Enver Sulaj
Një pikë ngjyrë më shumë në buzë
S’të bën të lumtur
As shiu s’ta fshin ngjyrën e lotit.
Herë të mungon buzëqeshja
Herë pikëllimi,
Mona Lizë.
Maj, 2023/ KultPlus.com
Enver Sulaj
Një pikë ngjyrë më shumë në buzë
S’të bën të lumtur
As shiu s’ta fshin ngjyrën e lotit.
Herë të mungon buzëqeshja
Herë pikëllimi,
Mona Lizë.
Maj, 2023/ KultPlus.com
Poezi nga Enver Sulaj
Para meje është vjeshta me tërë magjinë hyjnore
Unë s’jam në ëndërr të të marr përdore
E të vrapojmë derisa të rrëzohemi
e pastaj të ngritemi përsëri
E të shohim se stinët nuk ndalojnë asnjë çast
Ritmin e ndërrimeve e shndërrimeve të trajtave njerëzore.
Sa shpejt u rikthye vjeshta çuditem e shkruaj një poezi lirike
Unë s’jam në ëndërr…
Ja, po shëtis në shi duke të mbajtur përdore ty
S’e di kush të pagëzoi kaq bukur:
Gërryese, nostalgji…
Nga libri “Zjarrmia e stinës”, 2016 /KultPlus.com
Poezi nga Enver Sulaj
Mos u dashuro i thanë njeriut
I thanë qiellit t’i dëbonte retë
-Shi rrodhi në dete
I thanë malit t’i dëbonte milingonat nga trungjet e lisave
-Krimbat e gërryen lëkurën deri në palcë
Mos u dashuro i thanë njeriut
Ai, si i marrë vijoi rrugën
Nën qiellin me re
Nën hije lisash
Palca dhe krimbat u bënë pikturë
Në sytë që s’i mbylli as vdekja /KultPlus.com
Enver Sulaj
Nuk e di kur u çlirova:
Ditën kur linda
Apo ditën kur s’vdiqa.
Sa të gjata ishin netët
E sa pak dritë kishte rruga e shpresës.
Mbi kokë më rri prushi
I djeg neuronet e harrimit.
Sot bie shi
Është Dita e Çlirimit
më thotë një zë nga honi. /KultPlus.com
Shkruan: Enver Sulaj
Harrim i bukur
Nëse në stinën e luleve fjala përdridhet si reja drejt qiellit
S’ke pse ikën lëndinës së pikëllimit
Ndalu
Bëhu gur legjende
Nëse ndonjëherë e ke dashur dikë më shumë se vetja
S’ke pse vrapon shtigjeve të trishtimit
Ndalu
Bëhu strehë vetmie
Nëse je verbuar nga sytë e verdhë e je bërë harrim i bukur
S’ke pse hesht si i marrë në çmendinë
Nisu
Bëhu rrëfim dashurie. /KultPlus.com