Drejtoresha Halimi për ‘Etno Fest’: Ngjarje me rëndësi kulturore, përthekon lumturinë e shpërfaqur përmes artit në shumë dimensionalitetin e saj

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, festivalin ‘Etno Fest’ e ka quajtur ngjarje me rëndësi kulturore ku sipas saj e vjetra bashkëjeton me të renë duke u ngritur çdo vit mbi vlera me të cilat individi reflekton për veten dhe shoqërinë.

Drejtoresha Halimi, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se edicioni i sivjetmë i “Etno Fest” përthekon lumturinë e shpërfaqur nëpërmjet artit në shumë dimensionalitetin e saj.

“Lumturia pa lirinë e individit është trajtë likuide që do t’i përshtatej dogmave të imponuara. Ndaj liria nderon trashëgiminë, të djeshmen duke i dhënë shtysë individit për të qenë i lumtur me veten dhe tjetrin në interaksion. Rrjedhimisht, lumturia përmban në thelbin e vet diversitetin dhe empatinë, si vlerat më të rëndësishme që bart kultura jonë në qenien e saj!”, është shprehur Drejtoresha Halimi./ KultPlus.com

Nesër do të hapet edicioni i 14-të i “Etno Fest”, Adelina Paloja ylli i mbrëmjes

Nesër do të fillojë edicioni i 14-të i “Etno Fest”, festival që do të ofrojë prezantime të ndryshme deri më 18 gusht, shkruan KultPlus.

Organizatorët kanë bërë të ditur se ceremonia hapëse do të shënohet me sopranon e njohur Adelina Paloja, sikurse që do të ketë edhe paraqitje të tjera muzikore përgjatë mbrëmjes.

KultPlus ju sjell njoftimin e plotë të organizatorëve.

Ceremonia e hapjes së Etno Fest këtë vit do të jetë një ngjarje e veçantë dhe e paharrueshme, duke u fokusuar në një koncert të jashtëzakonshëm të muzikës artistike që përqendrohet në interpretimin e veprave të frymëzuara nga melosi dhe traditat e pasura të muzikës shqiptare.

Në skenë do të ngjitet @adelinapaloja , soprano e njohur si në skenën vendore dhe në atë ndërkombëtare. Me zërin e saj unik dhe fuqinë interpretuese, ajo e madhështon çdo ngjarje kulturore ❤️

Sihana Badivuku, violinistja e skenave të shquara shqiptare edhe jashtë vendit me virtuozitetin dhe shpirtin e saj artistik, do të ngjallë dashuri për muzikën te çdo dëgjues🧡

Gjithashtu, @oktetiplusofficial me fuqinë e zërave të burrave dhe interpretimet e tyre unike, do të kontribuojnë në pasurimin dhe ruajtjen e muzikës sonë, duke e transmetuar atë te brezat e rinj 💛

Pjesë e koncertit do të jetë edhe @kori_femijeve_okarina , artistë të rinj në moshë, por me zemër të madhe dhe fuqi interpretative, të cilën e kanë dëshmuar në ngjarjet kulturore më të rëndësishme në vend. Me një përkufizim “Kori “Okarina” janë vet trashëgimia jonë kulturore! 🤍

Si përfundim instrumentistet e dalluara të skenës vendore, Kuartetit “Amati” me shumë talent e sharm, vizionare dhe te perkushtuara që muziken artistike ne vend ta ngrisin dhe më lartë 💜/ KultPlus.com

Përmbyllet festivali EtnoFest, shfaqja ‘Gadjo’ rrëmbyese e tri çmimeve kryesore

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i 13-të i Festivalit për Art dhe Trashëgimi Kulturore, EtnoFest në fshatin Kukaj, shkruan KultPlus.

Në natën përmbyllëse të këtij edicioni, Festivali EtnoFest ka ndarë edhe disa çmime për kategoritë ‘Regjia më e mirë’, që iu dha Blertë Neziraj, aktori më i mirë që iu dha Butrint Lumit, Aktorja më e mirë iu dha Edona Reshitajt.

Ndërsa shfaqja “Gadio” qe fituese në tri kategori: Regjia më e mirë- Blerta Neziraj, Aktorja më e mirë- Edona Reshitaj dhe shfaqja më e mirë-Jeton Neziraj.

