë pjesë e atij grupi social e asnjëherë nuk pretendon të jap përgjigjje, po vetëm shton shumë pyetje”.
Sipas radhës, Vladimir Myrtezai-Grosha, tregon se lidhshmëria mes këtyre tre kuratorëve është historia.
“Isufi ka një hapësirë të plotë për të shprehur dhe për ta na servirur atë parehatinë e një artisti”, tha ai mes tjerash.
Më pas, edhe Elton Koritari, i cili fillimisht përktheu nga italishtja në shqip, nuk e zgjati shumë rreth aspektet e ekspozitës.
“Ky është bashkëpunimi i dytë i rëndësishëm me këtë Galeri, të cilën e kam shumë për zemër. Bashkëpunimi im me Kosovën po vazhdon vit pas viti. Çdo dy vite po mendoj për të ardhmen dhe se si mund të prezantohemi më mirë. Duam ta falënderojmë Kosovën”, u shpreh Koritari.
Artisti Ardian Isufi deklaroi se komploti më i madh ka qenë mes tij dhe kuratorëve, e githë bashkëpunëtorëve të tjerë.
“Komploti në aspektin intelegjentë të fjalës, për shkak të komunikimit, i cili ka ngjizur këtë ekspozitë, e cila është e ndarë nëpër disa pjesë, pavijone, ku edhe ka vepra që i kam ekspozuar edhe më parë, duke mos lënë anash edhe veprat e reja që janë bërë vetëm për këtë ekspozitë”.
Artisti vlerëson frymën për t’i dhënë një karakter dhe kontribut kulturës në përgjithësi, me ‘ç’rast është frymëzuar për të punuar edhe më shumë.
Të tre kuratorët, të udhëhequr nga Ardian Isufi, falënderuan përzemërsisht Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe bashkëpunimin me ta.
Ndërkaq, artistja Eliza Hoxha, në një prononcim për KultPlu dha përshtypjet e veta mbi këtë ekspozitë.
“Punën e Ardianit e njoh prej më herët dhe ajo çka më pëlqen mund të ndahet në disa pika. Fillimisht, më pëlqen që ai zakonisht me punën e tij i shqyrton fenomenet por e lë publikun ta kuptojë fenomenin duke bërë pyetje, ku gjithësecili mund ta kuptojë vetë veprën. Një vepër arti mund të jetë fluide në kuptimin e plotësimit, ndryshimit, ashtu siç është jeta jonë sot”.
Tute ajo thotë se i ka lënë përshtypje shumë pjesa se si ai përdor jashtëzakonisht shumë situata reale.
“E treta është se ai përdor produkte sikurse sateliti, të cilin e përdori edhe unë, e që nuk është produkt as i imi e as i Ardit, po e përdor si mjet i cili është krejtësisht për diçka tjetër, duke ia dhënë një kuptim të ri”.
E pyetur mbi pjesën se si e vlerëson bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës, Eliza Hoxha thotë për KultPlus se ekziston kalendari formal kulturor, e duhet të jetë në kuptim më të gjërë.
“Është një dimension formal, i atij kalendarit kulturor që bëhet zakonisht, jo në kuptimin negativ të fjalës, por që duhet të jetë në kuptim më të gjërë në aspektin përmbajtësor që të përfshijë më shumë njerëz. Dhe më pas, mënyra se si përcaktohen njerëzit ose ekspozitat, nuk e di nëse ka ndonjë kriterë apo proces, nuk dua të flas pasi nuk e di. Ndërkaq, te bashkëpunimet që bëhen në tjera relata, në punën që e njeh të dikujt, suksesin që e ka dikush, pastaj ka ftesë e konkurim në konkurs të hapur etj, shumica e ekspozitave që janë bërë në mënyrë të tillë, kanë rezultuar gjithnjë më pozitive”.
Revolta e Isufit për shëmtinë urbane, dramën ligjore dhe plagën artistike ndërthurën edhe një herë imagjinatën dhe artin, të cilat së bashku sipërfaqën, në rastin tonë, në mënyrën më të mirë të mundshme realitetin.
“Komploti i Tiranës” do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor. /KultPlus.com
Mbijetesa, rezistenca, qëndresa e përpjekja për liri e një jetë më të mirë të shqiptarëve përgjatë viteve të 90-ta, u shpalos mbrëmë nëpërmjet ekspozitës personale të artistes Eliza Hoxha, të titulluar ‘Paralel’ e që në vete ngërtheu fotografi të mbushura me ndjenjën e pakënaqësisë që artistja i ka spikatur pikërisht me syrin e saj e që asokohe regjistroheshin në javoren politike “Zëri”, shkruan KultPlus.
Rrugëtimi personal i artistes u dallua qysh nga fotografia e parë e deri tek ajo e fundit. Ishin ngjarjet si: Protesta e grave “Shkurorëzim Paqësorë” më 25 mars 1998, Protesta e grave me bukë për Drenicën më 16 mars 19, Protesta e grave me fleta të bardha para Zyrës Informative Amerikane në Dragodan (Arbëri) më 8 mars 1998, Protesta e grave me qirinj më 1998, Protesta në Prishtinë gjatë viteve të 90-ta, fytyra të shumta të luftëtarëve të UCK-së dhe emrat e viktimave nga lufta e fundit në Kosovë, ato të cilat përshkonin muret e bardha të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Fillimisht, në mungesë të dritave, përgjatë errësirës absolute, të pranishmit fillonin të hynin brenda Galerisë, teksa ata me dritat e telefonave të tyre shikonin qetësisht e admironin pamjet diversive që me madhësinë e veçantinë e tyre dukeshin se po mbillnin rrënjë brenda shpirtit të pranishëm.
Ndërkohë, veçantia e instalacionit të titulluar “Hapësirë e lirë” është simulim i Pavijonit të Kosovës në Venecia në Bienalen e Arkitekturës më 2018, me ç’rast një tepih i shtrirë solli petkun e dyfishtë të qytetit ku me pika të zeza u shënjuan institucionet arsimore publike dhe me pika të kuqe nëpër periferi u shënjuan shkollat shtëpi të sistemit paralel të edukimit. E ky tepih i cili është thurur në vek e është punë dore nga gratë e fshatit Gjonaj në Kosovë, u kurua nga artistja Hoxha e cila portretizoi ‘Prishtinën paralele’ një shtresim i ri fizik, funksional e emocional i prodhuar nga shqiptarët në Prishtinën e viteve të 90-ta. Shumë nga shqiptarët dhanë shtëpitë e tyre për t’i akomoduar mbi 400,000 nxënës dhe student për 10 vite në sistemin paralel të edukimit. Shtëpia u bë shkollë, galeri, spital, zyre, dyqan e çka do tjetër në të njëjtën kohë.
