Për herë të parë Era do të performojë në këtë shtet afrikan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi vazhdon të na bëjë krenarë të gjithëve.

Pas performancës së shkëlqyer në Kampionatin Botëror “Russia 2018”, me këngën zyrtare “Live it up” me Will Smith dhe Nicky Jam ajo ka paralajmëruar koncertin e radhës, shkruan lajmi net.

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Era tregon se kësaj radhe do të performojë në Egjipt. “Shihemi së shpejti, Egjipt”, ka shkruar ajo.

Mbase, kjo është hera e parë që Istrefi do jetë atje.

“Prisoner”, është kënga e fundit e publikuar nga ajo kurse së shpejti do sjell duet me një xhamajkan. /KultPlus.com

Ergys Mertiri vazhdon të mbajë qëndrimin e tij kundër dekorimit të Era Istrefit, vjen reagimi i radhës

‘E trishtë të jetosh në një shoqëri ku Era Istrefi merr medalje kombëtare’, ishte shkrimi me të cilin Ergys Mertiri para pak ditësh bëri bujë në media, shkruan KultPlus.

Ai vazhdoi tutje duke thënë se: “Hashim Thaçi ngatërron vlerat kombëtare me ahengjet banale të botërorit”.

Por Mertiri po vazhdon të mbajë qëndrimin e tij kundër këtij dekorimi nga presidenti Hashim Thaçi.

Sipas tij muzika që bënë Era Istrefi është komerciale dhe pa vlera artistike.

Ai tashmë ka bërë një tjetër postim ne Facebook duke treguar së cila është muzika e vërtet sipas tij.

Ai ka postuar këngën “Këtu” nga por-no./KultPlus.com

Era Istrefi me këngë të re, bashkëpunon me një tjetër yll botëror (FOTO)

Ka pak ditë që Era Istrefi solli këngën “Prisoner” e cila u pëlqye mjaft shumë, por Era nuk ka të ndalur. Ditën e premte ajo do të sjellë këngën e re e cila vjen në bashkëpunim me një tjetër yll botëror, shkruan KultPlus.

Kënga titullohet “Oh God” dhe vjen në bashkëpunim me Koshens.
https://www.instagram.com/p/BllcmEWj1av/?taken-by=eraistrefi
Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia diskografike “Ultramusic” dhe vetë Era përmes rrjetit social Instagram. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BlksShRjh8N/?taken-by=eraistrefi


“Prisoner” e Era Istrefit kalon një milion klikime (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Era Istrefi ka tre ditë që e ka publikuar klipin e këngës “Prisoner”.

Por tashmë kënga ka kaluar shifrën një milion klikime në Youtube.

Siç dihet Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, kanë shkëlqyer në performancën e tyre gjatë finales së Kampionatit Botëror “Rusia 2018”./KultPlus.com

Era Istrefi: Jam falënderuese për përkrahjen e Kosovës, vendit ku jam lindë e rritë

Këngëtarja kosovare tashmë me famë botërore, Era Istrefi ka marr sot dekoratë presidenciale nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, shkruan KultPlus.

Gjatë këtij takimi ata shkëmbyen dhurata me njëri tjetrin. Përveç presidentit ishte edhe Era ajo e cila i dhuroj atij një topin 2018 të WorldCup nënshkruar nga vetë këngëtarja, Will Smith, Nicky Jam dhe Ronaldinho.

“Kemi shkëmbyer dhurata sot me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin. Ai më dha medaljen e artë dhe unë i dhashë topin 2018 të WorldCup nënshkruar nga unë, Will Smith, Nicky Jam dhe Ronaldinho. Jom shume falenderuse per perkrahjen e Kosovës/vendit te cilit jom lindë e rritë”, ka shkruar Era në instagram.

Ndërsa presidenti Thaçi është shprehur krenar për prezantimin e Era Istrefit në Kampionatin Botëror.

“Në çdo vend të botës është dëgjuar zëri i artistes sonë, Era Istrefi. Rrënjët e suksesit të saj global janë në Kosovë, të cilën e prezantoi denjësisht edhe në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi. Ajo po e përfaqëson identitetin e Kosovës në botë. Për kontributin e saj në promovimin e Kosovës, sot e dekorova me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social facebook.

