Këngëtarja shqiptare ka lansuar këngën e re të titulluar “Off Guard”, të cilën e ka realizuar me reperin amerikan me famë botërore, Dolla $ign.
Teksti i këngës është shkruar nga vetëm këngëtarët, Dolla $ign e Elvana Gjana së bashku me Poo Bear, Jimmy Giannos, Domenic Jordan, transmeton koha.net.
Këngëtarja e ka realizua këtë këngë në gjuhën angleze si synim për të hyrë në tregun amerikan e botëror të muzikës./KultPlus.com
Elvana Gjata javë më parë ka publikuar një album mjaft të suksesshëm të titulluar “3EP”, këngët e të cilit po vazhdojnë të dëgjohen mjaft shumë, shkruan KultPlus.
Tanimë këngëtarja shqiptare do të sjellë një këngë tjetër e që është bashkëpunim me reperin e famëshem Ty Dolla $ign.
Bashkëpunimin me reperin amerikan e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Titulli i këngës është “Off Guard” ndërsa kënga do të publikohet në fillim të muajit tjetër, më 6 prill.
Një prej këngëve të Elvana Gjatës, “Xheloz”, e përfshirë në albumin më të ri të këngëtares, është kthyer në një hit muzikor në Shqipëri.
“Xheloz”, një melodi interesante dhe më ndryshe se stili i zakonshëm i Elvanës, kësisoj po këndohet edhe prej talenteve të reja muzikore që duan ta provojnë veten në këndim.
Arnita Kastrati është një prej këtyre zërave që ka goditur mirë me këndimin e këngës “Xheloz”. Arnita e sjellë me përpikëri këngën e Elvanës, incizuar në një studio muzikore.
Eroll Dogani, Lulzim Kryeziu dhe Ermal Dosti janë bashkëpunëtorët e saj në këtë incizim muzikor të cilin po e sjellim me shpresën që talenti i Arnitës do të dalë në pah më shumë. / KultPlus.com
Sot dua të të them më fal
Asgjë më shumë, njeri unë jam
Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di
Ndoshta dhe më keq do bëje ti.
Me këto vargje fillon refreni nga kënga “Më fal” e Elvana Gjatës. Kënga, e dashur tanimë për shumë fansa të Elvanës, brenda pak javëve është shikuar miliona herë në Youtube.
Pjesë e albumit më të ri të Elvanës, balada është shkruar nga vetë artistja, me ndihmën e Pirro Çakos në kompozim.
Se të gjithë mund të gabojmë, dhe gabimet falen, kështu Elvana e ka konceptuar e përthekuar këtë këngë ku ajo e ka shkrirë personalitetin e saj.
Elvana Gjata ka befasuar me albumin e saj të fundit dhe sidomos me këtë baladë të cilën po e sjellim sot edhe njëherë në kujtesë, për të treguar talentin dhe muzikalitetin që e ka kjo këngëtare e re në moshë por shumë e dashur për shqiptarët. / KultPlus.com
Këngëtarja e famshme nga Shqipëria, Elvana Gjata, ashtu siç ka paralajmëruar, ka publikuar dokumentarin për jetën e saj si këngëtare dhe personale.
Gjithashtu, ajo në dokumentar zbuloi disa detaje interesante për veten, transmeton Koha.net. Gjata zbuloi se atë miqtë e thërrasin shkurt Ela, ndërsa personi më i afërt i saj është motra e saj dhe se ushqimet më të preferuara të saj janë ato që i bënë nëna e saj.
Gjata në dokumentar ka folur edhe për albumin e saj më të fundit i cili titullohet “3”.
“Arsyeja se përse albumi im më i fundit është titulluar ‘3’ është se ky numër mua më sjell fat dhe për mua ky numër është hyjnor”, ka zbuluar këngëtarja gjatë dokumentarit.
Këngëtarja, po ashtu, zbuloi disa detaje në lidhje me koncertin që kishte mbajtur disa ditë më parë në Tiranë ku të ftuar ishin diku rreth 100 persona. Në të njëjtën ditë, Elvana ka festuar edhe ditëlindjen e saj.
Elvana Gjata është duke punuar shumë në SHBA për karrierën e saj muzikore sepse ajo synon edhe tregun botëror.