Kanë kaluar 47 vite që nga vdekja e Elvis Presleyt (1935-1977), mirëpo akoma ka dyshime lidhur me vdekjen e tij, ndërsa fansat besnikë akoma po e vajtojnë humbjen e Mbretit.
Muzikanti legjendar ishte 42-vjeç kur u gjet i vdekur në banjën e tij në Graceland, pasi kishte kaluar disa vite duke përdorur doza të mëdha të barnave, me ç’rast dy herë ishte mbidozuar me barbiturate (qetësues), teksa herën e parë kishte qëndruar për tri ditë në koma në dhomën e hotelit të tij.
Në kohën e vdekjes, këngëtari po vuante nga mbipesha, glaukoma (sëmundje e syrit), shtypja e lartë e gjakut, dëmtimi i mëlçisë dhe zmadhimi i kolonit (zorrës së trashë). Vdekja e tij ishte shokuese dhe fillimisht si shkak i vdekjes u cek arresti kardiak, kurse mjeku ligjor kishte deklaruar se barnat nuk kanë luajtur rol në vdekjen e tij.
Ekzaminimet tjera mjekësore pas vdekjes së Elvisit zbuluan shumë fakte për shëndetin e rokerit. Zorra e tij ishte thuajse dy herë më e gjatë sesa duhej të ishte dhe se ai kishte vuajtur nga konstipacioni (kapsllëku) për katër muaj. Zemra e tij ishte dy herë më e madhe sesa madhësia normale dhe ai ishte në fazat e fundit të sëmundjes kardiovaskulare, derisa mushkëritë e tij ishin përfshirë nga emfizema (sëmundje kronike obstruktive e mushkërive), gjë që tregonte paaftësinë e tij për të kënduar në vitet e fundit të jetës.
Vdekja e Mbretit shkaktoi dëshpërim te fansat e shumtë në gjithë botën, aq sa shumë prej tyre refuzonin të pranonin se ai ka vdekur nga sulmi në zemër, madje me vite të tëra kanë besuar se është akoma gjallë. /KultPlus.com
Sot 47 vite më parë ka vdekur këngëtari dhe aktori amerikan me famë botërore Elvis Presly, shkruan KultPlus.
I lindur më 8 janar 1935. Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti I Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”.
Presley kishte lindur në Tupelo, Mississippi, si një binjak-pa binjak, dhe kur ishte 13 vjeçar, ai dhe familja e tij u vendosën në Memphis, Tennessee. Karriera e tij muzikore filloi dikur më 1954, kur regjistroi një këngë me producentin Sam Philips nga Sun Records. Në bashkëpunim me kitaristin Scotty Moore dhe basistin Bill Black, Presley ishte ndër themeluesit e rokut, me uptempo, back beat me elemente të muzikës country dhe R&B. Ai u menaxhua nga Kolonel Tom Parker për më se dy dekada, me kontratën e nënshkruar nga RCA. Kënga RCA e parë e Elvisit , “Heartbeat Hotel”, u lansua në janar 1956 dhe u bë hiti numër 1 në SHBA. Ai fitoi titullin “Mbreti I Rock and Roll-it” pas një serie të suksesshme të paraqitjeve të tij në televizion dhe rekordeve të tij prijëse në top listat. Interpretimet e tij energjike të këngëve dhe stili I tij provokativ, i kombinuar me talentin e madh e bëri atë shumë të famshëm dhe kontroverzal (të diskutueshëm).
Në nëntor 1956, ai nxori filmin e tij Love Me Tender. Më 1958, u rekrutua nga shërbimi ushtarak. Ai vazhdoi karrierën e tij muzikore pas dy viteve, duke krijuar disa nga punimet e tij më të suksesshme komerciale para se të përkushtohej më shumë me filmat hollivudian si dhe albumet e tyre shoqëruese (vitet 1960), të cilat u përqeshën dhe u kritikuan. Më 1968, pas një ndërprerjeje shtatë vjeçare nga performancat e drejtpërdrejta, ai u rikthye në skenën me brohoritje të shumta për replikën e veqantë Elvis, e cila e dërgoi në një residensi koncertesh të zgjatura Las Vegase dhe një varg turnesh shumë fitimprurëse. Më 1973, Presley mori pjesë në koncertin e parë të transmetuar globalisht përmes satelitit, Aloha from Hawaii (Përshëndetje nga Hawaii). Disa vite abuzimi me drogë në formë barnash ndikoi në dobësimin e shëndetit të tij, dhe më 1977 ai vdes në moshën 42 vjeçare.
Presley është një ndër muzikantët më të njohur dhe më me ndikim të shekullit 20. Komercialisht i suksesshëm në shumë zhanre, duke përfshirë atë pop, blues dhe gospel, ai është solo – artisti më i shitur në historinë e muzikës me shitjet e regjistruara të vlersuara prej rreth 600 milion kopjeve në gjithë botën. Ai fitoi 3 çmime Grammy, dhe poashtu “Çmimin Grammy Të Arritjeve Të Jetës” (Grammy Lifetime Achievement Award), në moshën 36 vjeçare, dhe ka hyrë në sallat e shumta muzikore të famës./KultPlus.com
Një palë këpucë blu prej kamoshi të veshura nga Elvis Presley gjatë karrierës së tij do të shiten në ankand 120 000 paund (151 713 dollarë).
Ylli, i njohur si mbreti i rock and roll-it, i veshi këpucët në dhe jashtë skenës gjatë viteve 1950, duke përfshirë edhe në shfaqjen televizive të Steve Allen, ku këndoi “Hound Dog”.
Presley ia dha këpucët e tij (numër 41) një shoku pasi u thirr për t’u bashkuar me ushtrinë amerikane.
Ai ishte Alan Fortas, menaxheri dhe miku i Elvisit.
Këngëtari i kishte marrë ato nga Carl Perkins – pasi performoi “Blue Suede Shoes” në albumin e tij debutues, “Elvis Presley”.
Këpucët u vlerësuan nga 100 000 deri në 120 000 paund kur u ekspozuan në ankandin “Henry Aldridge & Son” në Wiltshire.
Ata u vlerësuan fillimisht me 95 000 paund, duke e çuar totalin në 120 000 paund duke përfshirë premiumin e blerësit dhe TVSH-ja.
