Erza Muqolli do të performojë në Parlamentin e Ontarios në Kanada

Më 21 nëntor në Ontario të Kanadasë do të ketë ceremoni solemne dhe artistike. Në këtë ceremoni e ftuar është këngëtarja me origjinë nga Kosova dhe nënshtetase franceze, Erza Muqolli. Në spotin paralajmërues, Erza vlerësohet si një nga zërat më të mirë për zërat e moshës së saj e njohur kudo në Europë, transmetohet në Pasqyrën Shqiptare, shkruan KultPlus.com

Më 21 nëntor pasdite Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze me mbështetjen e deputetit konservator për provincën e Ontarios, Lorne Coe, dhe në koordinim me Ruki Kondaj me rastin e muajit të trashëgimisë shqiptare në provincë do të organizojnë në mjedisit të Parlamentit të Ontarios një ceremoni solemne dhe artistike.

 Synimi i këtij aktiviteti është shpalosja e të gjitha elementeve të kulturës shqiptare.

Erza Muqolli lanson albumin e saj solo në Francë

Këngëtarja e njohur shqiptare Erza Muqolli po shijon punën e madhe për realizimin e albumit të saj të parë solo, album që tashmë ka dalë në shitje, shkruan KultPlus.

Erza Muqolli në këtë album ka punuar ngushtë më këngëtarin dhe kompozitorin e njohur francez Vianney.

Në këtë album, Erza Muqolli ka futur edhe gjuhën shqipe, ku kënga që fillon albumin e saj është titulluar “Fillim”, pjesë nga vargjet e Naim Frashërit, sikurse që në këtë album ka sfiduar vetën edhe në cilësinë e kompozitores.

Ky album është edhe paralajmërim për një shpërthim të suksesshëm të Erza Muqollit, pasi që tashmë është planifikuar edhe turi i saj i koncerteve në shumë shtete të Evropës.

Erza Muqolli njihet si një ndër talentet e rralla të vendeve frankofone, pasi që me vetëm 8 vjet ajo ka marr pjesë në një talent show të madh të Francës, e cila është përzgjedhur në mesin e finalistëve. Për disa vjet ajo ka kënduar me një grup të fëmijëve, e cila ka realizuar shumë ture të koncerteve, prej të cilave kanë dhuruar mbi 2 milionë euro për fëmijët në nevojë, sikurse që kanë shitur miliona kopje të albumit.

KultPlus ju sjell këngën me vargje të Naim Frashërit, sikurse edhe linkun se ku mund ta blini albumin e Erza Muqollit./KultPlus.com

“Vous étiez là” kompozimi i parë i Erza Muqollit lansohet në Francë (VIDEO)

Këngëtarja e suksesshme shqiptare ka prezantuar këngën e saj më të re, por kjo këngë është premierë edhe për faktin se ajo po sfidohet edhe në cilësinë e kompozitores, shkruan KultPlus.

Kënga “Vous étiez là” është kënga e parë e Erza Muqollit e cila ka edhe vulën e kompozimit nga vetë ajo, kurse kënga është me tekst të Vianney.  

Por edhe në këtë këngë, Erza Muqolli ka futë fjalë shqipe, pasi që kjo këngë mbyllet me këto fjalë “Mos harro kurrë të gjithë ata që të dhanë dorën, kur ti mësoje hapat e parë. Kurrë mos harro nga vjen, për ju të gjithë qe jeni me mua tash, mos harroni që gjithmonë do jem me ju, gjithmonë do jem me ju”.

Kjo këngë e lansuar në kanale të ndryshme është pjesë nga koncerti i Erza Muqollit që do të lansohet nëpër të gjithë rrjetin e kinemave të Francës, koncert që do ti paraprijë albumit të saj të parë.

Erza Muqolli në albumin e saj të parë ka edhe një këngë hyrëse në gjuhën shqipe që e ka titulluar “Fillim”.

Kjo këngëtare e famshme shqiptare deri më tash ka të shitura mbi 2 milionë kopje të albumit të mëhershëm, ku ishte pjesë e një grupi të fëmijëve, kurse me ketë album po prezantohet solo.

Erza Muqolli njihet edhe për anën humane, e cila nga koncertet nëpër vende frankofone dhe vende të tjera ka dhuruar për fëmijët në nevojë rreth 2 milionë euro./KultPlus.com

Ekskluzive: Ti Shqipëri më jep nder, Erza Muqolli me vargjet e Naim Frashërit në albumin e saj në Francë (VIDEO)

E ka titulluar “Fillimi”, por kënga që do të jetë edhe kënga e parë në albumin solo të Erza Muqollit, e që është në gjuhën frënge, do të tingllojë edhe në gjuhën shqipe, pasi që, Erza Muqolli në këtë album ka përzgjdhë vargjet e poetit të madh shqiptar Naim Frashëri “Ti Shqipëri më jep nder”, shkruan KultPlus.