E njëra nga ato është edhe Shkolla – shtëpi e Herticëve.
Tutje, numri i madh i të pranishmëve pothuajse zinte çdo hapësirë brenda Galerisë, e kjo e bënte këtë ngjarje edhe më të përafërt me publikun i cili me padurim shikonte e lexonte nga afër edhe detajet më të vogla të plasaritura në mure.
Krejt në fund, hapja zyrtare që supozohej të ndodhte në fillim u zhvillua në fund, ku artistja Eliza Hoxha, përfaqësuesja nga Ministria e Kulturës, Klodeta Krasniqi dhe profesori Shkelzen Maliqi, u ftuan për një fjalë rasti.
“Është një kënaqësi që të jem këtu e që të kemi afër një artiste si Eliza në pjesën e programit të Galerisë për këtë vit. Një artiste e cila ndër vite ka kontribuar në përmirësimin e kualitetit të kulturës tonë. Duke e pasur parasysh temën të cilën e trajton e që konsideroj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të na rikthej në ato momente që shumë shpesh po i harrojmë e që duhemi patjetër ti shfrytëzojmë në mënyrë që mos ta lejojmë edhe pjesën tjetër të botës, ta harrojë historinë e Kosovës”, thotë Krasniqi.
Ndërsa, profesori Shkelzen Maliqi vlerësoi lartë talentet e Elizës e që të njëjtat vinë të gërshetuara në këto vepra.
“Ky terri që na priti këtu, më kujtoi ato plakat tona në shekullin e kaluar që folshin për luftërat e dikurshme. Kjo ekspozitë, sidomos fokusi i saj është tek protestat e grave gjatë viteve 90-ta, si një rikthim i dinjitetit. Unë dua të citoj diçka, se zhvillimi i teknologjisë një ditë do ta shlirojë aq shumë njeriun sa që do të ketë mundësi që të zhvilloj dhjetë apo pesëmbëdhjetë talente të veta. Eliza talentet e saj i ka gërshetuar paralelisht në veprat e saj”, thotë Mulliqi.
Po ashtu, artistja Eliza Hoxha foli rreth idesë së ekspozitës që u bazua tërësisht në përvojat personale të saj.
“Faleminderit për durimin në terr së bashku, për të bërë dritë më pas. Faleminderit që keni ardhur për të ndarë këtë mbrëmje me mu së bashku e për të ndarë kujtime të shumta së bashku që i kemi kaluar e i kemi përjetuar vitet e 90-ta, përpjekjen për të drejtat tona elementare për edukim si e para, për të ekzistuar, për të qenë e të themi se jemi këtu dhe më pas luftën, depërtimin, lirinë, çlirimin, pavarësinë. Mendoj se jemi një gjeneratë me shumë sfida por në të njëjtën kohë edhe e bekuar sepse kemi përjetuar gjëra të jashtëzakonshme”, thotë Hoxha.
Sipas saj, ekspozita është njëfarë mbërthimi në aspketin personal, përvojave personale.
“Atë kohë, mendoj se mund të bëja diçka me aparat në dorë. Dikush me pushkë e dikush me procese të caktuara. Shumica e filmave kanë mbetur në javoren politike ‘Zëri’, por një pjesë e viteve të fundit kanë mbetur në shpi, e kur kemi qenë refugjatë kemi shkuar në Maqedoni për ti marrë ato negativa me vete. E çka është më e rëndësishmja, se unë këtyre filmave nuk iu kam kthyer 15 vjet pas luftës sepse sikur çdo i ri, kam pasur qejf të shoh përpara e të shfrytëzoj lirinë për ti realizuar ëndrrat. Por, ka ardhur një moment reflektimi për arsyes se plagët nuk janë mbyllur”, përfundon Hoxha.
Për Hoxhën, kjo ekspozitë i dedikohet babait të saj, për dy arsye. Njëra, ka qenë se ai është munduar gjithmonë ta ndreq vendin ku ai jeton me aq sa ka pasur mundësi. Ndërsa e dyta, është se ai ka pasur një natyrë shumë të njëjtë me të por aq edhe kundërshtuese.
Me hapjen e kësaj ekspozite, Galeria Kombëtare e Kosovës përmbyll me sukses planprogramin e vitit 2021.
Ndërkaq, ekspozita qëndron e hapur nga e marta deri tek e premtja (10:00-18:00), kurse të shtunën e dielën nga ora 10:00 deri 17:00. / KultPlus.com
Ka ndërruar jetë muzicienti i njohur Shefqet Hoxha.
I ndjeri është babai i këngëtares dhe deputetes, Eliza Hoxha.
Lajmin e ka dhënë vëllai i Elizës, Fatos Hoxha, përmes një fotografie të babait të tyre tashmë të ndjerë, të publikuar në Facebook.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha. Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30”, ka shkruar Fatos Hoxha në Facebook.
Eliza ka treguar në disa intervista se frymëzimin për t’u marrë me muzikë e kishte marrë nga babai i saj.
Ai madje ka qenë kompozitor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të saj si fëmijë, kur Hoxha sapo kishte nisur rrugëtimin e saj muzikor./KultPlus.com
Eliza Hoxha është një nga këngëtaret që me zërin e veçantinë e saj artistike ka prekur publikun me mjaft shumë këngë, disa prej tyre arrijnë të depërtojnë tek publiku edhe pasi që ka kaluar më shumë se një dekadë nga krijimi i tyre, shkruan KultPlus.
“Kthehu” është një nga këngët identifikuese të saj që shpalos ngjyrën e veçantë të zërit e interpretimin.
KultPlus sot e sjellë si retrospektivë këtë këngë me tekst e interpretim të Eliza Hoxhës.
E kërkoj fytyrën tënde, t’kem pranë vetes mu si kur atëherë! I kërkoj buzët e tua, T’i kam afër veç edhe një herë! I kërkoj unë sytë e shkruar, t’më përcjellin si dikur nga pas! E kërkoj dhe dorën tënde, t’më ledhatoj pa ndalur ne çdo qast!