Këpucët janë ekspozuar në muze të ndryshëm në vitet e kaluara.
Drejtuesi i ankandit Andrew Aldridge tha se këpucët ishin verifikuar nga Jimmy Velvet, një mik i ngushtë i Presley dhe një autoritet kryesor i këngëtarit.
Vitin e kaluar, shtëpia e ankandit i shiti një pallto në pronësi të këngëtarit për 128 000 paund një koleksionisti amerikan./KultPlus.com
Ankandi do të fillojë më 25 maj dhe oferta për biblën personale të yllit Elvis Presley kap shifrën prej 30 mijë dollarëve, përcjellë KultPlus.
Është bërë e ditur se kjo bibël ka shumë nënvizime që janë bërë nga ylli botëror, sikurse që është edhe emri i tij i gravuar me ar “Elvis Aron Presley.
Bibla është një nga tri gjërat e Elvis që mbante në tryezën e tij./ KultPlus.com
Sot 89 vite më parë ka lindur këngëtari dhe aktori amerikan me famë botërore Elvis Presly, shkruan KultPlus.
I lindur më 8 janar 1935. Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti I Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”.
Presley kishte lindur në Tupelo, Mississippi, si një binjak-pa binjak, dhe kur ishte 13 vjeçar, ai dhe familja e tij u vendosën në Memphis, Tennessee. Karriera e tij muzikore filloi dikur më 1954, kur regjistroi një këngë me producentin Sam Philips nga Sun Records. Në bashkëpunim me kitaristin Scotty Moore dhe basistin Bill Black, Presley ishte ndër themeluesit e rokut, me uptempo, back beat me elemente të muzikës country dhe R&B. Ai u menaxhua nga Kolonel Tom Parker për më se dy dekada, me kontratën e nënshkruar nga RCA. Kënga RCA e parë e Elvisit , “Heartbeat Hotel”, u lansua në janar 1956 dhe u bë hiti numër 1 në SHBA. Ai fitoi titullin “Mbreti i Rock and Roll-it” pas një serie të suksesshme të paraqitjeve të tij në televizion dhe rekordeve të tij prijëse në top listat. Interpretimet e tij energjike të këngëve dhe stili i tij provokativ, i kombinuar me talentin e madh e bëri atë shumë të famshëm dhe të diskutueshëm.
Në nëntor 1956, ai nxori filmin e tij Love Me Tender. Më 1958, u rekrutua nga shërbimi ushtarak. Ai vazhdoi karrierën e tij muzikore pas dy viteve, duke krijuar disa nga punimet e tij më të suksesshme komerciale para se të përkushtohej më shumë me filmat hollivudian si dhe albumet e tyre shoqëruese (vitet 1960), të cilat u përqeshën dhe u kritikuan. Më 1968, pas një ndërprerjeje shtatë vjeçare nga performancat e drejtpërdrejta, ai u rikthye në skenën me brohoritje të shumta për replikën e veçantë Elvis, e cila e dërgoi në një turne koncertesh të zgjatura në Las Vegase dhe një varg turnesh shumë fitimprurëse.
Më 1973, Presley mori pjesë në koncertin e parë të transmetuar globalisht përmes satelitit, Aloha from Hawaii (Përshëndetje nga Hawaii).
Disa vite abuzimi me drogë në formë barnash ndikuan në dobësimin e shëndetit të tij, dhe më 1977 ai vdes në moshën 42 vjeçare. / KultPlus.com
Presley është një ndër muzikantët më të njohur dhe më me ndikim të shekullit 20. Komercialisht i suksesshëm në shumë zhanre, duke përfshirë atë pop, blues dhe gospel, ai është solo – artisti më i shitur në historinë e muzikës me shitjet e regjistruara të vlersuara prej rreth 600 milion kopjeve në gjithë botën. Ai fitoi 3 çmime Grammy, dhe poashtu “Çmimin Grammy Të Arritjeve Të Jetës” (Grammy Lifetime Achievement Award), në moshën 36 vjeçare, dhe ka hyrë në sallat e shumta muzikore të famës./KultPlus.com
Kanë kaluar 48 vite që nga vdekja e Elvis Presleyt (1935-1977), mirëpo akoma ka dyshime lidhur me vdekjen e tij, ndërsa fansat besnikë akoma po e vajtojnë humbjen e Mbretit.
Muzikanti legjendar ishte 42-vjeç kur u gjet i vdekur në banjën e tij në Graceland, pasi kishte kaluar disa vite duke përdorur doza të mëdha të barnave, me ç’rast dy herë ishte mbidozuar me barbiturate (qetësues), teksa herën e parë kishte qëndruar për tri ditë në koma në dhomën e hotelit të tij.
Në kohën e vdekjes, këngëtari po vuante nga mbipesha, glaukoma (sëmundje e syrit), shtypja e lartë e gjakut, dëmtimi i mëlçisë dhe zmadhimi i kolonit (zorrës së trashë). Vdekja e tij ishte shokuese dhe fillimisht si shkak i vdekjes u cek arresti kardiak, kurse mjeku ligjor kishte deklaruar se barnat nuk kanë luajtur rol në vdekjen e tij.
Ekzaminimet tjera mjekësore pas vdekjes së Elvisit zbuluan shumë fakte për shëndetin e rokerit. Zorra e tij ishte thuajse dy herë më e gjatë sesa duhej të ishte dhe se ai kishte vuajtur nga konstipacioni (kapsllëku) për katër muaj. Zemra e tij ishte dy herë më e madhe sesa madhësia normale dhe ai ishte në fazat e fundit të sëmundjes kardiovaskulare, derisa mushkëritë e tij ishin përfshirë nga emfizema (sëmundje kronike obstruktive e mushkërive), gjë që tregonte paaftësinë e tij për të kënduar në vitet e fundit të jetës.
Vdekja e Mbretit shkaktoi dëshpërim te fansat e shumtë në gjithë botën, aq sa shumë prej tyre refuzonin të pranonin se ai ka vdekur nga sulmi në zemër, madje me vite të tëra kanë besuar se është akoma gjallë. /KultPlus.com
Sa do të paguanit për një pallto leshi të veshur nga vetë Elvis Presley? Edhe pse çmimi i vlerësuar për pallton e leshit dhe vizonit ishte 10,000 deri në 15,000 dollarë, një koleksionist amerikan e bleu atë për 163,000 dollarë në ankand nga shtëpia e ankandit Henry Aldridge & Son në Devizes, Mbretëria e Bashkuar.
