Së shpejti publikohet albumi i Elton John

Elton John po lanson albumin me bashkëpunimet me artistë të disa zhanreve dhe gjeneratave të ndryshme, përfshirë Nicki Minaj, Young Thug, Miley Cyrus, Lil Nas X, Stevie Nicks dhe Stevie Wonder.

“The Lockdown Sessions”, koleksion i 16 këngëve të Johnit me artistë të tjerë, nga Dua Lipa deri te Glen Campbell, publikohet më 22 tetor, ka konfirmuar vetë kompania “Interscope Records”.

Këngët u regjistruan në distancë në disa raste, ndërsa kur artistët i regjistruar së bashku ata morën parasysh masat për mbrojtje nga COVID-19.

John ka thënë se e shtyu atë në një territor të panjohur muzikor, duke u futur në zhanrin hip-hop, country, elektronike, e të tjera. / KultPlus.com

Dua Lipa dhe Elton John publikojnë këngën e re “Cold Heart”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon të jetë aktive me projektet e reja muzikore.

Sot ajo dhe Elton John sapo publikuan këngën “Cold Heart” që u lansua remix por pa videoklip, shkruan KultPlus.

‘Zemra E ftohtë’ me @eltonjohn është e juaja tani !!. Elton ti je miku im dhe heroi im dhe kurrë nuk kam menduar se do të isha në gjendje ta them ndonjëherë këtë në një fjali. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tënde. Mirënjohëse për të bërë muzikë me ju në këtë jetë”, shkroi Dua në përshkrimin e postimit.

Dua Lipa dhe Elton John publikojnë këngën e re këtë të premte

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon të jetë aktive me projektet reja muzikore.

Këtë të premtë ajo dhe Elton John do të publikojnë këngën “Cold Heart” që do të lansohet remix por pa videoklip, transmeton KultPlus.

‘BASHKIMI I MI I RI ME @eltonjohn – Cold Heart🧊🫀🧊🫀 (@pnaupnau remix) KËTË TË PREMTE !!!!!!!! Ruaj lidhjen paraprakisht në bio”, shkroi Dua në përshkrimin e postimit.

Dua Lipa këtë kohë po i kalon pushimet në Jugun e Shqipërisë, nga ku ka ndarë momente të  ndryshme me ndjekësit./KultPlus.com

Elton John i jep lamtumirën muzikës

Elton John, ylli britanik i popit do të interpretojë në 30 data të reja në Europë dhe në Amerikë në kuadër të turneut të tij të madh të lamtumirës, ndërprerë nga kriza shëndetësore botërore.

Interpretimi i “Your Song” dhe “Candle in the Wind” do të zhvillohet më 11 qershor 2022 në “Paris La Défense Arena”, për turin e tij të fundit të koncertit në Francë, theksoi sot shtëpia e tij diskografike në një komunikatë.

Këngëtari, 74-vjeçar, kishte filluar turneun e tij të lamtumirës, të quajtur “Farewell Yellow Brick Road” në 2018, duke parashikuar më shumë se 300 data në tre vjet në mbarë botën, para se anulohej në kuadër të krizës shëndetësore lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Turneu do të fillojë në maj 2022 në Frankfurt dhe do të përfundojë pas gjashtë muajsh në Los Anxheles pasi të ketë kaluar Europën duke debutuar veçanërisht në Milano, Paris dhe Liverpul dhe më pas në Amerikën e Veriut.

Në përfundim të këtij turneu, katër koncerte të tjera do të zhvillohen në Australi dhe në Zelandën e re në fillim të vitit 2023. /atsh/ KultPlus.com

Elton John: Një gjeneratë muzikantësh mund të humbet nga BREXIT-i

Sir Elton John ka paralajmëruar ligjvënësit se industria e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbasë “një brez talentesh” për shkak të kufizimeve pas BREXIT-it në lidhje me turnetë nëpër Bashkimin Evropian.

Muzikanti akuzoi ministrat se nuk ishin të gatshëm të rregullonin një “hapësirë” në marrëveshjen aktuale të BREXIT-it, që do të thotë se artistëve u duhen vizat e shtrenjta për të organizuar koncerte nëpër shtetet anëtare të BE-së.

