Tri ditë rrugë për fotosesionin 30 minutësh, Korenica sjell Emina Çunmulajn me pamje të re

Gjithsej katër foto të shkrepura nën manovrimin e duarve të fotografit Artan Korenica së fundmi kanë gjetur protagonisten e tyre. Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj është shndërruar në muzën e momenteve të veçanta që vetëm një nënë mund ti përjetojë e që kësaj radhe këto momente janë shpalosur në një fotosesion të realizuar nga kjo dyshe, shkruan KultPlus.

Ndonëse këto foto vijnë në versionin bardh e zi, është ngjyra e bardhë ajo që kap vëmendjen e shikuesve duke lënë përshtypjen se ndjenjat të cilat përçohen përmes këtyre fotografive janë pikërisht ato të mirësisë, paqes e elegancës.

Modelja Emina Çunmulaj kësaj radhe erdhi në një frymë krejtësisht spontane, nëpërmjet së cilës dallohet dëshira që këto foto të duken sikur janë shkrepur në një kohë relativisht të shkurtër e që në realitet ashtu edhe janë realizuar.

Andaj, për të treguar më shumë rreth realizimit të këtij fotosesioni, për KultPlus foli fotografi Artan Korenica.

“Ideja e këtij fotosesioni ka ardhur gjatë verës ku kemi dashur të realizojmë këtë sesion pikërisht në vendlindjen e Emines por kjo gjë nuk ndodhi për disa arsye. Pastaj, Emina më ftoj në Los Angelos ku edhe e realizuam më në fund’, tregon Korenica.

Sipas tij, e veçanta e këtij sesioni është realizimi i të gjitha fotove për gjithsej 30 minuta në kuadër të një udhëtimi tre ditor.

Ky bashkëpunim i cili nuk vjen për herë të parë duket se ka marrë kaq pak kohë jo vetëm për arsye se dyshja kanë një miqësi të vërtetë por edhe se puna e tyre e veçantë dhe fakti se ata janë në kontakt vazhdimisht, gjithmonë përfundon në një rezultat të tillë të cilën edhe publiku ka mundësi ta shoh e ta admiroj.

Në anën tjetër, Korenica për KultPlus bëri të ditur se ai po planifikon disa projekte në të ardhmen por për momentin ai është fokusuar tek filmi i shkurtër artistik së bashku me ekspozitën, i titulluar ‘Pritja’ e që në fokus ka të pagjeturit e Kosovës.

Ndërkohë, më poshtë gjeni fotografitë në të cilat modelja duket se na dërgon drejt një rrugëtimi të panjohur përmes këtyre fotove të cilat dhurojnë iluzionin se janë porsi një film në lëvizje të vazhdueshme. / KultPlus.com

Emina Çunmulaj: Kam kullotur dhe mjelë lopë që të mos më martonin

E ftuar në emisionin ‘Historia ime’ në Tv Klan, Emina Cunmulaj ka rrëfyer historinë e jetës së saj duke nisur nga fëmijëria që ka kaluar në Mal të Zi.

Ajo ka lindur në Michigan dhe kur ishte 5 vjeçe, prindërit e saj u kthyen në Mal të Zi, në një fshat të vogël malazez buzë Liqenit të Shkodrës,që quhet Nënelm.

Deri në moshën 15 vjeç ajo ka kullotur lopët dhe i ka mjelë ato sepse e gjente si arsye për të mos u martuar. Sipas saj vajzat që bënin punë shtëpie dhe dinin të gatuanin, martoheshin shumë shpejt dhe ajo merrej me punë vetëm jashtë shtëpisë, të mos dinte të pastronte dhe gatuante që të shtynte sa më shumë martesën.

Mirela Milori: Ju u vendosët të gjithë në Nënelm, sa vite qëndrove aty?

Emina Cunmulaj: Unë u largova sërish nga fshati në moshën 15 vjeç.

Mirela Milori: Si ka qenë jeta në këtë fshat?

Emina Cunmulaj: Në përgjithësi mirë, përpiqem t’ia vë fokusin gjërave pozitive. Një fëmijëri shumë e thjeshtë. Sa herë që vij vizitoj disa familje në nevojë dhe i shoh këta fëmijë që po jetojnë të njëjtën jetë që kam jetuar dhe unë. Unë kam mjelë lopët, i ka çuar në livadhe, i kam sjellë prapë lopët në shtëpi. Nuk doja të bëja punët e shtëpisë brenda sepse vajza në atë kohë martohej që 14 vjeç dhe i thoja vetes nëse nuk i bëj gjërat, nuk e bëj gatimin, pastrimin, ndoshta nuk do më martonin tepër herët. Kështu pothuajse ka kaluar fëmijëria. Nuk kemi patur shumë lodra, kemi luajtur më shumë me llaç e baltë. 

Janë disa gjëra që kanë ndodhur jo shumë të bukura. Gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë ka qenë një kohë më e vështirë, pastaj lufta e Kosovës ka qenë edhe më e vështirë sepse ne kemi qenë në fund të Malit të Zi, tek liqeni i Shkodrës dhe kanë kaluar shumë refugjatë në atë kohë që duart e mamit tim i kanë dhënë bukë më hëngër, rrobat tona ia kanë veshur atyre. / KultPlus.com

Emina Cunmulaj nuk i harron ushqimet tradicionale



Emina Cunmulaj gatuan ushqime tradicionale shqiptare. Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj asnjëherë nuk e ka harruar vendin prej nga vjen.

Madje, siç transmeton BW, nuk i ka harruar as ushqimet tradicionale të cilat e shohim shpesh duke i gatuar.

Duke qenë se është aktive në rrjete sociale, këtë e bën me publikimin e fotografive apo videove të ndryshme. Ajo ka na treguar se gatuan shumë mirë byrekun dhe shumë ushqime të tjera shqiptare.

Së fundmi modelja shqiptare ka treguar momentin e përgatitjes së vaktiti të drekës për vajzën e saj, që është buke, djathë, domate, kastraveca dhe ullinj. Ajo tregon se si ishin sanduiçët kur ishte e vogël, thjesht bukë me djathë e domate. / KultPlus.com