Era Istrefi: Suksesi i Bonbon, ishte momenti më i mirë në jetë

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi me hitin e saj “Bonbon” arriti të marrë më shumë se 500 milionë klikime dhe ka siguruar koncerte në shumë vende të botës, së fundmi në Dubai.

Pas një koncerti që mbajti atje ajo ka dhënë intervistë për “khaleejtimes” ku ka folur për suksesin, inspirimin dhe albumin e saj. Ajo ka treguar se këtë verë do të lansojë dy këngë të reja.

“Më ka shokuar, sepse nuk kisha qëllim që ‘Bonbon’ të bëhej ndërkombëtarisht e njohur – isha e njohur vetëm te shqiptarët dhe isha duke lëshuar një këngë tjetër – reagimi ishte aq i shpejtë dhe i madh sa që nuk mund ta besoja se çfarë po ndodhte – por ishte kënaqësi, që mund të them definitivisht se ishte momenti më i mirë në jetë”, ka thënë ajo për suksesin me hitin “Bonbon”.

Në këtë intervistë, Era ka treguar se Rihanna mbetet inspirimi i saj, ndërsa ka treguar se është duke punuar në albumin e parë. Nuk ka dhënë datë të lansimit të albumit.

Në këtë intervistë, Era zbuloi se aktori i preferuar i saj është Al Pacino, ushqimi i preferuar orizi, Rihanna ishte këngëtarja më e dashur, ndërsa për sport s’preferon asnjë skuadër sepse nuk shikon fare. Dubai ishte vendi i saj i preferuar për pushime, ndërsa libri i fundit që ka lexuar është “The Woman’s Handbook”.

Era Istrefi godet, kënga “Origami” edhe me fjalë shqipe

Era Istrefi ka sjellë sot këngën e saj më të re “Origami” të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me Maphorisa. Edhe kjo këngë veçohet nga gërshetimi i gjuhës shqipe me atë angleze, shkruan KultPlus.

“U bo ni kohë e gjatë që të kam n’mend/
Edhe pse kurrë s’të kam thonë sen
Dit e nat ndjenja s’po më len
po e nij që aj momenti po vjen
Po du me ta thirr telefonin
Me ta ni tonin e zonit
Ti n’vend tem unë n’tonin”…,

https://www.youtube.com/watch?v=4XVW5kAJSbA&feature=youtu.be

Është fillimi i këngës së Erës, këngë kjo e cila pastaj vazhdon e tëra në gjuhën angleze.
Kënga e titulluar “Origami” është lansuar vetëm në verzionin audio, kurse për videoklipin e kësaj kënge ende nuk dihet se kur do të publikohet.
Era Istrefi kishte shënuar një sukses të madh me këngën “Bon Bon”, këngë kjo që e bëri të depërtueshme deri në tregun ndërkombëtar./KultPlus.com

Është lansuar kënga e re e Era Istrefit (VIDEO)

Era Istrefi tashmë ka lansuar këngën e saj më të re, shkruan KultPlus.

Kjo këngë titulluar “Origami” dhe është lansuar vetëm në verzionin audio, kurse për videoklipin e kësaj kënge ende nuk dihet se kur do të publikohet.

Era istrefi kishte shënuar një sukses të madh me këngën “Bon Bon”, këngë kjo që e bëri të depërtueshme deri në tregun ndërkombëtar.
https://www.youtube.com/watch?v=4XVW5kAJSbA&feature=youtu.be
Mirëpo, suksesi i asaj kënge nuk është kaluar deri më tashti dhe mbetet të shihet nëse “Origami” do të bëjë namin./KultPlus.com

‘Origami’, së shpejti kënga e re nga Era Istrefi (VIDEO)

Era Istrefi shumë shpejt do të sjellë projektin e saj të ri muzikor.

Me anë të një videoje ajo ka paralajmëruar projektin “Origami”.

Ajo ka lënë gjithçka të pazbuluar por pritet që kënga të jetë ritmike, dhe e tillë tingëllon në një video që zgjatë pak sekonda.

