Gazeta Insajderi ka paralajmëruar më herët se Nora Istrefi së bashku me të motrën Era, do të bashkëpunojnë për të parën herë për një projekt të përbashkët muzikor.
Kurse një intervistë për “Telegrafin”, këngëtarja ka konfirmuar që së shpejti publikon duetin me motrën e saj, Norën.
“Do të sjellë atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera”, ka thënë Era./ KultPlus.com
Era Istrefi ka interpretuar në njërën nga skenat më të mëdha botërore në Belgjikë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, mbrëmë ka qenë
mysafire në njërin nga koncertet e organizuara nga “Tomorrowland”, në
Andverpen.
Në një skena gjigante, Era ka shkëlqyer gjatë interpretimit
të këngës së saj të re “Selfish” e cila siç ka shkruar ajo në Instagram pritet
të lansohet së shpejti.
Ndiqeni pak interpretimin e saj në këtë skenë madhështore:
Gjatë një interviste për “Nexus Radio” në Amsterdam, Era Istrefi tregoi se cili do të ishte profesioni i saj në qoftë se nuk do të ishte këngëtare.
“Ndoshta do të isha psikologe, pasi kam një pasion të madh për psikologjinë edhe pse nuk dukem. Nuk e jap atë përshtypje, por sinqerisht jam e fiksuar me mënyrën si funksionon mendja e njeriut.” – ka thënë Istrefi
Gjatë intervistës, Era Istrefi iu rikthye edhe performancës së “Kupës së Botës”, krahas Will Smith dhe Nicky Jam.
“Ishte çmenduri. Epike. Shumë e madhe! Mbeta e shokuar kur zbulova se do të jem një ndër këngëtaret për të performuar këngën e Kupës së Botës 2018, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ishte e mrekullueshme dhe jam mirënjohëse që isha pjesë e saj. Përvoja ishte e pabesueshme.” – tha Era.
Është paralajmëruar se Era ka realizuar bashkëpunimin e parë muzikor me të motrën Nora Istrefi, që pritet të publikohet së shpejti/Insajderi.com/ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, ka qenë mjaft e suksesshme gjatë këtij viti.
Ajo u bë zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018, ku performoi në finale të këtij kampionati, në Rusi.
“Live it up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam ishte një prej këngëve më të dëgjuara gjatë verës.
Më pas ajo solli këngën “Prisoner”, “Oh God” në bashkëpunim me Konshens dhe së fundmi “Anything more” me Steve Aoki.
Të gjitha këto projekte, të cilësuara të suksesshme nga publiku, i kanë dhuruar asaj një njohje edhe më të madhe në tregun e muzikës ndërkombëtare.
Suksesi i saj është i pasqyruar edhe në platformat digjitale të muzikës si “Spotify” dhe “Apple Music”.
Së fundmi, “Spotify” ka nxjerrë statistikat për secilin artistë, duke treguar se sa dëgjime kanë arritur ata gjatë vitit.
Artistja Era Istrefi vendosi që këto statistika t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
https://www.instagram.com/p/BrF7B2DDeK6/
Ajo është dëgjuar mbi 96 milionë herë nga 19 milionë fansa nga 65 shtete të ndryshme, të cilët kanë shpenzuar jo më pak se katër milionë orë në këngët e saj, në këtë platformë.
“Faleminderit 2018, qëndroni gati për 2019”, ka shkruar Istrefi në Instagram, e lumtur për arritjet e saj këtë vit. /KultPlus.com
Prestigjiozja “Politico” që bën listën e 28 personave që pritet të kenë ndikim në botë në vitin vijues, këtë herë ka përfshirë Era Istrefin si ambasadore të Kosovës.
Ndwrsa për Kosovën, krahas Erës përmenden edhe yjet Rita Ora e futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri. Por për dallim nga ta, “Politico” shkruan se “Istrefi është 100 për qind e rritur në vendlindje – provë për fansat e saj në vend se talenti mund të depërtojë”.
Era për vitin 2019 synon të sjellë albumin e saj të parë. “Politico” ka përmendur edhe stilin muzikor të Erës që krahasohet me Sian dhe Rihannan./ KultPlus.com
Shqipëria ka festuar dje ditën e Pavarësisë dhe të shumtë kanë qenë të famshmit shqiptarë që kanë uruar atdheun për festën kombëtare.