Mehmet Muqolli, menaxher i Erza Muqollit ka bërë të ditur për KultPlus se kjo këngë është edhe kënga që hap albumin e Erza Muqollit.

“Albumi i saj i parë do të nisë shqip, me vargjet e Naim Frashërit. Dhe kënga ëshët xhiruar në Kosovë, pasi që kemi dashur që përpos këngës në gjuhën shqipe, të sjellim edhe imazhe të Kosovës”, ka thënë Muqolli.

E vecanta e kësaj pjese të gjuhës shqipe është se ky album është punuar nga një ndër kompozitorët më të famshëm francez, dhe ky album është mjaftë premtues për këngëtaren shqiptare, sikurse që ka treguar sukses të madh edhe përgjatë viteve të fundit.

Erza Muqolli në të njëjtën kohë ka lansuar edhe një këngë tjetër nga albumi i saj i parë, dhe ajo tutullohet “Devent”, kurse albumi do të lansohet më 25 tetor.

Erza Muqolli së fundi ka mbajtur koncert edhe në Kosovë, e cila ishte e ftuar nga gazeta e parë për art dhe kulturë  KultPlus, e cila është prezantuar para audiencës kosovare në kuadër të projektit “Ta zbardhi ftyrën”, poashtu projekt i KultPlus.

KultPlus ju sjell të dy projektet e fundit të Erza Muqollit, “Fillimi”, që është i shoqëruar edhe me videoklip, kurse “Devent”, tash për tash është lansuar veteëm si audio./KultPlus.com

Erza Muqolli publikon këngën “Dommage” (VIDEO)

“Dommage” është kënga më e re e këngëtares shqiptare Erza Muqolli, shkruan KultPlus.

Kjo artiste shqiptare, që po depërton me suksesin e saj në vendet frankofone dhe jo vetëm, ka publikuar këngën e dytë nga albumi i saj i parë që pritet të publikohet më 25 tetor.  

“Para publikimit të këngës së dytë, Erza Muqolli është prezantuar me një koncert në Francë, koncert që është filmuar dhe do të prezantohet nëpër kinematë franceze prej 19 tetorit e deri më 25 tetor, atë ditë edhe kur do të lansohet albumi”, ka thënë Mehmet Muqolli, menaxheri i Erza Muqollit.

Ndërkohë, tash është prezantuar edhe coveri i albumit, duke u pëfshirë edhe titujt e këngëve, por edhe turi i Erza Muqollit që do të realizohet pas promovimit të albumit.

KultPlus ju sjellë këngën e dytë të këngëtares së famshme, e cila së fundi ka qenë e pranishme edhe në Kosovë, në projektin e KultPlus “Ta zbardhi ftyrën”./ KultPlus.com

Erza Muqolli mahnitë audiencën në Prishtinë, mbi 500 persona të pranishëm në koncert

Xhemile Hysenaj

E magjishme! Kjo është fjala e duhur për ta përshkruar performancën e mbrëmshme të Erza Muqollit në Prishtinë.

Me një zë kumbues, të mahnitshëm e me një fuqi artistike të paparë, Erza argëtoi publikun kosovar për herë të parë, në sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare.

300 ulëse u mbushën dhe rreth 200 të pranishëm të tjerë shijuan koncertin e Erzës, një udhëtim nëpër muzikën dhe jetën e saj.

Kjo mbrëmje nisi me prezantimin e një videoje në monitor ku u shfaqën shkrimet të cilat KultPlus, organizator i kësaj mbrëmjeje, ka realizuar pas çdo suksesi të Erzës ndër vite. Dalja në skenë e moderatorit Arbër Selmani, redaktor në KultPlus, ishte një tjetër shenjë që tashmë gjithçka ishte gati.

‘Qielli i kulturës nuk e njeh fundin. Nën këtë qiell jeton edhe KultPlus, gati për të qenë arma më e fortë e gazetarisë kulturore ndër shqiptarë. Aty ku suksesi i shqiptarëve na e shton jetën, aty ku ka depërtuar letërsia dhe fjala e shkruar, aty ku e bukura ekspozohet në mure, aty ku muzika ka jehuar e jehon, aty më shpesh se rrallë, do të jetë KultPlus’, u shpreh Selmani i cili pas këtyre fjalëve ftoi Erzën në skenë.

Ky prezantim erdhi në kuadër të edicionit të tretë të “Ta zbardhi fytyrën”, ngjarje kjo kulturore e organizuar nga KultPlus, që ka për qëllim të shpalosë para publikut shqiptar rrugëtimin e artistëve tanë që po na bëjnë krenarë në botë. E kësaj liste nuk ka si t’i mungojë edhe Erza e cila ka arritur ta bëjë për vete gjithë Francën dhe jo vetëm.

Duke zënë vend në skenë bashkë me moderatorin, ata nisin bisedën, ku ajo fillimisht falënderoi të pranishmit dhe u shpreh e lumtur që për herë të parë është në Kosovë për një paraqitje të tillë.

