‘Lotët thaji, e mos mu trishto, je ëngjëll ti je drita ime’ (VIDEO)

Kur mendojmë një këngë të moçme e cila ende na bie në mendje, jo rrallë ajo fillon me “Lotët thaji, e mos më trishto, je ëngjëll ti, je drita ime”.

Kënga e njohur e Eneda Tarifës, e kënduar vite më parë në Festivalin ‘Kënga Magjike’, u shndërrua asokohe në një hit të vërtetë.

Kënga e Enedës dëgjohet edhe sot dhe jep një emocion të veçantë. Eneda ka vazhduar karrierën e saj muzikore, ka prekur edhe skenën e Eurovizionit, ka provuar edhe rolin e moderatores dhe po bën këngë të tjera që kanë marrë vëmendjen dhe cmimet e merituara muzikore.

Po e sjellim sot në një verzion më të ri këngën e njohur e cila gjithmonë na kthen pas. / KultPlus.com

“Buzëqesh ca se nuk të harroj, ëndrrat do t’i marr me vete, nga larg do t’i dërgoj” (VIDEO)

Eneda Tarifa është një këngëtare dhe moderatore shqiptare. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2016 me këngën “Fairytale”, pasi ka fituar Festivalin e Këngës 54 me versionin në gjuhën shqipe të këngës, “Përrallë”. Ajo ka marrë pjesë më parë në Festivalin e Këngës në vitin 2003 dhe 2007, dhe fitoi Top Fest në vitin 2010, shkruan KultPlus.

Tarifa ka lindur në Tiranë, Shqipëri në 30 mars 1982. Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 2001, duke marrë pjesë në Këngën Magjike me këngën “Ika larg”. Në vitin 2002, ajo mori pjesë në Festivalin e Këngës 42 me këngën “Qëndroj”, dhe arriti të kualifikohet në finale. Në vitin 2006, Tarifa mori pjesë në Kënga Magjike me këngën “Rreth zjarrit kanë tendencë”, dhe shkoi në vendin e katërt në konkurrencë me 154 pikë.[1] Asaj iu dha edhe Çmimin Zadeja Çesk.

Sonte po e risjellim njërën nga këngët e saj më të bukura me titull “Ëndrrat do t’i marr me vete”. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=L1mMRnvLVrc&feature=emb_title

“Buzëqesh ca se nuk të harroj, ëndrrat do t’i marr me vete, nga larg do t’i dërgoj” (VIDEO)

Eneda Tarifa është një këngëtare dhe moderatore shqiptare. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2016 me këngën “Fairytale”, pasi ka fituar Festivalin e Këngës 54 me versionin në gjuhën shqipe të këngës, “Përrallë”. Ajo ka marrë pjesë më parë në Festivalin e Këngës në vitin 2003 dhe 2007, dhe fitoi Top Fest në vitin 2010, shkruan KultPlus.

Tarifa ka lindur në Tiranë, Shqipëri në 30 mars 1982. Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 2001, duke marrë pjesë në Këngën Magjike me këngën “Ika larg”. Në vitin 2002, ajo mori pjesë në Festivalin e Këngës 42 me këngën “Qëndroj”, dhe arriti të kualifikohet në finale. Në vitin 2006, Tarifa mori pjesë në Kënga Magjike me këngën “Rreth zjarrit kanë tendencë”, dhe shkoi në vendin e katërt në konkurrencë me 154 pikë.[1] Asaj iu dha edhe Çmimin Zadeja Çesk.

Sonte po e sjellim njërën nga këngët e saj më të bukura me titull “Ëndrrat do t’i marr me vete”. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=L1mMRnvLVrc&feature=emb_title

Eneda Tarifa, fituesja e “Kënga Magjike 2019”

Fituesja e edicionit të 21 të festivalit më të madh të këngës moderne është Eneda Tarifa, me këngën “Ma zgjat dorën”.

Në vendin e dytë u rendit Fifi, e cila mori pikët maksimale nga publiku, mbështetja e të cilit u ndje edhe në sallën e Pallatit të Koncerteve. Ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.

Kënga Magjike erdhi këtë vit ndryshe. Për herë të parë pas 20 vitesh, nuk u ndanë çmime dhe nuk pati nominime.

Të vetmet çmime ishin ato për dy kategoritë e reja të këtij viti, New International Artist dhe Best Big International, si dhe për artistin e ri më të mirë.

Kështu, Çmimi Best New Artist shkoi për Khuba, New International Artist shkroi për grupin italian Sisma dhe Best Big International shkoi për artisten nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska.

Fituesja e Kënga Magjike u vendos nga publiku, juria dhe votimi i artistëve për njëri tjetrin.

