Escobar: Kurti është partner i yni, ndonëse nganjëherë është partner i vështirë

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore, ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Escobar ka thënë se Kurti është “partner i SHBA-së, ndonëse nganjëherë është partner i vështirë”.

“Zoti Kurti është partner i yni. Nganjëherë është një partner i vështirë, por është partner. Kosova është partnere jona. Serbia është partnere jona. Pra, në të ardhmen dëshirojmë të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe nga përmirësimi i marrëdhënieve që kemi me Serbinë”, ka thënë Escobar.

SHBA-ja e ka fajësuar Kurtin për tensionet e fundit në veri, ndërsa kanë kërkuar që kryetarët shqiptarë të mos futeshin në objektet komunale të komunave veriore. Pas kësaj, ndërkombëtarët kërkuan zgjedhje të reja në veri, duke garantuar pjesëmarrjen e serbëve. Por deri tash s’ka marrëveshje./KultPlus.com

Escobar: E duam Kosovën në OKB

Gabriel Escobar – i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se ShBA-të e mirëpresin Kosovën të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Escobar ka deklaruar se ajo çka është më e rëndësishmja është njohja nga pesë shtetet e Bashkimit Europian.

Ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane… Ajo që është e rëndësishme për Kosovën është që të nisni një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, duke përfshirë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.  Kjo është më e rëndësishmja që mund të nxirrni se çkado tjetër në proces“, ka deklaruar ai për televizionin Kanal10. / KultPlus.com

Escobar përfundon takimet me liderët e Kosovës: Na siguruan se s’duan përshkallzim

Emisari i SHBA-së Gabriel Escobar ka folur për media pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilë i takoi ndaraz bashkë me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.

Escobar ka thënë se liderët kosovarë e kanë siguruar që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditë kjo kur fillon implementimi i masës së reciprocitetit për targa dhe dokumente të hyrje-daljeve.

“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, ka deklaruar Escobar.

Escobar në këto takime ishte i shoqëruar edhe nga emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Të dy tashmë po i takojnë liderët e partive opozitare në zyrën e BE-së në Prishtinë./Express/ KultPlus.com

Escobar optimist se nesër arrihet një marrëveshje që ruan sovranitetin e Kosovës

I Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar u shprehë optimist se do të arrihet një marrëveshje e cila e ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës në takimin e Nivelit të Lartë Kurti-Vuçiq nesër në Bruksel. “Një marrëveshje qe parandalon dhunën.”

“Nuk dua të paragjykojë assesi, jemi duke shikuar drejt zgjidhjes dhe stabilitetit rajonal”, ka thënë Escobar për televizionin Kanal10.

Ai ka përmendur edhe Asociacionin e komunave Serbe. “Sa për Asociacionin e Komunave Serbe, marrëveshja e nënshkruar duhet zbatuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, shtoi ai.

Të enjten në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb Vuçiq do të takohen me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së në kuadër të dialogut. /KultPlus.com