Era Istrefi është nderuar me Medalje Presidenciale Jubilare e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. / KultPlus.com

Hashim Thaçi tregon se cilët janë më të rëndësishëm, artistët apo politikanët

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar sot këngëtaren kosovare Era Istrefi, pas pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e Kampionatit të Futbollit, shkruan KultPlus.

Përgjatë dekorimit nga ana e presidentit Thaçi, Era Istrefi poashtu ka bërë një dhuratë për Thaçin, e cila i ka dhuruar një top futbolli që ishte nënshkruar nga ajo dhe dy artistët pjesëmarrës të këngës zyrtare të këtij kampionati.

Më pas janë parashtruar edhe pyetje të gazetarëve, ku njëra prej tyre ishte nëse janë më të rëndësishëm politikanët e Kosovës se sa artistët që po përfaqësojnë Kosovën në vende të ndryshme të botës.
Presdienti Thaçi ka thënë se Era, Dua e Rita janë më të rëndësishëm se të gjithë politikanët./KultPlus.com

Era Istrefi kthehet në Kosovë (FOTO)

Këngëtarja kosovare Era Istrefi sapo ka arritur në Kosovë.

Pas performancës së saj në finalen e Kupës së Botës në Moskë, ajo sot ka arritur në Kosovë.

“Zeri.info”, ka siguruar këto fotografi të momentit kur Era ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kujtojmë se pjesëmarrja e Erës në ‘himnin’ e Botërorit dhe performanca e saj në natën finale u mirëprit nga të gjithë, madje edhe fotografia e saj me duar në formë shqiponje u mirëprit shumë mirë dhe bëri krenarë të gjithë shqiptarët.

Pasi e pa teksa ‘shkëlqeu’ në Rusi, Rita e bën edhe këtë për Erën

Era Istrefi ka shënuar edhe një sukses në karrierë, duke arritur të bëhet zëri i Kampionatit Botëror “Russia 2018”.

Këngëtarja ka performuar në ceremoninë zyrtare të Kupës së Botës, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.
Arritja e saj ka gëzuar gjithë shqiptarët dhe u duartrokit nga shumë prej kolegëve të saj, madje edhe ata me famë botërore.

Ishin Dua Lipa dhe Rita Ora ato të cilat i komentuan Erës sipër fotografive që ndau nga performanca e saj në Moskë.
Pasi pëlqeu dhe komentoi fotografinë e Erës, Rita e bëri edhe “follow” në Instagram. /KultPlus.com

Shpërndahen topa të botërorit me autografe të Era Istrefit (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam ka kënduar këngën e botërorit “Live It Up” në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Pas përfundimit të gjithçkaje, bukuroshja jonë ka vënë autografin në disa topa të futbollit që do të shpërndahen për fansa e ndryshëm anembanë planetit tokë.

Ajo ka publikuar videot ku shihet një dhomë e mbushur me topa të Kampionatit, të cilët mbanin nënshkrimin e saj dhe dy artistëve të tjerë.

Zeshkania duket se është ende në shtetin rus, ku gjatë ditës së djeshme është fotografuar në krah të reperit, French Montana.

Theksojmë se dyshja kishte realizuar kohë më parë videon e këngës “No I Love Yous”, e cila deri më tani është shikuar mbi 15 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Franca është shpallur kampione e botës pas triumfit kundër Kroacisë gjatë ditë së diele me rezultat 4-2. /KultPlus.com

“Erdha, pashë, fitova”

“Veni. Vidi. Vici” është shprehja e famshme e Julius Caesarit që është përdorur edhe shumë kohë pas përdorimit fillestar, shkruan KultPlus.

Faqja “Images of Kosovo” që promovon figurat e rëndësishme të vendit, ka krijuar një fotografi në të cilën kanë vendosur tri figurat shqiptare që nga Kampionati Botëror sollën emocione të forta për publikun shqiptarë e duke e përcjellur domethënien e simbolit të “shqiponjës” në mbarë botën.

