Eqrem Basha, poet, prozator, skenarist e akademik, u lind më 15 nëntor 1948 në Dibër, Maqedoni, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen.
Në vitet 1967-1971 studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve botoi tregime, vjersha dhe kritikë për film e televizion. Më 1972 punon në gazetën Rilindja, në të cilën shkruan për artet figurative. Nga janari i vitit 1974 deri më 5 korrik 1990 (kur u përjashtua me dhunë) punoi në TV Prishtina, në fillim redaktor i redaksisë së dramës, kurse në fund redaktor përgjegjës i Programit Kulturo- Artistik. Gjatë kësaj periudhe (në vitin 1992 në Arl dhe në vitin 1994 në Paris) disa herë qëndron në Francë me punë në projekte përkthimesh të dramaturgjisë frënge, kurse pas kthimit kryen punën- redaktor i kulturës në revistën javore Koha.
Në vitin 1994, bashkë me Gani Bobin, Rexhep Ismajlin dhe Shkëlzen Maliqin, themelon shtëpinë botuese Dukagjini të Pejës, ku edhe sot është redaktor përgjegjës. Ka marrë pjesë në shumë takime letrare dhe në festivale ndërkombëtare të poezisë (Paris, Bruksel, Amsterdam, Varshavë, Lion, Die, Grënobël, Leuven, Lodeve, Seyni, Bukuresht, Konstancë, Vjenë, Grac, Gjenevë, Stavanger, Barcelonë, etj.), në festivale filmi e televizioni, në tryeza dhe debate ndërkombëtare.
Basha shkruan tregime, romane, vjersha, skenarë për film e TV, radiodrama dhe kritikë për artin figurativ. Përkthen nga frëngjishtja, italishtja dhe nga gjuhët sllave.
Eqrem Basha është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ku u zgjodh në vitin 2004. / KultPlus.com

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Polip” është rikthyer në formë fizike pas një mungese dyvjeçare për shkak të pandemisë. “Polip” filloi më 13 maj, kur hapja e këtij festivali u bë nga Aidan Hehir, Sasa Ilic dhe Jeton Neziraj, mes shumë artistëve të pranishëm në Teatrin Oda. Ndërkohë, tema kryesore e këtij edicioni të “Polip” është kjo: “A është shkrimtari i pranishëm?!” shkruan KultPlus.
Fillimisht, Aidan Hehir filloi pjesën e saj të fjalimit përpara publikut, ku edhe e shtjelloi gjithë fjalimin e saj rreth Luftës në Ukrainë, ngjyrat e së cilës i kishte marrë edhe ky festival.
“Pas 2 viteve ne po takohemi përsëri së bashku. Ne do të flasim këtu përpos tjerash edhe për luftën që po ndodhë në Ukrainë, por gjithashtu edhe lidhshmërinë që ka letërsia me shoqërinë, politikën, luftën dhe ide të tjera. Çfarë mund të bëjmë ne si artistë për shoqërinë? Dhe tani, pas dy viteve të pandemisë dhe në këtë kohë të luftës është më e rëndësishme se asnjëherë tjetër që të jemi të bashkuar, të diskutojmë ide, e ndoshta ndikimi ynë në të ardhmën do të jetë i pranishëm”.
Ajo gjithashtu shtoi se mundohen që ky festival të jetë sa më ndërkombëtar që është e mundur, por disa autorë nuk kanë mundur të vijnë për shkak rrethanave të ndryshme.
“Shpresojmë që kjo ditë do të jetë me diskutime, me ide e sigurisht presim që edhe vitin tjetër të organizojmë këtë festival”, tha ajo.
Ndërkohë, Jeton Neziraj e hapi fjalimin duke ia bërë një pyetje vete “Çfarë ka ndryshuar për këto 12 vite”, ka thënë ai.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar, por shoku im Sasha vazhdon që të japë gjak në shtetin e tij që ta ketë të mundur të vijë në këtë festival. E kemi llogaritur që ai i ka dhënë 3 litra gjak deri tani për Kosovën. Ne japim “gjak” edhe këtu në Prishtinë për ta bërë të mundur organizimin e këtij festivali”, tha Neziraj mes tjerash.
