“Bonbon” është kënga e cila këngëtares shqiptare, Era Istrefit, e cila i dha jehonë ndërkombëtare. Sot pas shtatë vitesh të krijimit, kjo këngë ka arritur në shifrën e 900 milionë klikimeve në YouTube.
Lajmin për këtë arritje e ka bërë vetë këngëtarja, përmes një postimi në instagram.
“Bonbon” deri sot është kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube.
Përveq që është dëgjuar shumë kjo këngë edhe ndëkombëtarisht, arriti që të jetë pjesë e ceremonisë në Kupën e Botës të vitit 2018/KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë këngën e saj të re, shkruan KultPlus.
Istrefi, e cila po shijon suksese madhështore me hitin e saj “Bebe”, ka pyetur mbështetësit e saj në “Instagram”, në qoftë se dëshirojnë që kënga e rë të publikohet të premten ose të shtunën.
“TKRKT së shpejti.. A pe doni t’premten a t’shtunen”, ka shkruar Istrefi në rrjetin social “Instagram”.
“BEBE” deri më tani ka arritur 15 milionë shikime në “YouTube”, ndërsa mund të dëgjohet edhe përmes platformave të tjera muzikore. /KultPlus.com
Të gjithë ishim krenar kur Era Istrefi u bë zëri i himnit të Kampionatit Botëror në vitin 2018, ku performoi në finale të këtij kampionati, në Rusi, shkruan KultPlus.
“Live it up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam ishte një prej këngëve më të dëgjuara gjatë asaj vere.
Performanca e Erës në finalen e Kampionatit Botëror ishte pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku dhe padyshim që ishte Era ajo që e shijoi më së shumti këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të Kampionatit Botëror, aktori amerikan Will Smith ka falënderuar këngëtarin Nick Jam për ftesën që ia bëri që të realizonin himnin e Botërorit, “Live It Up”, ndërsa në një postim në Instagram, Smith pati falënderuar edhe këngëtaren nga Kosova, Era Istrefin, duke e vlerësuar atë si një vajzë të bukur dhe me shpirt delikat.
“Era Istrefi, ti je e bukur dhe shpirt delikat. Të çmoj. Vazhdo të buzëqeshësh”, kishte shkruar Will Smith për yllin nga Kosova.
Pas këtij suksesi, Era solli këngën “Prisoner”, “Oh God” në bashkëpunim me Konshens dhe “Anything more” me Steve Aoki.
Ndërsa pas një pauze në muzikë, Era Istrefi është rikthyer me një këngë në gjuhën shqipe.
Vetëm disa më herët ajo solli këngën “Bebe” e njëkohësisht, përmes kësaj këngë paralajmëroi se ky mund të konsiderohet një rikthim në skenën e muzikës kosovare ku projekte të reja janë gati të vijnë shumë shpejt.
Ky rikthim i Erës u mirëprit mjaft mirë nga publiku të cilët përkundër pauzës së saj në muzikë, kishin ruajtur më fanatizëm simpatinë për të. / KultPlus.com
Era Istrefi është ndër këngëtaret më të veçanta të skenës tonë muzikore e cila qysh në fillim mori vëmendjen botërore duke shpërthyer kështu gjithandej, fillimisht me këngën “Bon Bon”, shkruan KultPlus.
Ndërsa, në vitin 2014-të, Era Istrefi solli këngën “E dehun”, e videoklipi i kësaj këngë ishte xhiruar në objektin e Kishës Ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës, gjë që kishte nxitur reagime të shumta nga ana serbe.
Mediat serbe e quanin kontraverse këngëtaren nga Prishtina duke thënë se ajo ka kënduar gjysmë e zhveshur në objektin e Kishës Ortodokse të Serbisë.
Madje, pati reaguar edhe Ivica Daçiq, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë duke thënë se ky objekt fetar serb është shndërruar në tualet publik, ndërsa më tutje ka shtuar duke thënë se “po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve”.
Kujtojmë që e ‘E dehun’, këngë kjo e konceptuar nga Astrit Ismaili, mbetet njëra ndër këngët më të njohura të artistes shqiptare që ka thyer rekorde të shumta shikueshmërie dhe sot numëron gjithsej 17 milionë shikime. / KultPlus.com
Era Istrefi ka bashkëbiseduar në një live video në Instagram me Vjosa Osmanin. Këngëtarja diskutoi për karrierën e saj dhe për pauzën e bërë deri më tani ku dhe zbuloi edhe arsyen se pse nuk ka ardhur me ndonjë projekt të ri, shkruan KultPlus.
Era tha se si pasojë e mos-lejimit të këndoi në gjuhën shqipe nuk e ka vazhduar kontratën me kompaninë në të cilën ka qenë dhe shumë shpejt do nënshkruaj kontratën e re ku do i lejohet kjo gjë.
