Ellen DeGeneres bëri të ditur për Hollywood Reporter se po planifikon t’i jap fund emisionit të saj tejet të famshëm, ”The Ellen Tv Show”, përcjell KultPlus.
Ellen poashtu ka treguar se emisionin pritet ta përfundojë në vitin 2022.
“Kur je një person kreativ, duhet të sfidohesh vazhdimisht – dhe aq sa e mrekullueshme është kjo shfaqje, aq argëtuese është, por nuk është më një sfidë. Kur realizuam emisionin e 3000, të gjithë u emocionuam. Përqafuam njëri-tjetrin me lot në sy, por ka ardhur koha, edhe pse do të jetë e vështirë”, tha DeGeneres në një intervistë të publikuar të mërkurën.
DeGeneres tha gjithashtu se po mendon për hapat e saj të ardhshëm profesional.
“Unë kam disa ide, por agjenti im thotë: ‘Pse thjesht nuk rri ulur për një minutë? Kaq shumë sa je rraskapitur ti, s’e di se çfarë do të thotë të rrish ulur.’ Dhe nuk e di se për sa kohë do të jem në gjendje ta bëj atë, sepse tani jam si një Ferrari. Unë kam vazhdimisht nevojë për të ecur përpara”, kishe theksuar tutje DeGeneres. / KultPlus.com
Ellen DeGeneres është rikthyer në emisionin e saj me pamje të re.
Transformimi i flokëve të saj duket se i ka kthyer edhe humorin.
62-vjeçarja u kthye me stil shumë më të mirë këtë javë në “Ellen DeGeneres Show”. Ndjekësit e saj në Instagram reaguan duke i treguar se po u pëlqen stili i ri.
Ngjashëm, edhe gruaja e saj Portia de Rossi, kishte bërë ndryshime me flokë.
Është hera e parë që DeGeneres ndryshon flokët në emisionin e saj./ KultPlus.com
Ellen DeGeneres u rikthye në studio për premierën e sezonit të programit të saj dhe trajtoi të gjitha akuzat që i janë bërë për një mjedis toksik pune, në monologun e saj të hapjes.
Duke e quajtur verën e saj “të mrekullueshme”, me ironi, DeGeneres i kërkoi falje kujto që është prekur negativisht, ndërsa punonte në stafin e saj.
“Siç mund ta keni imagjinuar, këtë verë kishte pretendime për një ambient toksik pune në programin tonë dhe më pas kishte dhe një hetim. Mësova se këtu ndodhën gjëra që s’duhej të kishin ndodhur kurrë. Unë e marr këtë seriozisht dhe dua të them më vjen keq për njerëzit që u prekën. Unë e di që jam në një pozitë privilegji dhe fuqie dhe me këto vjen edhe përgjegjësia, prandaj unë marr përgjegjësi për gjithçka që ndodh në emisionin tim”, tha Degeneres.
Ajo shtoi se tani është “duke marrë përgjegjësi për çfarë ndodhi.”
Në një email për stafin në korrik, DeGeneres i kërkoi falje ekipit të saj dhe tha se ishte nisur një hetim i brendshëm.
Të hënën, DeGeneres tha se shfaqja, që atëherë ka bërë “ndryshimet e nevojshme”.
“Ne kemi patur shumë biseda gjatë javëve të fundit në lidhje me shfaqjen, vendin e punës dhe atë që duam për të ardhmen. Ne kemi bërë ndryshimet e nevojshme dhe sot po fillojmë një kapitull të ri,” shtoi ajo.
Ajo gjithashtu bëri shaka për pseudonimin që ka marrë prej kohësh si “Be Kind Lady” (Pra, pak a shumë dikush që iu thotë njerëzve shpesh të jenë të sjellshëm, të mirë me të tjerët).
“Të jesh e njohur si zonja “Be Kind” është pak e ndërlikuar”, u shpreh ajo. Më lejoni t’ju jap një këshillë, nëse dikush po kërkon për një pseudonim apo titull për veten: Mos shkoni me “Be Kind”. Mos e bëni.”
Në fund, ajo thotë se nuk është shtirur ndonjëherë, por si të gjithë edhe ajo është e lumtur, e qeshur apo e mërzitur në momente të caktuara.
“E vërteta është që unë jam ai person që ju shihni në TV.”