 “Nuk kam menduar se kemi me pas sukses në krejt botën”, u shpreh Erza për grupin e saj United Kids, ku në moshë shumë të re, me po këtë grup ajo ka filluar turneun rreth botës që për qëllim ka pasur kauzën humanitare duke u fokusuar te fëmijët me pamundësi për shkollim.

Intervista e Erzës herë pas here shoqërohej me video-prezantime ku shfaqej rrugëtimi i saj, duke filluar nga performanca e saj e parë e deri më sot.

KultPlus në këtë mes kishte edhe një surprizë për Erzën, ku kishte përgatitur katër video nga pjesëtarët e grupit të saj me të cilët edhe nisi gjithçka. Në gjuhën frënge ata i shprehen urimet me të bukura Erzës.

Tutje në ekran u shfaqën edhe videoklipet e saj. Pas intervistës së shkurtër ku Erza shpalosi rrugëtimin e saj në muzikë dhe kënaqësinë që ishte në një mes ku ajo ndihej më së miri, pianoja po e priste për t’i lëshuar tingujt e parë në sallë.

Themeluesja e KultPlus, Ardianë Pajaziti, u shpreh shumë e kënaqur për bashkëpunimin me prindërit e Erzës. Pas fjalimit të saj të shkurtër por që përmbledhte rrugëtimin e gjatë të KultPlusit për paraqitjen e Erzës para publikut kosovar ajo ftoi në skenë edhe babain e Erzës.

I emocionuar, Mehmet Muqolli mori fjalën, duke falënderuar publikun e pranishëm si dhe punën e palodhshme për organizimin nga KultPlus.

Pas fjalës së përfaqësueses së Ambasadës së Francës në Kosovë, erdhi koha për të pritur në skenë Erzën dhe për të dëgjuar teksa këndon plot emocion e shpirt.

Gjatë këtij interpretimi ajo promovoi edhe këngën e saj më të re ‘Je chanterai’ e cila është pjesë e albumit që do të publikohet në fund të muajit gusht. Por, krejt për fund ajo kishte një surprizë për të pranishmit. Ishte kënga shqipe ‘Xhamadani vija vija’ që nën interpretimin e Erzës erdhi edhe më e bukur e më emocionuese. Publiku nisi të këndonte bashkë me të, e duartrokitjet e shoqëruan gjatë gjithë kohës. ‘Back to black’ dhe ‘La Boheme’ ishin në mesin e këngëve të cilat Erza zgjodhi t’i këndonte mbrëmë.

Të mahnitur nga performanca magjike e Erzës, publiku u nda shumë i kënaqur. Erza me zërin e saj të ëmbël e të fuqishëm arriti të mbajë publikun gjatë gjithë kohës në emocion.

E një yll në moshë kaq të re si Erza, fansat më të mëdhenj i ka moshatarët e saj. Olisa Zari kishte ardhur enkas nga Franca për të qenë e pranishme në performancën e Erzës.

“Nesër është ditëlindja ime dhe kjo është dhurata ma e mirë që e kam marrë. Unë jam fanse e Erzës prej këngës së saj të parë, dhe e kam pasur ëndërr ta takoj. Erza po na bënë krenar”, tregon ajo për KultPlus.

Me mbarimin e koncertit të Erza Muqollit, të pranishmit ishin të ftuar në hapjen e KultPlus Caffé Gallery – Qendrës më të re Kulturore në Prishtinë. Hapja e Caffe Gallery-s u bë nga Erza Muqolli dhe pronarja e KultPlus, Ardianë Pajaziti. Me hapjen e kësaj qendre të kulturës, Erza filloi menjëherë me foto dhe autografe për publikun. I gjithë ky event nuk do të ishte i mundur pa KultPlusin, portal ky që është bërë si një sinonim për kulturën mbarëshqiptare.

Mbrëmjen artistike “Ta zbardhi ftyrën” me Erza Muqollin e kanë mbështetë: Ministria e Integrimeve në Kosovë, Bucaj, Coca Cola, Lierac, Glamour In, Amc Corporation.  / KultPlus.com

KultPlus sjellë Erza Muqollin në Kosovë, të pranishme edhe mediat nga Franca

Me datë 30 korrik, duke filluar prej orës 20:00, vajza simpatike Erza Muqolli me ftesë nga gazeta e parë shqiptare online dedikuar tërësisht artit dhe kulturës, do të jetë mysafire e një koncerti madhështor në Prishtinë.

Mbrëmja do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ku Erza do të performojë por edhe do të jetë pjesë e një bisede artistike.

Mehmet Muqolli, menaxheri i Erzës ka konfirmuar se edhe mediat nga Franca kanë shprehur dëshirë ta përcjellin Erzën në këtë rrugëtim i cili është pjesë e turneut të Erzës.