Qeveria britanike është arsyetuar se BE-ja hodhi poshtë përpjekjet e saj për të negociuar udhëtimin pa viza. Ndërkohë, për të njëjtën gjë, BE-ja akuzon Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtari veteran e ka cilësuar situatën si “buzë katastrofës” për Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë dua të jem i qartë se çështjet e turneve pa viza dhe pa leje nuk kanë të bëjnë me ndikimin mbi mua dhe artistët që bëjnë turne në arena dhe stadiume”, ka thënë Sir Elton John.

“Kjo situatë e rëndë ka të bëjë me dëmtimin e brezit të ardhshëm të muzikantëve dhe artistëve në zhvillim, karrierat e të cilëve do të ngecin para se të fillojnë për shkak të kësaj loje të hedhjes së fajit”, ka shtuar krijuesi i hitit “Rocketman”.

“Nëse do të isha përballur me pengesat financiare dhe logjistike, me të cilat po ballafaqohen tani muzikantët e rinj, nuk do të kisha pasur kurrë mundësinë të ndërtoja bazat e karrierës time dhe shumë dyshoj nëse do të isha këtu ku jam sot”, ka tërhequr vërejtjen Elton John.

Deklarata e yllit britanik është lexuar në prani të deputetëve që po negociojnë ligjet e vizave të BE-së për industrinë krijuese. Pak orë më vonë të enjten, Elton John të njëjtën deklaratë e postoi në rrjetet sociale.

Komiteti për Digjitalizim, Kulturë dhe Media së bashku me atë sportiv janë bërë bashkë për të diskutuar rreth problemit me vizat.

Komiteti DCMS, gjithashtu, duhej të dëgjonte qëndrimin nga ministri i BREXIT-it, Lord Frost – por ai u tërhoq papritur, duke nxitur kritika të ashpra nga kryetari i komitetit, Julian Knight.

“Vëzhgimi parlamentar përpara komisioneve të zgjedhura është i një rëndësie thelbësore në sistemin tonë demokratik dhe është veçanërisht i rëndësishëm kur kemi një qeveri me një shumicë prej mbi 80 deputetësh”, ka thënë Knight., duke e quajtur të papranueshme dështimin e Lord Frostit për të marrë pjesë në seancë.

“Unë dhe ky komision presim që Lord Frost të bashkohet me ne në datën e ricaktuar dhe nuk do të vazhdojmë me anulime të mbledhjeve”.

Sidoqoftë, komiteti dëgjoi edhe agjentin e muzikës live, Craig Stanley, i cili paralajmëroi se industria e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar “po përballet me shfarosje”.

Ai ka theksuar se shumica e turneve evropiane nga grupet pop dhe rock e kanë origjinën në Mbretërinë e Bashkuar – që do të thotë se ata punësojnë ekipin e skenës, shoferët, furnizuesit e ushqimit, inxhinierët e zërit, teknikët e ndriçimit dhe muzikantët mbështetës për të punuar në të 27 vendet anëtare të BE-së.

“Amerikanët veprojnë kur vijnë, mirëpo shumicën dërrmuese të kohës marrin stafin britanik dhe përdorin pajisjet britanike 85 deri në 90% të kohës”, ka thënë Stanley para deputetëve. “Ata do të fillojnë të lëvizin në Schiphol, në Frankfurt, në depot në mes të Gjermanisë dhe të marrin pajisjet atje dhe e gjithë puna do të humbet”.

Ai ka shtuar se ekziston një “rrezik real” që orkestrat britanike të ndërpresin turnetë ndërkombëtarë. / Koha.net / KultPlus.com

Dua Lipa: Fondacion i Elton John grumbulloi 3 milionë dollarë për të prekurit nga SIDA

Për herë të parë në histori, ndeja e famshme e organizuar nga Elton John që zakonisht mbahet para ceremonisë së shpërblimeve ”Oscars”, është mbajtur pa audiencë, në mënyrë virtuale, përcjell KultPlus.

Kjo ngjarje u është dedikuar personave të prekur nga SIDA dhe paratë e mbledhura nga kjo ngjarje do të shkojnë pikërisht në ndihme të këtyre personave.

Ndërkaq Dua Lipa e cila natën e mbrëmshme ka performuar për herë të parë më këngëtarin e njohur botëror, Elton John, nëpërmjet një postim në Facebook ka bërë të ditur se mbrëmë janë mbledhur 3 milionë dollarë për të prekurit nga HIV/AIDS.