Edhe këngëtarja tashmë me famë botërore Era Istrefi ka uruar Shqipërinë me një foto bashkë me Norën ku duken duke bërë shqiponjën me duar. Ato ndodhen në Athinë dhe nga atje kanë vendosur të bëjnë edhe foton që në rrjete sociale po konsiderohet si provokim ndaj Greqisë.
Fansat grekë kanë reaguar menjëherë ndaj kësaj fotoje dhe kanë shpërthyer në ofendime ndaj këngëtares shqiptare.
https://www.instagram.com/p/BqurSQ4DRQJ/
Pas këtyre komenteve ishin të shumtë edhe fansat që e mbështesnin Erën dhe u kapën me faktin se nuk kishte aspak rëndësi vendi ku ishte nëse po uronte vendin e saj në një ditë kaq të rëndësishme.
Edhe vetë këngëtarja ka reaguar gjithashtu ndaj këtyre komenteve aspak të hijshme duke shkruar: “Ndodhem këtu për një udhëtim pune, po festoj Ditën e Pavarësisë ë Shqipërisë këtu. Jam artiste, jo politikane. I dua të gjitha shtetet dhe u uroj të gjithëve paqe dhe mirëqënie. Prandaj nuk ka disrespekt për asnjë. Ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur.Le të qëndrojmë së bashku, të mos lemë asnjë apo asgjë të hyjë mes nesh. Paqe!” . /KultPlus.com
Këngëtarja Era Istrefi është duke qëndruar këto ditë në Greqi ku është takuar edhe me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi.
Dy këngëtaret nuk kanë harruar që gjatë kësaj ditë të festojnë edhe për 28 nëntor. Ato kanë shpërndarë një fotografi së bashku ku shihen duke mbajtur plisin në kokë dhe duke krijuar figurën e shqiponjës me duart e tyre.
Era Istrefi e cila e ka shpërndarë këtë fotografi në Instagram ka shkruar “Krenarë ku’do që jemi”./ KultPlus.com
Disa orë pas publikimit të këngës “Anything More” u publikua edhe kënga “Purpose” në bashkëpunim me këngëtarin britanik Jonas Blue.
Era Istrefi është pjesë e albumit “Blue” të këngëtarit dhe DJ Jonas Blue, krahas emrave si Liam Payne, Joe Jonas, JP Cooper dhe Lennon Stella. Në një intervistë për gjigandin mediatik “Billboard”, Jonas Blue ka folur edhe për talentin shqiptar, e nuk nguron ta cilësojë Erën si vajzën e hiteve.
“Era Istrefi ishte zgjedhja perfekte. Ajo kishte nivelin e duhur për stilin e kësaj kënge. Unë jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim, si dhe për produksionin final të këngës.” – u shpreh Jonas Blue për “Billboard”. /KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=gAHmUn8t2pM
Era Istrefi ka publikuar këngën e saj më të re. Kënga vjen në bashkëpunim me Steve Aoki dhe është në gjuhën angleze duke përfshirë edhe fjalë në gjuhën shqipe, shkruan KultPlus.
Era Istrefi ka pasur një sezon të suksesshëm gjatë këtij viti që po e lëmë pas. Këngëtarja ka sjellë disa këngë të ndryshme që u shndërruan në hite vendore dhe më gjerë./ KutlPlus.com
Era Istrefi ka pasur një sezon të suksesshëm gjatë këtij viti që po e lëmë pas.
Këngëtarja ka sjellë disa këngë të ndryshme që u shndërruan në hite vendore dhe më gjerë.
Por, bukuroshja jonë nuk do të ndalet me kaq dhe ka filluar të punoj në këngë të reja që do të vijnë shumë shpejt.
https://www.instagram.com/p/BoPJYXGDGw6/
Ditë më parë raportuam se biondina është duke punuar me artistin e famshëm, Jonas Blues në këngën ‘Purpose’.
Së fundi, Istrefi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke kënduar, i cili insert supozohet se i takon këngës më të re.
Mbetet të shihet në ditët në vijim se për çfarë bëhet fjalë dhe se nëse kjo ishte pjesë e hitit të ri.