Ikona e rock and roll-it veshi pallton sipas porosisë në vitin e vdekjes së tij në 1977. Veshja iu dha Mike Alden, vëllait të të fejuarës së Elvis, Ginger Alden dhe më pas iu dhurua organizatorëve të lotarisë dhe u fitua nga një nënë e ve e katër fëmijëve në vitin 2006.
Në një artikull të asaj kohe, shoqëruar me një foto të saj me një pallto vizon, fituesja, Mary Hill, tha se muzika e Elvisit e ndihmoi të mbijetonte kohët e vështira kur humbi të shoqin dhe duhej të rriste vetëm fëmijët e saj.
“Për mua ajo përmbledh magjepsjen e Vegasit të viteve 1970, Elvis me një pallto vizon”, tha për Bloomberg News drejtuesi i ankandit Andrew Aldridge.
Artikuj të tjerë të Elvis Presley të shitur në ankand më 5 gusht ishin një zinxhir dhe gjerdan rubin, një unazë bufi safiri dhe rripat e sigurimit nga makina e tij sportive MGA e vitit 1960./KultPlus.com
Një kitarë elektrike, e përdorur dikur nga ylli i muzikës rock dhe lideri i grupit Nirvana, Kurt Cobain është mes objekteve që do të shkojnë së shpejti nën çekiçin e ankandit të Kruse GWS. Organizatorët kanë pritshmëri të larta për kitarën, e cila sipas tyre mund të shitet nga 50 mijë deri në 150 mijë dollarë…Shkarravina, fotografi, madje dhe syze noti të Cobain përfshihen gjithashtu në koleksionin që do të dalë në shitje.
“Mendoj se pjesa më e çmuar e koleksioneve, e them këtë ndoshta ngaqë e adhuroj Nirvanën, është kitara e Curt Cobain. Mendoj se do të shohim aktivitet të madh rreth kitarës, e cila pres që të shitet diku mes 50 deri në150 mijë dollarë”, deklaroi organizatorja e ankandit, Brigitte Kruse.
Ankandi i quajtur “Artefakte të Hollivudit dhe Muzikës” do të përfshijë 350 objekte nga këngëtarë, aktorë dhe kostume filmash. Automjete të përdorur në filma të ndryshëm janë gjithashtu pjesë e koleksionit, përfshirë nga saga “The Fast and Furious” dhe “Thelma dhe Louise”. Bizhuteri e bërë posaçërisht për Elvis Preslin, pritet të shitet për qindra mijëra dollarë. Sakaq, një domain me emrin e mbretit të rock and roll-it, e bën koleksionin edhe më unik.
“Kemi këtu, dy bileta të koncertit të Elvis Presli; të 17 dhe 18 gushtit. Dhe dihet historikisht se koncerti nuk u mbajt kurrë pasi Elvis ndërroi jetë më 16 gusht të 1977. Sakaq, domain Elvis Presley.com ka qenë në pronësinë e një klienti tonë. Domaini, nuk mund të përdoret për tregti online, dhe vlerësohet afërsisht rreth 100 mijë dollarë”, vijon Kruse.
Ankandi do të zhvillohet në internet, më 26 gusht. / a2cnn / KultPlus.com
Aktorja e Hollywoodit Stella Stevens, e cila luajti bashkë me Elvis Presleyn në filmin “Girls! Girls! Girls!” dhe me Jerry Lewis në “The Nutty Professor”, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Djali i saj tha për Hollywood Reporter se ajo kishte qenë në kujdes mjekwsor për disa kohë pasi ishte me sëmundjen e Alzheimerit.
Ajo mbahet mend edhe për rolin e saj në filmin aksion “The Poseidon Adventure”, raportoi BBC.
Stevens ka punuar edhe në televizion, në seriale si “Murder She Wrote” dhe “Magnum, P.I”.
Stevens fitoi një Golden Globe për debutimin e saj në film në vitin 1959.
Tek “Girls! Girls! Girls!”, duke luajtur përballë Presleyt në vitin 1962, Stevens tha se nuk i pëlqente skenari, por Paramount i tha asaj se ishte e detyruar ta bënte atë sipas kontratës. / KultPlus.com
Qysh mundesh me humb ꞔka kurrë s’e ke pas E ves veten kur jam i mërzitun
Ti s’ke të drejt as me qajt Se i ke besue rrenës tënde Është faji yt që Ke besue që ajo të takon ty Mendoje një herë, e mendoje dy herë Dëshiroj t’mundem me e pranue këshillën e vetes E di që do duhej t’më vinte mirë që po dhemb aq fort Qysh mundesh me humb ꞔka kurrë s’e ke pas
Titulli i këngës (origjinali): How can you lose what you never had
Një shërbim përkujtimor publik është mbajtur për Lisa Marie Presley pas vdekjes së saj në moshën 54-vjeçare.
Fytyra të famshme, përfshirë Dukeshën e Jorkut, morën pjesë në shërbimin, i cili u zhvillua në rezidencën e babait të saj Graceland në Memphis, Tennessee të dielën.
Këngëtarja amerikane, e cila ishte fëmija i vetëm i Elvis Presleyt, vdiq më 12 janar, disa orë pasi u dërgua në spital.
Lisa Marie është varrosur në Graceland pranë djalit të saj Benjamin Keough, i cili vdiq në vitin 2020.
Turmat e personave që kishin ardhur për ngushëllime u fotografuan duke mbajtur fotografitë e Lisa Marie pasi anëtarët e publikut u ftuan të merrnin pjesë në shërbim.
Nëna e saj, Priscilla Presley, falënderoi të gjithë që erdhën për të nderuar vajzën e saj ndërsa ajo qëndronte në skenë.
Ajo lexoi gjithashtu një poezi të shkruar nga mbesa e saj Harper – një nga tre vajzat e Lisa Marie – e cila thoshte: “Mamaja ishte ikona ime, modeli im, superheroi im dhe shumë më tepër”.