Era ka vendosur të rikthehet si duket fuqishëm me një këngë të re. / KultPlus.com

Portali kroat: Si e pushtuan shqiptaret skenën botërore të muzikës pop

Sa iu përket shqiptarëve dhe kosovarëve të njohur, amerikanët deri vonë mund t’iu referoheshin vëllezërve Belushi, Eliza Dushku ose reperit Action Bronson (të cilët i përmenden aty – këtu)), por me kusht që ta kenë ditur këtë fakt sepse asnjëri nga të përmendurit nuk i kishte theksuar në mënyrë të veçantë rrënjët shqiptare, shkruan portali kroat Indeks.hr.

Por vitet e fundit, skenën e muzikës pop ngadalë kanë filluar ta pushtojnë disa emra të rinj e këto vajza me kënaqësi tregojnë nga vijnë. Natyrisht, shkruan portali, bëhet fjalë për këngëtaret e reja siç janë Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi. Këto kosovare të reja gjatë disa viteve të fundit vërtet kanë arritur një “boom” të madh që njëmend duket paksa i pabesueshëm nëse merret para sysh madhësia e shtetit transmeton Koha.net.

Për këtë arsye, shtrohet pyetja prej nga ky interesim amerikan për industrinë muzikore për këngëtaret e Kosovës dhe a ekziston ndonjë fshehtësi, sepse në kohën e tashme, me gjithë rënien sipërfaqësore në sy, për karrierë serioze pa dyshim se nuk mjafton vetëm shpërfaqja e gjoksit. Dukja përfundimisht ndihmon, por nëse përpiqeni të depërtoni në skenë, në të cilën sisët pak a shumë duken fantastike, nuk do t’iu mjaftojnë metodat klasike ballkanike të promovimit të cilat në rastin më të mirë do t’iu sigurojnë disa tituj në portale dhe te klubet gjysmë të zbrazëta të katundit.

Përgjigja pjesërisht gjendet në kulturën e ndërthurur muzikore, bukurinë ekzotike, por edhe për talentin e padiskutueshëm dhe mënyrën se si vetë industria funksionon, sepse, kur bëhet fjalë për vajzat e reja nga Kosova, nuk bën ta heqim nga mendja se, të paktën në depërtimet fillestare, në fakt flitet për kërkimin e një Rihanne të re.

Karriera e Rita Ora e cila, nëse doni të ndjeheni i mplakur, në skenë është tash e dhjetë vjet (e koha është të ndjeheni i mplakur), ajo u rrokullis që nga koha kur karriera e Craig Davidit nisi teposhtën. Në atë kohë shumëkush e hetoi vokalisten e re e cila u paraqit me këngën e vet “Awkward”, por këto ishin vetëm suksese fillestare që nisen të marrin forma të qarta tek në vitin 2009 kur menaxherja e saj Sarah Stennett filloi kontaktin me shtëpinë botuese amerikane Roc Nation të cilën e kishte themeluar Jay Z, reperi i njohur, ndërmarrës, menaxher, por edhe njeriu që e “zbuloi” Rihannan.

Rihanna, nuk duhet ta theksojmë këtë posaçërisht, është njëra nga këngëtaret më të popullarizuara në botë, e kur industria pengohet nga një minierë e tillë ari, bëhen përpjekje që me të gjitha mënyrat të gjenden edhe disa interpretuese të ngjashme karriera e të cilave do të mund të lulëzonte në truallin që Rihanna e ka përshkuar. Rita Ora është njëra nga ato.

Aq më shumë, pasi në fillim e quajtën edhe “Rihanna nga Anglia”, e i vetmi dallim ka qenë zgjedhja e producentëve të njohur siç janë Switch ose dueti Chase & Status, por edhe kjo, sigurisht nën ndikimin e edituesve, e bekoi deri tek albumi i saj i parë “Ora” nga viti 2012, të cilin, kryesisht, e bëri ekipi i rëndomtë i krijuesve të hiteve të cilët të njëjtën këngë do t’ia dërgonin edhe Rihannas e edhe Oras.

