Ermal Meta, suksesi i radhës krahas Tiziano Ferro dhe Ed Sheeran

Shqiptari Ermal Meta është radhitur kësisoj në mesin e artistëve më të dëgjuar në Youtube në periudhën janar-mars 2018.

Youtube, kanali muzikor ku këngëtarët promovojnë veten, është një tregues i mirë i suksesit muzikor të Ermalit.
Shqiptar nga Fieri por me karrierë në Itali radhitet në vendin e pestë në listën e artistëve më të shikuar në Youtube, në Itali.

Në këtë listë është edhe Tiziano Ferro, Laura Pausini dhe Ed Sheeran, dy të parët këngëtarë të njohur nga Italia dhe i tregi një këngëtar me famë në mbarë botën.

Lista e cila është publikuar nga Tutto e Musica ka radhitur kësisoj këngëtarët që janë dëgjuar më së shumti në Itali në tremujorin e parë të këtij viti, shkruan KultPlus.

Për Ermal Metën, ky është sukses i i radhës krahas faktit që me datë 12 maj ai do të ngjitet në finalen e Eurovizionit për Italinë, bashkë me Fabrizio Moron.

Kënga e fundit nga Ermal Meta është “Non mi avete fatto niente”, me të cilën ai do të konkurrojë në Eurovizion. / KultPlus.com

Ermal Meta: Hapat e mi një ditë u ndalën në skenën e drunjt, e kuptova se kjo ishte e vetmja gjë që dija ta bëja

Së fundmi sipas raportimit të mediave italiane, Ermal Meta do të nderohet ditën e nesërme nga kryebashkiaku i Barit, duke i dhënë çelësin e qytetit, për shkak të qëndrimit të tij për shumë kohë në këtë vend, e si shenjë vlerësimi për talentin e jashtëzakonshëm dhe suksesin e merituar.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Ermal Meta ka shkruar:

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç, erdha në një qytet që nuk e njihja. Kam takuar njerëz që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja. Gjithmonë shikoja këmbët e mia kur ecja. “Mos merr ndonjë hap të gabuar”, i thosha vetes, gjithmonë shikoja këmbët e mia, dhe isha i kujdesshëm ku i vendosja.
Mësova një gjuhë që nuk e dija dhe ngadalë fytyrat e të huajve u bënë miq. Qoshet e qytetit u bënë gjithnjë e më të njohura. Flisja pak, por ndjeja shumë.
Unë ecja duke parë këmbët e mia, e më dukej sikur në asfalt pasqyrohej qielli dhe vazhdimisht mendoja “çfarë do të bëhet me mua”? Atëherë hapat e mi një ditë u ndalën në dërrasat e drunjta dhe ngrita vështrimin. Isha në një skenë dhe dëgjova se ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ky ishte i vetmi vend ku doja të isha. E dija çfarë do të ndodhte me mua , kështu që fillova të fluturoja lart.
Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më jep çelësat e tij dhe ndihem i nderuar dhe mirënjohës për t’i marrë ato. Ata nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të thella. Faleminderit shumë.”

Ermal Meta nderohet me “Çelësin e Qytetit” të Barit

Bashkia e qytetit të Barit ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” kant-autorin Ermal Meta. Artisti shqiptar mbërriti në qytetin jugor të Italisë në moshën 13-vjeçare dhe atje hodhi hapat e parë në botën e muzikës.

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta do të nderohet me “Çelësin e Qytetit” të Barit. Çmimi do t’i dorëzohet atij të shtunën, në një ceremoni të posaçme që do të mbahet në bashkinë e qytetit jugor të Italisë.

Meta, i cili u shpall fitues në festivalin e Sanremos, ka jetuar gjatë në Bari, ku ka mbërritur në moshë të vogël. Ky çmim i shkon atij për talentin e jashtëzakonshëm dhe suksesin e merituar që ka arritur falë personalitetit dhe stilit të tij të veçantë, thuhet në motivacionin e bashkisë.

Objekti i jepet kantautorit edhe në shenjë mirënjohjeje, pasi pikërisht në Bari ai bëri hapat e parë në botën e muzikës, ku trajton tema të aktualitetit.

“Të flasësh për dhunën në familje apo për frikën nga atentatet terroriste nuk është e lehtë, por Ermali e bëri duke u dhënë zë ndjenjave me të cilat përballemi të gjithë e që na kujtojnë se i vetmi besim që nuk njeh kufij është ai i të qenët human”, thuhet në motivacion.