Elvisi dhe anëtarët e tjerë të familjes Presley janë varrosur gjithashtu në Graceland./21Media/ KultPlus.com
Lisa Marie Presley, vajza e vetme e të ndjerit Elvis Presley, vdiq të enjten disa orë pasi u shtrua në spital pas një arresti kardiak. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar nëna e saj, Priscilla Presley. Ajo ishte 54 vjeç. Lisa Marie ishte dërguar me urgjencë në spital më herët gjatë ditës.
“Priscilla Presley dhe familja Presley janë të tronditur dhe të shkatërruar nga vdekja tragjike e të dashurës së tyre Lisa Marie. Ata janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe lutjet e të gjithëve dhe kërkojnë privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë.”, tha Priscilla.
Lisa Marie Presley në premierën e Mad Max: Fury Road në 2015
Lisa Marie Presley u pa së fundmi të martën në mbrëmje në Golden Globe Awards, ku mori pjesë me nënën e saj për të mbështetur filmin e Baz Luhrmann “Elvis”, për babain e saj të ndjerë. Në vitin 2020, ajo humbi dhe të birin Benjamin Keough, i cili u vetëvra në moshën 27-vjeçare.
Priscilla Presley dhe Lisa Marie Presley në 2013.
Lisa Marie Presley ishte e martuar më parë me Michael Lockwood, Nicolas Cage, Michael Jackson dhe Danny Keough. Përveç djalit të saj të ndjerë, ajo ka dhe tre fëmijë të tjerë, aktoren Riley Keough, Finley Aaron Love Lockwood dhe Harper Vivienne Ann Lockwood.
E lindur në vitin 1968, Lisa Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ylli publikoi tre albume, me albumin e saj debutues në studio të vitit 2003 që shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive.
Harper Vivienne Ann Lockwood, Lisa Marie Presley, Priscilla Presley, Riley Keough dhe Finley Aaron Love Lockwood në 2022./abcnews.al/ KultPlus.com
Rreth orës 14:30 të pasdites së 16 gushtit 1977, aktorja Ginger Aldenishte duke u endur përreth Gracelandit, në kërkim të askënd tjetri, veç të fejuarin e saj me famë botërore, Elvis Presley. Mbreti i Rock’N’Roll-it po përgatitej për turneun e tij të fundit, por Alden ishte e shqetësuar pasi nuk e kishte parë prej disa orësh.
Alden nuk pa asnjë shenjë të Elvisit, deri kur e kuptoi se dera e banjës ishte hapur. Hyri brenda dhe, siç kujton më vonë, “mbeta e paralizuar nga ajo që pashë”. Sipas saj, “duket sikur i gjithë trupi i Elvis kishte ngrirë plotësisht në pozicionin ulur dhe më pas ishte rrëzuar përpara”.
Alden nxitoi t’i vinte në ndihmë dhe zbuloi një shenjë të frymëmarrjes, edhe pse “fytyra e këngëtarit ishte shprishur dhe kishte marrë ngjyrë vjollcë”, ndërsa sytë e tij “shihnin drejt dhe ishin të përgjakur”. Ajo thirri ambulancën dhe ylli u dërgua në një spital në Memfis të Tenesit, ku mjekët u përpoqën ta risillnin në vete.
Përpjekjet e tyre dështuan. Elvis Presley u shpall i vdekur në orën 15:30, pak më shumë se një orë pasi u gjet. Ishte vetëm 42 vjeç.
Një çështje e debatueshme u ngrit nga ai moment: Si vdiq Elvisi?
Vdekja e këngëtarit shokoi botën. Vetë presidenti Jimmy Carter bëri një deklaratë duke thënë se këngëtari kishte “ndryshuar përgjithmonë fytyrën e kulturës popullore amerikane”.
Ndërkohë, rreth 100 mijë adhurues të tronditur, morën pjesë në funeralin e Presleyt. Pavarësisht kaosit qe shkaktoi vdekja e tij e papritur, nisën të ngrihen pikëpyetje mbi disa fakte të errëta mbi shkakun e vërtetë të vdekjes së këngëtarit.
Tre mjekë që punonin së bashku, Eric Muirhead, Jerry Francisco dhe Noel Florendo, kryen autopsinë e tij. Ekzaminimi zgjati dy dy orë. Francisco doli dhe dha njoftimin për mediat. Ai raportoi se “gjetjet paraprake të autopsisë” tregonin se këngëtari kishte vdekur nga një “aritmi kardiake”, një sulm në zemër, dhe se nuk kishte prova që barnat që merrte kishin luajtur ndonjë rol në vdekjen e tij.
Në fakt, kjo nuk ishte përgjigje e plotë ndaj pyetjes se si vdiq Elvis Presley. Autopsia ende nuk kishte përfunduar në kohën e deklaratës së Franciscos dhe asnjë prej mjekëve të tjerë nuk e kishte pranuar atë njoftim për mediat. Por, megjithëse veprimet e Franciscos kishin qenë të dyshimta, kishte arsye për të besuar se ilaçet nuk kishin gisht në atë ngjarje dhe se përkeqësimi i shëndetit të Presleyt ishte thjesht rastësor.
Në kohën e vdekjes, Presley ishte në mbipeshë. Preferenca e tij ndaj ushqimeve të yndyrshme, sandviçëve dhe ushqimeve të tjera të pashëndetshme ishte e njohur dhe ai vuajti nga disa sëmundje, përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe glaukomën. Megjithëse dieta e tij e dobët mund të ketë kontribuar për shëndetin e sëmurë, kishte një përgjigje më të gjatë ndaj pyetjes se si vdiq Elvis Presley.
Edhe kur ai iu drejtua shtypit, Francisco u bombardua nga e njëjta pyetje: A kishte pas vdekjes ndonjë shenjë të abuzimit me drogën?
Vetëm pak javë pas vdekjes së Presleyt, tri nga truprojat e këngëtarit kishin botuar një libër me tregime, “Elvis, çfarë ndodhi?”, në të cilën ata pohonin se ylli i muzikës kishte qenë prej kohësh i varur nga amfetaminat.