Ngjashmëria ishte e tillë, sa që në kuluare flitej se Rihanna s’e duronte dot Oran dhe se bënte çdo gjë për të sabotuar karrierën e saj, ishin të bindur disa, dhe kjo shpjegon pse këngëtarja e re tash e katër nuk ka publikuar album të ri.

Për shembull, ajo do t’i ruajë hitet që s’e ka ndër mend t’i xhirojë ( e për të cilët e di se do të përfundojë tek Ora) ose se nga Jay Z- do të kërkojë që karriera e konkurrentes të mos jetë në vend të parë, transmeton Koha.net. Por fjala është për spekulim e ajo që dihet është se Rita Ora në fund të vitit të shkuar kishte paditur Roc Nation dhe kishte kërkuar shkëputjen e kontratës dhe tash presim vazhdimin që të hetojmë nëse pauza ndërmjet dy albumeve ishte shumë e gjatë.

Pos që këto këngëtare të përmendura kanë vokal shumë të ngjashëm me Rihannan, 26 vjeçja Bebe Rexha, madje, e ka shkruar edhe njërin nga hitet më të mëdha për Rihannan.

Më saktë, bëhet fjalë për duetin mega të popullarizuar Eminem dhe Rihanna “The Monster” të cilin së pari e xhiroi për vet eme qëllim që të bëhet këngë për albumin e saj solo, por bashkëpunëtorët e saj u binden që këngën t’ia ofrojnë Eminemit, gjë që dhe ndodhi.

Dhe duhet theksuar se krahasimet me Rihannan nuk janë për të denigruar ndonjërën nga këngëtaret, sepse Rexha është krijuese legjitime e hiteve e cila tashmë ka shkruar një grumbull hitesh në bashkëpunim me emra të mëdhenj siç janë Nicki Minaj, David Guetta, G-Eazy, Iggy Azalea, Nick Jonas, Afrojack, Pitbull, Selena Gomez dhe Martin Garrix, transmeton Koha.net. Nëse e merrni para sysh faktin se në skenë është vetëm tash e tre vjet, e keni të qartë se bëhet fjalë për sukses të madh.

Edhe si tinejxhere ajo këndonte përreth Samantha Cox e cila atëbotë punonte me Lady Gagën e Keshen, e ajo e kishte këshilluar, dhe pothuaj gati e detyroi, që të mësohej për të shkruar këngë. Bebe dëgjoi këshillën e saj dhe si 15 vjeçe filloi kurset në New York.

Dhe përderisa për rastet e Rita Ores dhe Bebe Rexhës mund të flasim për zgjedhjen e shkëlqyeshme të menaxherit e të mentorit, por edhe faktit se gjendeshin në qendrat e ngjarjeve muzikore siç janë Londra ose New York, kështu nuk është me 21 vjeçen Era Istrefi e cila te pozita në skenë arriti përmes kanaleve më pak tradicionale – falë rrjeteve sociale.

Natyrisht se nuk e dëmtoi as fakti se vjen nga familja me përplot yje muzikore. Nëna e saj është këngëtarja e njohur shqiptare Suzana Tahirsylaj e cila shpërtheu në skenë në vitet e 80 –ta e të 90-ta, ndërsa motra e saj më e vjetër Nora, ka qenë pop yll që prapa vetes ka katër albume.

Nuk duhet theksua në mënyrë të veçantë se edhe Era tingëllon si version shqiptar i Rihannes e cila aty –këtu di të citojë Bob Marleyin.

Para tri vjetësh është shpallur interpretuesja e re më e mirë gjatë ndarjes së çmimeve muzikore shqiptare, e në vitin 2014 në Amerikë incizoi singlin “13” falë të cilit tërhoqi vëmendje e medieve mainstream, falë sidomos promovimit në revistën V.