Era më pas është pyetur për një nga momentet më të rëndësishme e më të suksesshme në jetë, paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror në Rusi
“Jam ndjerë jashtëzakonisht mirë, kanë qenë dy milionë shikues në stadiumin e Rusisë me Will dhe Nicky Jam. Will më ka lënë përshtypje shumë të mirë është interesuar shumë për Kosovën, më ka bërë pyetje të shumta se si kemi munduar t’ia dalim nga një vend i vogël, është interesuar për shumë gjëra. Çfarë e ka bërë më të veçantë është publiku shqiptar, është si asnjë publik tjetër një ndjenjë shumë e veçantë”. shtoi ajo.
Istrefi theksoi se e ka ndjerë si obligim ndaj shqiptarëve të bënte shqiponjën, edhe pse është kritikuar as këtij veprimi.
“E kam ndjerë obligim shpirtëror që të bëjë shqiponjën si lloj falënderimi për gjithë përkrahjen që më është bërë, më kanë qortuar pak por u kam treguar se ka qenë shumë spontante, e kam ndjerë. Në fund të ditës suksesin tim ia atribuoj shqiptarëve”, pohoi ajo.
Po ashtu, u.d. presidente Vjosa Osmani bashkë me Erën diskutuan edhe mundësinë depërtimit të artistëve shqiptar në skenat ndërkombëtare.
Kujtojmë se Vjosa Osmani ka shpeshtuar lidhjet direkte live me artistët e estradës kohët e fundit./ KultPlus.com
Njëra nga këngëtaret e suksesshme, fama e së cilës tashmë ka kaluar edhe kufijtë vendor, Era Istrefi, tash e disa kohë nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, mirëpo siç duket tashmë ajo ka filluar të përgatisë një projekt të ri, shkruan KultPlus.
Era Istrefi siç duket do të vijë me një bashkëpunim me reperin Buta.
Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram nga vet reperi, shihen të dy artistët në ambientet e një studio muzikore. Mirëpo nuk janë dhënë detaje se kur pritet që të dal në treg kënga. / KultPlus.com
Këngëtarët shqiptarë me famë ndërkombëtare, kanë reaguar përmes postimeve të ndryshme duke i kërkuar kompanisë së madhe botërore ‘Apple’ që të vendos Kosovën në hartën e saj, shkruan KultPlus.
Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendos Kosovën në hartë.
Mirëpo, Rita Ora, ka reaguar përsëri duke ftuar kështu edhe këngëtarë të tjera shqiptare që të marrin pjesë në këtë iniciativë.
Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka ftuar Dua Lipën, Dafina Zeqirin, Era Istrefin, Bebe Rexhën e Ava Max.
‘Do të doja shumë që Apple të përhapte vetëdije tek masa duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova kanë talente shumë të madha dhe unë jam aq krenare për të gjitha gratë e mahnitshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Dashuri, paqe dhe bashkim sot me Bebe Rexha Dua Lipa Era Istrefi Dafina Zeqiri Ava Max dhe shumë të tjera‘, ka shkruar Ora. / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur Era Istrefi e cila ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt te ri, sapo i dha fund pritjes së fansave të saj, shkruan KultPlus.
Kënga vjen në bashkëpunim me artistët e njohur si Ilkay
Sencan dhe Arash.
E titulluar “No Maybes” kjo këngë vjen në gjuhën angleze dhe
shqipe. Pjesa ku këndon Era është pothuajse e gjitha në gjuhën shqipe.
Kujtojmë se Era Istrefi famën e madhe në tregun ndërkombëtar e mori me këngën “Bon Bon”, këngë kjo e krijuar nga producenti kosovar Cricket. / KultPlus.com
Era Istrefi është një prej këngëtareve që do të performojë sot në ceremoninë inauguruese të “Air Albania Stadium”. Në videon e publikuar nga koreografi Albi Nako, shihet Era teksa bën provat në fushën e stadiumit të ri.
“Live it up”, që ishte kolona zanore e Botërorit “Rusi 2018”, do të jetë një prej këngëve që do të këndohet nga Era.
Këngëtarja nga Kosova do të performojë edhe dy këngë të reja për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium./tch/ KultPlus.com
Këngëtarja Era Istrefi pas suksesit me këngën “Nuk e di” të cilën e solli në bashkëpunim me Nora Istrefin, sot ka sjell videoklipin e këngës më të re, shkruan KultPlus.
Kjo këngë vjen në bashkëpunim më reperin rus Eldzhey.
Kjo këngë para disa dite erdhi fillimisht në versionin audio, ndërsa sot me një videoklip +18. / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, muaj më parë solli bashkëpunimin “Sayonara Детка”me rep-artistin rus, Sayonara Boy.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku, ndonëse u publikua në YouTube vetëm në versionin audio.
Mirëpo dyshja kanë vendosur që shumë shpejt këtë këngë ta sjellin për publikun edhe me klip, xhirimet e të cilit përfunduan këtë javë.
Era është ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të këtij klipi.
E veshur në të shkurtra dhe plot shkëlqim, Istrefi bëri që edhe njëherë gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga ajo.