Vetë Meta ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku është shprehur i nderuar, i prekur dhe natyrisht mirënjohës për këtë vlerësim.

“Ky çelës nuk hap dyer, por kujtimet e mia më të ëmbla e më të thella. Ju falënderoj nga zemra”, ka thënë këngëtari.

Cili prej tre shqiptarëve do ta ketë rezultatin më të mirë në Eurovizion?

Tanimë dihet se janë gjithsej tre këngëtarë me prejardhje shqiptare në Eurovizioni e këtij viti.

Ka shumë që nuk e pëlqejnë Festivalin Evropian të Muzikës – Eurovizionin, por këtë vit edhe ata që nuk janë të pasionuar pas tij do të kthehen për të parë tre shqiptarët që ngjiten në skenë për tri shtete të ndryshme.

Qiproja përfaqësohet këtë vit nga Eleni Foureira. Ajo është shqiptare me origjinë, por për vite me radhë e ka mohuar dhe fshehur prejardhjen e saj. Megjithatë, emri i saj i vërtetë është shqiptar. Kënga e saj “Fuego” ka pak ditë që është lansuar dhe po pëlqehet prej fansave të Eurovizionit. Një këngë ritmike është gjithmonë e mirëseardhur për fansat e Eurovizionit.

https://www.youtube.com/watch?v=ZuZoTKTbwUA

Eugent Bushpepa do të ngjitet në skenën e Eurovizionit për të provuar një rezultat më të mirë për Shqipërinë. Bushpepa po përgatitet fuqishëm për gjysmëfinalen ku ai do të performojnë, ndërsa nga ky muaj do të nisë edhe promovimin më intensiv të këngës. Shqipëria ka debutuar në Eurovizion në vitin 2004 ndërsa rezultati më i mirë është vendi i pestë në finalen e vitit 2012-të. A do të mundet Eugenti të depërtojë edhe më mirë se kaq?

Ndërsa Ermal Meta do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion. Shqiptari i tretë në këtë garë të fuqishme evropiane sjellë një këngë me një mesazh të fuqishëm, kundër akteve terroriste që viteve të fundit kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Evropës. Meta, një djalë karizmatik i cili para se të bëhej vetë këngëtar u angazhua si tekstshkrues për plot këngëtarë italianë, këtë vit provon që bashkë me Fabrizio Moron ta çojë fitoren e Eurovizionit në Itali. Hera e fundit kur Italia e fitoi Eurovizionin ishte në vitin 1990. / KultPlus.com

Një tjetër sukses për këngën e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro e kanë nisur mbarë këtë vit.

Dyshja, pos që do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion, tanimë kanë shitur 25 mijë kopje të këngës së tyre.

Kësisoj kënga ka marrë menjëherë “Diskun e Artë” dhe është Gold në Itali, ndërsa është përfshirë në albumet e ndara të të dy artistëve.

Vetë shqiptari Ermal Meta ka treguar se këngë në fjalë është transmetuar në rreth 20 shtete të botës, përfshirë Turqinë, Kroacinë, Maqedoninë, Poloninë, Anglinë e Kolumbinë.

Kënga do të ngjitet në skenën e madhe të Eurovizionit me datë 12 maj, në Lisbonë.

“Non Abbiamo Armi” është albumi më i ri nga Ermal Meta i cili momentalisht në Itali, në iTunes radhitet në vendin e gjashtë, derisa në vendin e parë është albumi i tërë këngëve pjesëmarrëse këtë vit në Sanremo. / KultPlus.com

Letra e vogëlushes prek Ermal Metën: Shkruaj një këngë për jetimët si unë

Para pak ditësh Ermal Meta së bashku me Moron ishin të ftuar në programin “C’è posta për të” nga një burrë i cili kishte kaluar një sëmundje të rëndë dhe donte të falënderonte të shoqen dhe vajzat për kujdesin që kishin treguar.

Ai ftoi dy këngëtarë që ato i donin shumë dhe prezenca e Ermalit dhe Moros i emocionoi pa masë. I prekur nga historia, Ermali deklaroi se do të bënte një këngë. Por tashmë Ermalin shikohet si një “babadimër këngësh” për të cilat njerëzit kanë nevojë.