Kush e ka dëgjuar Erza Muqollin në performancat e saj, duhet patjetër të vijë e të jetë pjesë e koncertit. Nuk ka nevojë për bileta apo ftesa, hyrja është e lirë për të gjithë ata që e duan artin dhe kulturën, Erzën dhe karizmën e saj muzikore.

KultPlus ju fton të gjithëve në këtë mbrëmje.

KultPlus sjell Erza Muqollin në Kosovë

Erza Muqolli për herë të parë do të prezantohet para audiencës kosovare, e cila është figura e edicionit të tretë “Ta zbardhi ftyrën”, projekt ky brenda platformës për art dhe kulturë “KultPlus”.

Erza Muqolli e cila me hapa gjigant është duke shënuar suksese në vendet frankofone, fillimisht si fëmijë e tashti edhe me lansimin e këngës së parë të albumit solo, album që pritet të lansohet së shpejti, po vjen në Kosovë në fund të muajit korrik.

“Tashmë gjithcka është e konfirmuar. KultPlus sivjet do të shënojë edicionin e tretë të ngjarjes kulturore “Ta zbardhi ftyrën”, që organizohet nga KultPlus, dhe që ka për qëllim paraqitjen e artistëve me ndikim në botën e jashtme, sikurse që është duke e shënuar një sukses të tillë edhe Muqolli në Francë dhe jo vetëm”, ka shpjeguar Ardianë Pajaziti, themeluese e platformës për art dhe kulturë “KultPlus”.

Pajaziti ka bërë të ditur se kjo ngjarje kulturore do të mbahet më 30 korrik në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare prej orës 20:00, ku Erza Muqolli para të pranishmëve do të tregojë për rrugëtimin e saj në Francë, sikurse që do të jetë edhe pjesa e performancës së saj.

Kjo ngjarje kulturore është mbështetur nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe Ministria e Integrimeve.

Kjo mbrëmje në Kosovë vjen menjëherë pas paraqitjes së Erza Muqollit në Francë, e cila është prezantuar në një koncert që është ndjekur nga 40 mijë të pranishëm.

Erza Muqolli është shprehur e kënaqur që po shënon paraqitjen e saj të parë para audiencës kosovare, dhe pikërisht kjo paraqitje po ndodhë nëpërmjet gazetës online për art dhe kulturë KultPlus.

“Ta zbardhi ftyrën” edicionin e parë e ka nisë me Sislej Xhafa e Imer Kutllovcin, edicionin e dytë e ka shënuar me Flaka Gorancin, kurse sivjet do të shënohet me Erza Muqollin./KultPlus.com

Erza Muqolli lanson videoklipin e këngës “Je Chanterai” në Ditën e Çlirimit të Kosovës, futë edhe fjalë shqipe (VIDEO)

Këngëtarja kosovare Erza Muqolli sapo ka lansuar këngën e parë të albumit solo, kurse sot e ka prezantuar edhe me videoklip, shkruan KultPlus.

Erza Muqolli ka njoftuar për KultPlus se kënga “Je Chanterai” është realizuar me tekst dhe kompozim të këngëtarit të famshëm francez Vianney.

 “Je Chanterai” apo në shqip “Do këndojë” përcjellë vullnetin dhe dëshirën e Erzës që ka për këndimin.

Kënga sapo është lansuar edhe me vidoklip dhe kjo këngë i paraprinë albumit të saj të parë./KultPlus.com

Me këngën “Je Chanterai” Erza Muqolli shpalosë albumin e parë (VIDEO)

Këngëtarja kosovare Erza Muqolli sapo ka lansuar këngën e parë të albumit solo, shkruan KultPlus.

Muqolli ka vendosë që këtë album ta nisë me publikimin e këngës “Je Chanterai”, e cila ndërkohë do të publikojë edhe këngët e radhës.

Erza Muqolli ka njoftuar për KultPlus se kënga “Je Chanterai” është realizuar me tekst dhe kompozim të këngëtarit të famshëm francez Vianney.

“Kënga është lansuar tash vetëm audio, kurse shumë shpejt pritet të lansohet edhe videoklipi, i cili është realizuar poashtu nga Vianney”, ka thënë Mehmet Muqolli, babai i Erzës.

“Je Chanterai” apo në shqip “Do këndojë” përcjellë vullnetin dhe dëshirën e Erzës që ka për këndimin.

KultPlus merr vesh që albumi i parë i Erza Muqollit është punuar në gjuhën frënge, mirëpo në disa pjesë do të dëgjohen edhe pjesë në gjuhën shqipe.

Lansimi i këngës së Erza Muqollit tashmë mund të ndiqet në disa kanale si: kanakev @applemusic , @deezerfr , @spotify , @tidal dhe në faqen zyrtare të Erzës në You Tube, Erza Muqoli.