Nga ana e tij, Francisko u përpoq ta shmangte këtë pyetje, duke pretenduar se “shkaku specifik i vdekjes së tij nuk mund të njihej për një javë, ose dy studime laboratorike që priste të ndërmerren”, duke shtuar se ka “gjasa që në raste të tilla, shkaqet specifike të mos zbulohen kurrë”.
Kur u krye raporti i toksikologjisë, u duk sikur mjekët ishin përpjekur të fshihnin diçka. Rezultatet treguan se në kohën e vdekjes së Presleyt, gjaku i tij përmbante nivele të larta me dilaudid, percodan, demerol, codeine dhe 10 lloje të tjera drogash. Më vonë do të dilej në përfundimin se Francisco e kishte organizuar konferencën dhe u përpoq t’i shmangte pyetjet rreth drogës, me kërkesën e anëtarëve të familjes Presley, që ishin të vendosur t’i mbanin fshehur abuzimet me drogën të këngëtarit. Presley u bë i varur nga amfetaminat që në fillim të 20-ave të tij. Këto substanca ishin të ligjshme në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 1965. Por, Presley, që vuante nga pagjumësia, merrte edhe barna kundër depresionit për ta ndihmuar të flinte natën. Nga fundi i viteve 1960, Presley ishte bërë plotësisht i varur nga drogat që i përdorte për të qenë energjik gjatë koncerteve dhe për të fjetur gjatë natës.
Ndërkohë u lidh me një mjek të papërgjegjshëm. Presley u takua për herë të parë me mjekun George C. Nichopoulos në vitin 1967, kur mjeku e trajtoi për një plagë në këmbë. Nichopoulos u bë shpejt mjeku personal i Presleyt, duke shkuar bashkë me këngëtarin në Las Vegas dhe duke i siguruar atij shumë doza amfetaminash dhe barbituratesh. Sikurse u shpreh më vonë Nichopoulos: ”Problemi i Elvisit ishte se ai nuk shihte asgjë të gabuar tek përdorimi i tyre. Ndjente se duke i marrë ato nga një mjek, nuk ishte i droguari i zakonshëm që shkon të blejë diçka në rrugë”.
Megjithatë, disa e konsideronin Nichopoulosin si një mjek të papërgjegjshëm. Midis viteve 1975-1977, ai kishte shkruar receta për 19 mijë doza droge për Presleyn. Nga janari deri në gushtin e vitit 1977, kishte përshkruar më shumë se 10 mijë doza. Tre vjet pas vdekjes së Preslit, Nichopoulosit iu pezullua liçenca si mjek. Në vitin 1981 u nxor në gjyq për dhënien e ilaçeve me tepri ndaj pacientit të tij. Mjeku dëshmoi se ai ishte përpjekur që pacientët e tij të kuronin gradualisht varësinë dhe në fund u lirua. Megjithatë, në vitin 1995 licenca si mjek iu hoq përgjithmonë.
Një vit më parë, një rihapje e dosjes së vdekjes së Presleyt zbuloi se sulmi në zemër ishte shkaku kryesor i vdekjes (megjithëse kjo gjetje mbetet e diskutueshme). Sidoqoftë, shumë adhurues të Presleyt fajësuan Nichopoulosit për vdekjen e idhullit të tyre dhe ai mori kërcënime të shumta me vdekje në vitet që pasuan.
Megjithatë, edhe pse mjeku me siguri e çoi Presleyn drejt vdekjes, shkaku i vdekjes së tij mund të jetë edhe më tragjik. Një nga efektet anësore të abuzimeve të gjata me qetësuesit është kapsllëku i madh. Meqë ai u gjet pa ndjenja pranë tualetit, ka gjasa që të jetë përpjekur të dalë jashtë, duke krijuar presion mbi zemrën e tij tashmë të dobët. Tendosja e kombinuar me obezitetin, sëmundjet e tjera dhe abuzimet me drogat, mund t’i kenë shkaktuar Presleyt një sulm vdekjeprurës në zemër. /AllThatisInteresting/ KultPlus.com
Sot janë mbushur 87 vjet nga lindja e Elvis Presley, shkruan KultPlus.
Elvis Presley ka lindur më 8 janar 1935 në Tupleo, dhe ka vdekur më 16 gusht 1977 në Memphis, në moshën 42 vjeçare.
Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti i Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”. Mbreti i muzikës rock&roll, sex simboli, mashkull me të cilin çdo femër ka dashur të ishte, me vite ka luftuar nga varësia. Vitin e fundit të jetës së tij, ai është shoqëruar me mjekët, duke pasur parasysh se kishte probleme të mëdha me mëlçinë, zemër, sistemin e tretjës etj, dhe e gjithë kjo si pasojë e përdorimit të drogës. Karrierën e tij, Elvis e kishte filluar në vitin 1954. Zbuluesi i talentit të tij ishte themeluesi i Sun Records, Sam Phillips. Elvis kishte ardhur në studio për të kënduar një këngë për ditëlindjen e nënës së tij.
Pak kohë pas kësaj, ai ka realizuar singlin “That’s All Right” i cili menjëherë është bërë hit. Ai ka marr pjesë në shumë emisione televizive dhe në radio, kurse mënyra e vallëzimit dhe lëvizjet e tij shumë shpejt janë bërë mjaft tërheqëse tek gjinia femrore. Për herë të parë ka debutuar në film në vitin 1956, në filmin “Love Me Tender”. Ai ishte këngëtari i parë, koncerti i së cilit (Aloha from Haëaii në 1973) është transmetuar në më shumë se 40 shtete të botës. Ai ka qenë 14 herë i nominuar për çmimin Grammy, dhe ka fituar tri çmime Grammy për vepër jetësore.
Falë suksesit të madh, Elvis ka fituar miliona, ka shpenzuar shumë, dhe për këtë arsyeje pak para vdekjes kishte bankrotuar. Trashëgimtarja e pasurisë së tij ishte Lisa Marie Prestley./KultPlus.com
Robbie Williams ka thyer një rekord të listave të mbajtura më parë nga Elvis Presley, përcjell KultPlus.
Ylli 48-vjeçar i popit publikoi albumin e tij ‘XXV’ të premten (09.09.22) dhe kur arriti në numrin një një javë më vonë, ai mundi Mbretin e ndjerë të Rock n Roll Elvis si artisti që kishte më së shumti solo. albumet zuri vendin e parë, me gjithsej 14 në emrin e tij tani.