Një vogëlushe 10-vjeçare i ka nisur atij një letër ku i tregon se mbeti jetime dhe i kërkon të bëjë një këngë për këta fëmijë që të mund të gjejnë edhe ata një nënë e një baba.

KultPlus ju përcjellë letrën e dhjetëvjeçares, Elmirës:

“Jam Elmira, 10 vjeç, në Itali kam ardhur me mamin, babain dhe vëllain kur isha 4 vjeç. Kur isha 2 vjeç nëna ime ruse vdiq dhe kam jetuar në jetimore në Rusi deri sa prindërit erdhën të më merrnin. Doja të të kërkoja të shkruash një këngë për fëmijët si unë, sepse ndoshta në këtë mënyrë fëmijët e mbetur në jetimore do të mund të gjejnë një nënë dhe një baba. Ermal faleminderit, të dua shumë”./KultPlus.com

Wiwiblogs: Ky është këngëtari shqiptar që do të fitojë Eurovizionin

Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira janë tre këngëtarët që do të përfaqësojnë tri shtete të ndryshme në Eurovizion, por që të tre janë shqiptarë, shkruan KultPlus.

Bushpepa me këngën “Mall”, do të përfaqësojë Shqipërinë, Ermal Meta me “Non mi avete fatto ninete”, do të përfaqësojë Shqipërinë, kurse Qipron, këngëtarja shqiptare Eleni Foureira me këngën “Fuego”.

“Wiwibloggs”, ka bërë tashmë një sondazh, dhe kënga që do të përfaqësojë Italinë, nga Ernal Meta dhe Fabrizio Moros ka marrë 3.559 vota, e Bushpepës 1.415 vota, kurse Eleni Foureira nuk ka zënë një vend për këtë top 12-është./KultPlus.com

Ermal Meta: Ja pse vendosëm të konkurrojmë me një himn kundër terrorizmit

Ermal Meta, fituesi i Sanremos, shprehu emocionet e tij me anë të një interviste telefonike në “Wake Up” për këtë triumf të madh.

Këngëtari shqiptar theksoi se “sa herë që nxjerr një këngë mendoj se është më e mira”, por nuk priste të fitonte festivalin e këngës italiane me “Non mi avete fatto niente”, edhe pse ishte këngë me “mesazh shumë të fortë”.

“Fabrizio më kontaktoi në qershor mua. Ai më ka pëlqyer gjithmonë si artist dhe pranova menjëherë. Pas atentatit në koncertin e Ariana Grande, fansat kishin frikë të vinin në koncertet tona, por kur e lë veten në dorë të frikës… Prandaj vendosëm të merrnim pjesë me këtë këngë”, shpjegoi Meta.

Në lidhje me pezullimin fillestar të këngës nga Sanremo, Meta theksoi: “U trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasaktë. Kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë”.

Në fund, Meta deklaroi se është shqiptar dhe kjo gjë nuk fshihet dot dhe as nuk ka dëshirë që ta fshehë, “por nga ana tjetër çdo njeri përfaqëson veten e vet”./ KultPlus.com

Ermal Meta: Linda dhe u rrita në Fier, në një nga vendet më të bukura të tokës së Shqiponjave

Ai sot padyshim është emri më i komentuar në Itali, pasi fitoi trofeun e Sanremo 2018. Bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili bashkë me Frabrizo Moro, korrën sukses me këngën “Non mi avete fatto niente”. ‘Sorrisi.com’ i ka kushtuar një artikull të detajuar shqiptarit, që nga fëmijëria e tij në Fier e deri tek udhëtimi në Itali.

“Ermal zgjidh një vend ku do të shkoje me miqtë e tu për drekë”, kështu i thamë në telefon. Dhe ai na ftoi në një restorant në periferi të Milanos. Erdhi me një makinë, e njoha nga flokët e zinj dhe elegant. Ulemi në tryezë. Momenti i tij i artë ishte klasifikimi në vendin e tretë në Sanremo, me këngën ‘Vitato morire’. Është një djalë i rafinuar, një artist me një histori të jashtëzakonshme për të treguar nga jeta e tij.

Kuptimi i emrit tim

“Ermal është një emër shumë i përhapur në Shqipëri, vendin tim të lindjes. Kuptimi; ‘I ardhur nga mali’, siç keni ju këtu në Itali emrat Karlo ose Aleksandër. Kultura shqiptare me emra të bukur e plot kuptime”.

