Një vit nga hapja e Bibliotekës së Manastirit, Emira Selimi: Jam bllokuar disa herë por mrekullisht kam mbijetuar

“Mos më lini vet” është mesazhi që misionarja e hapjes së Biblitotekës në qytetin e Manastirit, Emira Selimi, iu drejton bashkëkombësve të saj dhe institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, në prag të njëvjetorit të hapjes së bibliotekës më të veçantë në hapësirat mbarë shqiptare, Linknest, shkruan KultPlus.

Nesër bëhen 116 vite nga mbajtja e “Kongresit të Manastirit”, në të cilin u vulosën shkronjat e alfabetit shqip, dhe një vit nga hapja e bibliotekës shqipe në po këtë vend, si i vetmi objekt i cili tregon që ky qytet është dhe ka qenë shqiptar. Këto dy ngjarje të kundërta me njëra tjetrën tregojnë historinë dhe fatin e keq të këtij qyteti, i cili kombit shqiptar i dha elementin kryesor të gjuhës, alfabetin.

Gjuha është elementi kryesor identitar i një populli, me të cilin ne në rastin tonë do të duhej të mburreshim, pasi faktet historike e listojnë shqipen ndër gjuhët më unike dhe më të vjetra në Evropë. Por, vetë fakti që Manastiri tanimë ka vetëm një bibliotekë me libra shqip, flet për një histori të dhimbshme asimiluese të qytetit të iluminizmit shqiptar. Megjithatë, një dritë në fund të errësirës shekullore të tunelit është shfaqur.

Emira Selimi, është nismëtarja e hapjes së kësaj biblioteke në këtë qytet kaq domethënës për kulturën dhe historinë tonë, e cila po i jep zë historisë së lavdishme të Manastirit dhe po e orienton atë drejtë rrënjëve të saj. “Linkest” përveçse një bibliotekë e cila është mirëpritur nga shqiptarët e zonës, është shëndrruar edhe në çerdhe “zogjësh” të cilëve iu mësohet të interpretojnë Himnin Kombëtar, iu mësohet historia e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha iu injektohet ideja për të studiuar në shtetin amë, prej nga edhe mund ta fuqizojnë dhe mbrojnë identitetin e tyre, të marrë padrejtësisht nga etni të tjera.

Në prag të një-vjetorit të bibliotekës, është paralajmëruar një festë e veçantë me këngë dhe poezi të bukura të Manastirasve. Pjesë e festës do të jetë po ashtu edhe një ekspozitë me krijimtarinë artistike të pjesëtarëve të bibliotekës, mbi të gjitha me motive kombëtare. Për të treguar sfidat, rezultatet dhe ecurinë e këtij institucioni dritëdhënës, Emira Selimi ka shpalosur detaje përmes një interviste me mediumin KultPlus:

KultPlus: Si do ta përshkruanit vitin e parë të funksionimit të Bibliotekës së Manastirit?

Emira Selimi: Sprovat dhe sfidat nuk janë ndalur as edhe një moment por mrekullia e gjithë këtij suksesi ka qenë ardhja e fëmijëve shqiptarë të Manastirit në bibliotekë. Gjatë gjithë vitit bibliotekën e kanë vizituar shumë njerëz nga gjitha trevat e tona shqipfolse, ato më kanë dhënë motiv se unë këtu në këtë qytet nuk jam vetë. Suksesi kërkon sfida dhe sakrifica andaj unë i shtrëngoj dhëmbët në çdo sprovë pasiqë qëllimi im kryesor është që Manastiri të kthehet siç ishte dikur dhe andaj punoj me kënaqësi, vullnet dhe shpresë.

KultPlus: Cilat kanë qenë arritjet kryesore të Bibliotekës gjatë këtij viti?

Emira Selimi: Arritja më e madhe e bibliotekës është që fëmijët kanë lexuar libra çdo javë. Për t’i nxitur fëmijet të lexojnë unë është dashur të sakrifikoj akoma më shumë dhe plani ka qenë kush lexon ka dhurata. Kjo fëmijët i ka motivuar. Me këtë ata filluan të lexonin pa ndalur që të arrijnë deri te dhurata, kjo metodë ndikoi shumë pozitivisht te fëmijët, pasi librat fëmijët shqiptarë të Manastirit i ndihmuan të kenë mendim kritik dhe të kenë oratori të pastër, fëmijët e bibliotekës po i mbushin me informacione dhe fëmijët po reagojnë, ata po e njohin kulturën dhe Shqipërinë nga faqet e librave shqip, fëmijët bibliotekën e shikojnë si ambasadë shqiptare dhe ata e shprehin këtë me të gjithë, himni kombëtar shqiptar këndohet në bibliotekë nga fëmijët e tanë, ato e shikojnë bibliotekën si shpresë. Ne i nxisim ata që të lidhen me Shqipërinë dhe i orientoj për studime në Tiranë, ua kam ngulitur në kokë dhe fëmijët dhe prindërit këtë ide e duan dhe e kanë pranuar.

