Arkitekti i njohur Ernest Ferizi ka reaguar pas vdekjes së aktorit të madh Adem Mikullovci, duke iu referuar reagimeve të shumta në rrjete sociale, ku sipas tij, këta lot janë lot krokodili, shkruan KultPlus.
Gazeta jonë ju sjell të plotë reagimin e arkitektit Ferizi, ku i drejtohet komandantëve, politikanëve, analistëve dhe gazetarëve.
Per 20 vite nuk ishin te afte te ndertonin nje Teater, ndersa tash derdhin lot krokodili per aktorin Adem Mikullovci.
Komandat, politikan, analista e gazetare LESHI./ KultPlus.com
Arkitekti Ernest Ferizi i është drejtuar me një letër të hapur Naim Tërnavës, në lidhje me ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të Ferizit.
‘NDIKIMI TURK NË NDËRTIMIN E XHAMISË QENDRORE NË PRISHTINË
Letër e hapur z. Naim Tërnava
Gjatë një vizite në Kosovë më 2013 Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pati thënë: “Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”.
Një gjë është shumë e sigurt z. Tërnava, që z.Erdogan nuk mund ta dojë Kosovën sa e donë Turqinë, po aq sa mund ta dojë një njerkë fëmijën më shumë se nëna që e ka lind.
Përkundrazi, z. Erdogan nga mosinteresimi perëndimor për shtetet e varfëra ballkanike, ka bërë që Turqia, e cila e sundoi Kosovën për rreth 500 vjet, ta zgjeroj edhe më shumë ndikimin e saj fetar dhe kulturor në vendin tonë dhe që Prishtinën dhe Kosovën ta konsideroj përsëri si pjesë të oborrit turk.
Prandaj edhe Xhamia e re në Prishtinë, si dhuratë 40 milionëshe nga Turqia për shtetin më të varfër ballkanik, që tash e disa vite nuk ka filluar së ndërtuari, ndonëse gurthemeli është vënë më 2012, me arkitekturën e saj otomane përkundër konkursit ndërkombëtar arkitektonik, nëse mbetet si e tillë mund të konsiderohet, simbol i ndikimit mbizotërues të Turqisë.
Lokacioni afër Postës së Madhe në kryeqytet ku është paraparë ndërtimi i objektit të Xhamisë së Madhe, është jo logjik dhe është dashur qysh atëherë të ri mendohet, pasi qe ky lokacion tani edhe pa ndërtimin e një objekti të tillë me karakter monumental dhe vizitëshmërie të lartë, në çdo aspekt është i mbingarkuar.
Krahas zgjidhjes arkitekturore, padyshim edhe zgjidhja e duhur e një lokacioni me më shumë hapësirë për besimtarët, atëbotë do duhej të ishte kriteri kryesor për projektimin dhe ndërtimin e Xhamisë.
Xhamia qendrore do të bëhet dhe duhet të bëhet, prandaj ju z. Tërnava, si Myfti i Kosovës dhe përfaqësuesi më i lartë i besimit islamik, unë si arkitekt dhe të gjithë qytetaret e Prishtinës kemi një përgjegjësi jetike lidhur me ndërtimin e objektit të Xhamisë së Madhe, sidomos për gjeneratat që do vijnë pas nesh. Prej neve varet, nëse në të ardhmen atyre do ju lëmë si trashëgimi: një “monument” identifikues të Prishtinës apo një ndërtesë tipike otomane.
Nëse asnjë nga projektet bashkohore të konkursit, të bërë atëbotë enkas për Xhaminë, nuk ju kanë pëlqyer juve ose investitorit, së paku provoni për hir të trashëgimisë kulturore dhe fetare të bëni modifikimet e duhura arkitektonike, duke e ditur që edhe modifikimi i arkitekturës së propozuar otomane është përsëri një modifikim jo adekuat për mjedisin tonë shqipfolës dhe shekullin e ri.
Si qytetar i Prishtinës, besimtar dhe profesionist e ndjeva vetën të obliguar ndaj fëmijëve të mijë dhe pasardhësve të vendit, të ju shpreh mendimin lidhur me ndërtimin e objektit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Të jeni të bindur që pasardhësve tanë, do ju lëmë trashëgimi, një objekt tipik otoman.
Nëse ky ishte që nga fillimi edhe qëllimi, atëherë në rregull.’ / KultPlus.com
Zyra arkitektonike FERIZI + FERIZI ARCHITECTS nga Prishtina, një firmë tashmë ndërkombëtare së fundmi ka bërë projektimin dhe implementimin e zyrave të reja për Bashkimin Evropian në Shqipëri, përkatësisht ne Tiranë, shkruan KultPlus.
Ernest
Ferizi, udhëheqës i zyrës arkitektonike Ferizi+Ferizi Architects ka njoftuar për
KultPlus për rrugëtimin e procesit të këtij projekti në mes të Tiranës.
“Fillimisht
kërkesa e Ambasadorit te BE-së Luigi Soreca dhe ekipit të tij ishte krijimi i
ambienteve të punës, konkretisht të një “shtëpie” të vërtetë: plot
jetë, pasion dhe debat, e që duhet të reflektoheshin në hapësira të ndryshme
publike: sallë të konferencës, hapësira për ekspozita artistike, kënd
multimedial, klube libri, kënd për fëmijë si dhe hapësira për diskutime të të
gjitha llojeve”, ka thënë Ernest Ferizi.
Sipas tij, kërkesat
specifike të BE-së si dhe projekti i parë i realizuar mu në qendër të Tiranës
nga kjo zyre arkitektonike, nga njëra anë ishin sfiduese por nga ana tjetër
edhe shumë joshëse për tu bërë një punë e mirë, duke e pasur parasysh edhe
afatin e shkurtër kohor për implementim, prej 45 ditëve.
“FERIZI +
FERIZI ARCHITECTS gjeten edhe përkrahjen e zyrës vendore Studiocityproject nga
Tirana, e cila u ofroi eksperiencat vendore, e qe ishin të domosdoshme për
mbarëvajtjen dhe suksesin në përgjithësi te projektit. Mund të thuhet se
bashkëpunimi mes dy zyrave nga Prishtina dhe Tirana është edhe një prej
shembujve më të mirë të bashkimit kombëtar në nivele arkitektonike. Që nga kjo
javë, qytetit të Tiranës ju shtua edhe shtëpia e Evropës , në hapësirat e se
cilës çdo tiranas mund të mbaj seminare te ndryshme , takime joformale dhe të
jetë pjesë e ngjarjeve kulturore.
Shtëpia e
Evropës është përuruar gjatë kësaj jave në Tiranë ku edhe po mbahen aktivitet të
ndryshme, shtëpi kjo që është përuruar nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca, sikurse që ishte i pranishëm
edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.
FERIZI + FERIZI ARCHITECTS, njihet si studio arkitektonike me një bagazh të madh të projekteve, projekte këto që vlerësohen lartë nga profesionistët e kësaj fushe./KultPlus.com