‘Mbretëresha Elizabeth refuzoi çmimin Nobel për Paqen’, oborrtari i lartë zbulon sekretin

Mbretëresha Elizabeth, e cila u nda nga jeta më 8 shtator 2022 dhe që arriti të bënte histori si monarkja britanike më jetëgjatë, pasi kishte udhëhequr Komonuelthin për gati 71 vjet, thuhet seka mohuar Çmimi Nobel për Paqe gjatë mbretërimit të saj.

Monarkja, ndonëse gjithë jetën ia kushtoi shërbimit publik duke fituar shumë çmime për shërbimet e saj, nuk e ka dëshiruar çmimin Nobel për Paqen. Siç raporton Daily Mail, një oborrtar i lartë tha se Mbretëresha “nuk e donte nderin”.

Edhe pse deri më sot nuk është e qartë pse Elizabeta e refuzoi çmimin, një fjalim që ajo mbajti në moshën 21-vjeçare tha “Unë deklaroj para jush se e gjithë jeta ime, qoftë e gjatë apo e shkurtër, do t’i kushtohet shërbimit ndaj jush”./ topchanel/ KultPlus.com