KultPlus ju sjell listën e plotë të fituesve në kategori të ndryshme në Festivalin EtnoFest:

Regjia më e mirë
Blertë Neziraj regjisore e shfaqjes “Gadjo”: për shprehjen moderne dhe kreative në përdorimin e idiomave teatrore në trajtimin regjisorial

Aktori më i mirë:
Butrint Lumi shfaqja”Kërkohet bashkëshor i ri”
Për natyrshmërinë, ekspersivitetin në veprim, përthyerjet e karakterit nëpër situata pa sforcime dhe teprime gjestikulative gjithënjë duke e ruajtur personazhin në orgjinen e tij.

Aktorja më e mirë
Edona Rashitaj shfaqja “Gadjo”
Për amplitidat dramatike në interpretim me kërkesa maksimaliste të tipizimit të personazhit të cilat i interpreton me një diagram ritmik të jashtëzakonshëm.

Shfaqja më e mirë
“Gadjo” autor: Jeton Neziraj,
Për trajtimin modern skenik dhe temen e angazhuar.

Skenografia më e mirë:
Petrit Bakalli për skenografinë e shfaqjes “Antigonat” Teatri “Hadi Shehu”
Etno Performanca

Nik Mazrekajt
Për realizimin perfekt të asaj që Etno fest e kërkon: harmonia e modernes me tradicionalen.

Këngetari më i mirë:
Xhemajl Gllavica i cili me interpretimin e tij besnikërisht e solli në Kukaj madhështinë Homerit Shqiptar Rizah Bllacës.

Këngëtarja më e mirë :
Linda Rukaj
Për interpretim specifik të këngëve. Në timbrin e saj ishin bashkuar etnomodernia dhe jazzi.

Valltari më i mirë
Qendrim Makolli

koreodrama ” Megalomania” e Robert Nuhës
Për partiturat e realizuara me një lojë plastke ku lexoheshin përjetimet dhe karakteri i personazhit.

Valltarja më e mirë:
Altina Binaku

Koreodrama “Megalomania” e Robert Nuhës
Për lojën koregrafike me elemente të theksuara dramatike dhe tragjikomike.

Instrumentisti më i mirë
Për lojën me kavall Instrumenti Shefket Latifi i ansamblit “Dufla” Sarajë Shkup

Kostumet më të mirë Xhubleta e Malësisë së madhe.
Etnokoregrafia

Feim Leka
Për vizuelizimin e bukur të kult këngës Baresha të dives Nexhmije Pagarusha

Çmimi i karieres:
Safete Rogova aktore, për kontributin shumëvjeçar në fushën e artit dramatik të cilin jo rrallë e ngre deri në angazhim shoqëror.

Çmimi special
Grupit “Dina e Mel” nga Zara | Kroaci
Për prurjen e këngëve arbreshe në familjen e Etno Festit me një interpretim profesional deri në perfeksionim estetik/KultPlus.com

Shfaqja e Zana Durakut në ‘Etnofest’ kujton kultivuesin e këngës popullore, Rizah Bllaca

Nata e mbrëmshme, në festivalin Etnofest që po mbahet në fshatin Kukaj, solli shfaqjen e Zana Durakut, nën interpretimin e Xhemail Gllavicës, përmes së cilës u kujtua krijuesi dhe kultivuesi i këngës popullore Rizah Bllaca, si njëri ndër rapsodët që pasuroi trashëgiminë dhe traditën tonë.

Kjo shfaqje bëri bashkë të parin e ekzekutivit, Albin Kurti bashkë me ministra e zëvendësministra si dhe shumë artdashës, për të festuar kështu këngën e poezinë popullore, si vlera të krijimtarisë poetike të popullit, të ruajtura e trashëguara ndër breza, raporton Klankosova.tv.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se pa rapsodin Bllaca, kultura dhe tradita poetike e folklorit kosovar nuk do të ishin të njëjta.

“Etnokultura shqiptare në përgjithësi dhe tradita poetike dhe muzikore e folklorit kosovar në veçanti nuk do të ishin të njëjta pa rapsodin e vlerave të mirëfillta, artistin e merituar Rizah Bllaca”, u shpreh ministri Çeku. /KultPlus.com

Mbrëmë nisi rrugëtimin EtnoFest, festivali që tash e 13 vite bën bashkë dashamirët e traditës, folklorit dhe trashëgimisë kulturore

Etno Fest festivali që tash e 13 vite bën bashkë dashamirës të traditës, folklorit dhe trashëgimisë kulturore, filloi mbrëmë rrugëtimin e këtij viti, përcjell KultPlus.