“Natën e kaluar Fondacioni i SIDA-s Elton John grumbulloi 3 MILION $ për të luftuar HIV / AIDS. Ju falënderoj të gjithëve për donacionet. Faleminderit Elton John & David Furnish që më keni ftuar!!!!, ka shkruar ndër të tjera Lipa./ KultPlus.com

Last night the Elton John AIDS Foundation raised $3 MILLION to fight HIV/AIDS❣️thank you to everyone for tuning in!…

Posted by Dua Lipa on Monday, April 26, 2021

Dua Lipa e mahnitshme në ngjarjen e përvitshme të ‘Oscars’ (VIDEO)

Për herë të parë në histori, ndeja e famshme e organizuar nga Elton John që zakonisht mbahet para ceremonisë së shpërblimeve ”Oscars”, është mbajtur pa audiencë, në mënyrë virtuale, përcjell KultPlus.

Kjo ndenjë u është dedikuar personave të prekur nga SIDA dhe paratë e mbledhura nga kjo ngjarje do të shkojnë pikërisht në ndihme të këtyre personave.

Kjo ngjarje e cila ishte e mbushr me intervista, muzikë e humor u mbajtë nën prezantimin e Elton John dhe aktori i famshëm amerikan Neil Patric Harris.

Ishte Dua Lipa ajo që mbrëmë ktheu vëmendjen e botës me performancën e saj të mahnitshme. Lipa për herë të parë ka performuar së bashku me këngëtarin e njohur botëror, Elton John.

Me plot sharm ajo ka intepretuar hitet “Don’t Start Noë”, “Levitating”, “Hallucinate” dhe “Pretty Please”, e shoqëruar në piano nga Elton John.

Në fund të performancës, Dua e cila vazhdimisht e ka shprehur admirimin për yllin britanik të muzikës, Elton John, tha: Çfarë nderi dhe një ëndërr e shndërruar në realitet për mua. Elton, falemindërit që më ke ftuar të performoj me ty sonte. / KultPlus.com

Dua Lipa performon sonte në ndejën para akademisë ‘Oscars’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është e ftuara speciale e ikonës së muzikës Elton John, në ndejën që do të mbahet para zhvillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Oscars’, shkruan KultPlus.

Elton John, përmes fondacionit të tij ka ftuar edhe shumë artistë të tjerë, të cilët do të performojnë në këtë ngjarje, ndërkaq paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të personave të prekur nga sëmundja e Sidës.

“Jeni të ftuar në ndejën e çmimeve të Akademisë për të ndihmuar Fondacionin kundër Sidës të Elton Johnit. Përdorni kodin DUA 80 për një zbritje 80 %”, ka shkruar Dua në Facebook. / KultPlus.com

Dua Lipa performon me Elton John në përkahje të personave të infektuar me HIV

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa ka bërë të ditur se do të performojë me Elton John në ceremoninë që çdo vit përcjell ceremoninë e famshme të Oscars , përcjell KultPlus.

Dua Lipa përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se do të performojë krah këngëtarin të njohur Elton John, ku ndër të tjera, është bërë e ditur se kjo performancë bëhet në përkrahje të personave të infektuar me HIV.

‘Jam shokuar kur e kam kuptuar se brenda një ditë, 1600 të rinjë infektohen me HIV. Prandaj ju lutem bashkohuni me mua që të rrisim vetëdijësimin për HIV’, ka shkruar Dua në postimin e saj. / KultPlus.com

Elton John paralajmëron bashkëpunimin e pazakontë me grupin “Metallica”

Elton John e ka paralajmëruar një bashkëpunim të pazakontë me grupin “Metallica”, kjo pasi kantautori i njohur britanik i ka bashkuar forcat me bendin ikonik të muzikës metal gjatë karantinës së shkaktuar nga koronavirusi.

Ende nuk dihet nëse ata do ta realizojnë ndonjë këngë të re, por Elton John së fundmi foli shkurtimisht për bashkëpunimin në fjalë duke thënë: “Sapo kam realizuar një projekt me grupin ‘Metallica’. Kemi punuar gjatë periudhës së karantinës. Gjatë kësaj kohë po ashtu kam punuar edhe me grupin ‘Gorillaz’ dhe muzikantë të tjerë me të cilët kemi realizuar këngë shumë të mira. Pra jam fokusuar në projekte më ndryshe nga ato të zakonshmet për mua. Të gjithë të interesuarit për të punuar me mua, do t’ua jap emailin tim ku mund të më shkruani dhe mund të planifikojmë diçka bashkë, në rregull?”.

