Fotografi i mirënjohur Endrit Mërtiri është zhvendosur në Barcelonë këto ditë ku është angazhuar në projektin e tij më të fundit.
Bëhet fjalë për një fotosesion të ri që ai po realizon me një nga brand-et më të njohura ndërkombëtare në fushën e modës. Është një set me fustane nusesh, modelet dhe trendet më të reja që sugjerohen për 2018-në. Fotografi ka zgjedhur këtë herë Bracelonën si një nga perlat e bukurisë e kulturës evropiane dhe botërore.
Ai shoqërohet nga ‘’skuadra e tij’’, bashkëpunëtorët e përhershëm: grimierja dhe make up artistja Suela Cangu, modelja Megi Luka, Alban Ramosaj, Ksela Lara dhe Artemis Hajdini.
Sukseset e Mërtirit janë të njëpasnjëshme, pasi vetëm pak kohë më parë ai realizoi një set të mahnitshëm për prestigjiozen Dolce&Gabbana, shkruan Diell.al. Endriti e ka shndërruar në art punën e tij dhe teksa shfleton fotot të duket sikur po viziton një galeri të vërtetë arti: ngjyra, energji rinore, stil, elegancë, mendim, ndjesi e së bukurës…/ KultPlus.com