Programi i pasur e i kuruar me shumë kujdes, deri me 20 gusht ofron për publikun ekspozita të shumta, performaca muzikore, shfaqje teatrale, punëtori e debate. Ndër të tjera, për vizitorë është hapur edhe ekspozita figurative e profesorit të ndjerë Shyqri Nimani. Plot vepra artistike që shënojnë etapat e shtetësisë dhe lirisë së Kosovës, ju presin t’i vizitoni.

Të pranishëm në hapje ishin ministri Hajrulla Çeku dhe ministrja Albulena Haxhiu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, artistë e artdashës.

Festivali, me mbështetës kryesor MKRS-në, vazhdon të jetë shembull se si mund të shfrytëzojmë potencialin e hapësirave të trashëgimisë kulturore, duke harmonizuar traditën me inovacionin dhe duke u shndërruar në një pikë referimi për entuziastët e kulturës dhe vizitorët e turistët. / KultPlus.com

‘Etno fest’ në Sarandë, ekspozita me punime tradicionale shqiptare

Tradita dhe kultura shqiptare janë bërë bashkë në  Etno Fest në Sarandë. Në shëtitoren buzë detit  pushuesit mund të njihen me piktura të artistëve shqiptar e punime artizanale të trevavve të ndryshme.

Qeleshen e prezantojnë shkodranët. Autenticiteti shihet si një vlerë e shtuar për turizmin.

Panairi Etno Fest në Sarandë do të qëndrojë i hapur për nëntë ditë.

Mbrëmjeve në Sarandë kjo shëtitore është e mbushur  me pushues anë e kënd botës vëmëndjen e të cilëve këtë mes sezoni  e ka tërhequr dhe tradita shqiptare./abcnews.al/KultPlus.com

Etno Fest, promovimi i folklorit bën bashkë Pogradecin, Kolonjën dhe Devollin

Promovimi dhe përçimi i folklorit, këngëve, valleve dhe dokeve popullore tek brezat e rinj ka bërë bashkë në një aktivitet Pogradecin, Kolonjën dhe Devollin.

Grupet folklorike të të rinjve nga këto zona kanë shpalosur traditat më të mira në Etno Fest i cili u mbështet nga Ministria e Kulturës.

Entela Gusho Zv/kryetare e Bashkisë Pogradec tha se ky është një aktivitet që jo vetëm shkëmben kulturën rajonalisht, por shtyn edhe më tepër të rinjtë drejt folklorit.

Që nga Llazoret, Dasma, Devolliçja e famshme dhe vallet aq elegante të Kolonjës u shpalosën mjeshtërisht nga grupet e të rinjve, mjaft interesante është interesi i lartë i tyre për të trashëguar këto tradita dhe zakone.

Etno Fest erdhi edhe si një kthim i vëmendjes nga e kaluara nëpërmjet një ekspozite etno-kulturore që udhëtonte shumë vite pas në kohë tha Ledjan Zeqollari, kurator i ekspozitës.

Etno Fest krahas promovimit të etno-kulturës tek brezat e rinj, ka si qëllim edhe vlerësimin e qindra valltarëve dhe muzikantëve popullorë të juglindjes./atsh/ KultPlus.com

Etno Fest, promovimi i folklorit bën bashkë tre bashki

Promovimi dhe përçimi i folklorit, këngëve, valleve dhe dokeve popullore tek brezat e rinj ka bërë bashkë në një aktivitet Pogradecin, Kolonjën dhe Devollin.

Grupet folklorike të të rinjve nga këto zona kanë shpalosur traditat më të mira në Etno Fest i cili u mbështet nga Ministria e Kulturës.

Entela Gusho Zv/kryetare e Bashkisë Pogradec tha se ky është një aktivitet që jo vetëm shkëmben kulturën rajonalisht, por shtyn edhe më tepër të rinjtë drejt folklorit.

Që nga Llazoret, Dasma, Devolliçja e famshme dhe vallet aq elegante të Kolonjës u shpalosën mjeshtërisht nga grupet e të rinjve, mjaft interesante është interesi i lartë i tyre për të trashëguar këto tradita dhe zakone.