Këngët, skenografia, ndriçimi të ndërthurura mirë me njëra-tjetrën sollën në këtë finale një spektakël madhështor. 45 artistë kënduan për të ndërtuar në këtë edicion të 21-të, të festivalit Kënga Magjike. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për të mbështetur të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit./tvklan.al / KultPlus.com

Eneda Tarifa: Nëse do kishte bërë nëna tre si Erion Veliaj, nuk e di ku do të ishim këtë katërvjeçar

Ergys Mërtiri

Shfaqja e një artisti që flet broçkulla teksa i thur lavde një politikani të krimbur nga mashtrimet dhe korrupsioni është pamje e shëmtuar.

Në Shqipëri kjo ndodh shpesh dhe në mënyrë fare vulgare, çfarë tregon jo vetëm degradimin politik të pushtetarëve, por edhe mungesën e thellë të dinjitetit të shumë artistëve dhe intelektualëve, të cilët pranojnë të përdoren në mënyrë kaq flagrante.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është ndoshta politikani që e ushtron më së shumti këtë përçudnim. Kryeministri Rama duket më i kursyer, ndoshta për shkak se nuk e lë narcizizmi dhe përçmimi që duket se ka për kolegët e tij artistë.

Qeveritë e mëparshme i kanë përdorur imazhe të tilla, gjithashtu, por jo në nivelin telendisës siç di t’i përdorë Veliaj. Ai nuk ka lënë zë publik pa e përfshirë në mbjellje pemësh, aktivitete, shfaqje, pritje, spote reklamuese, duke i vënë të gjithë, aktorë, këngëtarë, drejtues emisionesh të recitojnë lavde nga më banalet për të.

Në këtë kuptim, Eneda Tarifa ishte thjesht fruti i rradhës i shtrydhur për të zbutur neverinë popullore të mbledhur në këto gjashtë vite. Zëri i saj iu bashkua tashmë korit të stonaturave propagandistike të masës së atyre artistëve, që e shesin imazhin për pesë lekë në tezgat e politikës.

Në takimin e hapjes së fushatës së PS-së për zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit, Tarifa tha:

“Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku do të ishim këtë katërvjeçar. Unë jam në krah të Erionit sot, jo sepse kam një background socialist, as sepse kam një teserë partie; jam këtu, sepse besoj tek ky djali që kam këtu pranë; besoj, sepse kam parë atë që ka ndodhur me Tiranën tonë të dashur.”

Pa dyshim, nëse Eneda do të ishte anëtare e PS-së dhe do të merrte pjesë në takim si militante, do të kish qenë shumë herë më e justifikuar. Ka edhe në botë artistë që besojnë në parti të ndryshme dhe militojnë në rradhët e tyre dhe, pavarësisht se ka gjithmonë kritika kundër tyre, kjo gjë mund të jetë e pranueshme.

Por kur ajo përpiqet ta shesë patetizmin kundrejt Kryetarit të Bashkisë si një vlerësim të paanshëm, që vjen nga një pozicion i depolitizuar, gjithçka kthehet në një falsitet propagandistik banal. Zonja në fjalë është vetëm duke kontrabanduar profilin e artistit në shërbim të një propagande politike, pikërisht me mjetet tipike të kësaj propagande: mashtrimin publik.

Nuk po ndalem të analizoj ato që këngëtarja tha në lidhje me punët e mëdha të kësaj bashkie, që e paskan entuziazmuar aq shumë sa të braktisë pozicionin e saj gjoja jopolitik.

Nga ana tjetër, kuptohet se skenari ku ajo u përfshi është problematik dhe i përgatitur nga të tjerë. Madje edhe teksti duket se është hartuar në tavolinat e propagandës të Veliajt, pasi bart të njëjtin stil mediokriteti propagandistik, të stisur për të gënjyer turmat, që shfaq çdo fjalim i tij.

Vetë ideja e të pasurit nja tre Erionë Veliaj, si një mjet retorik banal për të treguar se Erion si ky nuk bën më nëna, është një instrument propagandistik që, përveç ndjesisë se të ka zënë makina, nuk shkakton asnjë sugjestion te dëgjuesi.

Të imagjinuarit e tre Erionëve në krye të bashkisë është shpërdorim i madh i fantazisë, aq më tepër për një qytet të shpërfytyruar si ky i yni. E megjithatë, zonja Tarifa nuk shikon aspak se si ky qytet po degradon nga korrupsioni, uzurpimi i hapësirave, shkatërrimi i zonave kulturore, historike e identitare, betonizimi, ndotja, taksat, trafiku, mungesa e hapësirave për parkim e parqe dhe nga kostoja e lartë e jetesës.