Derisa John nuk zbuloi shumë rreth këtij bashkëpunimi, këngëtarja Miley Cyrus pak kohë më parë kishte treguar se albumi i saj i ardhshëm me këngë “cover’ të grupit Metallica, do ta përfshinin edhe Elton Johnin duke interpretuar në piano në versionin e saj të ri të hitit “Nothing Else Matters”.

“E kam realizuar një cover të hitit të ‘Nothing Else Matters’ nga ‘Metallica’, pjesë e së cilit është edhe Elton John duke interpretuar në piano. Pra në këtë projekt i kam përfshirë disa artistë të mëdhenj si Yo-Yo Ma dhe Chad Smith, dhe jam shumë e emocionuar për këtë bashkëpunim. Dua të them, ta krijosh një këngë e cila e përfshinë Elton Johnin, grupin ‘Metallica’ dhe mua… më pëlqen shumë kur përbërësit nuk përshtaten me njëri-tjetrin. Pra ky duket një kombinim që nuk do t’i kujtohej dikujt tjetër për ta realizuar, dhe që të dal kënga sa më e mirë të duhet patjetër të punosh me një producent sikur Andrew Watt, i cili do ta ndërmerrte një rrezik të tillë”, citohet të ketë thënë Miley Cyrus.

Bateristi i bendit legjendar “Metallica”, Lars Ulrich, kohë më parë e kishte ndarë në rrjetet sociale një fotografi ku shihet bashkë me Elton Johnin, duke u shoqëruar në prapaskenat e koncertit të yllit të hitit “Rocketman”, në Los Angeles.

Në lajme të tjera, para një jave u bë i ditur lajmi se Dua Lipa dhe Neil Patrick Harris do t’iu bashkohen Sir Elton Johnit dhe bashkëshortit të tij, David Furnish, në ndejën e përvitshme “Elton John AIDS Foundation” që tradicionalisht organizohet pak para ceremonisë “Oscar”.

Ylli i hitit “Levitating” do të performoj në këtë ngjarje e cila mbahet më 25 prill në formatin virtual, dhe e cila do të prezantohet nga aktori 47-vjeçar Neil Patrick Harris, dhe emra të tjerë të showbizit të cilët edhe nuk janë bërë publik.

“Është një nderë i madh të jem pjesë e një prej ndejave më ikonike para ceremonisë ‘Oscar’, dhe jam shumë krenare ta mbështes fondacionin ‘Elton John AIDS Foundation’ dhe të ndihmoj në trajtimin e stigmës që ekziston rreth HIV-it, pasi kemi nevojë për ta ndërtuar një botë më të mirë dhe më pranuese për të gjithë. Dhe ta ndajë skenën me Elton Johnin do të jetë një ëndërr e shndërruar në realitet për mua,” citohet të ketë thënë Dua Lipa, në prononcimin e saj për publikun.

Për herë të parë në historinë e kësaj ngjarjeje, përkrahësit e fondacionit janë ftuar ta ndjekin këtë ndejë të famshme që zë vend para ceremonisë së shpërblimeve prestigjioze “Oscar”, në formë virtuale. / KultPlus.com

Sir Elton John dhe Sir Michael Caine i inkurajojnë njerëzit të vaksinohen për Covid-19

Dy ikonat britanike të showbizit, Sir Elton John dhe Sir Michael Caine, janë bërë bashkë në realizimin e një videoje përmes së cilës i inkurajojnë njerëzit ta marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Muzikanti dhe aktori veteran, të cilët i takojnë moshave 73-vjeçare dhe 87-vjeçare, në klipin 90 sekondësh shihen teksa vaksinohen nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor, dhe kështu i informojnë edhe të tjerët se marrja e vaksinës e cila shpëton jetë, është e lehtë dhe e sigurt.

Më shumë se 10 milionë njerëz në Britani të Madhe tashmë janë vaksinuar, dhe Shërbimi Kombëtar Shëndetësor po u bënë thirrje të gjitha personave mbi moshën 70-vjeçare të cilët nuk janë vaksinuar ende, që të lajmërohen dhe t’i nënshtrohen këtij procesi që ka për qëllim mbrojtjen e tyre nga koronavirusi.

Videoja promovuese në fjalë është xhiruar në spitalin “Chelsea and Westminster Hospital”. / KultPlus.com

Elton John sonte në koncertin virtual të Dua Lipës “Studio 2045”

Mbrëmjen e sotme këngëtarja shqiptare Dua Lipa pritet të hyjë në histori si artistja e parë që realizon një koncert plotësisht online.