Si erdha në Itali

“Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, për vendin dhe për njerëzit që jetojnë atje. Erdha në Itali para 20 vitesh me një traget normal, bashkë me vëllanë, motrën dhe nënën. Dhe jo me gomone, siç kanë shkruar për mua. Linda dhe u rrita në Fier, në një nga vendet më të bukura të tokës së Shqiponjave.

Në Shqipëri kam qenë 5 vite më parë dhe jam ende i dashuruar me të. Kur më pyesnin në intervista se si ishte fëmijëria ime, iu përgjigjesha thjesht ‘e bukur’. Por e vërteta është se shumë gjëra që i takojnë atyre viteve, i mbaj brenda, por i kujtoj nga shenjat që kam ende në trup.

Unë e kam lënë në Shqipëri një periudhë të vështirë (gjatë prishjes së sistemit komunist, pas një dekadë të gjatë të atij regjimi) kur njerëzit me ide, kulturë dhe dëshira për të bërë art nuk mund të rebeloheshin. Por isha fëmijë dhe nuk e kuptoja se çfarë ndodhte. Kënga ime “Vietato morire”, ka në brendësia të saj një histori personale, (teksti tregon rebelimin e një djali të abuzuar nga babai)”.

Kontakti i parë me muzikën

“Dëshira për muzikën është e hershme, që kur isha 4 ose 5 vjeç. Vijë nga një familje muzikantësh. Mamaja ime është një violiniste dhe ajo më merrte shpesh në koncertet e saj. Isha i mahitur nga bota e saj.

Pianoja për mua ishte si një lojë me çelësa, një lodër e jashtëzakonshme. Shtypja tastet dhe ‘çmendesha’ nga krenaria.

Këngën time të parë e shkrova kur isha në moshën 12-vjeçare, ndërsa atë ia dedikova një vajzë që pëlqeja në atë kohë. Atë vajzë e takova pas disa vitesh, në det”./ KultPlus.com

Kush është Ermal Meta, shqiptari që triumfoi në Sanremo

Kantautori shqiptar Ermal Meta triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Dueti i tij me Fabrizio Moro i titulluar “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) u rendit i pari pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut.

Në Sanremo 2018, kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro nuk i shpëtoi polemikave. Kënga e tyre u pezullua fillimisht pas akuzave se ishte e vjedhur. Në fakt bashkautori i këngës Andrea Febo pranoi se kishte marrë një pjesë nga refreni i një kënge të prezantuar në Festival 2 vjet më parë e cila nuk ishte pranuar dhe që nuk ishte publikuar. Sipas tij, kjo ishte një këngë krejt tjetër me një përmbajtje dhe fabul tjetër. Tashmë kënga është një himn kundër akteve terroriste. Pas 36 orësh drejtuesit e festivalit e kthyen këngën në garë dhe ajo arriti të triumfojë.

Ai lindi në Fier dhe që prej moshës 13 vjeçare jeton në Bari, Itali me familjen e tij. Karrierën e tij e nisi si kitarist i grupit Ameba 4. Grupi konkurroi në kategorinë e të rinjve në Sanremo të vitit 2006 me këngën “Rido… forse mi sbaglio”.

Në vitin 2009, Meta formoi një tjetër grup, La Fame di Camilla, me të cilët realizoi tre albume. Në 2010, ai mori pjesë përsëri në Sanremo në kategorinë e artistëve të rinj. Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i talentuar. Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri etj. Gjithashtu, ai ka shkruar dy këngë “Tutto si muove” dhe “Volevo perdonarti, almeno” për serialin televiziv Braccialetti rossi, shkruan Lapsi.al.

Në vitin 2017 ai konkurroi për herë të tretë në Sanremo, por për herë të parë si solist. Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” u konsiderua si një nga krijimet me tekstin që përcillte mesazhin më të fortë në këtë festival ku ai zuri vendin e tretë./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=R0NF8BZlH4I

Kënga e shqiptarit që përfaqëson Italinë në Eurovizion, himn kundër terrorizmit (VIDEO)

“Një emocion i papërshkrueshëm”. Kështu u shpreh Ermal Meta sapo fitoi festivalin ‘Sanremo 2018’.

Këngëtari shqiptar në bashkëpunim me Fabrizio Moro mbërthyen pas vetes publikun me këngën ‘Non mi avete fatto niente’, -‘Nuk më keni bërë asgjë’, ndërsa Meta çmimin ia dedikoi Mescalit, shtëpisë së tij diskografike.