Ref: Kthehu prapë në ëndrrat e mija! Kthehu ti ashtu si dikur nga pas Kthema prapë veç edhe njëherë ti mua lumturinë, s’do te lë më kurrë.
Kërkoj që koha të ec prapa, të më sjell edhe një here tek ti! Të filloj prapë nga e para, të vërtetë ta bëj këtë fantazi!
Ref: Kthehu prapë në ëndrrat e mija! Kthehu ti ashtu si dikur nga pas Kthema prapë veç edhe njëherë ti mua lumturinë, s’do te le me kurrë./ KultPlus.com
“Bëhu fytyra ime” është ekspozita e artistes Eliza Hoxha që hapi një kapitull të dhimbjes së grave shqiptare. Kjo ekspozitë e vitit 2019 ishte vendosur në një nga bodrumet e Hotelit “Grand”, ku në kohën e luftës në Kosovë, paramilitarët serb kishin dhunuar shumë gra shqiptare, shkruan KultPlus.
Përmes kësaj ekspozite vinin rrëfime të vendosura në kornizë, e që të jepnin ndjesi dhimbjeje, ku po në ato korniza ishin shkëputë copëza të rrëfimeve që tregonin tmerrin, dhimbjen dhe vuajtjen e këtyre grave.
Pjesë e kësaj ekspozite ka qenë edhe historia e Vasfije Krasniqi Goodman, gruaja e cila themeloi kampanjën ‘Bëhu zëri im’ kundër dhunimit të grave dhe u bë zëri i grave të shumta që nuk guxonin të flisnin për përvojat e tyre traumatike gjatë luftës.
Ekspozita më pas është hapur edhe në Muzeun e Kosovës ku poashtu kishte një jehonë të madhe dhe vizitorë të shumtë.
Rrugëtimi i ekspozitës po vazhdon. Kësaj radhe përmes librit. Artistja Eliza Hoxha ka njoftuar që sot ka dalë nga shtypi libri i ekspozitës “Bëhu fytyra ime”. Ky libër që ju kushtohet viktimave të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, në bashkëpunim me QKRMT shumë shpejt do të ketë edhe promovimin.
Artistja Hoxha është shprehur shumë e lumtur për botimin e librit.
“E lumtur! Libri i ekspozitës sime kushtuar viktimave të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë “Bëhu fytyra ime” doli nga shtypi. Së shpejti do të jetë dhe promovimi i tij! Bashkëpunim me QKRMT.” / KultPlus.com
Ish –deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila përsëri i ka hyrë garës dhe për një mandat tjetër në zgjedhjet parlamentare, ka hedhur akuza për keqmenaxhim ndaj Fahredin Spahijajt, ish-drejtorit të Galerisë së Arteve të Kosovës.
Madje në studion e Edicionit të Analizës në Klan Kosova, ka pasur një përplasje të ashpër mes tyre, lidhur me pretendimet e Spahijajt se Hoxha kishte ndikuar në shkarkimin e tij.
Megjithatë këto akuza të Spahijajt, kandidatja e PDK-së për deputete i hodhi poshtë.
”Zotri Fahredin Spahija ka qenë drejtor, dhe në mandatin e Memli Krasniqit janë deponuar 11 vërejtje dhe ankesa nga komplet stafi i Galerisë Kombëtare në emër të tij”.
”Më pas është shqyrtuar rasti i tij si drejtor, në Komisionin Disiplinor në Ministrinë e Kulturës”.
”11 ankesa, incizime me ofendime ndaj grave aty dhe asistente që kanë qenë – por kjo është process që ka ndodhur para se unë të jem presidente e bordit të Galerisë Kombëtare”.
”Unë s’i kam dëgjuar vërejtjet ato janë në Komision Hetimor. Unë kur kam marrë mandatin si Presidente e Bordit bashkë me të gjithë akterët e bordit”.
”Edhe për faktin se Komisioni Disiplinor ka theksuar që nuk ka më klimë pune për shkak të të gjithë atyre ankesave, Ministria e Kulturës nuk ka mundur ta shkarkojë juridikisht sepse në ligj thuhet se bordi duhet ta shkarkojë dhe bordi s’ka qenë jofunksional”.
”Aktakuzat që kanë ardhë ndaj jush, kanë ardhë në Ministri, nuk kanë ardhur tek unë dhe i ka studiuar Komisioni Hetimor”.
”Juridikisht në një institucion ku nuk ka klimë pune, dhe asnjë person nuk komunikon me ju, atëherë normal që ju duhet të shkoni”.
Tutje Eliza Hoxha pretendon se gjatë kohës sa ishte drejtor në GAK, Fahredin Spahija kishte keqmenaxhuar dhe me fonde të Ambasadës së Holandës, të cilat këto ky i fundit vazhdimisht i mohonte.
”Mos të flas për abuzimet me: paratë e ambasadës së Holandës, që janë marrë me krijuar faqen e Galerisë Kombëtare, dhe asnjëherë nuk është krijuar dhe faturat për kompaninë që ka krijuar atë faqe janë fatura fiktive sepse nuk ekziston ajo kompani. Hard-disku marrë nga kompjuteri i Galerisë, dhe shumë gjëra të gjuajtura në tavan”.
”Faktet ekzistojnë kushdo që do mundet t’i gjejë në Komisionin Disiplinor”.
”Jam shumë e lumtur për mandatin tim që kam kryer. Puna flet për ju, dhe puna flet mua. Galeria flet për ju, Galeria flet për mua. Kam kryer punët e mia. Ne jemi një bord që kemi pasur një program”.
Në anën tjetër, ish-drejtori i Galerisë Kombëtare, Fahredin Spahija ka insistuar që Hoxha ta fliste të vërtetën.
“S’është e vërtetë që ka qenë jofunksional sepse të gjithë anëtarët kanë qenë aty. Jofunksional është kur mungojnë anëtarët e bordit”, është shprehur Spahija.
Në anën tjetër, ai e ka akuzuar Hoxhën që është emëruar vetëm për t’ia kryer punët Memli Krasniqit.
“Ti je emëruar anëtare e bordit dhe kryetare e bordit vetëm për t’ia kryer punën Memli Krasniqit. Ti je emëruar vetëm dy ditë pa më shkarkuar mua. Brenda dy dite ti i kuptove të gjitha?”, iu është drejtuar Spahija Hoxhës.