Ndryshe, Era gjithashtu pritet të publikojë gjatë muajve të ardhshëm edhe këngë të tjera. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BpqA8qqjOo1/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
Këngëtarja Era Istrefi gjatë verës publikoi këngën e saj “Oh God”, të cilën e shoqëroi me një videoklip, ku ishte shndërruar në një sirenë buzë detit.
Mirëpo prej tre muajsh, Era Istrefi zbulon në “Instastory” se ndodhet në studio për të punuar për produksionet e reja muzikore, por ende nuk ka bërë të ditur asnjë këngë të re. Këngëtarja shqiptare është pjesë e albumit “Blue” të këngëtarit britanik Jonas Blue, krahas emrave si Liam Payne, Joe Jonas, JP Cooper dhe Lennon Stella.
Jonas Blue dhe Era Istrefi kanë bashkëpunuar për këngën “Purpose”, që do të publikohet me nëntë nëntor, ditën që publikohet edhe i gjithë albumi që përbëhet nga 15 këngë.
Jonas Blue ka realizuar një ndër videoklipet e tij në bregdetin shqiptar, ku modele ishte edhe Oriola Marashi. / KultPlus.com
Sot në Prishtinë, për të dytin vit me radhë u organizua parada e komunitetit LGBT, e quajtur si “Parada e Krenarisë”.
Në mbështetje të kësaj parade kanë dalë shumë prej figurave publike, ku ndër to u panë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili.
Por, duket se pjesë e kësaj parade ka qenë edhe këngëtarja tjetër kosovare, Era Istrefi.
Nuk dihet nëse ishte fizikisht prezente, por në InstaStory Era hodhi disa fotografi nga parada, duke treguar se është në mbështetje të këtij komuniteti.
“Urime Parada e Krenarisë 2018, Prishtina”, ka shkruar Era Istrefi.
E njëjta po ashtu ka hedhur në InstaStory edhe imazhe tjera nga Parada e LGBTI, e realizuar në New York vitin e kaluar.
Mesa duket, dëshira për të treguar se parada të tilla organizohen anë e kënd botës, bëri që këngëtarja t’i ndajë me fansat këto imazhe.
Më pas, për të treguar përkrahjen e saj, Istrefi publikoi edhe fotografi tjera, ku shfaqej me flokët shumëngjyrëshe, për të simbolizuar në njëfarë forme komunitetin LGBT. /KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, i bëri krenarë shqiptarët këtë vit me paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror 2018, ku këndoi himnin “Live it up” së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.
“Prisoner” dhe “Oh God” janë këngët që pasuan më pas, dhe që u pritën mirë nga fansat e këngëtares.
Era së shpejti pritet të publikoj edhe një këngë të re, e cila titullohet “Where’s your love boy”, dhe vjen në bashkëpunim me Hitimpulse, të
cilët po ashtu janë pjesë e kompanisë së famshme “Sony Ultra Music”.
Një pjesë e kësaj kënge është publikuar në YouTube në kanalin “Star Channel”, gjersa e plotë pritet të publikohet për disa javë.
E veçanta e kësaj kënge, është se në një pjesë të kësaj kënge, Istrefi do të këndojë edhe në shqip.
“Për çdo ish ka një kiss”, janë disa nga vargjet që ajo do të këndojë në këngë, vargje të cilat rrodhën ilegalisht mbrëmë (e mërkurë) në faqen e Genius.
Mirëpo me ndërhyrjen e menaxhmentit, teksti është hequr nga kjo faqe, ndërsa i disponueshëm për fansat është vetëm refreni i këngës në anglisht, i publikuar në SongeTexte.
E plotë, kënga “Where’s your love boy” pritet të publikohet së shpejti./KultPlus.com
Era Istrefi pa dyshim që është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.
Fama e saj tashmë ka prekur majat, duke u renditur përkrah yjeve më në zë në botë.
Por, krahas sukseseve në karrierën artistike muzikore, ylli kosovar shquhet edhe për stilin unik, trupin atraktiv e pozat joshëse.
Së fundmi ajo ka realizuar një fotosesion me fotografen Fioralba Kryemadhi. Ndërsa sot këngëtarja ka ndarë edhe një imazh nga ky album, ku shfaqet sensuale me një palë pantallona e bluzë të shkurtër./KultPlus.com
Viti 2018 ka qenë pa diskutim një prej më të suksesshmëve për këngëtaren shqiptare Era Istrefi.