Ndërkohë, edhe Sasha rrëfeu historinë se si ka lindur “Polipi”, duke lexuar në gjuhën angleze, me ç ‘rast publiku e miqtë e tij po qeshnin nga anglishtja dhe theksi që ai po përdorte.
“Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në këtë festival shumë të rëndësisshëm. Polip është vendi ku ju edhe transformoheni. Faleminderit që erdhët”, u shpreh Sasha.
Kur prezantuesit po bëheshin gati që të ftonin autorët për të lexuar veprat e tyre, artistja Edona Reshitaj doli në skenë duke befasuar, përpos publikut, edhe vetë Nezirajn.
Mes një diskutimi, u vendos që fillimisht Reshitaj do të bëjë hapjen e këtij festivali.
“Një festival të letërsisë është e vështirë që ta hapësh me muzikë, por unë e kam gjetë të duhurën për ta bërë një gjë të tillë”, tha Reshitaj kur edhe filloi të këndonte poezinë e shndrruar në këngë “Kur të jesh mërzitur shumë” nga Dritëro Agolli.
Neziraj e Sasha kishin ndarë autorët në mënyrë jo-proporcionale, kjo për shkak se Neziraj kishte marrë autorin e tij të preferuar, francezin Joel Vernet.
Përpos Vernet, në këtë natë poezi u lexuan edhe nga Sebnem Isiguzel, Eqrem Basha, Ivana Bodrozic, Carsten Jensen, Jovica Ivanovski dhe Mitja Cander.
Autorët përpara se të prezantonin e të lexonin veprat e tyre, patën disa pyetje të cilat edhe ju përgjigjjën.
Ndërkohë, “Polip” ka vazhduar edhe më 14 maj, e sot do të jetë edhe dita finale, ajo kur edhe janë ftuarë të tjerë autorë për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë festival. /KultPlus.com
Njeriu i vogël zgjohet i fryrë në bark i enjtur në fyt i zverdhur në fytyrë njeriu i vogël zgjohet i zbardhur në sy i thyer në asht njeriu i vogël zgjohet
sillet rrotullohet i vrarë në sedër i ndarë në dysh i mekur si këlysh i këputur në shpresë i prerë në besë ndaj dridhet përhidhet dhe prapë rrotullohet
njeriu i vogël ka kaluar një natë të tërë me duar mes shalëve me qeska rreth syve i trembur te pasqyra i frikësohet vetes fytyrës së vet njeriu i vogël zgjohet / KultPlus.com
Do të duhej të ishte i pranishëm në programin e Salon du livre në Paris, në kuadër të programit Europe, por shkrimtari dhe poeti jonë i njohur Eqrem Basha, zgjodhi të ishte sot afër publikut të tij në Prishtinë, për të diskutuar kështu rreth librit të tij dhe për të ndarë me ta gjithçka që atyre ju intereson rreth shkrimtarit dhe librit të tij, shkruan KultPlus.
Ky bashkëbisedim erdhi në kuadër të edicionit të 19 – të të programit të Javëve të Frankofonisë në Kosovë, ku Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Universitare Frankofone në këtë organizim kishin ftuar edhe përkthyesin e njohur të romanit “Lakorja eik’sit”, Sebastian Gricourt.
Fakulteti Filologjik i Prishtinës ishte nikoqir i kësaj ngjarje kulturore-letrare e cila kishte mbledhur rreth vetës njohës të letërsisë si dhe studentë të interesuar për të bashkëbiseduar me shkrimtarin dhe për të dëgjuar diçka nga përvoja e tij.
Profesoresha Nerimane Kamberi në hapje të këtij organizimi u
shpreh e nderuar që në kuadër të Javëve të Frankofonisë kanë shkrimtarin
frankofon, shkrimtar i përkthyer në frëngjisht dhe i cili përkthen nga
frëngjishtja, Eqrem Bashën.
Të mos harrojmë se shumë poezi, tregime e ese të shkrimtarit
Eqrem Basha janë botuar në revista prestigjioze frënge si dhe ka qenë i ftuar të
marr pjesë në takime letrare në Paris, Strasbourg, Lyou, Avignon, Grenoble,
Caen, Die etj.