Pas fitores së tij, Robbie tha: “Faleminderit për të gjithë ata që e kanë mbështetur albumin: të gjithë ata që e kanë blerë, transmetuar, shkarkuar dhe rishikuar. Jam shumë i kënaqur që ka shkuar në numrin 1, dhe megjithëse është e çuditshme të jesh Duke marrë një çmim në këto kohë të zymta, doja t’ju falënderoja të gjithëve për mbështetjen tuaj dhe t’ia dedikoja këtë fansave, të cilët nuk i marr kurrë si të mirëqenë. Unë e vlerësoj shumë, faleminderit shumë!”
Krijuesi i hitit “Angels” fillimisht fitoi famë si anëtar i grupit të djemve Take That përpara se të dilte si artist solo, por gjithashtu grumbulloi edhe katër albume të tjera numër një gjatë kohës së tij me grupin e djemve ndërsa legjenda e “Hound Dog” – i cili vdiq. në vitin 1977 në moshën 42-vjeçare – shënoi numrin e tij të 13-të të parë me publikimin pas vdekjes së koleksionit ‘ELV1S: 30 Nr. 1 Hits’ në vitin 2002.
Ndërkohë, ish-anëtari i Beatles, John Lennon, mbetet artisti që mban rekordin për shumicën e albumeve numër një gjatë karrierës së tij, me gjithsej 18 rekorde në krye të listave të lëshuara gjatë kohës së tij si një akt solo dhe gjatë kohës së tij me ‘ Hej hitbërësit e Judës. /KultPlus.com
Sot janë mbushur 45 vjet nga vdekja e Elvis Presley.
Elvis Presley ka lindur më 8 janar 1935 në Tupleo, dhe ka vdekur më 16 gusht 1977 në Memphis, në moshën 42 vjeçare.
Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti i Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”. Mbreti i muzikës rock&roll, sex simboli, mashkull me të cilin çdo femër ka dashur të ishte, me vite ka luftuar nga varësia. Vitin e fundit të jetës së tij, ai është shoqëruar me mjekët, duke pasur parasysh se kishte probleme të mëdha me mëlçinë, zemër, sistemin e tretjës etj, dhe e gjithë kjo si pasojë e përdorimit të drogës. Karrierën e tij, Elvis e kishte filluar në vitin 1954. Zbuluesi i talentit të tij ishte themeluesi i Sun Records, Sam Phillips. Elvis kishte ardhur në studio për të kënduar një këngë për ditëlindjen e nënës së tij.
Pak kohë pas kësaj, ai ka realizuar singlin “That’s All Right” i cili menjëherë është bërë hit. Ai ka marr pjesë në shumë emisione televizive dhe në radio, kurse mënyra e vallëzimit dhe lëvizjet e tij shumë shpejt janë bërë mjaft tërheqëse tek gjinia femrore. Për herë të parë ka debutuar në film në vitin 1956, në filmin “Love Me Tender”. Ai ishte këngëtari i parë, koncerti i së cilit (Aloha from Hawaii në 1973) është transmetuar në më shumë se 40 shtete të botës. Ai ka qenë 14 herë i nominuar për çmimin Grammy, dhe ka fituar tri çmime Grammy për vepër jetësore.
Falë suksesit të madh, Elvis ka fituar miliona, ka shpenzuar shumë, dhe për këtë arsyeje pak para vdekjes kishte bankrotuar. Trashëgimtarja e pasurisë së tij ishte Lisa Marie Prestley./KultPlus.com
Ekspertët dhe historianët e Elvis Presley kanë ditur prej kohësh për një koleksion bizhuterish që këngëtari i dha menaxherit të tij, kolonelit Tom Parker, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.
Si koleksionistët ashtu edhe fansat kanë shpenzuar dekada duke kërkuar për sendet, të cilat mendohej se kishin humbur. Falë Brigitte Kruse, themeluese dhe CEO e GWS Auctions, e cila gjeti dhe montoi pjesët, ato tani mund të shihen së bashku për herë të parë.
Dyqind artikuj, duke përfshirë unaza ari të veshura me bizhuteri, mansheta, orë dhe zinxhirë, do të dalin në ankand më 27 gusht. Gjithashtu përfshihet edhe kitara e luajtur nga Presley gjatë speciales televizive të tij të famshme “rikthimi” të vitit 1968.
Ish-gruaja e Presley-t, Priscilla, ka punuar me Kruse në koleksion, megjithëse Priscilla nuk zotëron asnjë pjesë.
“Epo, sigurisht që sjell kujtime”, tha Priscilla Presley për Reuters.
Ajo shtoi se ishte një shaka me ish-bashkëshortin e saj që ai vazhdimisht blinte ose porosiste bizhuteri për Parkerin, sepse menaxheri tashmë kishte gjithçka që i nevojitej dhe Presleys nuk dinte çfarë t’i blinte tjetër.
Priscilla Presley tha se projektoi disa prej artikujve duke përfshirë artefakte me logon për TCB Band, muzikantët që formuan seksionin e ritmit kryesor të grupit mbështetës të Presley-t në vitet e tij të mëvonshme. “TCB” do të thotë “të kujdesesh për biznesin”, një shprehje e preferuar e Presley-t.
Priscilla Presley e mbështeti ankandin pjesërisht sepse ishte lodhur duke parë kaq shumë artefakte të rreme të Elvisit për shitje.
“Ka kaq shumë produkte atje që nuk janë aspak autentike dhe kjo më shqetëson mua,” tha ajo.
“Dua të di me siguri se kjo do t’i shkojë dikujt që do të kujdeset për të, e do atë.”/ KultPlus.com
Aktorja e Elvisit, Shonka Dukureh, është gjetur e vdekur në shtëpi.
Shonka Dukureh, e cila luajti Big Mama Thornton në filmin e këtij viti për Elvis Presley, është gjetur e vdekur në një dhomë gjumi në shtëpinë e saj në Nashville, tha policia.
Policia tha se nuk kishte shenja të dhunës pasi ajo u gjet nga një prej fëmijëve të saj. Rezultatet pas vdekjes janë në pritje nga eksperti mjekësor.