KultPlus: Si është pritur nga komuniteti hapja dhe aktivitetet e Bibliotekës?

Emira Selimi: Biblioteka nga Manastirasit është pritur shumë mirë, shqiptarët e Manastirit e duan dhe e mbështesin bibliotekën. Ata janë shumë të lumtur dhe e pohojnë se një gjë e tillë u ka munguar atyre në Manastir. Ata vijnë dhe huazojnë libra dhe më pas i kthejnë, jo vetëm nga qyteti por edhe nga fshatrat vijnë dhe marrin libra. Vlen të potencohet që Manastiri ka 7 fshatra të banuar me shqiptarë.

KultPlus: Çfarë aktivitetesh keni planifikuar për të shënuar njëvjetorin e hapjes së Bibliotekës?

Emira Selimi: Për përvjetorin e bibliotekës kemi planifikuar t’i falenderojmë gjithë shqiptarët anembanë trevave tona për kontributin e tyre për mbledhjen e librave, më pas fëmijët që i dhanë dritë bibliotekës t’i fikin qirinjtë e parë të bibliotekës së tyre, të këndohen këngë dhe poezi nga manastirasit dhe më pas të hapet ekspozita me punimet e fëmijëve të Manastirit që i kanë përgatitur për nder të përvjetorit të bibliotekës Linkest.

KultPlus: Si ka ndikuar Biblioteka në jetën kulturore dhe edukative të Manastirit gjatë këtij viti?

Emira Selimi: Jashtëzakonisht shumë mirë ka ndikuar biblioteka në bashkëpunim me mësueset e qytetit. Të potencojmë që këtu libri shqip ka munguar shumë dhe këtë e shprehin edhe vetë mësueset. Kemi shumë festa që marrim pjesë bashkë si Viti i Ri, dita e librit, festa mësuesit, dita flamurit etj, të gjitha këto i bëjmë bashkë me fëmijët tanë. Ne planifikojmë që fëmijët ti dërgojmë edhe në Prekaz dhe Vlorë. Të gjitha këto aktivitete janë në dobi të fëmijëve që sa më shumë ato të afrohen me shtetin amë Shqipërinë. Fëmijët janë shumë të vegjël dhe ka qenë shumë më e lehtë puna me ta përderisa ata akoma janë të vegjël. Manastiri duhet të kthehet në qendër kulturore siç ishte gjithmonë edhe historikisht dhe ju them fëmijëve se këtë ëndërr mund ta zgjoni vetëm ju. Ne çdo muaj mundohemi të bëjmë diçka të bukur për kombin dhe Manastirin. Aktivitetet na mbajnë të motivuar përballë problemeve që na paraqiten atje.

KultPlus: Cilat kanë qenë reagimet më domethënëse nga vizitorët dhe lexuesit gjatë këtij viti?

Emira Selimi: Zakonisht emocionohen kur vinë, se kur e shëtisin Manastirin asgjë nuk shikon në gjuhën shqipe, kur futen në bibliotekë me mijra libra shqip. Poashtu dhe ne ndodhemi në qendër “Shirok Sokak” Shqiptarët emocionohen menjëherë shumë. Më shumë më prekin fjalët e fëmijëve, kur më japin komplimente me fjalët e tyre rrënqethëse. Këto mbesin në zemrën dhe mendjen time gjithë kohës. Me fëmijët kam kaluar një vit të mrekullueshëm.

KultPlus: Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha me të cilat jeni përballur në vitin e parë të funksionimit?