Në fund të vitit të shkuar e publikoi edhe singlin “BonBon” i cili u bë hiti viral pas të cilit u hyri në radarin e shumë dëgjuesve të mbarë botës. Artistja Chloe Grace Moretz ka qenë aq e mahnitur sa që në profilin e vet në Twitter kishte edituar spotin e saj dhe kishte shkruar: “Era Istrefi. Yll i ri. Mos e harroni. Është e shkëlqyeshme”.

Por fjala është vetëm për rrjete sociale. Mediet britanike bukuroshes 20 vjeçe Dua Lipa i parashihnin të ardhme të shkëlqyeshme, e arsye për këtë, shkruan Indeks.hr, transmeton Koha.net është se ajo këndon përreth menaxherëve Lane Del Rey të cilët tek ajo vërejtën një cilësi paksa mitike e përbashkët me popullin e tyre.

Në skenë është nga mosha 16 vjeçe, ka vijuar shkollën prestigjioze Sylvia Young Theatre School derisa babai i saj për shkak të punës u detyrua të kthehet në Kosovë ku qëndroi dy vjet dhe pastaj ajo i luti prindërit të kthehej në Londër dhe të merrej me muzikë. Jetoi me miq, punoi në restorante e klube dhe pati rastin të njihte anën e “errtë” të Londrës që edhe i ndihmoi si frymëzim për tekste.

Edhe ajo vjen nga familja muzikore (babai i saj ka kënduar në bendin Oda), ka qenë modele, është futur në numrin e listës së yjeve koha e së do të vijë, e kanë përkrahur Maroon 5 i popullarizuar të cilët në faqen e vet kanë publikuar këngën e saj që i shërbyen si trampolinë shkëlqyese këngëtares e cila aktualisht po incizon albumin debutues për Warner Bros. Records dhe bashkëpunon me producentë të njohur që kanë bashkëpunuar me Eminemin, Bruno Marsin, Lan Del Rey, Kanye West, Mark Ronsonin dhe Beckon.

Dhe vërtet është vështirë të përkufizohen saktësisht arsyet e suksesit të shqiptareve dhe kosovareve dhe fundja nuk është dhe thelbësore, pasi, doemos në të këtë rast, mund të krijoni hamendësime të pakuptimta e fyerje të mundshme. E sigurt është se koha e këtyre këngëtareve po vjen gjithnjë e më shumë dhe pati kjo lidhje ose jo me origjinën, Shqipërinë edhe Kosovën, përfundimisht dhe atë e kanë vënë në hartën e muzikës botërore.

Revoltohet nëna e Era Istrefit: Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm me të Ritës dhe Duas

Ditën e sotme slogani “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën!”- u bë më viral seç pritej. Ky slogan u publikua sot me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe në logo ishin tre fytyra mjaft të njohura për Kosovën dhe jo vetëm, të cilësuara si krenari e vendit: Rita Ora, Dua Lipa dhe Majlinda Kelmendi.

Grupi “Kosova 10”, krijuesit, thanë se arsyeja pse nuk e kanë futur Erën në këtë listë, sipas tyre, është se ajo nuk është e “kalibrit të Ritës dhe Duas përsa i përket muzikës”.

Por si duket pas kësaj deklarate ka reaguar për Express edhe nëna e Erës, Suzana Istrefi.

“Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizajnu/ shkru edhe se unë, e kanë shti Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar, e ata që nuk e kanë shti hiç nuk është problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas. Pse është i pakrahasueshëm sepse e dimë të gjithë”, u shpreh Istrefi duke shtuar se Era është e vetmja që ka arritur të bëhet e njohur në tërë botën nga një vend i vogël si Kosova dhe jo si Dua e Rita.
“Prej një vendi të vogël një sukses që e ka arrit Era, deri sot nuk e ka arrit asnjë artist, asnjë artist i filmit as muzikës popullore, as pop, ama bash kërkush. Dua dhe Rita kanë arritur shumë po prej një vendi që është njëri prej vendeve ma me perspektivë dhe ma të zhvillum në botë. Unë jam ajo nana më krenare në botë që asnjë nanë nuk e ka përjetu suksesin e fëmiut të vetë si unë, përfundoi Suzana Istrefi.