Jo, ajo shikon vetëm Tiranën 3D të videoklipeve të bashkisë, që shumëfishohen kudo nëpër ekranet e klientëve të saj.

Në Republikën e tij, Platoni i vendos artistët në fundin e hierarkisë shoqërore. Ai e shikon artin si një rrezik, një instrument që manipulon të vërtetën te njerëzit. Për këtë arsye, artistët duhen mbajtur larg.

Në fakt, arti bart një potencial të madh ndikimi në shoqëri, ndaj edhe pushteti ka qenë gjithmonë i interesuar ta përdorë atë. Por arti ka një mision të vetin dhe ai i drejtohet publikut duke iu referuar një sfere të lartë të vlerave njerëzore. Ai shtjellon të bukurën, të drejtën, të vërtetën dhe gjërat më sublime te njeriu, ndaj dhe pritet që artisti të rrezatojë moral të lartë dhe fisnikëri. Nëse i shet të gjitha këto për t’i shërbyer pushtetit, ai ka tradhëtuar publikun dhe veprën e vet.

Për këtë arsye shoqëria priret t’i shohë artistët larg politikës. Çdo përzierje me të mund të shpjerë në kompromentimin e veprës së tyre, ndaj depolitizimi është parë si një mënyrë për ta mbrojtur artin nga politika. Megjithatë ka edhe një pikëpamje tjetër, që e sheh vetë krijimin artistik si një akt thellësisht politik. Artisti nuk mund të qëndrojë larg problemeve të shoqërisë, ndaj edhe arti është një mënyrë për të vetëdijësuar shoqërinë mbi to.

Sërish, edhe në këtë kuptim arti politizohet, duke mbetur gjithmonë thellësisht opozitar dhe kurrë në krah të pushtetit, aq më pak akoma të shndërrohet në një instrument propagandistik në funksion të tij. Përfshirja e artistëve në fushata elektorale apo në qëndrime politike është parë me kriticizëm kudo.

I përfshirë në një debat mbi angazhimet e artistëve kundër Presidentit Tramp në SHBA, një roker karizmatik si Alice Cooper reagoi para disa muajsh, duke thenë se artisti mund të angazhohet në politikë vetëm në shërbim të një kauze dhe kurrë në shërbim të një partie apo udhëheqësi. Shtrohet pyetja: Cila është kauza e Eneda Tarifës dhe e shumë të tjerëve si ajo, që i bëjnë qokë Lali Erit? Pylli orbital, stadiumi me kullë, Sheshi Skënderbej, apo aktivitetet e ditëve pa makina?

Pjesa më e trishtë në këtë histori është konstatimi sesa i vlen pazari një artisti. Mungesa e dinjitetit, e konstatuar në mënyrë dramatike në rastin e teatrit, tregon se ndër ta ka një klasë të përdhunuar moralisht, me një mungesë të thellë dinjiteti dhe vetëdijeje për t’u ngritur në lartësinë e statusit të tyre.

Të dalë nga një regjim totalitar, që i përdorte si kllounë të një propagande groteske kriminale, ata duket se nuk janë çliruar dot nga vesi i të shërbyerit, dhe më e keqja është se këtë ves ua kanë trashëguar tashmë edhe artistëve të rinj. Kjo është arsyeja përse sot politika i nënshtron thuajse të gjithë, në çdo fushë, dhe shumë pak individë kurajozë sheh të marrin përsipër t’i kundërvihen paudhësive të pushtetit.

Eneda Tarifa lanson këngën e re “Nuk ia vlen”

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eneda Tarifa, ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e saj më të re për këtë fundvit.

Kënga e re titullohet “Nuk ia vlen”, tekstin e së cilës e ka shkruar këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi.

“Jam shumë e lumtur që këtë fundvit si dhuratë për ju kam projektin shumë të bukur muzikor”, ka shkruar Tarifa në Instagram.

https://www.youtube.com/watch?v=dnewUT0fYDc

Eneda Tarifa shpreh dëshirën për të prezantuar Festivalin e Këngës

Eneda Tarifa ka qenë e ftuar në emisionin e parë për këtë sezon të “Shiko kush luan” dhe ka shprehur dëshirën për të qenë sërish pjesë e Festivalit të Këngës.

Ajo ka marrë pjesë në vitin 2015 me këngën “Përrallë”, me të cilën fitoi çmimin e parë, por kësaj radhe Eneda është shprehur se dëshiron të jetë në rolin e prezantueses.

“Të them të drejtën me ato programe që më janë dhënë kam qenë shumë e kënaqur dhe atë që e kam bërë e kam bërë më së miri, por dua shumë të prezantoj një herë Festivalin Kombëtar. Ka shumë rëndësi për mua ta bëj këtë gjë”, -është shprehur Eneda, kur është pyetur se cili është programi që synon të moderojë.

