Dhuna nuk fillon, kur një njeri tjetrin ngulfat. Ajo fillon kur njëri thotë: “Unë të dua: ti më takon mua!“ Dhuna nuk fillon, kur të sëmurët vriten. Ajo fillon kur njëri thotë: “Ti je i sëmurë: Ti duhet të bësh atë që them unë.” Dhuna fillon, kur prindërit sundojnë fëmijët e tyre të dëgjueshëm. Dhe kur papët dhe mësuesit dhe prindërit kërkojnë vetëpërmbajtje. Dhuna sundon atje, ku shteti thotë: “Për të luftuar dhunën, nuk duhet të ketë më dhunë, përveç dhunës sime.” Dhuna sundon ku dikush, apo diçka është shumë e lartë, ose shumë e shenjtë, për t’u kritikuar. Ose, ku kritikës nuk i lejohet të bëjë gjë por vetëm të flasë. dhe shenjtorët ose të mëdhenjtë mund të bëjnë më shumë sesa të flasin. Dhuna sundon aty ku thuhet: “Ty të lejohet përdorimi i dhunës!“ Por edhe aty ku thuhet: “Ty nuk të lejohet përdorimi i dhunës!” Ligji Themelor i Dhunës thotë: “E drejtë është ajo që ne bëjmë. Dhe çfarë bëjnë të tjerët ajo është dhunë.” Dhuna sundon atje, ku ajo burgos kundërshtarët e saj dhe shpif ndaj tyre si nxitës të dhunës. Dhuna ndoshta nuk mund kurrë të mposhtet me dhunë, por mbase jo gjithmonë pa dhunë. Ti Aty ku nuk ka liri je ti liria Aty ku nuk ka dinjitet je ti dinjiteti Aty ku nuk ka ngrohtësi Ku nuk ka afërsi të njeriut me njeriun je ti afërsia dhe ngrohtësia Zemra e botës së pa zemër Buzët tua dhe gjuha jote janë pyetje dhe përgjigje Në krahët tu dhe në prehrin tënd është diçka si qetësia çdo e „detyruarpërtëikur“ prej teje shkon te rikthimi Ti je një fillim i së ardhmes Zemra e botës së pa zemër Ti nuk je një artikull besimi dhe as filozofi as rregullore dhe as pronë në të cilën kapet njeriu Ti je një njeri i gjallë ti je një grua dhe mund të lajthitesh dhe të dyshosh dhe meqenë e mirë Zemër e botës së pa zemër
Erich Fried është lindur më 6 maj 1921 në Vjenë, vdiq më 22 nëntor 1988 në Baden-Baden, Gjermani. Ishte poet, shkrimtar, eseist dhe përkthyes gjerman nga Austria. Ka publikuar mbi dyzetë vepra me poezi, tregime, një roman dhe ese.
Ai konsiderohej në qarqe konservatore dhe të djathta si problematik. Një nga poemat më të famshme të tij është “Was es ist”, e cila konsiderohet si një model shembullor i poezisë moderne dhe është bërë pjesë integrale e librave të leximit, në të cilat bëhet fjalë për dashurinë.
Veprimtaria e tij ngërthen kryesisht vargje lirike. Fried konsiderohet një nga përkthyesit më të rëndësishëm të Shekspirit, pasi ai arriti për herë të parë të transferonte lojërat e fjalëve dhe neologjizmat e dramaturgut anglez me kuptim të plotë./ KultPlus.com