“Mind Bloom” që udhëhiqet nga psikologia Elmedina Shaqiri Vllasi po ofron ndihmë falas për personat e prekur me kancer, shkruan KultPlus.
Shaqiri Vllasi ka bërë të ditur për KultPlus se seanca psikologjike falas për personat e prekur me kancer do të ofrohen përgjatë muajit tetor, pikërisht në muajin e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.
Shaqiri Vllasi nëpërmjet Qendrës psikoedukative “Mind Bloom” tashmë ka bërë publike edhe kontaktet për rezervimin e terminëve, që të gjithë të interesuarit mund të caktojnë terminët në 043 889 455 ose në email [email protected].
MA. Elmedina Shaqiri Vllasi ka të përfunduar nivelin Baçelor dhe Master në drejtimin e Psikologjisë. Është e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë si psikologe klinike. Ka të përfunduara një sërë trajnimesh nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës si:
●Testimi i koeficientit vizio-motor,
●Vlerësimi i aftësive të fëmijëve me protokolin ABLLS-R,
●Shëndeti mendor i fëmijëve dhe vlerësimi i tij,
●Teknikat e menaxhimit të ankthit tek fëmijët dhe të rriturit,
●Testimi i personalitetit tek të rriturit,
●Trajtimi i autizmit dhe vështirësive tjera zhvillimore bazuar në parimet e metodës ABA, ●Matricat progresive me ngjyra-Testi i Ravenit,
●Testi i intelegjences dhe prirjes profesionale KOG3,
●Trajtimi i problemeve të shkollës gjatë adoleshencës,
●Çrregullimet e vëmendjes dhe hiperaktivitetit tek fëmijët etj.
Gjithashtu është e angazhuar edhe në fushën akademike, ku është Profesoreshë e Psikologjisë në shkollën fillore dhe të mesme “European School of Kosova”.
Në Qendrën psikoedukative MIND BLOOM ofron këto shërbime:
●Konsulta psikologjike
●Seanca psikologjike
●Seanca stimulimi
●Vlerësime psikologjike./ KultPlus.com