Poezi e shkruar nga Miguel Ernandes.
Dhe ja ku jam rrethuar,
Me burra e me gra.
Plagosur nga mungesat,
Nga ndarjet e mëdha.
Letra, pusulla, fjalë,
Që nisen në hapësirë.
Ëndrra ende pa çelur,
Mendime ende pa gdhirë.
Të gjitha marrin udhën,
Drejt vatrës e drejt pragut.
Si ndjenjë dërguar ndjenjës,
Si gjak dërguar gjakut.