Kur ata e pyetën, “Kush është Zoti?”
“Zoti është një linjë që hapet”, u përgjigj e bekuara Juana, ajo ishte vetëm 14 vjeç, dhe askush nuk e kuptoi se çfarë po përpiqej të thoshte ajo. Dhe pastaj, të gjithë fëmijët i bën Juanës që po vdiste me dhjetra pyetje:
A kemi vdekur apo jemi të gjallë?
A jemi të lodhur apo jemi të fortë?
A jemi të shëndetshëm apo jemi të sëmurë?
A jemi të mirë apo jemi të këqinj?
A kemi ende kohë apo koha ka mbaruar?
A jemi të rinj apo të vjetër?
A jemi të pastër apo jemi të pisët?
A jemi budallenj apo jemi të zgjuar?
A jemi të vërtetë apo jemi të gënjeshtërt?
A jemi të pasur apo jemi të varfër?
A jemi mbretër apo jemi shërbërtorë?
A jemi të mirë apo jemi të bukur?
A jemi të ngrohtë apo jemi të ftohtë?
A jemi të lumtur apo jemi të verbër?
A jemi të zhgënjyer apo jemi të mbushur me gëzim?
A jemi të humbur apo jemi të gjetur?
A jemi burra apo jemi gra?
“Nuk ka rëndësi”, u përgjigj e bekuara Juana teksa po dergjej në moshën 18 vjeçare.
Në buzë të vdekjes, ajo shtoi me lot në sytë e saj:
“Zoti nuk i lejon vetes të shihet.”
Zoti nuk bërtet.
Zoti nuk pëshpërit.
Zoti nuk shkruan.
Zoti nuk dëgjon.
Zoti nuk bën chat.
“Zoti nuk na ngushëllon.”
Dhe të gjithë fëmijët e pyetën:
“Kush është Zoti?”
Dhe Juana u përgjigj:
“Zoti buzëqesh”.
Dhe vetëm atëherë e kuptuan të gjithë.
Filmi “Papa i Ri” (The Young Pope), Episodi 10, 2016, regjia Paolo Sorrentino
Përktheu Enkeleda Suti / KultPlus.com