Pas publikimit të albumit mësohet se Erza Muqolli do të nisë një tur nëpër vendet frankofone që të bëj promovimin e albumit./KultPlus.com

Ekskluzive për KultPlus: Erza Muqolli kontratë me dy shtëpi muzikore në Francë

Erza Muqolli do të bashkëpunojë në këtë album me kompozitorin e njohur francez Vianney. I çertifikuar dy herë me albume platini, Vianney është një ndër këngëtarët dhe kompozitorët francez që është vlerësuar me çmimet më të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj, shkruan KultPlus.

Erza Muqolli e cila ka shënuar një sukses shumë të madh me këngët e saj në Francë, tashmë ka nënshkruar kontratë me dy shtëpi muzikore në Francë, dhe brenda vitit do të prezantohet me albumin e saj të parë solo, shkruan KultPlus.

Mehmet Muqolli, menaxheri i Erza Muqollit ka konfirmuar për KultPlus se tashmë kjo kontratë është nënshkruar dhe këngët do të bëhen në bashkëpunim me tekstshkruesin, këngëtarin dhe kompozitorin më të njohur francez Vianney.

“Do të jetë një album shumë i veçantë, është duke u përgatitë një album madhështor, do të jetë një album i mirë jo vetëm për francezët, por edhe për shqiptarët. Ky projekt është një projekt që do të sjellë risi në muzikën franceze, por edhe në atë botërore”, ka thënë Muqolli për KultPlus.

Kurse Erza Muqolli ka treguar për KultPlus se ky album do të përbehet nga 12 këngë.

“Publikimi i albumit besoj që do të realizohet në fund të këtij viti, kurse videoklipi i parë po nga ky videoklip do të publikohet rreth muajit maj ose qershor”, ka thënë Erza Muqolli, e cila poashtu ka njoftuar se ky album do të shënojë edhe rrugëtimin e saj në karrierën muzikore si e rritur.

Kurse Mehmet Muqolli ka treguar se tematika e këngëve do të jetë e ndryshme, por ai ka thënë se ka edhe dicka shumë të rëndësishme rreth këtij albumi, por sipas tij, ai këtë eksluzivitet do ta ndajë poashtu me KultPlus, sapo të vijë momenti i duhur.

Erza Muqolli me këngët e saj si e vogël është konsideruar si një ndër fëmijët më të suksesshëm në Francë. Ajo poashtu është prezantuar në skenë edhe me artistët më të mëdhenjë shqiptarë si: Dua Lipa, Inva Mula e artistë të tjerë të rëndësishëm.

Kurse ky bashkëpunim me kompozitorin e njohur francez, konsiderohet të jetë një etapë tjetër për Erza Muqollin, pasi që përgatitjet rreth këtij albumi premtojnë sukses të madh./KultPlus.com

Erza Muqolli bën shqiponjën në sallën e madhe të Parisit (VIDEO)

Erza Muqolli po vazhdon ta dëshmoj veten në çdo interpretim dhe paraqitje në skenë. Ajo në dhjetor të vitit të kaluar solli një interpretim të mahnitshme të një prej këngëve më të njohura të Beyonce, shkruan KultPlus.

Erza Muqolli vjen nga Kosova dhe është vetëm 13 vjeçare por sukseset e saj në interpretim dhe skenë e tejkalojnë moshën e saj. Para një numri të madh të publikut, ajo është ngjitur në skenën AccorHotels Arena, ku ka sjellë këngën “Listen” të Beyonce. E veçanta e këtij interpretimi është se pasi që zëri i saj i fuqishëm arrin të prek çdo pjesë të sallës, ajo ngrit dy duart lart për të krijuar simbolin kombëtar, shqiponjën.
KultPlus ju sjellë videon e këtij interpretimi nga AccorHotels Arena, në Paris.

Po ashtu kujtojmë se në këtë skenë, ajo në fund të vitit të kaluar kishte performuar më këngëtaren e njohur franceze Zaz./KultPlus.com


https://www.youtube.com/watch?v=9q_E3hsiICo&feature=youtu.be

Kjo është 13-vjeçarja që do të perfomojë në Romë krah Ermal Metës dhe Dua Lipës

Në datën 19 nëntor, artistët shqiptarë si Inva Mula, Dua Lipa, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Lorik Cana, Olen Çezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta; do të bëhen bashkë në teatrin “Argentina”, për të nderuar heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.

Me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të qeverisë shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare.

Mes emrave të njohur do të jetë edhe vogëlushja shqiptare, Erza Muqolli krenaria jonë në Francë, aty ku 13-vjeçarja po ndjek karrierën e saj si këngëtare. Erza Muqolli ka lindur në Francë por prindërit e saj janë me origjinë nga Drenica. Erza u bë e njohur me zërin e saj unik në Francë, duke tërhequr vëmendjen në mbarë botën.

Vogëlushja konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të së ardhmes. Muqolli konkuroi në emisionin “France’s Got Talent”, ku arriti të renditet në 5 finalistet e para dhe më pas fitoi çmimin e tretë. Vajza e vogël është shumë e njohur në Francë dhe e kanë krahasuar me shumë emra botërorë, një ndër ta edhe francezja Indila.