Fotografia me mbishkrimin “Erdha. Pashë. Fitova”, ka të vendosur fotografitë Era Istrefit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës të kufizuar në hartën e Kosovës, për ata të cilët shumëfishuan emocionet e shqiptarëve kur nga stadiumi i Rusisë krijuan simbolin e shqiponjës, duke përshëndetur kombin e vendin e tyre. / KultPlus.com

Akuzohet se nuk këndoi ‘live’ në Botëror, Era kundërpërgjigjet (FOTO)

Këngëtarja Era Istrefi i ka bërë krenarë shqiptarët anë e mbanë globit me performancën e djeshme në Luzhniki Stadium.

Së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, ata performuan këngën “Live it up”, në ceremoninë hapëse të finales së Botërorit.

Së fundmi, ajo publikoi disa imazhe nga performanca e saj në Instagram, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: ” Gjurmët e performancës së kaluar, një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

Përkundër komenteve të mira dhe të shumta në rrjetet sociale, nuk kanë munguar edhe kritikat.

Një nga komentuesit në rrjetet sociale i ka shkruar këngëtares: “Sinkronizimi i buzëve ishte mbresëlënës”, duke aluduar kështu që Era nuk ka kënduar “live”.

Por, i menjëhershëm kaq qenë reagimi i saj, pasi këngëtarja i është kundërpërgjigjur komentuesit, duke thënë se ka kënduar live, por në videon e publikuar në YouTube, nuk është prezantuar versioni live që ajo këndoi.

“Mund t’i shikosh videot dhe të më dëgjosh duke kënduar “live. Shpresoj se do ta rregullojnë zërin kur t’i postojnë performancën zyrtare të videos”, ka qenë përgjigja e Erës.

Për performancën e saj mahnitëse, Era mori komplimente të shutma edhe nga artistet tjera shqiptare me famë ndërkombëtare si Dua Lipa dhe Rita Ora. /Telegrafi/

“S’ka rëndësi çka do të thuash për mua” (VIDEO)

Ylli i Kosovës, Era Istrefi dje pati një paraqitje të madhe në finalen e Kampionatit Botërorë në Rusi, shkruan KultPlus.

Menjëherë pas asaj paraqitje që pati përkrah yjeve si Will Smith e Nicky Jam me himnin e botërorit “Live it Up”, Era mori një vëmendje të madhe mediatike botërore.

Edhe mediat serbe nuk lanë pa shkruajtur për Erën, por jo me qasjen e mediave të tjera. Ata edhe kësaj radhe nuk lanë pa përmendur këngën “E dehun jam”, këngë këtë që Era Istrefi e pati realizuar në vitin 2014-të.

Gazeta “Blic” e quan kontraverse këngëtaren nga Prishtina duke thënë se ajo ka kënduar gjysmë e zhveshur në objektin e Kishës Ortodokse të Serbisë, duke aluduar pikërisht në këtë videospot./ KultPlus.com

Un pe du dikon
Dikon qe shume
po më mundo-o-o-n
Un pe du dikon
Qe nuk beson
Se dashnia ekziston
Un pe du dikon
Dikon qe menon
Qe kerkush nuk e don
Un pe du dikon
Aj nuk din me vlersu
Se k-k-kush pe don’
Uh nanana
Un para se me ik shum larg
Pararara Du me tthon
je kon shume ngat
Uh nanana
Un para se me ik shum larg
Pararara
Zemren n’dor un ta mar ta mar..
Shots e tekilla edhe birra bon
Per me hek do t’keq
ti veq i combo (kombinon)
Edhe pak bob marley bon
So ëhen I roll
Mo nuk nalna as n’patroll
Uh ra pam pa pam
Beat-i po ma then
Edhe vena o’ ka m’nxen
Edhe nese ska dashni
At’here ka sa t’dush raki per me pi
Doesnt matter what you gonna say about me x2
Tash per qdo nat pi raki edhe ven
Aman..aman
‘nat pi raki edhe ven
Aman..oo-oo
‘Nat pi raki edhe ven,
dikon qe e helmon
po mu po m’ngushllon
‘Nat pi raki edhe ven
E ti shut up shut up shut up shut up

Rita Ora i shkruan Era Istrefit (FOTO)

Era Istrefi, këngëtarja nga Kosova mbrëmë bëri historinë në Kampionatin Botërorë të Futbollit Rusia 2018, shkruan KultPlus.