Për vërejtjet dhe ankesat që Hoxha i ka përmendur se kanë ardhur nga stafi , Spahija e pyeti disa herë me radhë arkitekten nëse i kishte studiuar ato.
“I keni mbyllur dyert për artistët e vendit”, ka thënë Spahija, teksa Hoxha tregon për ndryshimet sipas saj që kanë ndodhur në Galerinë Kombëtare në krye me Erzen Shoshkolin.
“Ti je persekutore e Memli Krasniqit. Ke nënshkruar dokumente për ta shkarkuar drejtorin. Kjo pozita jote politike është vetëm falë argatllëkut që ia ke bërë Memli Krasniqit dhe PDK-së”, ka vlerësuar Fahredin Spahija. /klankosova/ KultPlus.com
Akademisë së Shkencave dhe ArteveMinistrisë së Arsimit dhe Shkencës Institutit të Historisë.
Po e nisë këtë letër me shqetësimin e madh si qytetare e këtij vendi, si aktiviste e artiste e poashtu edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe Anëtare e Komisionit për Arsim , Shkëncë dhe Kulturë, Rini dhe Sport.
Ndër vite cështja e historisë së Kosovës e sidomos historisë së re të saj diskutohet. Libra të ndryshëm shkollor dhe të tjerë kanë casje e të dhëna të ndryshme, jo të harmonizuara e shpesh edhe të shtrembëruara. Pa dashur të hyj në cilësime sepse nuk I takojë fushës së historisë kjo brengë tani shpërthen në problem kur përtej shtrembërimeve e mohimeve historike që na bëhen nga të tjerët , tani jemi ne vet ata që mohojmë fakte dhe përbuzim gra e viktima.Rasti I fundit I projektit të historisë së përbashkët (Joint history project) nga CDRSEE – Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe në Selaniku tregon se përkundër një qëllimi fisnik për një histori të përbashkët me synim në pajtim e paqetim në Ballkan, materia mund të devijoj dhe të paraqesë të pavërteta apo të mohoj fakte e momente historike krejt për hirë të “pajtimit”, apo?Pjesë e këtij botimi si co-autorë janë edhe historianët shqiptar nga Kosova Jusuf Bajraktari, Fehmi Rexhepi dhe Frasher Demaj të cilët pavarësisht shpjegimeve se nuk kanë qenë pjesë e ekipit editorial nuk mund të shmangen nga përgjegjësia në atë se cfarë mbartin librat si histori nga Kosova duke e pasur aty tyre si burim.
Brenda materialit nuk do fokusohem të ato se cfarë të tjerët kanë shkruar shkarazi për Kosovën, si e kanë cilësuar atë dhe si I janë adresuar asaj the topionimeve brenda saj. Ajo që shqetëson është se midis ekipit të historianëve Kosovar njëri nga ta përfaqëson instancat më të larta shtetërore dhe InstitucionaleDeputeti I Kuvendit të Kosovës dhe akademiku Frashër Demaj bashkë me kolegët e tij cilëson gratë e Kosovës si bagëti, masakrën e Recakut e quan Incident apo rast, masakra të tjera nuk përmenden fare, përmendën dëmet e bombardimeve të Natos por jo edhe dëmet e shkaktuara nga Serbia, përmenden kishat e shkatërruara në 2004 njëkohësisht të hartëzuara por nuk përmendet se janë rikonstruktuar më para të buxhetit të Kosovës… nuk flitet për 1,133 fëmijë të vrarë, nuk flitet për protestat, marrshet, peticionet e shumta që ishin organizuar kundër dhunës dhe luftës në Kosovë, sulmet e UCK-së paskan sjellur emigrimin e serbëve nga Kosova, etj, etj, etj…Dhe këtu vijmë tek ajo që është qenësore e që në Kosovë ka humbur rëndësinë e vet qëmoti, e që është pesha e fjalës publike dhe përgjegjësia që vjen me te. E kur jemi tek kjo z. Demaj nuk e përfaqëson më vec veten e tij, por edhe Akademinë e Shkencave e Arteve të Kosovës e edhe Kuvendin e Kosovës.
• Udhëheqësi I akademisë, z. Kraja kishte një distancim personal medial karshi z. Demaj, por kjo nuk ka të bëjë më me cështjet e individit. Institucioni I Akademisë së Shkencave dhe Arteve duhet zyrtarisht të deklarohet a distancohet nga këto qëndrime të Akademikut të tyre korrespodent. Diku në botën e civilizuar në këso raste do t’i tërhiqej titulli me automatizëm.
• Kuvendi I Kosovës apo deputetet brenda tij duhet të deklarohën se a janë në vijë me z. Demaj dhe kolegët e tij apo mendojnë ndryshe, sepse heshtja në këso situatash është miratim.
• Grupi Parlamentar I LDK-së le të shprehet nëse është I mendimit të njejtë, le të shprehen edhe ata që e kanë votuar një zë të tillë brenda Kuvendit si I vetmi shqiptar aty që voton kundër ligjit për vlerat e luftës.
• Thuhet se CDRSEE kishte mbajtur marrdhënie pune me Ministritë e Arsimit nga të gjitha vendet e rajonit dhe nëse është kështu Minsitria e Arsimit e Shkencës duhet poashtu ta deklarojë pozicionin e saj karshi kësaj historie gjysmake e përbuzese të shkruar apo kontribuuar nga vet akterët Kosovar dhe njëkohësisht t’I rishikojë të gjitha tekstet shkollore dhe ato ti harmonizojë bashkë me akterët e Institutit të Historisë
• Instituti I Historise nuk distancohet me shpjegimin se nuk eshte botim I tyre…Por ajo cfarë kemi në fund fare është knaqësia e egove personale vizavi dëmit kolektiv të shkaktuar.Një gjë është e sigurt! Pajtimi me të tjerët nuk mund të ndodhë duke gënjyer veten dhe duke krijuar mospajtime të brendshme.
Pajtimi I vërtetë në Ballkan do të ndodhë kur ta pranojmë të vërtetën e dhimbshme dhe të ecim përpara.Kërkim falja është hapi fillestar.Si për këta akademik aventurier e si për Serbinë ndaj Kosovës.