Tashmë Erza është pjesë e grupit Kids United, i përbërë nga 5 fëmijë të talentuar, të cilët këndojnë nëpër qytete të ndryshme të Francës./ KultPlus.com

Erza Muqolli bën shqiponjën në sallën e madhe të Parisit (VIDEO)

Erza Muqolli po vazhdon ta dëshmoj veten në çdo interpretim dhe paraqitje në skenë. Ajo në dhjetor të vitit të kaluar solli një interpretim të mahnitshme të një prej këngëve më të njohura të Beyonce, shkruan KultPlus.

Erza Muqolli vjen nga Kosova dhe është vetëm 13 vjeçare por sukseset e saj në interpretim dhe skenë e tejkalojnë moshën e saj. Para një numri të madh të publikut, ajo është ngjitur në skenën AccorHotels Arena, ku ka sjellë këngën “Listen” të Beyonce. E veçanta e këtij interpretimi është se pasi që zëri i saj i fuqishëm arrin të prek çdo pjesë të sallës, ajo ngrit dy duart lart për të krijuar simbolin kombëtar, shqiponjën.
KultPlus ju sjellë videon e këtij interpretimi nga AccorHotels Arena, në Paris.

Po ashtu kujtojmë se në këtë skenë, ajo në fund të vitit të kaluar kishte performuar më këngëtaren e njohur franceze Zaz./KultPlus.com

Këtu mund ta ndiqni performancën e plotë të Erza Muqollit me Inva Mulën (VIDEO)

Erza Muqolli e cila është duke shkëlqyer në skenën franceze, ka zbritur në skenën e spektaklit garues “Virtuzoët”, e cila bashkë me sopranon e njohur shqiptare Inva Mula kanë kënduar “La Boheme”, shkruan KultPlus.

Kjo paraqitje është mirëpritur nga audienca, paraqitje kjo që është vlerësuar edhe me komente të shumta në rrjete sociale. Në videon më poshtë mund ta shikoni interpretimin e plotë të Erza Muqollit dhe Inva Mula./KultPlus.com

Erza Muqolli nga Parisi në Tiranë, interpreton me Inva Mulën (VIDEO)

Këngëtarja kosovare Erza Muqolli, e njohur për suksesin e saj në Francë me grupin e saj muzikor “Kids United”, sonte ka zbritur në Tiranë, në kuadër të spektaklit garues “Virtuzoët”, që po udhëhiqet mjeshtrisht nga sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, shkruan KultPlus.

Dhe pikërisht në këtë mbrëmje, Erza Muqolli ka intepretuar bashkë me Inva Mulën, të cilat sollën emocione të shumta te spektatorët, kurse vetë Inva Mula , Erza Muqollin e ka quajtur super talent, duke specifikuar se zëri magjik i Francës për herë të parë ka inrterpretuar në Tiranë.

Erza Muqolli, vetëm 12 vjece, konsiderohet si një yll francez, e cila bashkë me anëtarët e bendit të saj “Kids United”, që është themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin ane e mbanë Francës, ku bashkëmoshatarët e tyre bëjnë të pamundurën që të sigurojnë biletën për të parë nga afër koncertet e Erza Muqollit.

Në mbyllje të vitit 2017, ajo bashkë me fëmijët e grupit “Kids United”, ishte ftuar në Elyse nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, ku këta fëmijë kanë dhënë koncert. E më pas, Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron poashtu ka pritur në një takim Erza Muqollin, e cila bashkë me grupin e saj kanë ndarë 1.5 milion euro për UNICEF. Erza Muqolli, e cila bashkë me grupin e saj tashmë kanë shitur mbi 1.7 milion kopje të albumeve, në një intervistë më të hershme të dhënë për KultPlus, ka shprehur edhe dëshirën që një ditë të këndojë edhe në Kosovë. Ajo poashtu ka njoftuar se viti 2018 do ta gjejë edhe në film, pasi që do të fillojnë xhirimet e këtij projekti ku Erza Muqolli ka rolin kryesor.

Ndërkohë, Kosova ka dështuar ta sjellë Erza Muqollin në Kosovë, për një koncert për audiencën kosovare, negociata këto që janë zhvilluar gjatë vitit 2017.

http://www.kultplus.com/femijet/erza-muqolli-nje-milion-e-gjysme-albume-te-shitura-deshiroj-te-kendoj-edhe-ne-kosove/ /KultPlus.com

Erza Muqolli këndon bashkë me këngëtaren e njohur franceze Zaz (VIDEO)

“Eblouie par la Nuit”, është kënga e cila ka bashkuar në skenë këngëtaren e re shqiptare Erza Muqollin me këngëtaren e njohur franceze Isabelle Geffroy, apo e njohur si Zaz, shkruan KultPlus.