Dukureh, një këngëtare 44-vjeçare e Nashville, ndau apartamentin me dy fëmijët e saj të vegjël, tha policia.
Njëri prej fëmijëve e gjeti atë të pavetëdijshme dhe shkoi në banesën e një fqinji, i cili thirri shërbimet e urgjencës.
Dukureh portretizoi këngëtaren Big Mama Thornton në filmin biografik të Elvis Presleyt, i cili u lëshua në mbarë botën në qershor.
Performanca e Dukureh në këngën Hound Dog, të cilën Thornton e regjistroi në vitin 1952, katër vjet para Presleyt, u bë virale në internet pas publikimit të filmit. / The Irish News / KultPlus.com
”Cadillac”-u tip ”Fleetwood Brougham”, dikur në pronësi të Elvis Presley ka dalë në ankand, deklaroi kompania ”British Car & Classic”.
Makina u ble nga vetë Presley më 26 shtator 1974, për shumën prej 12 512 dollarësh.
E pajisur me një sërë opsionesh, të denja për mbretin e rock’n’roll-it, makina është një nga shumë ”Cadillac”-ët të blerë nga Elvis, një fans i madh i markës amerikane, gjatë gjithë jetës së tij.
Makina është e pajisur me një motor V8 8200cc dhe për këtë model me një ngjyrë karrocerie të verdhë ari.
Në vitin 1976 Elvis ia dha ”Fleetwood Brougham” mjekut të tij personal, Nichopoulos, i cili e përdori atë për 10 vite.
Për të shoqëruar ankandin, sigurisht që janë të gjitha dokumentet që vërtetojnë pronësinë e famshme fillestare, të kompletuara me firmën e Elvis Presley-t, si dhe ndryshimet e mëvonshme të pronësisë.
Edhe pse e mbajtur në gjendje të shkëlqyer, si në karroceri, ashtu edhe në brendësi (me tapiceri të shtrenjta damasku), dhe e kompletuar me të gjitha detajet, makina ka nevojë për një rregullim të mirë për shkak të periudhës së gjatë të ndalimit.
Odometri shënon vetëm 2 776 kilometra dhe motori i fuqishëm është pothuajse plotësisht origjinal, me përjashtim të baterisë./ KultPlus.com
Kanë kaluar 45 vite që nga vdekja e Elvis Presleyt (1935-1977), mirëpo akoma ka dyshime lidhur me vdekjen e tij, ndërsa fansat besnikë akoma po e vajtojnë humbjen e Mbretit.
Muzikanti legjendar ishte 42-vjeç kur u gjet i vdekur në banjën e tij në Graceland, pasi kishte kaluar disa vite duke përdorur doza të mëdha të barnave, me ç’rast dy herë ishte mbidozuar me barbiturate (qetësues), teksa herën e parë kishte qëndruar për tri ditë në koma në dhomën e hotelit të tij.
Në kohën e vdekjes, këngëtari po vuante nga mbipesha, glaukoma (sëmundje e syrit), shtypja e lartë e gjakut, dëmtimi i mëlçisë dhe zmadhimi i kolonit (zorrës së trashë). Vdekja e tij ishte shokuese dhe fillimisht si shkak i vdekjes u cek arresti kardiak, kurse mjeku ligjor kishte deklaruar se barnat nuk kanë luajtur rol në vdekjen e tij.
Ekzaminimet tjera mjekësore pas vdekjes së Elvisit zbuluan shumë fakte për shëndetin e rokerit. Zorra e tij ishte thuajse dy herë më e gjatë sesa duhej të ishte dhe se ai kishte vuajtur nga konstipacioni (kapsllëku) për katër muaj. Zemra e tij ishte dy herë më e madhe sesa madhësia normale dhe ai ishte në fazat e fundit të sëmundjes kardiovaskulare, derisa mushkëritë e tij ishin përfshirë nga emfizema (sëmundje kronike obstruktive e mushkërive), gjë që tregonte paaftësinë e tij për të kënduar në vitet e fundit të jetës.
Vdekja e Mbretit shkaktoi dëshpërim te fansat e shumtë në gjithë botën, aq sa shumë prej tyre refuzonin të pranonin se ai ka vdekur nga sulmi në zemër, madje me vite të tëra kanë besuar se është akoma gjallë. /KultPlus.com
Sot janë mbushur 87 vjet nga lindja e Elvis Presley.
Elvis Presley ka lindur më 8 janar 1935 në Tupleo, dhe ka vdekur më 16 gusht 1977 në Memphis, në moshën 42 vjeçare.
Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti i Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”. Mbreti i muzikës rock&roll, sex simboli, mashkull me të cilin çdo femër ka dashur të ishte, me vite ka luftuar nga varësia. Vitin e fundit të jetës së tij, ai është shoqëruar me mjekët, duke pasur parasysh se kishte probleme të mëdha me mëlçinë, zemër, sistemin e tretjës etj, dhe e gjithë kjo si pasojë e përdorimit të drogës. Karrierën e tij, Elvis e kishte filluar në vitin 1954. Zbuluesi i talentit të tij ishte themeluesi i Sun Records, Sam Phillips. Elvis kishte ardhur në studio për të kënduar një këngë për ditëlindjen e nënës së tij.
Pak kohë pas kësaj, ai ka realizuar singlin “That’s All Right” i cili menjëherë është bërë hit. Ai ka marr pjesë në shumë emisione televizive dhe në radio, kurse mënyra e vallëzimit dhe lëvizjet e tij shumë shpejt janë bërë mjaft tërheqëse tek gjinia femrore. Për herë të parë ka debutuar në film në vitin 1956, në filmin “Love Me Tender”. Ai ishte këngëtari i parë, koncerti i së cilit (Aloha from Haëaii në 1973) është transmetuar në më shumë se 40 shtete të botës. Ai ka qenë 14 herë i nominuar për çmimin Grammy, dhe ka fituar tri çmime Grammy për vepër jetësore.
