Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po përfaqëson Kosovën në Forumin Botëror të Paqes në Antalya, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Shala ka bërë të ditur se është perkujdesur te sjelle elemente te kultures dhe tradites kosovare
Postimi i plotë:
Po fillon sesioni i diplomacise kulturore ne Forumin Boteror te Paqes ne Antalya dhe bashke me ekipin jam perkujdesur te sjelle elemente te kultures dhe tradites kosovare.
Nje veshje e punuar me perkushtim nga Saime Muçolli Buleshkaj, dhe aksesore (qaforja me figuren e Hyjneshes) nga Valbona Gashi-Shala
Faleminderit per kujdesin edhe Protokollit te Shtetit./ KultPlus.com
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po përfaqëson Kosovën në Forumin Botëror të Paqes në Antalya, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Shala ka bërë të ditur se është veshur me ngjyrën e paqes.
Postimi i plotë:
“Ne diplomaci edhe detaji me i vogel ka rendesi Sot e veshur me ngjyren e paqes, jam zeri i Kosoves ne Forumin Boteror te Paqes ne Antalya “, thuhet aty.
Shala ka marrë pjesë në një mori konferencash dhe organizimesh ndërkombëtare për të përfaqësuar Kosovën. /KultPlus.com
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, sot mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Gentium Modeli i Kombeve të Bashkuara” që zhvilloi punimet në Indi me pjesëmarrjen e 27 përfaqësuesve të vendeve të ndryshme të botës.
Në fjalimin e saj të realizuar online për shkak të pandemisë, Ambasadorja Shala foli rreth rolit të dhënies së donacioneve për vendet me kriza humanitare në situata të jashtëzakonshme si kjo me pandeminë. Shembull konkret ajo ka përmendur Kosovën dhe donacionet e shumta që kemi pranuar këtë kohë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendet mike. Ajo gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë e punës vullnetare të të rinjëve tanë.
Në këtë konferencë, Kosova u cilësua si shembulli më i mirë i punës vullnetare që bëhet nga të rinjët duke u parë si shtet motivues për arenën ndërkombëtare.
Konferenca ishte organizuar me qëllim bamirësie ku të gjitha donacionet që u dhuruan gjatë dy ditëve të konferencës u dërguan në organizatën Save the Children në Yemen.
Për shkak të pandemisë, agjenda e Ambasadores Shala për përfaqësimin e Kosovës nëpër botë, në fushën e diplomacisë publike, do të vazhdoj online deri në vitin e ardhshëm. / KultPlus.com
Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala sonte organizon pritjen solemne “Bashkë për të drejtat tona” në bashkëpunim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl dhe Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hermarck Ahliny.
Kjo pritje, e para e llojit të tillë në Kosovë për Ditën
Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ka për qëllim bashkimin e zyrtarëve
institucional vendor e ndërkombëtar, me organizatat jo-qeveritare dhe
komunitetet me qëllim të vetëm që të jenë bashkërisht të integruar në shoqëri
pa dallim gjinie, feje etnie apo pozicioni që mbajnë.
Fokusi i veçantë në këtë event do të jenë kategoritë e
margjinalizuara si viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi
të kufizuara, komunitetet jo shumicë etj, që edhe ata të kenë mundësi të takojnë
nga afër lider institucional, ambasador dhe artist me të cilët mund të shkëmbejnë
ide, paraqesin kërkesa, dhe tu ofrohet mbështetje e barabartë në respektimin e
të drejtave të tyre.
Duke e ditur që shtresat e ndryshme të shoqërisë që nuk janë të inkuadruar
në jetën publike, nuk e kanë mundësinë e pjesëmarrjes në evente të tilla e aq
më pak të takojnë personalitete të larta për të diskutuar çështjen e të
drejtave të njeriut, ky event do të jetë një rast i veçantë për ta.
Ky projekt vjen si vazhdimësi e projekteve që Ambasadorja Shala inicion çdo vit për të drejtat e njeriut në vendin tonë.
Në këtë pritje kanë konfirmuar pjesëmarrjen zyrtar të lartë institucional
vendor e ndërkombëtar, ambasador të shteteve të BE-së në Kosovë e artistë të ndryshëm.
Të pranishmëve me një fjalë rasti do tu drejtohen: Elvana Shala – Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Jens Erik Grondahl – Ambasador i Norvegjisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny – Ambasadore e Suedisë në Kosovë dhe Hilmi Jashari – Avokat i Popullit
Eventi mbahet sonte në Swiss Diamond Hotel Prishtina me fillim nga ora 18:00. / KultPlus.com
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala po qëndron në Roterdam të Holandës ku sonte do të jetë folëse kryesore në Samitin Evropian Nexus për paqe, filantropi dhe ndërmarrësi në të cilin marrin pjesë mbi 400 përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës.
Në panelin e veçantë me temën: Rëndësia e paqes në Evropë ; Rasti i
Kosovës, i cili edhe shënon hapjen zyrtare të samitit, Shala do të flas
gjerësisht për detajet që e quan Kosovën drejtë konfliktit me Serbinë, se ne
çfarë situate gjendej Kosova në kohën e luftës, si e përjetoj gjenerata e saj
gjithë ngjarjen tragjike, cila është gjendja aktuale e viktimave të dhunës
seksuale gjatë luftës në Kosovë, cili është progresi që është bërë për këto
viktima 20 vite pas luftës, se cilat janë mënyrat që Kosova po punon për të
ruajtur paqen brenda kufijve të saj, si mund të jetë Kosova shembull për vende
të tjera evropiane dhe disa çështje të tjera.
Paneli do të drejtohet nga themeluesja e rrjetit global “Nexus”, Rachel
Gerol dhe ndër të tjera Ambasadorja Shala do tu përgjigjet edhe
pyetjeve nga publiku.
Gjatë diskutimit ajo do të shpalos edhe rolin e shoqërisë civile të Kosovës
në krijimin dhe ruajtjen e paqes në vend dhe rolin e saj në këtë fushë si
Ambasadorja e parë e Vullnetit të Mirë për Kosovën.
Vizitën e saj në Holandë pas samitit, Shala do ta vazhdoj në Hagë ku do të pritet për vizitë në Ambasadën e Kosovës atje, nga Ambasadori Lirim Greicevci. / KultPlus.com
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën Elvana Shala, është ajo e cila çdo herë ngrit zërin për çështje të ndryshme humanitare dhe demokratike, ndërsa edhe kësaj here me pjesëmarrjen e saj në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York ka ngritur zërin për të drejtat e grave të dhunuara në luftë, shhkruan KultPlus.
Aktualisht është duke marrë pjesë në samitin e filantropisë, paqes dhe të drejtave të njeriut ‘Nexus Global Summit të OKB-së’, ku ka takuar modelen dhe aktoren e njohur britanike, Cara Delevingne.
Në fotografinë e publikuar nga vet ambasadorja Shala, duket bashk me aktoren në fjalë ku të dyjat mbajnë në qafë, qaforet e punuara nga gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Ky është statusi i plotë:
Yllit botëror të filmit Cara Delevingne e cila numëron plot 42.7 milionë ndjekës në instagram dhe është një nga femrat më më ndikim, tashmë i dhurova dhe e mban në qafë qaforen më të veçantë nga Kosova të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë! Ju pershendesim nga OKB. / KultPlus.com