Erza e cila është vetëm 12 vjeçare, ajo tashmë po mahnit publikun francez me talentin e saj. Ajo muajin e kaluar e vetme është ngjitur në skenën AccorHotels Arena, ku më zërin e saj të ëmbël ka filluar të këndoj këngën “Eblouie par la Nuit”, në të cilën më pas i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur franceze Zaz.

Pas përfundimit të interpretimit të kësaj kënge derisa publiku e përcjellë me shumë duartrokitje këtë performancë, Erza shpreh falënderimet ndërsa këngëtarja Zaz dëgjohet duke e brohoritur fuqishëm emrin e Erzës. /KultPlus.com

ZAZ "Eblouie par la Nuit" ft Erza Muqolli – 16/12/2017 from Michel GUILLERM on Vimeo.

Erza Muqolli me një milion e gjysmë albume të shitura: Dëshiroj të këndoj edhe në Kosovë

Duket sikur një vazjë nga përrallat. Me sy ngjyrë qielli e me flokë të verdha e të gjata deri në bel, këngëtarja e vogël shqiptare Erza Muqolli edhe jetën e ka mu si në përralla.
Sikurse të mos e merrnin vendimin prindërit e saj që të lëshonin Kosovën dhe t’ia mësynin rrugës për një jetë më të mirë, vështirë mund të besohet se suksesi i Erza Muqollit do të ishte ky të cilin po e shijon ajo bashkë me prindërit e saj.
Vetëm 12 vjece, ajo po konsiderohet si një yll francez, e cila bashkë me anëtarët e bendit të saj “Kids United”, që është themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin ane e mbanë Francës, ku bashkëmoshatarët e tyre bëjnë të pamundurën që të sigurojnë biletën për të parë nga afër koncertet e Erza Muqollit. Në mbyllje të vitit 2017, ajo bashkë me fëmijët e grupit “Kids United”, ishte ftuar në Elyse nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, ku këta fëmijë kanë dhënë koncert. E më pas, Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron poashtu ka pritur në një takim Erza Muqollin, e cila bashkë me grupin e saj kanë ndarë 1.5 milion euro për UNICEF. Erza Muqolli, e cila bashkë me grupin e saj tashmë kanë shitur mbi 1.7 milion kopje të albumeve, ka dhënë një intervistë për KultPlus, duke shprehur edhe dëshirën që një ditë të këndojë edhe në Kosovë. Ajo poashtu ka njoftuar se viti 2018 do ta gjejë edhe në film, pasi që do të fillojnë xhirimet e këtij projekti ku Erza Muqolli ka rolin kryesor.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: Jeni një ndër fëmijët më të famshëm shqiptarë, çfarë emocioni të sjellë ky fakt?
Erza Muqolli:
Ndihem shumë mirë që kam arritur të kem këtë famë, e sidomos ndihem e emocionuar kur kam mundësi që ta paraqes në raste të ndryshme faktin që jam shqiptare, sikurse ishte rasti i prezantimit tim në New York, përkatësisht në Kombet e Bashkuara, ku u prezantova dhe përshëndeta mysafirët në gjuhën shqipe, me të vërtet ishte një kënaqësi që si një fëmijë shqiptarë të prezantoj kombin tim në një shtet dhe në një institucion aq të rëndësishëm sikurse janë Kombet e Bashkuara.

KultPlus: Përpos si fëmijë i famshëm shqiptar, ju jeni edhe fëmijë i famshëm francez, si reagojnë apo si reagon me bashkëmoshatarët e juaj?
Erza Muqolli:
Këtu në Francë kemi një popullaritet shumë të madh së bashku me grupin “Kids United” ku gjatë vitit 2016 dhe 2017 ishim në toplistën e albumeve më të dëgjuara dhe të shitura, albumi i grupit tonë përgjatë këtij viti është radhitur në vendin e dytë si albumi më i shitur, kurse albumi i parë është radhitur në vendin e katërt. Unë me bashkëmoshataret e mi jam gjithmonë e njëjtë, sepse nuk e kam ndalur asnjëherë shkollën dhe vazhdoj të kem një shkollim normal, në krahasim me të tjerët që kanë zgjedhur shkollimin me alternancë.

KultPlus: Tashmë, përpos disa paraqitjeve edhe në gjuhën shqipe, ju jeni treguar edhe në gara të fëmijëve në Francë, ku keni zënë vendin e tretë në “France Got Talent”, sa ju ka ndihmuar kjo garë për rrugëtimin e mëtutjeshëm?
Erza Muqolli:
Po, para 3 viteve isha pjesëmarrëse në “Frence Got Talent”, ku arrita vendin e tretë dhe kjo pjesëmarrje më ka ndihmuar shumë për fillimin e rrugëtimit në vazhdim.
KultPlus: Pastaj jeni takuar edhe me këngëtaren e famshme Celine Dion, si erdhët deri te ai takim?
Erza Muqolli: Me Celin Dion jam takuar në koncertin e saj dhe është realizimi i një dëshire të madhe që kam pasur. Ky takim erdhi pasi edhe ajo kishte dëgjuar për mua dhe më kishte dëgjuar si këndoja, unë isha e priveligjuar që të jem e ftuara e Celine para fillimit të koncertit.