Sot Dua Lipa njoftoi përmes një njoftimi në Instagram se pjesë e “STUDIO 2045” do të jetë edhe legjenda e muzikës botërore, Elton John.

Autorja e hitit “Don’t start now” ka shprehur gjithnjë vlerësimet për legjendën e muzikës botërore dhe ka performuar edhe herë të tjera krah tij.

Ndërkohë javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus. Dy artistet sollën të premten bashkëpunimin e tyre me titullin “Prisoner”, që po bën namin.

Gjithashtu pjesë e koncertit të saj virtual do të jenë edhe FKA Twigs, Bad Bunny dhe J Balvin. Vetëm sot është mësuar se këtyre emrave do t’i bashkohet edhe këngëtarja e producentja e famshme Kylie Minogue. /dp/ KultPlus.com

Elton John lavdëron Dua Lipën: Ke bërë albumin më të mirë të vitit

Legjenda e muzikës, Elton John, ka folur publikisht me Dua Lipën gjatë një videoje live në Instagram ku nuk ka ngurruar të lavdëronte publikisht Duan për albumin e saj më të ri, “Future Nostalgia”.

Ai e cilësoi si albumin më të mirë të këtij viti dhe ndër të tjera zbuloi dhe këngën e tij të preferuar.

“Ndërkohë që ti po më interviston…Unë dua të të them se ke bërë një nga albumet më të mira të këtij viti, ‘Future Nostalgia’.

Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalim së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, David gjithashtu e adhuron”, u shpreh Elton John.

Ai shtoi se në albumin e saj, Dua ka tre hite dhe  se ‘Levitating’ është e preferuara e tij. / KultPlus.com

50 vjet nga lansimi i ‘Your songs’, hiti i pavdekshëm i Elton John

Bernie Taupin shkroi tekstin dhe në më pak se njëzet minuta, Elton John kompozoi muzikën. Kështu lindi “Your Song”, hiti i parë i këngëtarit dhe muzikantit anglez.

Një moment historik në historinë e muzikës bashkëkohore dhe që sot mbushi 50 vjet.

Kënga u publikua, më 26 tetor 1970, në Shtetet e Bashkuara. Ishte, menjëherë, një sukses i madh, fillimisht në radio dhe më pas në të gjitha klasifikimet, gjë që bëri që John Lennon të thoshte: “Është gjëja e parë e bukur që doli pas Beatles”. Që atëherë, Elton e ka kënduar në fund të çdo koncerti të tij dhe në imagjinatën kolektive mbetet një nga deklaratat më të bukura të dashurisë në fjalë dhe muzikë.

Kur ai filloi bashkëpunimin e tij me autorin Bernie Taupin, në qershor 1967, Elton John nuk e dinte se ky do të ishte partneriteti më i rëndësishëm njerëzor dhe profesional i karrierës së tij. Ai e zbuloi atë disa vjet më vonë, kur, pas një periudhe reagimesh të dobëta komerciale dhe një albumi debutues, “Empty Sky”, i cili nuk ishte shumë i suksesshëm, u lëshua albumi i tyre i dytë “Elton John”, kënga e parë e të cilit ishte vetëm “Your Song “. Taupin ia kishte dërguar fjalët Eltonit, të shkruara një mëngjes, dhe i ulur në pianon e shtëpisë së nënës së tij në më pak se gjysmë ore këngëtari kishte kompozuar muzikën, nën sytë e shokut të tij të mahnitur.

Por suksesi i këngës, nuk erdhi nga albumi, i cili gjithashtu filloi të vendosej në krye të klasifikimeve, por nga single që u lansua shtatë muaj më vonë në Los Angeles.

Një strukturë e thjeshtë muzikore, një baladë klasike simfonike, “Your Song”, e luajtur në pianon e Eltonit, i detyrohet suksesit të saj edhe orkestrimit mbresëlënës, të Paul Buckmaster.

Historia e treguar flet për ndjenjat e një djali ndaj një vajze, një histori dashurie me pak fjalë, si shumë të tjera, por që ka mundur të pushtojë breza të tërë.

“Sekreti i Bernie është të qenit një tip shumë sentimental dhe të shkruash shumë rrallë. Tekstet e tij janë të gjitha personale dhe unë mund ta kuptoj sepse e njoh atë brenda dhe jashtë. Për shembull, kur ai u paraqit me tekstin e këngës ‘Your Song’ tha: ‘Unë e njihja vajzën dhe meqë ata dukeshin të dashuruar unë u kujdesa për muzikën në një mënyrë të veçantë, dhe të ëmbël për të mos i zgjuar nga apatia dashurore në të cilin ishin zhytur’”, kishte thënë John për tekstin e këngës.