Kësisoj ajo që nga dje po vazhdon të marrë komente nga më të ndryshmet në rrjete sociale dhe jo vetëm.

Ishte Dua Lipa, ajo e para që i shkruajti Erës ndërsa pas saj vjen edhe komenti i Rita Orës.

Të dy këngëtaret me famë botërore po e përkrahin kështu yllin nga Kosova që shndriti mbrëmë në Moskë./ KultPlus.com

Will Smith ka një porosi për Era Istrefin

Aktori amerikan Will Smith pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ka falënderuar këngëtarin Nick Jam për ftesën që ia bëri që të realizonin himnin e Botërorit, “Live It Up”.

Në një postim në Instagram, Will Smith ka falënderuar atë dhe këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi, pasi së bashku mbyllën ceremoninë e finales së Botërorit, transmeton Koha.net.

“Era Istrefi, ti je e bukur dhe shpirt delikat. Të çmoj. Vazhdo të buzëqeshësh”, ka shkruar Will Smith për yllin nga Kosova./KultPlus.com

The Sun: Era Istrefi, vajza e një këngëtareje dhe një gazetari

Duke u bërë zëri i himnit të Botërorit dhe duke performuar pranë Will Smith dhe Nicky Jam, emri i saj ka arritur të dëgjohet kudo akoma më shumë dhe suskeset e saj tani pritet të zgjërohen akoma më shumë.

Për të tani po shkruajnë mediat ndërkombëtare për të dytën herë pasi Era Istrefi e njohur nëpër botë ishte edhe me suksesin e këngës ‘Bon bon’.

Era Istrefi shpërtheu në skenën ndërkombëtare pata dy vitesh dhe ylli në ngritje do të bëjë performancën më të madhe në karrierë deri më tani – e nis The Sun shkrimin për këngëtaren shqiptare. 24-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën e saj “BonBon”, suksesi i të cilës bëri që ajo të nënshkruante me Sony dhe Ultra Music brenda një muaji, u tha ndër të tjera në artikullin në fjalë.
Në shkrimin e tyre poashtu është përmendur se këngëtarja kosovare ka lindur në Prishtinë dhe është vajza e këngëtaret Syzana Tahirsylaj dhe gazetarit Nezir Istrefi, transmeton lajmi.net.

Ndryshe Era bëri një performancë të mahnitshme në finalen e Botërorit ku aktualisht po zhvillohet ndeshja finale ndërmet përfaqësueses së Francës dhe asaj të Kroacisë dhe aktualisht rezultati ësht 1:1./KultPlus.com

Era Istrefi, kampionia e Kosovës

Derisa po vazhdon ndeshja e finales mes Kroacisë e Francës, me një epërsi nga Franca, shqiptarët sot i kishin sytë tek performance e himnit të Kampionatit Botëror.

Era Istrefi ka ngjallur emocione të shumta tek shqiptarët, me performancën e saj në Rusi sonte. Kënga e saj në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, është stërdëgjuar në mbarë botës ndërsa sonte erdhi edhe më e fuqishme duke i paraprirë ndeshjes kulminante të këtij kampionati, shkruan KultPlus.

Shumë nga reagimet sontme në Facebook, e kanë nxjerrë atë si “Kampione të Kosovës”, duke shpërfaqur ndjenjat e krenarisë për të. / KultPlus.com

Shqipet e botërorit (FOTO)

Kampionati Botëror që është pozicionuar këtë vit në Rusi sonte ka arritur në natën kulminante. Ky kampionat ishte mjaft i ngarkuar emocionalisht për shqiptarët anë e mbarë botës.

Këngëtarja Era Istrefi, sonte ktheu gjithë sytë e botës nga ajo me performancën e Himnit të Kampionatit Botëror. Ajo sonte performoi “Live it Up”, përkrahë emrave të njohur Will Smith dhe Nicky Jam. Ky sukses e fut Era Istrefin në mesin e artistëve më të njohura si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo, shkruan KultPlus.