Ajo thotë se është “një aktore e mirë, por jo aq e mirë sa të shtiret në ekran si dikush tjetër përballë miliona njerëzve, për aq shumë vite sepse publiku do ta kishte kuptuar gjithsesi.”/ KultPlus.com
Moderatoja dhe autorja Ellen DeGeneres ka marrë vëmendjen e mediave këto ditë për shkak të akuzave të punëtorëve të saj për “ambient toksik pune”.
Akuzuesit janë ankuar për racizëm, mikro agresivitet dhe tendencë për frikësim prej menagjmentit, raporton BBC, përcjellë KultPlus.
Ellen ka dërguar një email për stafin e saj në të cilin ajo ka kërkuar falje dhe u ka thënë se do të sigurohet që kjo gjë nuk do të ndodh prapë.
“Ne do të jemi më të kujdesshëm për mënyrën se si fjalët dhe veprat tona i afektojnë të tjerët dhe jam e lumtur që këto gjëra më janë bërë të ditura,” ka thënë ajo në këtë email.
Kompania e produksionit Warner Media ka thënë se disa ndryshime në staf do të ndodhin si rezultat i hulumtimit dhe vetëm pas kësaj deklarate Ellen u përgjigj me email.
Mantra e Ellen “të jemi të mirë ndaj njëri tjetrit” dhe përshkrimi i emisionit të saj si “një vend i lumtur” bie ndesh me akuzat e punonjësve të saj, që janë të shumta në numër. / KultPlus.com
Ellen DeGeneres është një ndër figurat më të njohura dhe të dashura të ekranit, e cila ka fituar zemrat e publikut me emisionin “Ellen DeGeneres Show”.
Në momentin që mendohej se nuk ka asgjë që nuk shkon me të, të shumtë ishin personat që e akuzuan dhe thanë për të që ajo në të vërtetë nuk është aq e dashur dhe e sjellshme siç paraqitet në ekran.
Kështu ka ndodhur sërish së fundmi pasi, punonjësit e tanishëm dhe të dikurshëm të emisionit të saj thonë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim. Ata thonë se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vakie për familjarët.
Sakaq, disa ditë më parë, disa punonjës janë përballur me arrogancë dhe kanë qenë dëshmitarë të favorizimit nga producentët e emisionit, duke shtuar se problemi qëndron tek tre producentët që kanë në dorë çdo gjë, të cilët tregohen arrogantë, madje të pushojnë nga puna nëse ke ndonjë problem, pasi sipas tyre ka shumë njerëz që duan të punojnë aty.
Pas gjithë zhurmës ka ardhur edhe reagimi i Ellen DeGeneres, e cila i ka dërguar stafit të emisionit të saj një letër të publikuar nga E!News, ku shkruan se është e zhgënjyer nga akuzat e bëra kundër anëtarëve të stafit të saj, shkruan të premten IconStyle.
“Një ditë para fillimit të emisionit, unë u thashë të gjithëve në takimin tonë të parë se Ellen DeGeneres Show do të ishte një vend i lumturisë – askush nuk do të ngrinte zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt. Natyrisht, diçka ndryshoi, dhe unë jam e zhgënjyer kur mësoj se nuk ka qenë kështu. Për këtë, më vjen keq. Kushdo që më njeh e di se është e kundërta e asaj që unë besoj dhe ajo që doja për emisionin tonë”, ka thënë ajo.
DeGeneres pranon se suksesi i saj dhe i spektaklit që drejton prej vitesh nuk do të ishte i mundur pa të gjitha kontributet e punonjësve të saj. Ajo thotë se emri i saj është në një show kaq të madh dhe për gjithçka që ndodh, përgjegjësinë e merr ajo.
Për këtë arsye, ajo deklaroi se ajo dhe Warner Bros. po punojnë së bashku për të përcaktuar hapat e ardhshëm për të korrigjuar çështjet që gjetën përmes një hetimi të brendshëm.
“Ndërsa jemi rritur në mënyrë eksponenciale, unë nuk kam qenë në gjendje të qëndroj në krye të gjithçkaje dhe jam mbështetur te të tjerët për të bërë punët e tyre pasi ata e dinin se si do të doja t’i bëja. Por, është e qartë se disa nuk e kanë ditur. Kjo tani do të ndryshojë dhe unë jam e vendosur të sigurojë që kjo nuk do të ndodhë më”, shtoi ajo. / KultPlus.com