Ylli i rock-ut, gjithashtu, ka pranuar se e pëlqen dhe e konsideron si këngën e tij më të mirë të dashurisë. “Your Song” mbetet ndoshta kënga më e famshme për Elton Johnin, një markë e tij, e interpretuar në çdo koncert live. / KultPlus.com

Elton John i mahnitur me versionin e një grupi nxënësish të hitit të tij “I’m Still Standing”

Ikona e muzikës, Elton John, ka thënë se është mahnitur me performancën e një grupi të nxënësve, të cilët e kanë realizuar një version të ri të hitit të njohur të këngëtarit, “I’m Still Standing”, gjatë kohës së karantinës.

Nxënësit e shkollës “Telford Priory School” në Shropshire, që nga muaji mars po krijojnë video kreative së bashku, me ç’rast po sjellin versione të reja të këngëve hite, transmeton Koha.

Coveri i tyre i këngës klasike të vitit 1983, “I’m Still Standing”, i ishte dërguar Elton Johnit nga muzikanti, Ron Sexsmith, dhe menjëherë pasi e ka shikuar, ylli britanik i muzikës ka reaguar në rrjetet sociale me postimin e një mesazhi.

“E kam shikuar videon tuaj tri herë rresht sepse nuk po mund ta besoja sa bukur këndonit dhe interpretonit në instrumente. Ju e keni bërë një punë të mrekullueshme dhe e keni krijuar një version fantastik të këngës ‘I’m Still Standing’. Shpresoj ta keni një karrierë të suksesshme dhe mos harroni, muzika luan rol të madh në arritjet tuaja sepse padyshim që talenti nuk iu mungon,” ka deklaruar John.

Këngëtari i cili e gëzon një sukses të jashtëzakonshëm anembanë botës, gjithashtu u premtoi këtyre nxënësve që do t’i ftojë për të interpretuar si mysafir në ndonjë koncert të tij në Britani të Madhe, sigurisht kur ngjarjet muzikore live të rikthehen pas pandemisë.

Ndërkohë, së fundmi Elton John ka treguar se çfarë muzike po dëgjon gjatë kohës së karantinës, dhe me këtë rast këngëtari ka deklaruar se albumi debutues i Rina Sawayamas, është muzika e tij e preferuar për këtë vit.

Kantautori i njohur Elton John feston ditëlindjen e 73-të

Elton John, emri i artit i Reginald Kenneth Dwight, mbush 73 vjet, shkruan KultPlus.

Nga “Rocket Man” tek “Sorry Seems To Be The Hardest Word” e më pas “Your Song”, “Don’t Let The Sun Go Down On Me” dhe ende “I’m Still Standing” dhe “Candle In The Wind” janë disa nga sukseset e pavdekshme të Elton John, i cila ka nxjerrë më shumë se 700 këngë në më shumë se 50 vite të karrierës së tij të shkëlqyer. /KultPlus.com

Elton John përlotet në skenë, anulon koncertin për shkak të gjendjes shëndetësore

Ikona e muzikës Elton John është detyruar të anulojë një koncert në Zelandën e Re këtë të dielë për shkak se ishte sëmurë.

Ylli 72-vjeçar humbi zërin gjatë rrugës për në stadiumin e Auckland Mount Smart për shkak të ftohjes.

Ai u ngjit në skenë ku filloi performancën e tij, por për shkak të gjendjes shëndetësore u detyrua ta ndërpriste. Duke iu kërkuar falje të gjithë fansave që kishin ardhur për të, ai u largua nga skena.

“E kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj ndaj më duhet të largohem” – iu drejtohet John turmës.

Fillmisht u ul në piano dhe sapo filloi të performonte, John u përlot.

Vetëm pak më parë gjatë ditës së sotme ai u komunikoi fansave të tij se ishte i diagnostikuar me pneumoni por sërish do të performonte për ta.

Por mosha bën të vetën ndaj ishte thuajse e pamundur për 72 vjeçarin që të vazhdonte performancën e tij.

Menjëherë pas largimit të tij nga skena, ai postoi një foto në Instagram ku i kërkoi falje të gjithë të pranishmëve.