Para kësaj, shqiptarët e Kosova u vendos në shumë media ndërkombëtare, falë ‘shqiponjës’ së futbollistëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Emocione të shumëfishta i dhuruan publikut shqiptar, e atyre që njihnin historinë e vendit të tyre. Në ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, ata triumfuan me dy gola ndaj kombëtares së Serbisë, duke e nxjerrë Zvicrën fituese të asaj ndeshje.

“Shqiponja”, në mes të Rusisë, në ndeshje me Serbinë u kushtoi Xhakës e Shaqirit me dënim nga FIFA, e cila i gjobiti me nga 10 mijë franga, ndërkaq kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Lichtsteineri me 5 mijë franga zvicerane. Nuk ishte vetëm Lichtsteineri, ai që iu bashkua ‘shqiponjës’ së Xhakës e Shaqirit. Shqiptarë anë e mbarë botës dhe jo vetëm u bashkuan me ta në simbolin e shqiponjës, nuk mungoi as mbështetja e figurave të njohura në botë.

Pas, kësaj qarkulluan shkrime të shumta e reagime në përkrahje e kundër të simbolit të tyre, por po shqiptarëve momenti i golave, e i shqiponjës, u ka marrë brohoritjet më të fuqishme, emocionet e forta./ KultPlus.com

Shkëlqimi i Era Istrefit në Rusi përmes fotografive (FOTO)

E mrekullueshmja Era Istrefi, kosovarja e cila bëri historinë duke kënduar për herë të parë Himnin e Botërorit Rusia 2018-të, pati një paraqitje të mrekullueshme në finalen e madhe të këtij kampionati.

Po sjellim përmes fotografive gjithë emocionet që solli sot Era Istrefi me këtë paraqitje që do të mbahet mend gjatë.

“Live it Up”, është kënga që sivjet u zgjodh të jetë himn i Kampionatit Botërorë, ndërsa u këndua nga Era Istrefi, Will Smith e Nicky Jam. / KultPlus.com

LIVE nga performanca e Era Istrefit në finalen e madhe në Rusi

Pas pak nis ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku do të ndeshen Kroacia dhe Franca.

Përmbyllja e Kupës së Botës po bëhet në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Pas pak Era Istrefi, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë himnin e këtij kampionati “Live it up”.

Rikujtojmë se Era Istrefi, para dy ditësh u paraqit edhe në një konferencë për medie në Rusi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Ajo nuk la pa përmendur dy bashkëvendësit e saj që në këtë kampionat luajtën për kombëtaren e Zvicrës – Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Era, tha se momenti më i mirë gjatë kampionatit ka qenë ai kur dy shqiptarët kanë shënuar gol kundër Serbisë që atë ditë luante me Zvicrën./ KultPlus.com

Will Smith publikon pamje para performancës së madhe: 3 miliardë njerëz do na ndjekin (VIDEO)

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në performancën e madhe të Kampionatit Botëror, ku këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi së bashku me Will Smith e Nicky Jam do të interpretojnë himnin e këtij kampionati në stadiumin Luzhinki në Moskë, shkruan KultPlus.

Artisti i njohur, Will Smith ka publikuar disa pamje duke treguar aktivitetin e emocionet e tyre pak para performancës.

“3 miliardë njerëz do të ndjekin performancën tonë sonte, kjo është pak para saj”, ka shkruar Smith në një video të postuar minuta më parë. / KultPlus.com

Në këtë orë nis performancën Era Istrefi në Rusi

Sot është ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku do të ndeshen Kroacia dhe Franca.

Përmbyllja e Kupës së Botës bëhet në stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërsa para ndeshjes do të ketë edhe performancë live.

Sipas ueb-faqes zyrtare të FIFA-s, ceremonia fillon 30 minuta para ndeshjes, pra në orën 16:30 (me kohën lokale në Kosovë dhe Shqipëri) dhe do të perofmojnë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

at a closing ceremony press conference during the 2018 FIFA World Cup at Luzhniki Stadium on July 13, 2018 in Moscow, Russia.