Era Istrefi me pamje interesante për Halloween (FOTO)

Halloween vitet e fundit po festohet shumë edhe në Shqipëri e Kosovë, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur, shkruan KultPlus.

Halloween edhe sonte ka bërë që shumë të rinj e të reja të fokusohen në atë se si do të duken dhe cili do të arrijë të ketë dukje më interesante se tjetri.

Por, si gjithmonë fokusi bie te të famshmit. Kësaj radhe është këngëtarja Era Istrefi e cila ka arritur të jetë mjaft interesante në dukjen e saj.

Ajo ka vendosur të ketë pamje të kukullave ‘Bratz’, të cilat janë mjaft të njohura për fëmijët.

Më poshtë po ju sjellim disa fotografi nga pamja e Era Istrefit. / KultPlus.com


Revista amerikane ‘PopDust’: Era Istrefi, e destinuar për gjëra të mëdha (FOTO)

Era Istrefi ka arritur të jetë tashmë një emër i spikatur në tregun ndërkombëtar.

Ajo tashmë bëhet shpesh herë edhe top lajm për sukseset e saj.

Së fundmi, revista e njohur amerikane “PopDust”, e cila në numrat e saj promovon vetëm artistët pop, ka intervistuar këtë javë këngëtaren nga Kosova.

“E ardhur nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar që ta ndajë muzikën e saj me botën dhe kjo po i ndodh tash për tash”, janë fjalët me të cilat revista amerikane nis shkrimin për Erën.

Ndërkohë këngëtarja Istrefi është shprehur gjatë intervistës se beson në mrekulli.

Duke besuar sinqeritetin e saj, Era ka vazhduar rrëfimin duke treguar se e tmerron paksa fakti që nuk e njeh edhe aq mirë industrinë amerikane të muzikës, por që po mëson më shumë dita-ditës për të.

Këtu mund të lexoni intervisten e plotë: https://www.popdust.com/gen-era-istrefi-exclusive-interview-2498521056.html

Ndryshe, projekti i saj i fundit në bashkëpunim me reperin French Montana, është pëlqyer shumë nga fansat e saj. / KultPlus.com

Era Istrefi prezanton vetën dhe Prishtinën në ‘Hollywoodlife’ (FOTO)

Era Istrefi sot u prezantua në Instastory të ‘Hollywoodlife’.

Gjatë kësaj paraqitjeje ajo ka treguar shumëçka rreth vetës dhe qytetit të saj të lindjes, Prishtinës.

Ajo e fillon ditën me një mëngjes të thjesht shqiptar, ku prezanton ajvarin si ushqim tradicional, shumë të shijshëm.

‘Ky është ajvari është i përgatitur në kushte shtëpie dhe ka një shije të mrekullueshme’, ka thënë ajo.

Me veturën e saj luksoze ajo fillimisht ka shkuar në palestër, dhe më pas ka shëtitur rrugëve të Prishtinës.

Më pas ajo ka prezantuar menaxherin e saj, Faton Shoshin.

Derisa në fund ka treguar se nuk mund të ‘jetojë’ pa ushqimin e saj të preferuar ‘Risoto’. / KultPlus.com

KultPlus ju sjellë prapaskenat e ‘No I Love Yous’ të Era Istrefit (VIDEO)

Kënga “No I Love Yous” të cilën Era Istrefi e solli në bashkëpunim me artistin ndërkombëtar French Montana, tërhoqi jo pak vëmendjen e fansave të saj dhe më gjerë, shkruan KultPlus.

Era sot përmes një statusi në Facebook ka ftuar fansat që t’i shkruajnë në chat nëse dëshirojnë të shohin videon zyrtare të prapaskenave të videoklipit të saj.