Kënga është një himn kundër terrorizmit dhe në tekstin e saj përfshihen shumë raste të ndodhura në të shkuarën, por që lajtmotiv mbetet vargu “nuk më keni bërë asgjë”, që përbën edhe titullin e saj.
Tashmë është publikuar edhe videoklipi i këngës, që ilustron në imazhe qytetet e rrënuara nga bombardimet, homazhet e njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël, si simbol i mos mposhtjes. Mes gjuhëve nga e gjithë bota, në videoklip shfaqet edhe shqipja, (në minutën e 2:42-2:49).

https://www.youtube.com/watch?v=9vSDfRMrJU4

Për të tretin vit radhazi kantautori shqiptar Ermal Meta u ngjit në skenën e teatrit Ariston, por kësaj here në një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro. Kënga përcjell një temë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist. “Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit”, kanë deklaruar dy këngëtarët./ KultPlus.com

Momenti emocionues kur Ermal Meta dhe Fabrizio Moro shpallen fitues të Sanremos (VIDEO)

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente” morën mbrëmë dritën jeshile për përfaqësimin e Italisë në Eurovizion 2018-të.

Momenti i shpalljes së fitores së shqiptarit Meta dhe italianit Moro, ishte mjaft emocionues dhe mbi të gjitha ishte moment krenarie për gjithë shqiptarët.

Ky është ai moment i cili do të mbahet gjatë në mend nga protagonistët dhe gjithë adhuruesit e tyre anë e mbanë botës./ KultPlus.com

Kjo është kënga e shqiptarit Ermal Meta që do ta përfaqësojë Italinë në Eurovizion (VIDEO)

Mbrëmë në Itali u mbajt festivali prestigjioz Sanremo 2018-të, festival ky i cili fituesit ia siguron direk biletën për Eurovizion, shkruan KultPlus.

Mbrëmë emocionet ishin jo pak të forta edhe për shqiptarët, pasi që, në këtë festival ka marrë pjesë edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili në duet me Fabrizio Moro sollën këngën “Non mi avete fatto niente” me të cilën fituan këtë edicion të Sanremos duke fituar të drejtën për përfaqësimin e Italisë drejt Eurovizionit.

Ermal Meta lindi në Fier dhe që prej moshës 13 vjeçare jeton në Bari me familjen e tij.

Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro “Non mi avete fatto niente”, është kënga më e shkarkuar në iTunes dhe kënga më e dëgjuar në Spotify dhe platformat e tjera, ndërsa hashtagu ‘#IostconMetaMoro’ është më i klikuari në Tëitter këtë javë. Aplikacioni Shazam identifikon Ermal Metën dhe Fabrizio Moro si artistët më të kërkuar të javës dhe agjencitë e basteve kishin vënë kuotat më të ulëta për dy këngëtarët.

https://www.youtube.com/watch?v=R0NF8BZlH4I

Dëgjojeni këtu këngën e shqiptarit që do ta përfaqësoj Italinë në Eurovizion 2018-të, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë./ KultPlus.com

Ermal Meta tregon kujt ia dedikon çmimin e Sanremos

Ermal Meta arriti të rrëmbente trofeun e “Sanremo 2018”, bashkë me kolegun e tij Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Mes emocioneve të mëdha, këngëtari shqiptar nuk i fshehu kurrsesi emocionet e skenës së madhe, që tani do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion që do të mbahet në Portugali.

“Është një emocion i papërshkrueshëm. Çmimin iu kushtoj shtëpisë time diskografike, që ka besuar te unë atëherë kur askush tjetër nuk besonte”, tha Meta.

Ndërkohë këngëtari italian Farbizio Moro tha se këngën ia dedikonte djalit të tij, që e ndiqte nga salla./ KultPlus.com

Ermal Meta mund të skualifikohet nga Sanremo

Në fund të natës së parë të edicionit të 68-të të Sanremos bëhet çështje kënga e prezantuar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).

Sipas mediave italiane kjo këngë është prezantuar në edicionin e Sanremo Giovani të 2016-ës pasi ka shumë ngjashmëri si në tekst dhe në melodi.

“Silenzio” u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali, transmeton tch. Edhe në këngën e Sanremos të Metës dhe Moros është i njëjti autor i këngëve, Andrea Febo.

