Tirana përzgjidhet si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Veliaj: Tirana do të shkëlqejë

Pas titujve si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe Qyteti Europian i Sportit, Tirana është shpallur edhe si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e ka fshehur entuziazmin për titullin e ri që do të mbajë kryeqyteti i shqiptarëve.

“Mbas Vitit të Rinisë dhe Vitit të Sportit, në vitin 2024 do të presim B40, që është shoqata më e madhe e bashkive në rajon, ku Tirana mban Presidencën, do të bëhemi gati për një supervit 2025, ku Tirana jo vetëm do të shkëlqejë, siç ka shkëlqyer gjithë këto kohë, por do të ketë aktivitetin kulturor më të pasur në Mesdhe”, u shpreh Veliaj.

“I gjithë Mesdheu do të jetë në Tiranë për kulturën që ofron Tirana, kryeqyteti ynë”, përfundoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës fton Dukagjin Lipën dhe Lorik Canën, paralajmëron nje plan fantastik

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj ka pritur sot në takim Dukagjin Lipën dhe Lorik Canën, përcjell KultPlus.

Këtë takim Velijaj e ka bërë me rastin e Ditës së Rinisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Velijaj thotë se mezi presin t’i ndajnë planet që i kanë për muzikën dhe sportin.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

Tre muskëtierët!

Super kënaqësi të kisha në Tiranë Dukagjin Lipa dhe Lorik Cana për Ditën e Rinisë! 🎠

Mezi pres t’ju tregojmë çfarë planesh fantastike kemi për muzikën e sportin gjatë vitit të ri, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë!./KultPlus.com