Enedën e kemi parë si prezantuese të “Portokallisë” për shumë vite dhe nuk kemi asnjë dyshim që edhe si prezantuese e Festivalit të Këngës do të jetë po aq e suksesshme./KultPlus.com

Katër këngëtare shqiptare, me koncert të përbashkët në Tiranë

Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima po bashkohen.

Të katër këngëtaret do të mbajnë një koncert recital madhështor me datë 16 maj.

Orkestra Simfonike nën drejtimin e Elton Dedës do ti bashkojë katër emrat e fuqishëm, në një koncert me biletat që dalin në shitje nga data 21 prill, siç raporton Eurovision Albania.

Koncerti do të nisë prej orës 20:00.

Secila prej këngëtareve është e njohur në stilin e saj dhe ka bagazh muzikor të suksesshëm. Eneda Tarifa ka marrë pjesë në Eurovizion për Shqipërinë, ndërsa Besa Kokëdhima numëron një fitore të fuqishme në Festivalin Top Fest në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Rovena Dilo, në anën tjetër, ka disa hite të vulosura në muzikën shqipe, përfshirë “Për një çast më ndali zemra” dhe “Ante i tokës sime”, ndërsa Irma Libohova mbetet ndër këngëtaret unike që disa herë e fitoi Festivalin e RTSH-së. / KultPlus.com

‘Lotët thaji, e mos mu trishto, je ëngjëll ti je drita ime’ (VIDEO)

Kur mendojmë një këngë të moçme e cila ende na bie në mendje, jo rrallë ajo fillon me “Lotët thaji, e mos më trishto, je ëngjëll ti, je drita ime”.

Kënga e njohur e Eneda Tarifës, e kënduar vite më parë në Festivalin ‘Kënga Magjike’, u shndërrua asokohe në një hit të vërtetë.

“Ika larg” është realizuar në vitin 2001, dhe u bë hit edhepse festivalin në tërësi e fitoi një këngë tjetër, “Për një çast më ndali zemra” kënduar nga Rovena Dilo dhe Pirro Çako.

Kënga e Enedës dëgjohet edhe sot dhe jep një emocion të veçantë. Eneda ka vazhduar karrierën e saj muzikore, ka prekur edhe skenën e Eurovizionit, ka provuar edhe rolin e moderatores dhe po bën këngë të tjera që kanë marrë vëmendjen dhe cmimet e merituara muzikore.

Po e sjellim sot në retrospektivë këngën e njohur e cila gjithmonë na kthen pas. / KultPlus.com

Eneda Tarifa e Landi Hysi interpretojnë në burgun e grave në Tiranë

Eneda Tarifa, Kristi Karkanaqe dhe Landi Hysi, tre këngëtarë të njohur të estradës muzikore shqipe, dhanë intepretime të jashtëzakonshme dje në burgun e grave në Tiranë, duke festuar Muajin e Historisë së Grave me një ditë të veçantë për mamatë dhe fëmijët, shkruan KultPlus.

Me mbështetjen e këtij instituti dhe ish-pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, më shumë se 60 gra dhe fëmijët e tyre që kishin ardhur për t’i vizituar shijuan muzikën, lojërat, si dhe u takuan me përfaqësuesit nga shoqëria civile, biznesi, akademia, gazetaria, ekspertë vendas dhe studentë.

Muaji mars është Muaji i Historisë së Grave dhe gjithmonë veçohet si muaj kur duhet reflektuar mbi gratë e fuqishme dhe ato që nuk lanë vështirësitë ti rrëzojnë në tokë. / KultPlus.com

Gëzuar festat e fundvitit me “Në tren për Përzeren” (VIDEO)

Këngëtarë dhe artistë shqiptarë kanë zgjedhur këngën “Në tren për Përzeren” për të uruar festat e fundvitit, shkruan KultPlus.

Këngëtarë të njohur si: Miriam Cani, Aleksandër Gjoka, Eneda Tarifa…, sikurse edhe moderatorë e gazetarë janë bërë pjesë e kësaj kënge e përcjellë edhe me videoklip. /KultPlus.com


Eneda Tarifa, anëtare e jurisë në Voice Kids Albania

Këngëtarja Eneda Tarifa këtë vit do ti bashkohet jurisë së spektaklit të zbulimit të talenteve të reja.

Eneda vjen për herë të parë si anëtare jurie në The Voice Kids Albania, e gatshme për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël.

Eneda është këngëtare e njohur shqiptare, pjesëmarrëse edhe në Eurovizion dhe një krijuese hitesh të njohura në Shqipëri. / KultPlus.com