Era përndryshe është mjaft aktive në muzikë me prurje të shumta dhe koncerte, teksa duket se suksesi në tregun ndërkombëtar për të po vazhdon me bashkëpunime të tilla dhe këngë në gjuhën angleze, të cilat po priten mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/KultPlus.com
Sezoni i verës, njihet si periudha e sjelljes së këngëve të reja prej artistëve. Era Istrefi ka publikuar projektin më të ri muzikor para fansave dhe publikut të gjerë.
Bukuroshja kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me një reper të njohur rus, “Sayonara boy”. Kjo është hera e parë që ka ndodhur një bashkëpunim i tillë. “Algie”, titullohet kënga e dyshes por që nuk kanë vendosur ta shoqërojnë me ndonjë video projektin e ri. Theksojmë se biondina jonë është duke punuar në këngë të tjera që pritet t’i sjell gjatë muajve në vijim para tirfozëve të saj. Istrefi ka paralajmëruar se gjatë verës do të mbajë disa koncerte të ndryshme në diasporë dhe troje shqiptare./KultPlus.com
Prej kohësh këngëtaret Nora dhe Era Istrefi kanë paralajmëruar se do të sjellin një duet së bashku.
Dy motrat kanë bërë të ditur se kënga titullohet “Nuk e di”, dhe xhirimet e klipit përfunduan javë më parë në Prishtinë.
Së fundmi, ka qenë Era Istrefi ajo e cila ka zbuluar edhe datën e lansimit të këtij dueti.
NAjo ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në InstaStory, ku shfaqet hipur mbi një veturë luksoze.
Në mbishkrimin e saj, Era ka bërë të ditur se kënga e re vjen më 19 prill, ndërsa ka treguar dukjen e saj në një prej skenave më interesante të klipit.
Era përndryshe muaj më parë ka publikuar edhe këngën “Selfish” në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike – këngë e cila është publikuar për tregun ndërkombëtar, dhe është pritur mirë nga fansat e saj. / KultPlus.com
Suksesi i jashtëzakonshëm i vajzave shqiptare në arenën e muzikës ndërkombëtare po mahnit botën, shkruan KultPlus.
Televizioni kombëtar italian këtë javë i ka dedikuar një
speciale yjeve të famshëm të Kosovës si Dua Lipës, Rita Orës, Ava Max, Bebe
Rexhës e Era Istrefit.
Gjatë këtij reportazhi theksohet fakti se si yjet shqiptare
janë shumë të lidhura me vendin e tyre dhe e potencojmë gjithmonë prejardhjen
shqiptare.
Për të parë reportazhin, po juaj sjellim videon në vazhdim. / KultPlus.com
Diplo është një DJ i njohur amerikan, i cili ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren kosovare, Dua Lipa, shkruan KultPlus.
Krahas miqësisë shumë
të mirë më Dua Lipën, ai së fundmi ka edhe një fotografi me këngëtaren nga
Kosova, Era Istrefi.
Sic duket Diplo i vlerëson mjaft shumë këngëtaret nga Kosova, sa që ai sot në fotografinë me Era Istrefin ka shkruar “Vajzat shqiptare po e pushtojnë botën”./ KultPlus.com
Era Istrefi disa ditë më parë ishte në Kosovës për të
xhiruar së bashku me motrën e saj, Nora Istefin këngën e tyre të re. Pas këtyre
xhirimeve Era është zhvendosur në SHBA për të vazhduar me projektet e saj të
reja.
Këngëtarja përmes Instagram-it ka njoftuar se tashmë do të sjellë edhe një këngë të re të titulluar “Selfish”. Ajo për ndjekësit e saj ka ndarë disa sekuenca nga xhirimi i videoklipit. / KultPlus.com
Edhe veprimet e artistëve, ishin përdorur për konsume politike nga ana e serbëve, lidhur me Kishën Ortodokse, në qendër të Prishtinës.
Vite më parë, artistja kosovare,
Era Istrefi, kishte xhiruar klipin e këngës e “E dehun”, pikërisht në objektin
e Kishës në oborr të UP-së.
Për këtë këngë Ivica Daçiq,
ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë pati thënë se ky objekt fetar serb
është shndërruar në tualet publik, ndërsa më tutje ka shtuar duke thënë se “po
shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve”.
InDoks, në dokumentarin “Kisha e
dhunshme e regjimit”, ka sjellur historinë e nisjes së ndërtimit të kësaj
Kishe, e deri tek vendimet e gjykatave vendore për legalitetin e pronës në të
cilën është ndërtuar ajo.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, po kthehet në emrin më të pëlqyer për të performuar në ngjarjet sportive.
Ajo ishte pjesë e “Botërorit 2018” së bashku me aktorin e njohur Will Smith dhe këngëtarin e famshëm Nicky Jam, ndërsa këtë herë do udhëtojë drejt Parisit.
FIFA kanë konfirmuar se Istrefi do të bëjë ceremoninë e hapjes së “Kupës së Botës për Femra 2019” në Paris.
Ende nuk është konfirmuar kjo gjë nga Era Istrefi. /KultPlus.com