Shkrimtari Eqrem Basha, fillimisht u shpreh falënderues për
këtë takim, sipas tij të veçantë. Ai u shpreh se për të është e rëndësishme
gjithashtu që me këtë rast shënohet edhe botimi në Francë i romanit “La ligne
de fuite” (“Lakorja e Ik’sit”), tek Editions Non Lieu, përkthyer nga miku i tij
Sebastien Gricourt, i cili sot ishte i pranishëm.
“Prezantimi im në gjuhën frënge ka qenë reprezentativ, gjë që më bën të ndjehem i lumtur. Lidhjet e mia me frëngjishten dhe me frankofoninë megjithatë janë më të gjëra se kaq. Jam marrë tash e dyzet vjet me përkthimin e letërsisë frënge në gjuhën shqipe, para së gjithash me teatrin frëng, që mbetet në qendër të interesimeve, duke sjellë në shqip Sartre-in, Camus-n, Beckeet-in dhe të tjetër dramaturg të rëndësishëm në antologjinë “Teatri frëng i shekullit XX””, u shpreh Basha.
Ai tutje foli për aventurën e krijimit dhe vështirësitë e
sfidat e përkthimit.
“Aventura e krijimit është herë rrugë e kthjellët dhe e
drejtë, herë e turbullt, një rrugë parajse e ferri njëkohësisht, në të cilën
ecet herë me lehtësi, herë me mundime e djersë. Nuk ka krijues që nuk e mendon
lexuesin, bile edhe ata që thuhet se shkruajnë për vete. Në këtë jam bindur
duke u marrë kaq vite me përkthime edhe të autorëve të konsideruar hermetikë.
Harmonia e tekstit dhe leximi i rrjedhshëm ndonjëherë të habit. Prandaj po kaq është
e vështirë dhe sfiduese aventura e përkthimit”, tha tutje Basha.
Shkrimtari më pas ndau me të pranishmit një fragment nga vepra e tij “Lakorja e Ik’sit”.
Ndërsa përkthyesi i romanit “Lakorja eik’sit”, Sebastian
Gricourt duke folur në gjuhën shqipe, tregoi se qysh në vitin 1990 vendosi ta mësoj gjuhën shqipe. Ai tregoi që prej
fillimit ka dashur ta përkthejë letërsinë, ndërsa shkrimtari Eqrem Basha nuk është
i pari që ai e ka përkthyer, por është i pari që e ka botuar.
“Për të përkthyer një vepër duhet ta kesh mik shkrimtarin
sepse kur e nis një përkthim ti futesh në botën e brendshme të shkrimtarit dhe është
një punë që duhet bërë në vetmi të plotë. Duke e lexuar romanin unë e kam
kuptuar edhe Eqremin edhe pse jemi miq shumë moti”, është shprehur Gricourt, i
cili pastaj lexoi në frëngjisht fragmentin e njëjtë të cilin fillimisht e lexoi
Basha në gjuhën shqipe.
Tutje, ishin studentët ata të cilët e morën fjalën, por për të sjellë para të pranishmëve dy poezi të poetit Basha në të dyja gjuhët.
E pas këtyre vargjeve, të pranishmit ishin të lirë të bashkëbisedonin
me shkrimtarin dhe përkthyesin dhe të bënin pyetjet që ju interesonin duke bërë
kështu edhe përmbylljen e kësaj ngjarje kulturore-letrare.
Gjatë muajit mars, Javët e Frankofonisë do të jenë të pasura
me një shumëllojshmëri të gjerë të ngjarjeve: koncerte, konferanca, filma të
metrazhit të gjatë, dhe filma të metrazhit të shkurtë, ekspozita dhe takime me
artistë dhe realizator të filmave.
Të gjitha informatat mbi aktivitetet dhe vendet tregohen në
programin e detajuar të cilin e keni të bashkangjitur dhe në faqet e
facebook-ut të Frankofonisë në Kosovë:
https://www.facebook.com/francophoniekosovo/
Hyrja për të gjitha aktivitetet është falas. / KultPlus.com