Kjo letër e hapur është botuar pa asnjë ndërhyrje nga ana e redaksisë së KultPlus. / KultPlus.com
Nata e bënte të veten. Dukej se pas terapisë së mbrëmjes të gjithë rehatoheshin për gjumë. Por teknikët e oksigjenit nuk ndalonin asnjëherë duke sjellë boca të reja…Zhurmë, krisma, tërheqje zvarrë e të tyre sepse gjithcka bëhej manualisht…por kishte edhe një rrëmujë tjetër në terracën e dhomave mbrëmë. Dola jashtë…Ora 01:00 e natës. Në dhomën nr. 9 vdiq edhe një burrë. Shqetësim, pasiguri, paqartësi… I shprehë ngushëllimet e mia djemëve të tij dhe kthehem në dhomë. Tani kishte edhe një grua në dhomën time e cila mezi ngopej me frymë. Ishte 24 orë me oksigjen shtesë. Dikur fjeta.
Si në ëndërr më dukej se dikush thërriste emrin tim…sa e sa herë me rradhë… Në fakt u zgjova dhe gruaja pranë shtratit tim gjëmonte e rënkonte duke thirrur me rënkim emrin tim e duke përsëritur ” më është ndal oksigjeni” . Ora 03:20 e mëngjesit.
Kërceva nga shtrati e trishtuar…Motër …motër…nuk ka më oksigjen…U shqetësua edhe ajo…i thirri teknikët, erdhën dhe e ndërruan bocën…
Ajo u rehabilitua dhe fjeti përsëri…por unë më nuk fjeta…cka nëse nuk e kisha dëgju…cka nëse nuk kishte pas bocë tjetër me oksigjen atë natë…cka, nëse?!… Më zuri mëngjesi me sy hapun.
Natë në dhomën nr.6 – infektive – reparti B
Pas 20 ditesh – 10 në shpi e 10 në spital nga sot zyrtarisht jam Covid Free, por ende me terapi shpie ne vazhdim.
Dua me këtë rast veç nja dy tre fjalë, ndoshta i shërbejnë dikujt…
1. Virusi duket se ka një paketë simptomash identifikuese, por pasojat e virusit nuk janë të njejta për asnjë person. 2. Stafi i mjekëve e infermierëve nuk kanë ndalu as edhe një herë. Por janë të pamjaftueshëm në numër për të arritur tek të gjithë. Qeveria ka patur mundësi ta decentralizojë shërbimin më heret, të testojnë më shumë persona, të rrisin nr e personelit. 3. Infrastruktura shëndetsore nuk është krejt e paqëndrueshme, sa është menaxhimi i dobët dhe mirëmbajtja e tyre…këtu i përfshijë edhe vet pacientët që shpesh nuk janë të vëmendshëm për të mirën publike. 4. Ka një gjë që këto ditë i ka zbutur duke i bërë të duken surreale ndonjëherë…Drunjët dhe hapësira e gjelbër përreth spitalit bashkë me zogjët që na zgjonin në mëngjes janë peizazhi që më ka motivuar të zgjohem e të duroj për ditë të mira. Efekti natyrë që ne po e mbysim cdo ditë në këtë qytet. 5. Covidi më ka njohur edhe me njerëz të tjerë që luftonin për jetë dhe na ka lidhë shoqëri përjetë. Fatoni dhe Gonxhja janë një pasuri e re në jetën time. 6. Mediat mendojë që duhet informatat ti përshkallëzojnë…jo vetëm në shifra sa të infektuar e sa të vdekur, por edhe se cfarë raste janë, sa me simptoma të rënda e sa pa simptoma…sa ne spital e sa në shpi …sepse jep një pamje më të qartë…rastet pa simptoma mund të jenë bartës pa dashje e më besoni se ka shumë…
I falenderoj mjeket dhe infermierët e infektives për përkushtimin dhe energjinë e mirë! Ju falenderoj të gjithë juve miqë e dashamirë që u kujdesët, më këshilluat e më inkurajuat për të vazhduar! Falenderim special për Arditën dhe Ardianin udhërrëfyesit e mijë gjatë kohës sa isha në vetizolim!
U jam shumë mirënjohëse! Ka qenë eksperiencë shumë e çuditshme dhe sfiduese edhe përtej dimesionit shëndetsor!
Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha është prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije ajo vetë përmes një publikimi në rrjetet sociale.
“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv. Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, ethe, temperature, kollë. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë. Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese”, shkruan këngëtarja në shënimin e saj duke shpresuar në fund që prej saj të mos jenë infektuar edhe persona të tjerë.
“ Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi Shnet!”, shkruan Eliza Hoxha. / KultPlus.com
Në Kosovë ende nuk janë gjetur edhe 1641 persona të zhdukur në luftën e fundit. Sot, kur edhe shënohet Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, familjarët e tyre ende përballen me ankthin që i ka ngulfatur tash e 21 vite, duke kërkuar një pikë drite në tunelin 21 vjeçar, shkruan KultPlus.
Duke reflektuar për këtë çështje, Eliza Hoxha solli këngën “Për ata që (s)’janë” përmes secilës ajo shpalos dhimbjen e familjarëve të personave të zhdukur. Me një tekst tejet prekës dhe nën tinguj rrëqethës, kjo këngë është si një lloj himni për personat e pagjetur.
Ndërsa, Koperativa projektoi dhe prodhoi videoklipin muzikor të kësaj kënge, duke paraqitur tregime të shkurtra e nostalgjike, kujtime të të zhdukurve dhe vetmisë. Kjo video trajton çështjen në një mënyrë mjaft poetike, duke e vendosur shikuesin në një gjendje emocionale dhe ndërgjegjësim për çështjen e personave të zhdukur.
