Erza Muqolli është një këngëtare e njohur shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Francë. Ajo me origjinë është nga fshati Zabel i Drenicës. Talentin për muzikë e ka spikatur familja e saj në moshën dy vjeçare, shkruan KultPlus.
Ajo ka marrë pjesë në disa spektakle muzikore, ku me zërin e saj mahnitës fitoi zemrat e jurisë dhe publikut. Ajo tani krahasohet edhe me këngëtaren e famshme franceze Indila.
KultPlus ju sjell një interpretim të saj, në një emision në Kosovë, ku edhe e shpreh mallin e saj për vendlindjen e babait të saj, Kosovën:
Shteti i Kosovës ka arritur që të fitojë dy medalje të tjera në sportin e xhudos, kjo pasi Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq triumfuan në Greqi, shkruan KultPlus.
Këtë gjë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë se tashmë është bërë traditë që Kosova të fitojë medalje në vende të cilat nuk e njohin pavarësinë e këtij shteti.
Postimi i tij i plotë:
“Kupa Evropiane U21 Athinë Greqi! Dy medalje për Kosoven Traditë është ba që shtetet që ende sna njohin,shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin. Fatjona e artë sot ishte në krye të detyres në kategoinë 57 kg. Mposhti me radhë garueset nga Izraeli,Polonia,Franca e në finale garuesen turke. Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset. Erza sot fitoj medaljen e bronztë dhe performansa e saj nuk sihte ajo që realisht e ka dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë. Në Athinë përshtypje të mirë lan edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre. Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve. Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës sishte si duhet. Debora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet ti përmirësoj,e poashtu të përkushohet seriozisht sepse ska kohë ma për qasje gjysmake”. /KultPlus.com