“Unë luajta dhe performova me zemër, por ishte zëri që më tradhëtoi. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj që treguat” – shkruan ai. /KultPlus.com

Elton John nderohet me pullë postare të Postës Mbretërore

Posta Mbretërore e publikoi një seri pullash për nder të karrierës së Elton John, të cilat janë në dispozicion tani.

Seti i pullave i përmban tetë kopertina albumesh të zgjedhura nga vetë John – Honky Chateau, Goodbye Yellow Brick Road, Caribou, Captain Fantastic dhe Brown Dirt Cowboy, Sleeping With the Past, The One, Made in England dhe Songs From West Coast. Një koleksion shtesë prej katër miniaturash tregojnë skena koncertesh që i përfshijnë pesë dekada.

John është solo artisti i parë i gjallë që është nderuar me një set të pullave – i vetmi solo këngëtar që është nderuar kështu është David Bowie, karriera e të cilit u shënua në vitin 2017 pas vdekjes së tij, shkruan KOHA Ditore.

“Të them se u befasova kur Posta Mbretërore më kontaktoi është një nënvlerësim,” tha John. “Kurrë nuk kam menduar se do të shfaqesha në një pullë!”

“Eltoni është një nga solo artistët më të suksesshëm britanikë të të gjitha kohërave”, shtoi zëdhënësi i Postës Mbretërore, Philip Parker. “Ai i ka regjistruar disa nga këngët më të njohura në historinë e popit, si ‘Candle in the Wind’ dhe ‘Rocket Man.’ Pullat tona i shfaqin disa prej albumeve të tij më ikonike dhe e festojnë kontributin e tij fantastik muzikor”.

Pullat janë në shitje në formate të ndryshme. Së bashku me edicionet e ndara, një pako prezantuese koleksioni, kopertinat e ditës së parë dhe sete me kornizë, ofrohen gjithashtu printime me korniza me edicion të kufizuar dhe një pako suveniresh të Stadiumit Dodger ku përfshihen një palë syze në formën e yllit.

Pjesa e tanishme e turneut lamtumirës të Johnit është duke u mbajtur në Amerikën e Veriut deri më 16 nëntor, ndërsa koncertet do të vijojnë në Australi, Evropë dhe Britani. Data e fundit e planifikuar e koncertit është në O2 të Londrës më 16 dhjetor 2020. / KultPlus.com

Elton John nderohet me çmimin më të lartë në Francë

Elton John është nderuar me çmimin më të lartë civil në Francë, Legion d’Honneur. Këngëtarit iu dha çmimi nga Presidenti Emmanuel Macron gjatë një ceremonie në Pallatin Elysee.

Presidenti Macron vlerësoi 72-vjeçarin si një “gjeni melodik”.

Gjatë fjalimit të tij të pranimit të çmimit John promovoi punën e tij bamirëse.

Organizata bamirëse e këngëtarit, The Elton John Aids Foundation, ka gjeneruar më shumë se 310 mijë paund për parandalimin, edukimin dhe ndihmën për personat me HIV.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin të rëndësia e betejës kundër AIDS. “Si muzika, lufta kundër AIDS ka qenë pasioni im për vite të tëra”, tha John. /atsh / KultPlus.com

Publikohet traileri i filmit të realizuar për jetën e Elton John (VIDEO)

Traileri i parë i “Rocketman” , filmit biografik të Elton John sapo ka dalë dhe kjo është ajo që mësuam për këtë projekt kinematografik.

Legjendën e muzikës britanike do ta luajë aktori Taron Egerton i cili është i njohur për rolin e tij tek “Kingsman” ndërsa menaxherin dhe partnerin e tij do ta interpretojë Richard Madden, i njohur për rolin në “Game of Thrones”. Ky film do të debutojë për publikun në majin e vitit që vjen dhe është përshkruar nga protagonistët si histori e bazuar në një fantazi të vërtetë.

Mendohet se filmi do të jetë i llojit musical ku këngë të ndryshme të Elton John do të përshkruajnë momente të rëndësishme nga jeta e tij. Pothuajse i gjithë cast-i i aktorëve ka pjesë këndimi dhe filmi do të na tregojë për fazën e hershme të karrierës së artistit, për fillimit e tij. Gjithashtu tregon dhe se si u shndërrua jeta e tij pasi ishte në krye të klasifikimeve në të gjithë botën por dhe detaje të tjera nga jeta e një ylli rroku./KultPlus.com

Elton John do të këndojë në dasmën mbretërore

Elton John do të këndojë në dasmën e Harry dhe Meghan Markle. Lajmi është bërë i ditur nga sajti TMZ. Nuk është e qartë nëse do të këndojë gjatë ceremonisë në kishë apo gjatë pritjes, por do të jetë atje.