Teksti i plotë i këngës:
Sa letra shkrova pa adresë ku t’i dërgoj sa shume ditë kaluan sa shumë mall dhe lot që s’pushojnë i gjallë a i vdekur asgjë më unë nuk di por brenda meje ti, ende frymon çdo ditë
Rrëfen një nënë, rrëfen dhe një grua e një fëmijë o sa shumë po lutem edhe unë po lutem tani për ata që s’janë të humbur diku në pafund rrëfen edhe kjo këngë pa forcë që të bëj më shumë
Asgjë nuk kërkoj ky ankth t’më lëshoj jam lodhur në pritje por s’mund të heq dorë veç vendin ta di se ku prehesh ti kurrë dhembje nuk do t’më pushoj në fund dhe unë do t’ndjehem e lirë
Asgjë s’ka kuptim as kjo pritje që më shkatërrojë dhembjen se ndalojnë as këto vargje që i këndoj gjithnjë refuzoj të mendoj se ti më nuk je e si unë të besoj kur peng i kësaj ndjenje kam mbet të gjitha mi more, nga vetja ime ti e un tani pres, të paktën veç diçka nga ti e humbur në jetë me shpresën se do vish bashkë me shumë të tjerë unë ende besoj vërtetë
Asgjë nuk kërkoj ky ankth t’më lëshoj jam lodhur në pritje por s’mund të heq dorë veç vendin ta di se ku prehesh ti kurrë dhembje nuk do t’më pushoj
Asgjë nuk kërkoj ky ankth t’më lëshoj veç vendin ta di se ku prehesh ti (x2)
Të gjithëve sa shumë na mungojnë
Asgjë nuk kërkoj ky ankth t’më lëshoj jam lodhur në pritje por s’mund të heq dorë veç vendin ta di se ku prehesh ti kurrë dhembje nuk do t’më pushoj në fund dhe unë do ndjehem e lirë
Asgjë nuk kërkoj ky ankth t’më lëshoj veç vendin ta di se ku prehesh ti. / KultPlus.com
Ishte fillimi i viteve 2000 kur kënga “Me ritëm do vallëzoj” u bë hit i kohës, por kjo ishte vetëm një pikënisje e këngëtares nga Prishtina, Eliza Hoxhës e cila më vonë u bë zëri më i veçantë dhe i dashur për publikun, shkruan KultPlus.
Muzika nuk ishte e vetmja rrugë që Eliza ndoqi. Ajo gjithashtu iu përkushtua profesionit të saj arkitekturës e së fundmi edhe politikës.
Por, muzika është në qelizat e saj dhe jo lehtë mund ti ndahet. Këtë e dëshmoi me projektin e fundit të cilin për herë të parë e shpalosi mbrëmë përmes një video të përmbledhur. Eliza e ka befasuar publikun në këtë kohë pandemie duke u rikthyer me një album retro që përmes zërit të saj të veçantë sjell këngë të këngëtarëve të viteve ’80 / ’90 për të cilët Eliza pohon që kanë qenë inspirim për të si e vogël.
Deniza Begolli, Vizionet e thyera, Ilirjana Riza, Fillimi i fundit, Telex, Dukagjin Lipa/Oda, BB Poqi/Babilon, janë disa nga artistët, këngët e të cilëve Eliza ka vendosur t’i sjell në ngjyrë e ton të ri me interpretimin e saj.
Eliza ka njoftuar që shumë shpejt këngët do të vijnë veç e veç në YouTube.
“Të dashur miq, po e ndaj me ju këtë projekt që është punuar e përfunduar para disa viteve dhe asnjëherë nuk e pa dritën për shkak të angazhimeve të mia të tjera… Studimet e doktoratës në Graz, Austri dhe më pas angazhimi në politikë e lanë në prapaskenë. Por, meqenëse si audio format është i kryer dhe tash në këto rrethana nuk po kam mundësi t’i kushtohem më tepër muzikës vendosa ta ndaj me ju në këtë formë”, ka shkruar Eliza e cila tutje ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët për realizimin e këtij projekti.
“E falënderoj Florent Boshnjakun për punën fantastike dhe përkushtimin e tij në ri-orkestrimin dhe përpunimin e këngëve të realizuara në Dream House Studio, Prishtinë. Bashkëpunëtorët: Armend Xhaferi në kitarë, Valon Gashi në kitarë, Dardan Gjinolli në saksofon.”
Krejt për fund, Eliza uron dhe shpreson që ky album të ju ndryshoj disponimin në këtë kohë izolimi. / KultPlus.com
Ka ndërruar jetë këngëtarja, gazetarja dhe kompozitorja e njohur Violeta Rexhepagiqi.
Këngëtarja Eliza Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të saj.
Hoxha e ka quajtur Rexhepagiqin si “ikonë të stilit”.
“Ajo jetoi si deshi. Këndoi për atë çfarë besoi dhe i pëlqeu dhe me dukjen e prezencën e saj na tregoi që liria nis me ty por duhet të jesh e sinqertë dhe e vërtetë me veten dhe atë se çfarë synon të jesh”.
“Ikonë e muzikës e stilit dhe inspirim do mbetesh gjithmonë Violeta Rexhepagiqi. Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve! U prehtë në paqe”, ka thënë Hoxha.
Mbrëmë në Bibliotekën Kombëtare u promovua libri ‘Consumer Culture Landscapes in Socialist Yugoslavia’- Peisazhet e Kulturës së Konsumatorit në Jugosllavinë Socialiste
Libri u prezantua nga dy redaktorët Nataša Bodrožić dhe Saša Šimpraga si dhe nga Eliza Hoxha e cila është njëra nga autoret e këtij libri, shkruan KultPlus.
Prishtina ishte njëra nga ndalesat e radhës të këtij libri që pritet të promovohet edhe në qytetet tjera të regjionit të Ballkanit, duke tentuar kështu të rritet vetëdijësimi në raport me monumentet kulturore.
Promovimi filloi me një fjalim të shkurtër nga Eliza Hoxha e cila falenderonte të pranishmit për ardhjen e tyre, duke shpalosur në pika të shkurta se cfarë do të diskutohet më tutje rreth librit. Ajo poashtu shprehej e kënaqur që ky promovim po bëhej edhe në Prishtinë.
‘Për mua është kënaqësi që Nataša Bodrožić dhe Saša Šimpraga gjenden këtu në biblioteken kombëtare’, deklaroi ajo.
Tema e këtij libri fokusohet në qendrën sportive dhe tregtare ‘Koteks Gripe’ e cila gjendet në Split të Kroacisë, poashtu edhe në komplekse arkitekturore të ngjashme që ndodhen në Sarajeve, Novisad e Prishtinë që janë të dizajnuara nga arkitekti i famshëm Živorad Janković dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Saša Šimpraga, njëri nga redaktorët, shprehej tejet i kënaqur që librin po e promovonin në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, një bibliotekë kjo që ishte e dizajnuar nga një arkitekt kroat, me të cilin Saša tregonte se kishin bashkëpunuar më parë.