KultPlus: Flasim më shumë për grupin “Kids United”, grup me të cilin po shënoni shumë suksese, si po ec karriera e juaj me këtë grup?
Erza Muqolli:
Unë jam pjesë e grupit “Kids United” që nga fillim dhe ende qëndrojmë bashkë, deri tash kemi nxjerr në shitje tri albume të cilat janë ndër albumet më të suksesshme në Francë . Ne gjithashtu kemi pas një turne koncertesh nëpër të gjithë Francën me mbi 80 data koncertesh, që kanë përfunduar më 17 dhjetor të vitit 2017, në sallën më të madhe në Francë në “Accor Hotel Arena”. Përgjatë këtyre koncerteve që kemi mbajtur, në sallë kanë qenë të pranishëm rreth 12 mijë persona.

KultPlus: Gjithë ky sukses përgjatë vitit 2017, po për vitin 2018, keni ndonjë projekt të ri?
Erza Muqolli:
Lidhur me projektet e reja, ne kemi oferta të ndryshme, mirëpo nga fillimi i muajit mars i vitit 2018, do të fillojmë turneun e ri me koncerte anë e mbanë Francës deri në fund te korrikut. Po ashtu nga korriku sigurisht do të filloj xhirimet e një filmi ku kam marr rolin kryesor dhe po ashtu kam edhe disa projekte të tjera.

KultPlus: Jeni prezantuar së fundi edhe në një ngjarje të Ambasadës së Kosovës në Francë, çfarë emocioni të ka sjellë të prezantohesh në një organizim nga Ambasada?
Erza Muqolli:
Po kam qenë pjesë në një tubim të organizuar nga Ambasada e Kosovës dhe gjithmonë është kënaqësi dhe ndihem mirë.

KultPlus: Por tash janë bërë disa vite që ju jeni në skenë, por akoma kosovarët nuk kanë pasë rastin që të dëgjojnë për së afërmi, a jeni duke punuar që të prezantoheni me ndonjë koncert në Kosovë?
Erza Muqolli:
Po, kam pasur dëshirën që një ditë të prezantohemi në Kosovë. Në muajin gusht të vitit 2017 kemi qenë të ftuar ta bëjmë një koncert në Kosovë, në Ditët e Diasporës, mirëpo nuk arritëm që ta finalizojnë ketë koncert dhe na u është dashur që ta anulojmë pjesëmarrjen. Shpresoj për një herë tjetër.

KultPlus: Ju keni kënduar këngë cover në gjuhën shqipe, por jo edhe këngë tuajën, do të dëshiroje që të prezantoheshit në gjuhën shqipe?
Erza Muqolli:
Gjithmonë jam e gatshme te performoj në gjuhen shqipe, mirëpo për momentin jam e angazhuar në shumë projekte lidhur me të ardhmen e karrierës sime e cila menaxhohet nga babi im dhe besoj që do ketë diçka edhe në gjuhen shqipe.

KultPlus: E mendoni se kënga do të mbetet profesioni kryesor?
Erza Muqolli:
Këngën e kam pasion dhe besoj që të vazhdoj gjithmonë në këtë drejtim dhe njëkohësisht jam e përcaktuar që edhe të shkollohem që t’i kem të dyja reciproke.

KultPlus: Dhe për fund, cili është urimi i juaj për Vit të Ri?
Erza Muqolli:
Urimi im ju shkon të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe të gjithë moshatarëve kudo në botë që të kenë shëndet dhe paqja dhe dashuria të jenë pjesë e jetës së tyre./ KultPlus.com

Erza Muqolli shkëlqen në performancën e këngës së Beyonce (VIDEO)

Ylli shqiptar që çdo ditë po shënon suksese në tërë Francën, përgjatë turneve të ndryshme që ka brenda këtij shteti ka performuar edhe këngën “Listen” nga Beyonce, shkruan KultPlus.

Erza Muqolli shihet duke performuar para një audience shumë të madhe dhe interpretimi i saj është mirëpritur mjaftë ngrohtë nga fansat e saj. Për më shumë mund ta ndiqni videon e bashkëngjitur nga KultPlus. /KultPlus.com

Vogëlushja shqiptare Erza Muqolli që po mahnitë francezët, performoi në mbrëmjen “Parantezë kosovare” në Paris (VIDEO)

Ky organizim erdhi nga Ambasada e Kosovës në Francë në bashkëpunim me Bashkinë e Parisit 4, me mbështetjen dhe nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkisë, Christophe Girard, shkruan KultPlus.

Erza Muqolli ka kënduar këngën e Sia “Chandelier”, këngë kjo e cila është mirëpritur nga të pranishmit./KultPlus.com