Dhe prania e tij, ka një domethënie të madhe, veçanërisht për Harry, 21 vite më parë, pikërisht ai, mik i madh i Lady Diana, këndoi një version të paharrueshëm të ”Candle in the wind”, gjatë ceremonisë funerale të nënës së princit.


Ky i fundit, në atë kohë, ishte vetëm një fëmijë, ndërsa sot, një burrë, dhe në ditën e tij të madhe ka dashur të ketë pranë edhe Elton John. Ylli 71 vjeçar ka anuluar disa evente në program në Las Vegas, për të qenë në Britani më 19 maj.

Elton John ishte edhe në dasmën e vëllait të madh të Harry, princit William me Kate Middleton, por në atë rast, nuk kishte kënduar.

Por, këtë radhë, do ta bëjë këtë… “Nëna ime është me ne në këtë udhëtim”, kishte thënë princ Harry pas fejesës zyrtare me Meghan. Dhe prania e Elton John, mik i madh i Dianës, është prova se sa i pranishëm është kujtimi i të ëmës për dhëndrin e ri.

Elton John pensionohet nga muzika

Elton John raportohet se ka vendosur të pensionohet nga muzika pas 50 vjetësh karrierë në skenën muzikore.

70-vjeçari ka vendosur t’i jap fund ngjitjeve në skenë shkaku i dobësimit të shëndetit dhe rënies së shitjeve.

Gazeta britanike “The Mirror” raporton se ylli muzikor do të pensionohet pasi të përfundojë turneun e tij të fundit botëror.

Vitin e kaluar, krijuesi i hitit botëror “Rocket Man” njoftoi për 27 koncerte që do t’i mbante në Las Vegas nën titullin “The Million Dollar Piano”, por në një komunikatë të gjatë përfaqësuesit e tij njoftuan se John është detyruar të anulojë gjithë koncertet shkaku i një infeksioni.

Njoftimi për pensionim do të zyrtarizohet më vonë nga ylli britanik./ KultPlus.com

Elton John nderohet për punën e tij bamirëse

Fondacioni i Harvardit për marrëdhënie racore dhe ndërkulturore, i ka dhënë fituesit të shpërblimit Grammy, Elton John, një mirënjohje shumë të vlefshme për punën e tij humanitare në luftën kundër sidës dhe virusit HIV. John pranoi shpërblimin humanitar Peter J. Gomes gjatë një ceremonie, që cila u mbajt në Cambridge, përcjell albinfo.ch.

Këngëtari shumë i njohur, i cili themeloi fondacionin “Elton John AIDS” në vitin 1992, e kremtoi 25-vjetorin e ekzistimit të tij të martën nëntor në Nju Jork.

Në uebfaqen e fondacionit shkruan se deri më tash janë mbledhur më shumë se 385 milionë dollarë për luftën kundër AIDS-it.

Në mesin e fituesve në të shkuarën ishin Malala Yousafzai Ban Ki Moon, aktori Earl Jones, Tommy Hilfiger e të tjerë./KultPlus.com

Elton John kujton Princeshën Diana (VIDEO)

Elton John vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e Princeshës Diana.

E sot, pikërisht kur shënohet 20 vjetori i vdekjes së saj, ikona 70 vjeçare e muzikës, ka ndarë me adhuruesit e tij në një nga rrjetet sociale, një fotografi të tij ngjitur me imazhin e Princeshës Diana.

Bashkë me fotografitë e publikuara, Elton John, ka dhënë dhe një mesazh dedikues me rastin e përvjetorit të vdekjes së Princeshës së Wales.

Në dedikimin e tij thuhet: “Njëzet vjet më parë, bota humbi një engjëll,” shkruan artisti.

Në vitin 1997, John riprodhoi këngën e tij të vitit 1973, “Candle in the Wind”, që fillimisht ishte një dedikim për Marilyn Monroe, në nder të princeshës Diana.

Deri më sot, kënga ka shitur më shumë se 33 milionë kopje në mbarë botën, me shumë të ardhura që shkojnë në bamirësi.

John gjithashtu realizoi këngë për funeralin e Princeshës Diana, e cila u transmetua globalisht. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=QUTr3YgKzb8