Ai për të pranishmit tregoi se ky projekt kishte filluar në vitin 2013 kur ishin mbledhur para objektit të ‘Motel Trogir” i cili gjendet në Kroaci, një objekt ky që tashmë është i braktisur dhe se në kohën kur kishin filluar me këtë projekt, fotografi të objekteve të tilla nuk gjendeshin në Google, gjë që tashmë ka ndryshuar, pasiqë fotografitë e këtyre objekteve tashmë gjenden shumë lehtë.
‘Projekti është i fokusuar në tri pika kyqe të cilat janë: Aktivizmi dhe mbrojtja e këtyre monumenteve, Produksioni i artit që përdoret për të ndjekur kampnajën dhe e treta kërkimet shkencore’, tregoi tutje ai për të pranishmit.
‘Shumë institucione në Kosovë dhe në vende tjera nuk i njohin këto objekte si trashëgimi sepse në fakt këto monumente së pari duhet të shpalosen para qeverisë, pastaj të ngritet vetëdijësimi tek popullata. Në kohën që po jetojmë, ekziston një luftë e madhe për të ndaluar modernizimin në gjithë Evropën.’ u shpreh Nataša Bodrožić.
Autorët tjerë të kësaj libre janë: Lidija Butković Mićin, Saša Šimpraga, Tvrtko Jakovina, Igor Duda, Ana Grgić Sanja, Matijević Barčot, Branislav Dimitrijević, Dragan Markovina, Darovan Tušek, Jurica Pavičić, Diana Magdić, Mariana Bucat, Robert Plejić, Filip Kobzinek, Mejrema Zatrić, Mirza Mehaković, Aleksandar Bede, Eliza Hoxha + Ana Dana Beroš, Nikola Bojić, Luka Skansi, Brian Shipman, Borka Bobovec, Ivana Prijatelj Pavičić, Christian Maijstre dhe Nataša Bodrožić. / KultPlus.com
Pas debutimit të suksesshëm në festivalin FemArt, ekspozita është shfaqur për herë të dytë në Muzeun kombëtar të Kosovës, në nder të ditës ndërkombëtare të eliminimit të dhunës seksuale, shkruan KultPlus.
Ekspozita e Elizës na qon në një botë të errët të historive
të dhimbshme dhe me plot viktima. Në fjalën hyrëse Feride Rashiti, nga Qendra
kosovare për Reabilitim, ka treguar sfidat që e përcjellin në punën e saj me
viktimat e dhumës seksuale.
“Zeri i tyre i mekur i hidhëruar dhe i padëgjuar ishte lënë në harresë. Kemi pasur mundësi të gjithë ne që të flasim e të komunikojmë me këto gra pa e ditur që ato po tregojnë, ndoshta jo me gojë e me zë, por me gjeste e me mimika historinë e tyre. Sot po i japim fund neglizhimit duke u bërë ne të gjithë fytyra e këtyre grave” ka thënë Rushiti.
Kurse Eliza, e emocionuar para të pranishmëve, ka treguar për
punën e saj të gjatë si aktiviste, duke e përdorur njëkohësisht artin e saj në
favor të lëvizjeve shoqërore.
“Kjo ekspozitë nuk sjellë shumë gëzim por na bënë të reflektojmë. Këto janë vetëm copëza të historive të cilat janë injoruar për gati 20 vite. Heshtja e këngës, një projekt muzikor i cili ka filluar për t’i dhënë fund heshtjes, por ka qenë i mjaftueshëm, Arti është mjet politik, prandaj kjo ekspozitë është një thirrje për njohjen e dinjitetit të viktimave të dhunës. Mos u mundoni vetëm ta njihni historinë e tyre por edhe t’i kuptoni ato”, u shpreh Eliza e emocionuar dhe me zërin që i dridhej.
Historitë e grave të dhunuara, të shkruara mbi xham, i ftojnë
të gjithë adhuruesit e artit që në një mënyrë alegorike ta përvetësojnë
dhimbjen, tmerrin dhe tragjedinë duke u bërë fytyra e këtyre historive. Duke i
ftuar që te qëndrojnë jo vetëm pas historive si të tilla por edhe pas grave të
dhunuara, në mbështetje dhe duke iu dhënë kurajo që të mos ta mbajnë apo ta
fshehin këtë tragjedi të tmerrshme.
Përkrah historisë së zonjës Vasfije Krasniqi Goodman, qëndrojnë historitë e shumë grave të tjera të cilat kanë thyer stigmat dhe kanë gjetur guximin që ta ndajnë me të gjithë historinë e tyre nga lufta në Kosovë./RronaJaka/KultPlus.com
“Bëhu fytyra ime” e autores Eliza Hoxha që hapi edicionin e fundit të FemArt do të prezantohet edhe njëherë, por tashti në Muzeun e Kosovës, shkruan KultPlus.
Kjo ekspozitë do të hapet më 19 qershor në ora 19:00 dhe do të rri e hapur deri më 30 qershor.
“Qëllimi i kësaj ngjarjeje është ngritja e vetëdijes për gjendjen e të mbijetuarve në Kosovë si dhe trajtimi i stigmës që rrethon dhunën seksuale gjatë luftës. Ekspozita do të paraqes korniza të zbrazëta xhami me rrëfime / kuotime të të mbijetuarve të dhunës seksuale, ku vizitorët ftohen për t’i përfytyruar këto tregime sikur e njëjta gjë të ndodhte me ta. /KultPlus.com
Tri arkitekte gra kanë bashkuar forcat për të sjellë një ekspozitë ndryshe këtë javë në kryeqytet, shkruan KultPlus.
Eliza Hoxha, Zana L. Sokoli dhe Arta Bytyqi do të
sjellin ekspozitën fotografike të titulluar “Poetic of space” apo “Poetika e hapësirës”.
Çfarë përvoja na krijojnë mjediset e ndërtuara
arkitektonike? Sa e ndikojnë ato perceptimin dhe formësimin tonë estetik dhe
shoqëror? Cilat janë përgjigjet personale dhe emocionale të ndërtesave dhe si
vijnë ato në prozë, poezi, këngë apo fotografi?, janë këto pyetjet të cilat do
të shpalosin përgjigjet përmes artit të këtyre tri arkitekteve në një natë të përbashkët.
