‘Ku jeton dashuria, ku rritet mirësia, ku frymon njerëzia të frymojmë dhe ne’ (VIDEO)

Muzika e grupit ‘Jericho’ është një përzierje e muzikës rok, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.

Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.

‘Jericho’ njihet për këngët dhe tekstet e tyre tejet të veçanta.

Sonte KultPlus ju sjell ‘Endërr e prerë’ nga ky grup, një këngë me një mesazh të fuqishëm. / KultPlus.com

‘Ku jeton dashuria ku rritet mirësia, ku frymon njerëzia të frymojme dhe ne’

Muzika e grupit Jericho është një përzierje e muzikës rok, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.

Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.

Jericho njihet për këngët dhe tekstet e tyre tejet të veçanta.

Sonte KultPlus ju sjell ‘Endërr e prerë’ nga Jericho, një këngë me një mesazh të fuqishëm. / KultPlus.com

Poezia e Dritëro Agollit shndërrohet në këngë nga Jericho

“Ëndërr e Prerë” është kënga e re nga rok grupi mirënjohur shqiptar Jericho, që do të publikohet së shpejti.

Jericho, i njohur për tematikat që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me shoqërinë shqiptare, do të sjellë “Ëndërr e Prerë” që njëherësh është edhe poezi e Dritëro Agollit.

Vokalisti i Jerichos, Petrit Çarkaxhiu tregon se përse kanë zgjedhur këtë titull, dhe këtë poezi të Agollit.

“‘Ëndërr e Prerë’ është titulli i këngës së re të Jerichos. Është njëkohësisht titulli i një prej poezive më të dashura për mua nga Dritëro Agolli. Arsye pse kemi zgjedhur këtë titull është për shkak se, përveç tekstit të Jerichos në këngë, në formë të recitalit do të përdoret pjesa e fundit e kësaj poezie e që përbën pothuajse vet thelbin e këngës”, ka thënë Çarkaxhiu për Koha.net.

Ai ka konfirmuar se grupi nuk është duke punuar në ndonjë album, pasi është i fokusuar në realizimin sa më të mirë të kësaj kënge, që do të vijë edhe me klip.

“Për momentin nuk jemi duke punuar në album. Jemi të fokusuar në realizimin sa më të mirë të këngës, që në fakt ka kohë që është incizuar, mirëpo janë disa detaje teknike dhe orkestruese që duhet të punohet. Pastaj një pjesë të konsiderueshme të kohës do ta merr konceptimi dhe realizimi i videoklipit”, ka thënë vokalisti i Jerichos.

Çarkaxhiu thotë gjithashtu se sipas të gjitha gjasave “Ëndërr e Prerë” do të publikohet në nëntor.

E në Facebook ai ka shpërndarë pjesën e fundit të poezisë së Dritëro Agollit.

“Ëndërr e Prerë”

“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë

Është turp kaq shpejtë të rrish e të vdesësh

Ne ëndërronim një vdekje më të mirë

Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës”.

“Tomlin e Nones” është kënga hit e këtij grupi që ishte inspirim nga poezia e “Mes dy Qytetërimeve” të Ali Podrimës.

“Nëntor i Ftohtë”, “Kur do t’pushojë kjo kangë”, e “Shkaba” janë disa prej këngëve më të njohura të Jerichos./KultPlus.com