Nata e katërt e festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, Eneda Tarifa zbulon detaje: Mbrëmja do të hapet nga…

Prezantuesja e festivalit, këngëtarja Eneda Tarifi në një lidhje live me skype në rubrikën “Opinion”, në News24, zbuloi detaje të reja në lidhje me natën e katërt të festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Mbrëmja do të hapet nga grupi i Fierit, ku do të mbizotërojë kënga dhe vallja.

“Kam një lidhje të madhe me këtë qytet, pasi kam gjyshen këtu. Çdo pushim veror i kam kaluar në Gjirokastër. Sot do të jetë grupi i Fierit, do të jenë grupe që do të përfshirë çdo veçori të rrethit të Fierit. Nuk do të ketë vetëm këngë, por edhe valle. Ky është një event i madh dhe jam shumë e emocionuar, pasi për mua ishte një surprizë. Ne kemi një pasuri të jashtëzakonshme dhe kjo është muzika jonë autoktone”, u shpreh ajo./ballkanweb/KultPlus.com

Shqiptarja Eneda Toska, shpërblehet në ShBA me Çmimin e Karrierës për kërkimet rreth kancerit

Eneda Toska është shqiptarja që është shpërblyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Çmimin e Karrierës për Kërkimet rreth Kancerit.

Toska mban titullin doktor shkence dhe u shpërblye nga Shoqata Amerikane për Kërkimet rreth Kancerit për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në këtë fushë si një hulumtuese e hershme e karrierës./klanksova/KultPlus.com

“Buzëqesh ca se nuk të harroj, ëndrrat do t’i marr me vete nga larg do t’i dërgoj”

Eneda Tarifa (lindi me 30 mars 1982), njohur ndryshe si Eneida Tarifa, është një këngëtare dhe moderatore shqiptare.

Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2016 me këngën “Fairytale”, pasi ka fituar Festivalin e Këngës 54 me versionin në gjuhën shqipe të këngës, “Përrallë”.

Ajo ka marrë pjesë më parë në Festivalin e Këngës në vitin 2003 dhe 2007, dhe fitoi Top Fest në vitin 2010.

Tarifa ka lindur në Tiranë, Shqipëri në 30 mars 1982. Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 2001, duke marrë pjesë në Këngën Magjike me këngën “Ika larg”. Në vitin 2002, ajo mori pjesë në Festivalin e Këngës 42 me këngën “Qëndroj”, dhe arriti të kualifikohet në finale.

Në vitin 2006, Tarifa mori pjesë në Kënga Magjike me këngën “Rreth zjarrit kanë tendencë”, dhe shkoi në vendin e katërt në konkurrencë me 154 pikë. Asaj iu dha edhe Çmimin Zadeja Çesk. /KultPlus.com

Sonte po e sjellim këngën që e bëri të njohur Enedën:

https://www.youtube.com/watch?v=L1mMRnvLVrc