Duke e ditur se hapësirat arkitektonike nuk janë diskurse
dhe ato mund të lexohen e përjetohen komplet ndryshe ngase janë shkruar apo
ideuar nga 3 arkitekte gra të cilat sjellin imazhe e copëza arkitekture në
fotografi nga kontekste të ndryshme të cilat ndonjëherë nuk lexohen çartë se
nga vijnë dhe kujt i shërbejnë, porse mund të lexohen nga të tjerët në mënyrë
individuale dhe mund të nxisin imagjinatën për mjedise të personalizuara dhe
associative.
Kjo ekspozitë e kuruar nga Eliza Hoxha, zhvillohet në kuadër të European Union Kosovo dhe do të mbahet më datë 5 prill në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë, në ora 18:00. / KultPlus.com
Eliza Hoxha ka reaguar pas lajmit të rrejshëm që është publikuar në lidhje me anëtarësimin e saj në PDK. Ajo përmes një postimi në Facebook i është përgjigjur edhe Ngadhnjim Avdylit, një nga komentuesit i cili ka komentuar lajmin për anëtarësimin e saj.
Për ata që më njohin mirë po edhe për tê tjerët – zakonisht qëndrimet dhe vendimet e mia që lidhen me sferën publike i kam ba publike vet. Prandaj edhe nëse një ditë do të angazhohem ne sferën publike në një rol e pozicion tjetër me cilëndo parti sigurisht se e bëjë publike vet. Prandaj portalet ka kohë që nuk me shqetësojnë më sepse vazhdon me u abuzu cdo gje mbi idenë e klikimeve…perderisa liria e tepruar apo edhe e abuzuar e individeve për të ofendu jo vetem mua por përfshi edhe familjen është poashtu shqetësuese…dhe cuditërisht kjo vjen nga një gazetar që i ka të gjitha mjetet dhe mundësitë për të hulumtu para se me gjyku.
Këtë status po e shkruaj për hir të familjes dhe kolegëve që kanë qenë pjesë e rrugëtimeve te mia…dhe është hera e parë që e bëjë një gjë të tillë – por e ndjeva te nevojshme pak me ia qartësu pasqyren Ngadhnjimit.
Ngadhnjim Avdylin nuk e njoh por e shoh që as ai mua.
Kur nana e baba im kane hy ne punë, ju Ngadhnjim ndoshta s’keni qenë as i lindur…Te përjashtuar të dy nga puna në të ’90-tat pas luft sës baba im ka dal në penzion të parakohshëm nga Radio Prishtina e nana është kthy në qerdhe ku ka nisë prej 1974 dhe sivjet del ne pension. Te dy kanë edukimin përkatës për pozitat që i kanë ushtru gjatë tanë jetes.
Kur unë kam konkuru ne Fakultetin e Arkitekturës edhe pse i kam plotësu kriteret dhe recenzioni është shkruar për mua…tre herë është anulu konkursi me argumentin qe une kendoj – derisa eshte qu njera nga profesoreshat me diskutu faktin qe une aty kam konkuru me diplome te arkitektes, i kam plotesu kushtet dhe ua ka perkujtu shumices se profesoreve burra ne Keshille ate kohe qe brenda Fakultetit te Arkitektures ka plot profedir e asistent instrumentiste e kengetar ne bende por qe per ta ska qene ajo pengese.
Sa per ceshtjet artistike nuk diskutoj me ty.
Por po ta lehtesoj pak punen e gazetarit e po te tregoj qe procesi i bienales ka nise ne kohen kur nuk ka pas qeveri dhe kur Vlora Dumoshi ka qene ushtruese e detyres se Ministrit te Kultures. Pas krijimit te qeverise fatmiresisht si proces i nisur ka vazhdu…per ma shume te lutem hulumto vet. Ndersa sa i perket Bienales Muslim Mulliqi ne Prishtine – menjehere pas Bienales se Venedikut – dikush tjeter po te ishte ne vendin tim as qe kishte konkuru se ju kishte duke nencmuese pas Venedikut me konkuru ne nje Bienale ma te vogel. Ja qe une nuk kam keso mendje dhe ja qe per kete ka nje konkurs te rregullt ku une kam konkuruar dhe ka nje kuratore bullgare Iara Boubnova e cila i ka perzgjedhur punimet dhe ka nje drejtoreshe. Te Galerise Arta Bunjaku Agani e cila ka kembengulur qe vepra te realizohet si eshte menduar dhe te vendoset ne hapesire publike duke gjetur mundesi realizimi …
Per aktivizmin nuk flas dhe ate nga parimi. Ka shume e shume qe i dijne ato qe une kam kontribu dhe nuk i beje per te folur.
Ne fund po ta them edhe nje gje, qe une vendin e qytetin tim e du fort dhe cdo gje qe kam bere deri tani ka qene ne te miren e tij nga cilido pozicion dhe do te vazhdoj ta beje deri sa te kam shendet dhe mendje. E di vec nje qe nuk e kam bere… Vendin e qytetin tim nuk e kam demtu kurr me asnje gje.
Une nuk jetoj jete luksi, servilizmi e favoresh. Jam rrite dhe eduku me ideale te tjera dhe jam shume e lumtur per kete.
Rri ne paqe me veten dhe te tjeret per ate se cfare jam dhe cfare kam./ KultPlus.com
Do të jetë Eliza Hoxha, mysafirja e radhës në kuadër të ngjarjeve ‘KultWoman me…’.
Organizuar prej KultPlus – të parës gazetë online shqiptare
për art dhe kulturë, me datë 6 mars duke filluar prej orës 17:00 mund ta takoni
Elizën dhe ta dëgjoni rrëfimin e saj inspirues.
Eliza, një arkitekte dhe një artiste e formuar, do ta ndajë me audiencën tregimin e saj të suksesit, vështirësitë e këtij rrugëtimi por edhe përmbushjen e saj në të gjitha projektet që ajo i realizon me shumë sukses.
‘KultWoman me…’ e ka këtë qëllim, të sjellë në vëmendje gratë të cilat ndër vite i kanë dhuruar shumë artit dhe kulturës në vend.
Me Elizën përmbyllet cikli i parë i grave pjesëmarrëse. E nisëm me Leze Qenën, më pas me Pranvera Badivukun, Zake Prelvukajn, Ilire Vincën dhe Lejla Pulën.
Ngjarja mbahet në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian.
https://www.youtube.com/watch?v=l4XIWGhwHKk
Ju ftojmë në këtë ngjarje, e cila është e hapur për të gjithë. ‘KultWoman me…’ është projekt i realizuar prej KultPlus, i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të ‘Kultura për Ndryshim’