Ajo ishte një nga tre zërat interpretues të himnit të Kampionatit Botëror, që këtë vit u mbajt në Rusi.
“Live it up” është kënga, e cila e bëri të dëgjuar artisten kosovare në mbarë botën, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.
Më pas, erdhi radha e dy këngëve tjera “Prisioner” dhe “Oh God”, të cilat gjithashtu u pritën mirë nga fansat e saj.
Këngëtarja Istrefi së fundmi ka shënuar edhe një tjetër sukses, duke arritur të nominohet për çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “International New Artist” (Artisiti i ri ndërkombëtar).
Konkurrencën e këngëtares nga Kosova në këtë kategori e ka bërë publike edhe faqja zyrtare e këtij kompeticioni, në të cilin garojnë emra të njohur ndërkombëtarë.
Për ta ndihmuar artisten ta fitojë çmimin, mund të votoni në faqen zyrtare të “BreakTudo Awards” dhe zgjasin deri në datën 15 tetor. /KultPlus.com
Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Era Istrefi, ka pasur dhimbje të forta në bark e si pasojë është dërguar në spital me urgjencë.
Pas kontrollit, mjekët atë e kanë dërguar menjëherë në sallën e operacionit. Ata kanë konstatuar se Istrefi ka pasur probleme me apendisitin, transmeton Koha.net.
Era nuk e ka bërë të madhe këtë dhe ka sqaruar fansat e saj se është mirë dhe se operacioni ka kaluar me sukses.
Përmes publikimit të një videoje, e cila nuk e ka shfaqur fytyrën e saj, në Instagram Story, Istrefi ka treguar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, se ka operuar apendicitin. Po ashtu, ajo ka treguar edhe se është mirë dhe se së shpejti do t’i kthehet muzikës me këngë të reja./ KultPlus.com
Youtube vazhdon të mbetet një prej platformave matëse të suksesit të projekteve muzikore. Të blera apo të merituara, kjo vazhdon të jetë diskutim i gjatë e pa përgjigje, por që janë referencë, këtë s’mund ta mohojë askush.
E me këto shifra marramendëse, projektet e artistëve shqiptarë po i konkurrojnë ata të artistëve ndërkombëtarë. Edhe ky një debat i gjatë dhe zor i përputhshëm me realitetin, transmeton emisioni Express në KTV.
“Bon Bon”, “Të ka lali shpirt”, “Bow Down”, “E kam pas”, “Show Biz” janë pesë këngët të cilat audienca shqiptare i ka dëgjuar më së shumti nga të gjitha projektet që janë publikuar deri më tani në YouTube. Është për t’u çuditur me disa prej emrave që janë pjesë e kësaj liste, por që kjo është renditja.
Këtyre projekteve u prin sensacioni i vitit 2016, “Bonbon” i këngëtares kosovare tashmë me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, këngë kjo e lansuar dy vjet më parë e që më vonë ia hapi asaj rrugët për tregun e huaj të muzikës.
Gjithsej 600 milionë klikime ka ky projekt në Youtube. “Bonbon”, për muaj të tërë u dëgjua jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Madje, kjo këngë ishte e para shqip që u bë pjesë e top-listës së MTV-së.
Përveç tjerash, kjo këngë Era Istrefit ia solli kontratën më një prej kompanive më të mëdha muzikore, Ultra Music.
Era më pas solli edhe disa këngë të tjera, por që suksesin e kësaj me klikime, është larg për ta prekur.
2. Pas “Bon bon-it”, nëse bazohemi te klikimet në YouTube, kënga “Të ka lali shpirt” e Silva Gunbardhit në bashkëpunim me Mandin e Dafin, vazhdon të mbetet një nga projektet më të kilikuara shqip.
Kjo këngë numëron hiç më pak se 400 milionë klikime.
“Të ka lali shpirt” u publikua në janar të 2013-s dhe qysh pas publikimit, ajo u dëgjua kudo, madje për një kohë të gjatë.
3. Një bashkëpunim i cili erdhi befasi për publikun atë kohë, ishte ai mes reperit Noizy dhe Encës. Qysh në kohën kur u paralajmërua, ky projekt i gëzoi dëgjuesit e të dy këngëtarëve.