KultPlus ju sjellë ekskluzivisht këtë video ku Era duket tamam një yll. / KultPlus.com

Era Istrefi fton fansat që t’i shkruajnë në Facebook

Kënga e re e Era Istrefi, e lansuar me datë 29 shtator, në bashkëpunimi me French Montana, është pritur mjaft mirë nga fansat e saj, shkruan KultPlus.

Kënga “No I Love Yous” erdhi bashkë me një videoklip interesant, por fansat janë mjaft kurioz të shohin edhe prapaskenat e këtij videoklipi, andaj Era Istrefi po fton të gjithë fansat që t’i shkruajnë në chat në Facebook nëse donë të shohin videon zyrtare të prapaskenave të këtij videoklipi.

Andaj, ju mund t’i shkruani asaj dhe besoni që përgjigjen do ta keni për disa sekonda.

“Kush dëshiron të shohë videon zyrtare të prapaskenave të këngës “No I Love Yous” me Montanen? Më shkruani në Facebook për të parë atë”, ka shkruar Era. / KultPlus.com

Era krenare me Paradën e LGBTI-së në Prishtinë (FOTO)

Në sheshet e Prishtinës, anëtarët dhe përkrahësit e komunitetit LGBTI kanë mbajtur Paradën e parë të tyre.

Përpos Dua Lipas, edhe një tjetër këngëtare kosovare u ndje krenare për këtë paradë.

Është Era Istrefi ajo e cila në Instastory ka hedhur disa fotografi të paradës, ku tregoi se ndjehet krenare për një aktivitet të tillë. / KultPlus.com

Kënga e Era Istrefit, në toplistën e komunitetit LGBT në Billboard

Era Istrefi ndoshta ende nuk ka reaguar mbi komunitetin LGBT dhe Paradën që sot erdhi si revolucion dhe për herë të parë në Prishtinë, megjithatë në të kaluarën ajo është treguar përkrahëse e dashurisë në çdo formë të sajën.

Kënga e re e Erës, bashkëpunimi “No I Love Yous” është përfshirë shpesh në toplistat e këngëve të cilat lëshohen në Paradat e Komunitetit Gej, Lezbik, Transgjinor e Biseksual. Kësisoj ka ndodhur edhe me Billboard Pride, ku është përfshirë kënga e Erës, shkruan KultPlus.

Billboard e ka përpiluar një listë me këngët e dashura për komunitetin, ku është Era dhe Demi Lovato, Tove Lo, Rae Morris, Nick Jonas e emra të tjerë.

Era në Twitter e ka falënderuar Billboard për këtë përfshirje. / KultPlus.com

50 Cent mahnitet nga kënga e re e Era Istrefit (FOTO)

Era Istrefi ka lansuar ditën e djeshme projektin e saj më të ri muzikor “No i Love Yous” në bashkëpunim me artistin botëror French Montana, shkruan KultPlus.

Menjëherë pas publikimit kënga ka filluar të shpërndahet me të madhe nga fansat e saj por edhe kolegë të këngëtares. Por një përkrahje asaj i ka ardhur edhe nga reperi i famshëm botëror 50 Cent, dhe ky padyshim që mund të shënohet si një tjetër sukses i artistes kosovare.

50 Cent pëlqimin për këngën e Erën e ka bërë përmes shpërndarjes së këngës në Twitter duke konfirmuar se po e pëlqen mjaft shumë.

“No I love Yous” deri në këto momente shënon 493,790 views në You Tube. / KultPlus.com

Publikohet kënga e shumëpritur e Era Istrefit me French Montana (VIDEO)

Era Istrefi sapo ka lansuar në iTunes projektin e saj më të ri muzikor, shkruan KultPlus.

Ky projekt i cili fillimisht u paralajmëruar për datën 25 gusht, ka vazhduar t’indërrojë datat për të ardhur përfundimisht sot.