Falë suksesit të madh, Elvis ka fituar miliona, ka shpenzuar shumë, dhe për këtë arsyeje pak para vdekjes kishte bankrotuar. Trashëgimtarja e pasurisë së tij ishte Lisa Marie Prestley./KultPlus.com
“Elvis” titullohet filmi i ri biografik, dramë-mjuzikël, me regji të Baz Luhrmann, i cili i dedikohet jetës dhe arritjeve të mbretit të muzikës, Elvis Presley.
Sekuenca nga traileri i këtij mjuzikli parqesin aktorin Austin Butler në rolin e Presley.
Veç Presley, në këtë film me role paraqiten edhe aktorët: Tom Hanks, Olivia DeJonge , Yola Quartey, e shumë të tjerë.
Regjisori Baz Luhrmann, tashmë njihet për realizim të një radhe projektesh filmike, përfshirë këtu: mjuziklin Moulin Rouge e dramën “The Great Gatsby”.
E projekti i tij i radhës është filmi biografik “Elvis”, që përqendrohet në ikonën muzikore amerikane, Elvis Presley.
Ky mjuzikël nxjerr në pah edhe lidhjen e Presley me menaxherin e tij, Tom Parker, i cili zbuloi talentin e tij në vitin 1955.
Regjisori Luhrmann lansoi sekuenca nga traileri i “Elvis” në Twitter, dhe siguroi publikun se ky mjuzikël do të lansohet vitin e ardhshëm.
Këto sekuenca nuk ofrojnë shumë detale nga filmi. Rolin e nënës së Presley në film e luan aktorja Maggie Gyllenhaal, por ajo nuk shihet në tiser.
Mjuzikli Elvis shënon filimin e parë të realizuar si duhet për Presley në disa vite, pasi që ai edhe më parë u portretizua në filma e TV.
Në vitin 1979, John carpenter realizoi film dedikuar kësaj ikone, ku në rolin e tij u paraqit Kurt Russell. Po ashtu në vitin 2005 u realizuan seri të shkurtra dedikuar Prisllit.
Sidoçoftë, Luhrmann duket se i është përshtatur projektit “Elvis”, pasi që tashmë ka realizuar një radhë mjuziklesh.
Mjuzikli “Elvis” është planifikuar të lansohet me 24 qershor të vitit./KultPlus.com
Mbreti i i muzikës ‘Rock & Roll’, Elvis Presley ishte ylli përfundimtar i viteve ‘50, ‘60 dhe ‘70, ai ka disa këngë legjendare në karrierën e tij, ndërsa fansat e tij ishin pak si shumë të fiksuar pas zërit dhe pamjes së tij, transmeton KultPlus.
Më poshtë do të gjeni disa fotografi të rralla dhe shumë të bukura të yllit të muzikës, Elvis Presley.
Ju nuk keni nevojë të jeni në gjendje të lexoni muzikë në mënyrë që të jeni një muzikant i shkëlqyeshëm.
Gjithnjë e më shumë muzikantë po mësojnë të luajnë përmes internetit, gjë që mund të dëshmohet nga rritja e aplikacioneve dhe mësimeve online për fëmijët, të cilat nuk përfshijnë domosdoshmërisht të mësuarit për të lexuar muzikë.
Këto fytyra të famshme do t’ju bëjnë të pyesni se sa edukim muzikor nevojitet për të arritur madhështinë:
Jimi Hendrix Kantautori Jimi Hendrix thuhet se mësoi veten të luante me kitarë elektrike me vesh dhe do të përdorte fjalë dhe ngjyra për të shprehur se si ai donte që tingëllonte muzika.
Stevie Wonder Stevie Wonder ka qenë i verbër që menjëherë pas lindjes së tij. Ai luajti instrumente të shumta që në moshë të re, duke përfshirë piano, harmonikë dhe daulle.
Hans Zimmer Një nga kompozitorët më të famshëm të filmit në historinë e muzikës, Hans Zimmer nuk mund të lexojë shënime muzikore konvencionale. Ai filloi të luante piano për grupet para se të bëhej një shkrimtar jingle, ku ai vlerëson zhvillimin e aftësive të tij kompozicionale.
Danny Elfman Një kompozitor tjetër i filmit, Danny Elfman, i cili njihet për këngët e tij duke përfshirë Batman, Edward Scissorhands dhe Charlie and the Chocolate Factory, kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij duke mos qenë në gjendje të shkruajë ose lexojë muzikë.
Taylor Swift Taylor Swift arriti të bëhej yll me albumin e saj të parë në moshën 17 vjeç. Ndërsa ishte një multi-instrumentiste e talentuar, Swift zbuloi në një intervistë me Rolling Stone se nuk lexon muzikë. Ajo thotë: “Unë nuk do të isha diplomuar në muzikë sepse kur muzika bëhet teknike për mua nuk më pëlqen ajo pjesë e saj.”
Bob Dylan Kantautori amerikan, Bob Dylan konsiderohet nga disa si një nga kompozitorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Veçanërisht, Dylan u fut në ‘Sallën e Famës’ pa ditur të lexonte muzikë.
Aretha Franklin Aretha Franklin nuk mund të lexonte muzikë. Ajo muzikon me vesh, pasi e ka përsosur këtë talent duke kaluar fëmijërinë e saj duke kënduar ungjill në Kishën Baptiste të Bethelit të Ri në Detroit, Michigan.
The Beatles “Askush prej nesh nuk mund të lexojë muzikë … Asnjëri prej nesh nuk mund ta shkruajë atë.” John Lennon e pranoi këtë për grupin në një intervistë të Playboy në vitin 1980, “por si muzikantë të pastër, si njerëz të frymëzuar për të bërë zhurmë, ata [Paul McCartney dhe Ringo Starr] janë po aq të mirë sa çdokush.”
Eric Clapton Kitaristi, këngëtari dhe kompozitori anglez i zhanrit rock dhe blues, Eric Clapton u rendit i dyti në listën e Rolling Stone të “100 Kitaristëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave” pavarësisht se nuk ishte në gjendje të lexonte muzikë.
Elvis Presley ‘Mbreti i Rock and Roll’ Elvis Presley luajti kitarë, bas dhe piano të gjitha me vesh. Ai nuk mund të lexonte ose shkruante muzikë dhe nuk kishte mësime zyrtare, por mund të dëgjonte një këngë dhe thuhet se e luante atë vetëm pas një dëgjimi./ KultPlus.com