Nëse prania e të njëjtit autor do të mund të shmangte akuzat për plagjiaturë, është pikërisht përhapja e këngës së prezantuar në Sanremo Giovani 2016 që mund të sillte probleme për Ermal Metën dhe Fabrizio Moron./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=58fdkMUwwBo

Ermal Meta publikon videoklipin e këngës ”Non mi avete fatto niente”

Kantautori shqiptar Ermal Meta, tashmë për të tretën herë radhazi do të jetë pjesë e skenës së Sanremo 2018, ndërsa këto ditë ka publikuar edhe videoklipin e këngës që do të prezantohet në festivalin më të madh të muzikës italiane, shkruan KultPlus.

Kënga, ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), është një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro, ndërsa trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.

Sanremo 2018 do të zhvillohet prej datës 6 deri më 10 shkurt në teatrin Ariston të qytetit të Sanremos e do të drejtohet nga një emër i rëndësishëm i muzikës italiane, nga këngëtari Claudio Baglioni. Në kategorinë big do të garojnë 20 këngëtarë të njohur italianë.

Ermal Meta në vitin 2015 u prezantua në Sanremo në seksionin e të rinjve me këngën “Odio le favoel” (Urrej përrallat) ku u klasifikua në vend të tretë, ndërsa më vitin 2016 garoi në kategorinë big me këngën “Vietato di morire” (E ndaluar të vdesësh) duke fituar çmimin e kritikës “Mia Martini”./KultPlus.com

Ermal Meta publikon trailerin e këngës për Sanremo 2018

Kantautori shqiptar Ermal Meta, i cili për të tretën herë radhazi do të jetë pjesë e Sanremo 2018, publikoi sot trajlerin e këngës që do të prezantohet në festivalin më të madh të muzikës italiane.

Kënga, që është një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro dhe titullohet ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), sjell një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.

“Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit”, kanë deklaruar dy këngëtarët. Kantautori shqiptar e publikoi trajlerin e këngës në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Sanremo 2018 do të zhvillohet prej datës 6 deri më 10 shkurt në teatrin Ariston të qytetit të Sanremos e do të drejtohet nga një emër i rëndësishëm i muzikës italiane, nga këngëtari Claudio Baglioni. Në kategorinë big do të garojnë 20 këngëtarë të njohur italianë.

Ermal Meta në vitin 2015 u prezantua në Sanremo në seksionin e të rinjve me këngën “Odio le favoel” (Urrej përrallat) ku u klasifikua në vend të tretë, ndërsa më vitin 2016 garoi në kategorinë big me këngën “Vietato di morire” (E ndaluar të vdesësh) duke fituar çmimin e kritikës “Mia Martini”./KultPlus.com

Kënga e Ermal Metës në Sanremo, e inspiruar nga një sulm terrorist

Shqiptari Ermal Meta ka përvjelë mëngët për pjesëmarrjen e tij në Sanremo.

Pasi vitin e kaluar ai u rendit në treshen më të mirë, këtë vit Meta dëshiron që të synojë fitoren në festivalin me renome në Itali.

Bashkë me Fabrizio Moron, Ermal Meta ka krijuar një këngë e cila bartë pas saj një mesazh dhe kauzë.

“Kënga është një përgjigjje ndaj sulmeve terroriste që ndodhën në Manchester, në koncertin e Ariana Grande. Kur dikush ka të ftohtë, është i frikësuar, e përqafon tjetrin. Muzika e zgjon ndërgjegjen më shumë sesa diskursi politik. Muzika i bashkon njerëzit” i ka thënë Ermal Meta Corriere Della Serra.

Ermal Meta këtë vit në Sanremo merr pjesë bashkë me Moron me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më ke bërë asgjë).

Ermali gjithmonë përkujdeset që këngët e tij të kenë një mesazh pas tyre. Vitin e kaluar, kënga e tij përkrahte kampanjën kundër dhunës në familje. Fabrizio, këngëtari që do të performojë me të, para disa vitesh në Sanremo u paraqit me një këngë kundër grupeve mafioze në Itali, shkruan KultPlus.

SANREMO do të nisë me 6 shkurt, dhe do të jenë pesë net spektakël e muzikë deri në natën finale. Fituesi i Sanremos do të dihet me 10 shkurt.

