“Escort” premierë në ‘PriFest’ – kahu jetësor që zhvendoset nga festa në tragjedi

Flonja Haxhaj

Në natën e katërt të festivait ndërkombëtar të filmit ‘PriFest’ u prezantua filmi ‘Escort’, një bashkëpunim në mes të Kosovës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili pati premierën edhe në Kosovë, shkruan KultPlus.

Filmi me regji dhe skenar nga regjisori i njohur kroat, Lucas Nova, i zhanrit, dramë, thriller e krim, paraqet fatin e Miros, një producenti, jeta e të cilit ndryshon komplet pas një feste me miqtë e tij dhe një nate në hotel me një punëtore seksi, të cilën pas mesnate ai e gjen të vdekur në banjo.

Drama që e përshkon atë në ditët në vijim, ku punëtorët e hotelit, të cilët fillimisht e ndihmojnë në fshehjen e trupit, e më pas fillojnë të kërkojnë favore nga ai fillimisht më të vogla e pastaj më të mëdha, e bëjnë akoma me të vështirë jetën e tij, e cila deri në atë moment ishte e lumtur dhe pa telashe.

E i gjithë ky zhvillim që shpeshherë dukej surreal, përcjellej shpesh me imazhe të kafshëve e shpendëve duke e paraqitur në njëfarë mënyre edhe vetë jetën e njeriut.

Filmi ‘Escort’ i cili premierën e parë e pati në Festivalin e Filmit në Pula, dukej se u paraqit suksesshëm edhe në Kosovë e kjo u vërejt nga numri i pjesëmarrësve dhe duartrokitjet e publikut pas përfundimit të filmit.

Drejtori i ‘Buka Production’, produksionit kosovar të filmit ‘Escort’, Fatmir Spahiu, u shpreh se kjo premierë mbi të gjitha i dedikohet regjisorit të filmit, Lukas Nova, i cili vdiq pak javë pasi përfunduan xhirimet e filmit.

“Ky është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, një bashkëpunim në mes të Kosovës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. E veçanta e këtij projekti është fakti që do të nderohet regjisori i madh Lukas Nova i cili ka ndërruar jetë vetëm disa javë pasi ka përfunduar xhirimin e filmit dhe kjo premierë në Kosovë nuk do të jetë vetëm një premierë e thjeshtë por me të do ta nderojmë edhe punën dhe veprën e regjisorit të madh kroat Lucas Nova. Besoj që filmi që ka lënë dhe puna të cilën do ta shihni sonte është një testament i jashtëzakonshëm i tij”, tha Spahiu para shfaqjes së premierës.

E pranishme në këtë premierë, aktorja kroate, Hrvojka Begovic, e cila është edhe një prej aktoreve kryesore në këtë film, me pak fjalë u shpreh e lumtur për prezencën e saj në premierën kosovare të filmit ‘Escort’

“Faleminderit shumë që më keni ftuar në këtë premierë, shpresoj që ju do ta shijoni këtë premierë sonte, ashtu siç edhe ne i kemi shijuar xhirimet”, tha Begovic

Ndërkaq, pjesë e kastit të filmit ishte edhe aktori i njohur kosovar, Dukagjin Podrimaj, i cili edhe ishte i pranishëm në premierën në Kosovë. Ai shprehet i kënaqur me realizimin e këtij filmi, duke qenë se ishte hera e parë që po e shihte, në pamundësi për të qenë prezentë në premierën e ‘Escortës’ në Pula.

“Definitivisht është një projekt në të cilin unë kam marrë pjesë dhe kam qenë shumë i kënaqur me gjithë ekipin dhe gjithë mikpritjen që na e kanë bërë. Pavarësisht pse e kam lexuar skenarin, sonte kur e pashë filmin vëreja në disa pjesë një paritet mes njerëze dhe kafshëve dhe një ëndërre surreale që praktikisht mund të jetë edhe jeta e njeriut e tillë”, u shpreh Podrimaj për KultPlus.

Përveç  Fatmir Spahiut dhe Dukagjin Podrimajt, pjesë e kasit të filmit ‘Escort’ kanë qenë edhe dy aktorë të tjerë kosovarë: Ilir Prapashtica dhe Fiona Gllavica.

Ndërkaq, pas një edicioni ku u shfaqën shumë filma të njohur shqiptarë e të huaj, sonte përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest./KultPlus.com

Filmi “Escort” në Festivalin e Filmit në Pulë: Fatmir Spahiu: Produksioni “Buka” për herë të dytë në këtë festival

Sivjet shënon edicionin e 70-të, dhe konsiderohet si një ndër festivalet më prestigjioze në rajon, dhe pikërisht në Festivalin e Pulës, Produksioni “Buka” që udhëhiqet nga Fatmir Spahiu do të prezantohet me filmin “Escort”, film ky bashkëprodhim mes Kosovës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan KultPlus.

KultPlus më poshtë ju sjell njoftimin e plotë të Fatmir Spahiut, i cili poashtu ka edhe rol në këtë film.

“Buka” per here te dyte rresht ne Festivalin e filmit ne Pula, kesaj radhe edicion jubilar, i 70ti

Filmi “Escort” bashkeprodhim i Kroacise, Maqedonise se Veriut dhe Kosoves, shikuesit mund ta shohin me daten 18 Korrik ne ora 21:30 ne Arenen Antike ne Pula.

Ne film, ne role te ndryshme paraqiten aktor te shkelqyeshem Kosovar, si Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimaj, Fiona Gllavica, Bashkim Alaj dhe unë.

Bashkeatedhetaret qe jetojne ne Pula dhe ne pergjithesi ne rajonin e Istries, jane me se te mireseardhur.

Experiencen qe na dhate me pritjen e vitit te kaluar me filmin “Illyricvm” nuk do ta harrojme kurre, andaj menzi presim takimin e radhes!

Filmi eshte subvencionuar nga qendrat filmit ne Kroaci, Maqedoni dhe Kosove.

Hrvatski Audiovizuelni Centar

Qendra Kinematografike e Kosoves

Agjencia e filmit ne Maqedonine e Veriut

Poashtu eshte sponzorizuar edhe nga kompania tashme boterore e paisjeve mjeksore dhe farmaceutike “YessPharma”

Realizimi i keti filmi ka dhe pjesen e vet tragjike, regjisori Lukas Nola, vetem disa jave pasi kishte perfunduar montazhen e filmit, ndrron jete.

Kasta Kosovare eshte jaashtezakonisht mirenjohese dhe nuk do ta harroj kurre qasjen profesionale dhe miqesore , shpirti i Lukasit u prehte ne paqe.

Filmi i zhanrit, triller-drame,

Mosha e lejuar 18+

Kinorama

Skopje Film Studio

Buka Production

https://pulafilmfestival.hr/hrvatski-film/escort/ KultPlus.com