“No I love Yous” titullohet kënga e cila vjen në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror French Montana. / KultPlus.com


Era Istrefi paralajmëron diçka të re

Era Istrefi ka bërë një status mbrëmë në rrjetin e saj social, nëpërmjet të cilit i ka përgatitur fansat që të presin diçka nga ajo.

“Waiting for the Friday like”, ka shkruar Era.

Për më tepër kureshtja është rritur pasi që Era ka pozuar nga studiot e produksionit të njohur, pjesë e të cilit është ajo, Ultras Record.

Era para disa dite kishte paralajmëruar se do të sjell një super këngë që do ta lansojë gjatë muajve të vjeshtës.

Është thënë se kënga e re e Erës do të jetë më ritmike dhe dallon shumë prej këngës së saj të mëparshme që këngëtarja e kishte lansuar para disa muajve, Redroom, që anonte më shumë nga baladat, shkruan GazetaExpress./ KultPlus.com

Era Istrefi publikon prapaskena nga projekti me French Montanën

Era Istrefi po vjen me një projekt të ri muzikor. Ky projekt i cili fillimisht u paralajmëruar për datën 25 gusht, tashmë është gati.

“No I love Yous” titullohet kënga e cila po vjen në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror French Montana.

Era përmes një postimi në Instagram, ka treguar që gjithçka është gati dhe pritja shumë shpejt do të marrë fund.

Ajo ka postuar një imazh gjatë xhirimeve, ku nga ajo që shihet Era metët në stilin e saj, e veçantë dhe tërheqëse si gjithmonë. / KultPlus.com

Ea Istrefi vjen më 25 shtator me ‘No I Love Yous’

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, tashmë e kthyer në një prej zërave më të pëlqyer të muzikës botërore së shpejti do të publikojë edhe projektin e saj më të ri në bashkëpunim me superyllin e hip hopit, French Montana.

Por ndryshe nga sa pritej, publikimi i këngës së re, e cila pritet të kthehet në hit, është shtyrë për më 25 shtator për shkak se klipi ende nuk është xhiruar.

Top Channel ka mësuar se klipi i “No I Love Yous” do të xhirohet më 30 gusht në Los Angeles dhe më datë 25 shtator do të publikohet.

Një lajm i keq ky, për fansat e shumtë të këngëtares shqiptare, të cilët prisnin publikimin e këngës brenda këtij muaji, por për një këngëtare si Era Istrefi ia vlen të presësh. / KultPlus.com

Era Istrefi edhe me një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar

Përderisa të gjithë janë në pritje të këngës më të re të Era Istrefit e cila do të vijë në bashkëpunim me artistin e njohur botëror French Montana, Era ka postuar një fotografi ku zbulon edhe një tjetër bashkëpunëtor, shkruan KultPlus.

Në Instagram ajo ka publikuar një fotografi në studio përkrah tekst-shkruesit të mirënjohur botëror, Jesse Saint John.

Jesse Saint John ka shkruar këngë për Britney Spears , Sia, Charli, Empire, Brooke, Diplo, Erika e shumë të tjerë. Por, kësaj liste si duket i është shtuar edhe artistja shqiptare Era Istrefi. Pritet të shohim se çfarë do të na sjellë Era kësaj radhe.

Sipas burimeve të KultPlus, thuhet se Era Istrefi tashmë ka të incizuara shumë këngë për tregun ndërkombëtare, por këngët ende nuk i ka lansuar edhe pse në disa vende të frekuentuara në Amerikë këngët tashmë janë shuam të dëgjuara. / KultPlus.com

Era Istrefi shënon edhe një sukses në fushën e promocionit (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi përpos suksesit të saj në botën e muzikës, po prek edhe suksesin me kontrata të ndryshme me kompani të njohura, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka publikuar një video ku shihet të ketë realizuar një kampanjë për SinfulColors, kopmani kjo e kozmetikës, ku në këtë rats Era Istrefi shihet duke bërë kampanjë për llak të thonjëve./KultPlus.com