Ermal Meta tanimë numëron disa pjesëmarrje në SANREMO. Vitin e kaluar ai fitoi edhe çmimin e kritikës.
Meta mbrëmë ka marrë çmimin për albumin më të mirë italian, në ndarjen e çmimeve ROCKOL AWARDS në Itali. / KultPlus.com

“Ne gjithmonë kërkojmë dorën e dikujt, sepse ne nuk kemi tjera armë”, Ermal Meta sjellë albumin e ri me mesazh të fuqishëm

Ermal Meta këngëtari shqiptar i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në Itali ka njoftuar për mediet italiane se albumi i tij i ri që titullohet “Ne nuk kemi armë” do të prezantohet me një koncert në Forumin e Assago (Milano), të planifikuar më 28 prill.

Ndërkohë që mediet italiane kanë dhënë lajmin është shpërnda edhe posteri i koncertit dhe mesazhi i albumit të ri.

“Kam menduar se në mes të një stuhie apo edhe nën një dush bombash, zemra është e vetmja mburojë dhe strehë që kemi. Kam menduar se për gjithë kohëzgjatjen e këtij udhëtimi të madh, që është jeta jonë, ne gjithmonë kërkojmë dorën e dikujt dhe e kuptoj se është kështu, sepse…ne nuk kemi të tjera armë”, këto janë fjalët që ka shkruar artisti në rrjetet sociale, ku ka paraqitur edhe projektin e tij të ri të regjistrimit.

Për Ermal Metën viti 2018 është një vit plot angazhime, duke filluar nga pjesëmarrja në edicionin e 68-të të Festivalit të Sanremos, ku do të garojë së bashku me Fabrizio Moro-n me këngën “Ti nuk më ke bërë asgjë”, shkruan JN.

Meta kthehet në skenë e Ariston, pas suksesit të vitit të kaluar me këngën “Forbidden to Die”, e cila u rendit e treta. Gjatë ditëve në vijim, më 9 shkurt, artisti do të nisë promovimin e albumit të ri. Këngëtari dhe kompozitori Meta sapo ka festuar certifikimin e të ardhurave që ka fituar nga këngët “Heaven Girl” dhe “Little Soul” feat. Elisa, të dyja të përfshira në albumin “No Dying”./ KultPlus.com

Viti i shqiptarëve në MTV EMA 2017 (FOTO)

Sonte është mbajtur ceremonia e MTV EMA 2017- dhe mund të konsiderohet si viti i shqiptarëve sa i përket kësaj ceremonie,shkruan KultPlus.

Me nikoqire Rita Ora, e cila për disa orë ka shkëlqyer me pamjen, performancën dhe udhëheqjen e saj, e cila nga afër përcillej edhe nga e ëma, kjo ceremoni rezultoi të ketë më shumë shqiptarë në këtë mbrëmje.

Këngëtarja tjetër shqiptare Dua Lipa është shpërblyer në këtë mbrëmje me cmimin si artistja më e mirë e re, kurse Ermal Meta është shpërblyer si këngëtari më i mirë në gjuhën italiane.
Përpos Rita Orës që ishte edhe nikoqire e mbrëmjes, këta dy të fundit nuk ishin të pranishëm, për shkak të angazhimeve të tyre në muzikë./KultPlus.com

Sonte, MTV Europe Music Awards me Rita Orën e Dua Lipën, këtu mund të përcillni parakalimin në tepihun e kuq (VIDEO)

Është një mbrëmje e madhe e muzikës ku ka mbledhur yje të njohura nga mbarë bota, shkruan KultPlus.
Në këtë mbrëmje të MTV Europe Music Awards që do të moderohet nga shqiptarja Rita Ora, do të paraqiten edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë, duke përfshirë edhe Dua Lipën e Ermal Metën.

Këtu mund të ndicni live parakalimin në tepihun e kuq./KultPlus.com

http://www.mtvema.com/live

Ermal Meta sjellë videoklipin e këngës “Piccola Anima” në bashkëpunim me Elisa (VIDEO)

Këngëtari shqiptar i cili karrierën e tij të suksesshme e ka ndërtuar në Itali, Ermal Meta, ka publikuar mbrëmë videoklipin e këngës “Piccola Anima” në bashkëpunim me Elisa, shkruan KultPlus.

Kjo këngën është pjesë e albumit të Ermal Metës, album ky i cili ishte publikuar në shkurt të këtij viti.

Videoklipi i kësaj kënge është realizuar nga Produksioni Slim Dogs, ndërsa pas vetës përmban një ekip shumë të madh të realizimit./ KultPlus.com