“Bow Down” që bashkoi këtë dyshe rezultoi mjaft i suksesshëm, duke mbetur kështu një nga projektet më të dëgjuara shqiptare dhe i cili deri më tani numëron mbi 108 milionë klikime.
Por, pavarësisht suksesit, ky mbetet projekti i fundit që Noizy me Encën e sollën, kjo pasi dihet se Enca nuk i përket më labelit OTR.
4. Një bashkëpunim i cili është i katërti në këtë listë është edhe ai mes Sabina Danës dhe Dafi Dertit. Kjo këngë u pat publikuar në nëntor të 2012-s, derisa dëgjueshmëri pati edhe verën e 2013-s dhe më tej.
Ky bashkëpunim, në YouTube numëron hiç më pak se 103 milionë, dhe kështu e bën atë në mesin e emrave më të klikuar te projektet shqiptare në YouTube.
Sabiani, Marseli dhe Shkendije Mujaj lansuan tre vjet më parë këngën me titull “Show Biz”. Me gjithë tekstin e dobët dhe kualitetin e ulët të muzikës, ky projekt është shikuar hiç më pak se 78 milionë herë në youtube.
E ky numër kaq i madh i klikimeve dëshmon edhe një herë tjetër shijen e përgjithshme të publikut në muzikë. / KultPlus.com
Prestigjiozja The Guardian, sot i ka kushtuar një shkrim mjaft të gjerë yjeve kosovare që po mahnitin botën, përcjell KultPlus.
Gjithçka nisin me babanë e Dua Lipës, Dukagjin Lipa i cili tash është në përfundim të përgatitjeve të fundit për festivalin Sunny Hill i cili do të sjellë në Kosovë yjet botërore duke përfshi këtu edhe vetë Dua Lipën.
The Guardian në këtë shkrim, nuk lë pa përmend edhe Rita Orën, Era Istrefin, Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën.
“Me suksesin muzikor të këngëtareve si dhe me dhunti të futbollistëve me origjinë kosovare si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri gjatë Kupës së Botës, përceptimi ndërkombëtar i vendit po fillon të ndryshojë”, shkruan The Guardian.
The Guardian shkruan edhe për tensionet e fundit mes Kosovës e Serbisë në lidhje me kornizën e re për zonat me shumicë serbe që Prishtina duhet t’i bëjë.
Fotografi i njohur shqiptar i cili jeton dhe punon në New York, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi të artistes kosovare Era Istrefi, e cila tashmë është bërë e famshme në botë falë talentit të saj, shkruan KultPlus.
Poshtë fotografive, Berisha shkruan: “E ardhmja është me Era Istrefin”.
Era Istrefi edhe kësaj radhe ka shkëlqyer nën objektivin e fotografit të njohur Fadil Berisha. /KultPlus.com
Regjisori i videoklipit të Era Istrefit sot ka ditëlindjen.
Nuk është hera e parë që Astrit Ismaili dhe Era Istrefi bashkëpunojnë. Kësaj here, Ismaili – artist i njohur në Kosovë, ka bërë koreografinë dhe pjesën artistike të videoklipit më të ri nga Era Istrefi dhe Konshens – “Oh God”.
“Është kënaqësi të punoj me Erën dhe me videoklipin e xhiruar në Xhamaika, dhe i cili doli sot për ditëlindjen time” shkruan artisti Ismaili.
Kënga u lansua dje me videoklip dhe ka rreth 300 mijë shikime në Youtube. / KultPlus.com
Këngëtarja kosovare tashmë me famë botërore, Era Istrefi, sapo ka lansuar videoklipin e këngës “Oh God” i cili u paralajmërua që do të dal nesër., shkruan KultPlus.
Kënga vjen në bashkëpunim me artistin e njohur xhamajkan Koshens./ KultPlus.com
Këngëtarja kosovare tashmë me famë botërore, Era Istrefi, përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka zbuluar disa sekuenca nga klipi i ri i cili pritet të dal nesër, shkruan KultPlus.
Kënga do të titullohet “Oh God” dhe atë e ka punuar në bashkëpunim me artistin e njohur xhamajkan Koshens.
Nesër pritet të shihet videoklipi i plotë dhe të dëgjohet kënga e cila sipas Erës do të mbahet mend. / KultPlus.com