Emira Selimi: Për ata që nuk e dinë, mua nuk më lejuan ta hapja bibliotekën në katin përdhesë të Muzeut të Alfabetit. Andaj unë mbeta me librat në rrugë dhe u detyrova të marr objekt tjetër në Manastir me qera, qeraja e të cilës është 1500€ në muaj me tatim. Dhe unë 1 vit e mbaj vetë me qindra sakrifica e strese pa fund. Asnjë institucion nuk më ka përkrahur pa asnjë arsye. Sfida më e madhe e imja është kjo, kam kërkuar ndihm shumë herë në shumë shoqata por ka qenë e kotë, askush nuk më ka ndihmuar, doja të filloja me antarsimet online që të mbijetoja as atë nuk më lejuan, gjithë kohës jam bllokuar por sërish mrekullikisht kam mbijetuar.

KultPlus: Çfarë vizioni keni për zhvillimin e Bibliotekës në vitet e ardhshme?

Emira Selimi: Kjo nuk është vetëm bibliotekë është përtej saj. Kati i tretë i bibliotekës është bërë si një shkollë e vogël. Aty dua që cdo javë të mbahen ligjerata historie për Manastirasit, të ftoj studiues, historianë, shkenctarë që Manastiri sërish të kthehet vatër të kulturës për kombin tonë. E them gjithmonë që çdo bibliotekë është e veçantë por kjo është disi më ndryshe, këtë e themeloi kombi shqiptarë dhe askush tjetër por qytetarët tanë nga gjitha trevat shqipfolse.

KultPlus: Çfarë do t’i përcillnit publikut për rëndësinë e një institucioni siç ka Biblioteka për një qytet si Manastiri?

Emira Selimi: Kjo bibliotekë i ka mbi 100 fëmijë shqiptarë të vegjël vetëm brenda 1 viti, kjo bibliotekë shqiptarët e Manastorit i ka bërë të mos ndjehen vetëm, andaj ju lus që ta mbajmë në jetë bibliotekën shqipe në qytetin e Alfabetit. Mjaftë kemi humbur duke i anashkaluar qytetet më të rëndësishme shqiptare, tani është koha të kthjellemi. Biblioteka dhe manastirasit kanë nevojë për shqiptarët, biblioteka është shpresë për rikthimin e këtij qyteti historik. Kjo bibliotekë është qendër kulture për shqiptarët në Manastir. Të gjithë shqiptarët duhet të vinë në bibliotekë dhe ta mbështesin. Biblioteka në Manastir po e mbron gjuhën shqipe dhe historinë e kombit tonë për shqiptarët e Manastirit.

KultPlus: Cili është mesazhi juaj për komunitetin, për ata që e kanë mbështetur Bibliotekën dhe për ata që ende nuk e kanë vizituar?

Emira Selimi: Mesazhi im është mos më lini vetë. Më shumë se kurrë kam nevojë për bashkëkombasit e mi të më mbështesin. Të gjithë ju që e ndihmuat bibliotekën do të mbeteni në histori, ju që nuk e keni vizituar ende Manastirin ejani se është qyteti më i mrekullueshëm i shqiptarëve. Manastiri është qyteti i iluminizmit, ju lutem ejani dhe na vizitoni në Manastir./ KultPlus.com

Tri teatro për shfaqjen “Emira”, premiera më 20 nëntor

Shfaqja “Emira” e autorit Anton Santori e që në këtë prurje vjen me regji të Kushtrim Bekteshit do të vjen me premierë më 20 nëntor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e që për këtë shfaqje janë përfshirë tri teatro: Teatri Kombëtar i Kosovës, ai i Shqipërisë dhe Shkupit, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje do të jetë edhe pjesë e ceremonisë hapëse të Festivalit Teatrit “Moisiu”, që këtë vit do të mbahet në Prishtinë.

Se provat janë duke vazhduar për realizimin e kësaj shfaqje është bërë e ditur edhe nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Më poshtë është përmbajtja e shfaqjes dhe ekipi që është përfshirë në realizimin e këtij projekti teatral.