Tre artistët do të perfomojnë këngën zyrtare të Kampionatit “Live it up”, ndërsa pas ceremonisë që i paraprinë ndeshjes Kroaci-Francë, në orën 17:00 (gjithnjë sipas orë lokale në Kosovë dhe Shqipëri), fillon ndeshja e shumëpritur. / KultPlus.com

Era Istrefi sonte ‘ndezë’ Rusinë (VIDEO)

Era Istrefi, këngëtare nga Kosova e njohur për vendasit e saj pothuajse me të gjitha këngët e publikuara, për publikun ndërkombëtar u bë e njohur me këngën “BonBon”.

Që nga lansimi i kësaj kënge, Era Istrefi u ftua të performojë në vende të ndryshme, ndërsa një ftesë që la gojëhapur të gjithë, ishte ajo që iu bë për të kënduar Himnin e Kampionatit Botërorë 2018-të, shkruan KultPlus.

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, pak para se të nis ky kampionat, publikuan këngën “Live it Up”. Kënga u lëshua përgjatë gjithë kampionatit, e jo vetëm në Rusi atje ku edhe u mbajt sivjet, por në gjithë botën. Zëri i shqiptares u dëgjua e stërdëgjua sa e sa herë në Kampionat, por sonte pikërisht në Rusi, në stadiumin Luzhinki në Moskë ERA ISTREFI do të këndojë përpara 81.000 personave – aq vende sa ka stadiumi.

Era Istrefi, para dy ditësh u paraqit edhe në një konferencë për medie në Rusi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Ajo nuk la pa përmendur dy bashkëvendësit e saj që në këtë kampionat luajtën për kombëtaren e Zvicrës – Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Era, tha se momenti më i mirë gjatë kampionatit ka qenë ai kur dy shqiptarët kanë shënuar gol kundër Serbisë që atë ditë luante me Zvicrën.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur ora se kur Era Istrefi do të ngjitet në skenën e madhe të kësaj finale të madhe futbollistike por ajo që dihet është se ajo do të këndojë.

Era Istrefi këndon sot në Rusi në finalen e madhe të Kampionatit Botërorë 2018 në Rusi./ KultPlus.com

Era Istrefi: Jam e lumtur që jam këtu

Era Istrefi e cila është pjesë e këngëtarëve të këngës zyrtare të këtij kampionati – ‘Live it up’, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, ka udhëtuar drejt Rusisë ku pritet të performojë në finalen e Kampionatit Botëror, shkruan KultPlus.

Të tre së bashku sot mbajtën edhe konferencë atje, ku ndër të tjera Era u shpreh se momenti më i rëndësishëm gjatë kampionatit për të ka qenë loja e Zvicrës kundër Serbisë, ku edhe kanë shënuar dy shqiptarë.

Para pak minutash ajo ka postuar një fotografi në fushën e futbollit ku do të mbahet loja finale dhe është shprehur e lumtur që është aty. “Soooo happy to be here!!!!Cant wait to perform on the Sunday!!!:, ka shkruar Era.

Artistja kosovare pritet të performojë me datë 15 korrik në finalen e madhe. /KultPlus.com

Era Istrefi në fokus të mediave në Moskë

KultPlus ju sjellë fotografi të Era Istrefit nga Moska. Këngëtarja shqiptare është pjesë e këngës zyrtare të Kampionatit Botëror për këtë vit.

Kampionati Botëror njihet për mbulimin e madh që merr nga mediat dhe sidomos për rëndësinë që u kushtohet këngëtareve të këngës zyrtarë të këtij kampionati.

Nga vëmendja e mediave nuk ka pasur sesi të ikë as këngëtarja shqiptare Era Istrefi, prandaj KultPlus ju sjellë disa fotografi.

Era Istrefi është duke qëndruar në Moskë ku edhe do të perfomojë këngën e saj “Live it up”, në finalen e Kampionatit.

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam para disa minutave kanë mbajtur edhe konferencën për media.
Era Istrefi është pjesë e këngëtarëve të këngës zyrtare të këtij kampionati – ‘Live it up’, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam./ KultPlus.com