Video-komunikimi i dy qenve që s’janë parë moti, moment tejet emocionues

Një moment ulërimash, që të prekin në zemër. Një video, e nxjerr nga “Daily Mail”, tregon dy qen se si komunikojnë e çmallen mes vete, pasi nuk janë parë tash e një kohë, transmeton KultPlus.

Qeni Jax, që tash jeton në Oak Bluff të Manitobas në Kanada, u xhirua duke ulëritur gjatë një komunikimi me video me një shok të tij, po ashtu të racës “husky”, të quajtur Birdie.

“Jax dhe Birdie, i cili është qeni i vajzës sime, janë miqtë më të mirë, por kur vajza ime dhe Birdie u larguan, atyre u mungonte njëri-tjetri”, tha pronari i Jaxit.

Gjatë videos 12-sekondëshe, Jaxi shihet duke shikuar drejt në tabletë ku shfaqet shoku i tij, Birdie. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=1W7FibYzZuQ&feature=emb_title&ab_channel=Tonight%27sEntertainment

Çifti përlotë botën para se të vdiste nga koronavirusi

Një çift nga Karolina e Veriut kanë ndërruar jetë brenda pak minutave si rezultat i COVID-19, dhe atë duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit, shkruan New York Post.

Johnny Lee Peoples, 67-vjeç dhe gruaja e tij Cathy Darlene Peoples, 65, ndërruan jetë nga koronavirusi pas plotë një muaji betejë me COVID-19 në spitalin e Salsburyt.

Duke para se ishin në momentet e fundit të jetës, stafi i spitalit i vendosën në një dhomë së bashku ku i dhanë lamtumirën e fundit njëri-tjetrit.

“I futëm në të njëjtën dhomë, ia kapën njëri-tjetrit dorën dhe në një distancë kohore prej katër minutave kanë ndërruar jetë të dy”, thuhet në kumtesën e spitalit, transmeton KultPlus.

Dyshja ishin bashkë për 50 vite e të martuar për 48 vite. Shane tani ka mbetur me zemër të thyer për humbjen e prindërve. Varrimim i tyre është mbajtur pa pjesëmarrjen e familjarëve për të shmangur përhapjen e mëtejme të COVID-19. / KultPlus.com