Në një fshat arbëresh të shekullit XIX, në rrethana terrori nga cubat dhe organet e rendit, Emira dhe Kalina, dy vajza te reja, dashurojnë Mirianin. Por ai dashuron vetëm Emirën. Ndërsa Kallonjeri, një bari i afërt me cubat, u shkon rrotull te dyjave. Intrigat e dashurisë së të rinjëve, dhe familjet e tyre, kryqëzohen me dhunën e cubave dhe të shtetit, duke vënë në pyetje vlerat bazë të shoqërisë, në tragjikomedinë e shkruar nga Anton Santori, që njëherësh konsiderohet drama e parë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Kompozitor: Memli Kelmendi

Skenograf: Betim Zeqiri

Kostumografe: Iliriana Loxha Basha

Koreograf: Artan F. Ibërshimi

Dramaturge: Doruntina Basha

Ass.regjie: Skender Podvorica

Inspiciente: Nazmije Krasniqi

Luajnë: Qëndresa Jashari, Arta Selimi, Donald Shehu, Bujar Ahmeti, Edlir Gashi, Shengyl Ismajli, Basri Lushtaku, Neritan Liçaj, Igli Zarka, Shpejtim Kastrati, Muzbajdin Qamili, Franc Bregu, Ermir Hoxhaj, Albrim Kryeziu, Rrezon Zhinipotoku, Mentor Kurti, Abedin Alimi dhe Art Pasha./ KultPlus.com

Si tingëllon arbërisht “Emira” drama e parë në prozë e letërsisë shqipe?

Aktorët e Teatrit të Metropolit provojnë atë që studiuesja Merita Bruci beson, se arbërishtja nuk është një tabu për shqiptarët modernë. Në një regjistrim audio aktorët sjellin në formatin e radio dramës, të lexuar dhe interpretuar në arbërisht  “Emira” nga Antonio Santori.

Dëgjo të plotë këtu:

Pjesa e parë e saj është botuar më 1883 nga Jeronim De Rada. Tragjikomedia “Emira” është një prej 3000 fletë dorëshkrimeve që Antonio Santori ka lënë trashëgimi, dhe është cilësuar nga studiuesit si drama e parë shqipe në prozë që njihet deri më tani. Paraqet mes koloritesh mjaft të gjalla jetën e arbëreshëve me një të folme arbëreshe të krahinës Kalabrisë, me personazhe mjaft interesantë që paraqesin jetën e banorëve të fshatit Picilia, në një kohë historike kur cubëria trazonte banorët dhe shteti i sapokrijuar i Italisë, për të mbajtur rendin dhe rregullin, dërgon komandant Fumellin.

Vepra flet për dy vajza të reja, Emira dhe Kallina, dashurojnë të njëjtin djalë, Mirianin, mirëpo atij i pëlqen Emira dhe jo Kallina, mirëpo këtë e ka lakmie dhe Kallo njeri cub e hajdut, që i vjen rrotull edhe Kallinës. Krahina është e trazuar nga hajdutët dhe përplasjet me rendin shtetëror, që po përpiqej të vendosej. E cilësuar nga autori si tragjikomedi, ajo ka fund të gëzuar me dasmën e Emirës dhe bashkimin e Kallinës me Albencin. / KultPlus.com

127 vite nga vdekja e Anton Santorit, shkrimtari i shquar arbëresh

Francesco Antonio Santori ishte një shkrimtar, poet dhe dramaturg me prejardhje arbëreshe. Drama e tij “Emira” konsiderohet të jetë drama e parë origjinale shqiptare e shkruar ndonjëherë.

Santori lindi më 16 shtator 1819 në Santa Caterina Albanese, një qytet arbëresh në provincën e Kozencës, Italia jugore. Më 1835 në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç ai vendosi të bëhej prift dhe filloi shkollimin e tij për priftëri. Më 1843 ai hyri në manastirin françeskan të Rendit të Reformuar në San Marco Argentano. Më 1858 ai u përpoq pa sukses të gjente një manastir në Lattarico, dhe më 1860 ai braktisi jetën monastike.

Ai vazhdoi të jetonte në Santa Caterina Albanese, ku ai punoi mësues. Më 1885 u caktua si prift në San Giacomo di Cerzeto, një fshat i Cerzeto, ku ai punoi deri në vdekjen e tij, më 7 shtator 1894.

Gjatë jetës së tij, Santori shkruajti poezi, romane, shfaqje dhe tregime të shkurtra, ai gjithashtu përshtati 112 Fabulat e Aesopit dhe shkroi një libër gramatika shqipe. Santori shkroi poemën e tij të parë poetike, me titull Canzoniere Albanese (Këngëtarja shqipe) në vitet 1830 dhe e botoi atë në 1846. Canzoniere Albanese është një poezi e gjatë lirike kushtuar dashurisë dhe natyrës; poema u ndikua nga Kënga e Milosao e Girolamo de Rada. Më 1848 kompozoi një himn në gjuhën shqipe me titull Valle e haresë së madhe, botuar më 23 shkurt 1848 në revistën e De Rada’s L’Albanese d’Italia.

Më 1848 poezia e tij dygjuhëshe politike Il prigionero politico (Anglisht: I burgosuri politik) i shkruar në shqip dhe italisht u botua në Napoli. Poema rrëfen ndryshimet e jetës së një familje të persekutuar gjatë revolucioneve të 1848 në shtetet italiane. Gjatë viteve të tij në manastirin e Rendit të Reformuar në Cerzeto ai shkroi dy vepra fetare; vepra e parë është një varg fetar me titull Rozhaari i S. Myriis Virgkiyry (Anglisht: Rosary of Virgin Mary, shkruar në shqip dhe botuar në 1849 në Cosenza. E dyta është një koleksion prej 230 faqesh me lutje, tekste fetare dhe përkthime të fesë këngë me titull Kryshten i shyityruory (Anglisht: I Shenjti i Krishterë) botuar në 1855 në Napoli.Kristiani i Shenjtëruar përmban pjesë të Kuneus Prophetarum të botuar në 1685 dhe shkruar nga Pjetër Bogdani, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë së hershme shqiptare. Santori përfshin fragmente të Cuneus Prophetarum në librin e tij për të simbolizuar vazhdimësinë e letërsisë fetare shqiptare.

Santori shkroi shumë sdrama, përfshirë komeditë melodramatike dhe tragjeditë disa prej të cilave mbeten të paplota, dramat e tij përfshijnë Jeroboam, një tragjedi me përmbajtje biblike dhe Alessio Dukagino një melodramë të shkruar midis 1855 dhe 1860, duke rrëfyer jetën e Lekë Dukagjini, një princ shqiptar i cili luftoi kundër Perandorisë Osmane. Lojë e tij më e njohur, Emira, e titulluar pas emrit të figurës së saj qendrore, konsiderohet të jetë drama e parë origjinale shqiptare e shkruar ndonjëherë; drama rrëfen aventurat e Emira, Kalina, Albenci, dhe Mirjani gjatë një revoltë sociale në Kalabri dhe jeta në komunitetet arbëreshe. Disa pjesë të shfaqjes u botuan fillimisht në revistën Fjamuri Arbërit (Anglisht: Flamuri Shqiptar) dhe më vonë në Antologjinë Shqiptare të Jeronim de Rada.  Në vitet moderne, janë gjetur 1,845 rreshta vargje satirike të shkruara nga Santori.

Shumica e romaneve dhe tregimeve të shkurtra të Santorit u botuan pas vdekjes së tij në 1894, romanet e tij përfshijnë Sofia Kominiate, një roman i papërfunduar i shkruar në dy versione. Versioni i parë përmban 282 faqe dhe është shkruar në shqip, ndërsa versioni i dytë, i shkruar në italisht, përmban 714 faqe. Asnjë kopje nuk ka mbijetuar nga romani i tij Bija e mallkuar (Anglisht: Vajza e mallkuar) e shkruar në shqip. Ai gjithashtu shkroi romanin Il soldato albanese (anglisht: Ushtari shqiptar) në italisht. Santori shkroi shumë tregime të shkurtra të njohura me emrat e figurave të tyre qendrore, tregimet e tij të shkurtra të shkruara në shqip përfshijnë: Brisandi Lletixja e Ulladheni, Emilja, Fëmija Pushtjerote, Filaredo, Gnidhja e Kusari, Kolluqi e Sorofina, Miloshini, Neomenia, Panaini e Dellja, etj. Rosarja, dhe Virgjinia.

Veprat e Santorit janë shkruar në një formë arkaike të shqipes toskërishte dhe në përgjithësi janë më të arritshme për audiencën pavarësisht nga stili i tij ortografik. Në veprat e tij ai përdor sistemin e tij drejtshkrimor pa ndonjë saktësi fonetike. Tematika të zakonshme në veprat e Santorit përfshijnë jetën rurale, periudhën e Lidhjes së Lezhës të historisë shqiptare dhe zakonet e bashkësive arbëreshe, poemat e tij politike përmbajnë motive morale që përshkruajnë idetë dhe ndjenjat qendrore të personazheve të secilës poezi. Në disa nga poemat e tij si Vallëzimi i gëzimit të madh, Santori përshkruan elementet foklorike të kulturës shqiptare si këngë dhe valle popullore. / KultPlus.com