Etno Fest erdhi edhe si një kthim i vëmendjes nga e kaluara nëpërmjet një ekspozite etno-kulturore që udhëtonte shumë vite pas në kohë tha Ledjan Zeqollari, kurator i ekspozitës.

Etno Fest krahas promovimit të etno-kulturës tek brezat e rinj, ka si qëllim edhe vlerësimin e qindra valltarëve dhe muzikantëve popullorë të juglindjes. /atsh /KultPlus.com

Çmimet e Edicionit të Dymbëdhjetë të Festivalit Etno Fest

Me 9 shtator përfundoj edicioni 12 i Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etno Fest.

Për shtatë ditë me radhë, publiku i shumtë, artistë, dashamirë të artit, mediat e shumta paten rastin të shijojnë vepra të shumta arti nga piktorë, skulptorë grafistë, artistë të mozaikut, fotografi, eksponate etnografike, kostumografi…

Në skenat e bukura të etnokompleksit u luajtën shfaqje të shumta teatrore, baleti dhe dansi, performanca të shumta muzikore tradicionale, operistike e deri te muzika kontemporane; debate, promovime librash, performanca poetike, filma dokumentarë…Dhe pas programeve zyrtare, publiku pati mundësi të shijojë muzikë qejfi e ushqime tradicionale deri në orët e vona.

Synimi ynë ishte që përmes kësaj shumësie programore të bartim deri te publiku një ngrohtësi dashnije të ndezur me simbolikën e qiriut në zgorin e përendeshës Afërditë, me zjarret e ndezura nëpër oxhaqet e shumta të etno kompleksit në Kukaj.

Besojmë se kemi arrijtur të bartim mesazhin sublim të këtij edicioni, se në këto kohë të liga më shumë se çdo gjë na duhet dashnija.

Në mbyllje të edicionit Juria profesionale në përbërje: Zana Hoxha kryetare dhe Ilir Harxhi e Dylaver Kryeziu, anëtarë ndanë 14 çmime për të nominuarit në kategoritë: shfaqje teatrore, performanca kontemporane dhe performanca etno muzikore.

I. Në kategorinë e shfaqjeve teatrore u ndanë shtatë çmime:

1.Çmimi special i Etno Festit: Bajrush Mjakut për rolin e tij në shfaqjen “Fuego” nga Teatri Adriana Abdullahu dhe “Sythi”.

2.Çmimi i karierës: Bajrush Mjakut për veprimtarinë e tij të bujshme teatrore të çmuar edhe në përmasa ndërkombëtare.

3.Regjia më e mirë: Kushtrim Koliqit për shfaqjen “Babai dhe Babai” nga “Integra”.

4.Aktorja më e mirë: llire Vinca, Shfaqja “Babai dhe Babai” nga “Integra”.

5.Aktori më i mirë: Bujar Ahmeti, Shfaqja “Babai dhe Babai” nga “Integra”.

6.Shfaqja më e mire: Shfaqja “Babai dhe Babai” nga “Integra”.

7.Skenografi më i mire: Bekim Korça për shfaqjen “Burrneshat” nga Teatri I Gjilanit.

II. Në kategorinë e performancave kontemporene dhe etno performancave u ndanë shtatë çmime:

1. Performanca më e mirë: duetit të balerinëve Fatmir Smani dhe Mergime Morina nga baleti ” Romeo e Xhulieta” i Baletit Kombëtar të Kosovës.

2.Etnopermormanca më e mire: Etno ansambli ” Malsori” nga Gjonaj i Hasit.

3.Etnoansambli më i mirë: “Kuvendi i Zallë – Dardhe” nga Dibra, (Shqipëri).

4.Valltarja më e mirë: Albana Ademi nga “Anamorava”, Viti.

5.Vallëtari më i mirë: Binjakët Bledon e Bleart Krasniqi nga “Shqipet e Drenicës”, Drenas.

6.Këngëtari më i mirë: Edmon Përnezha nga ansambli “Kuvendi Zall Dardhë”, Dibër.

7.Këndimi me i mire: Kori i Fëmijëve dhe Grave “Okarina” Prishtinë. /KultPlus.com

Programi në festivalin ‘Etno Fest’ për ditën e sotme

Etno Fest ka filluar më 3 shtator e do të vazhdoj deri më 9 shtator. Gjatë ditëve të kaluara në festival pati shfaqje, ekspozita, orë poetike e shumë organizime tjera kulturore. Sot në fshatin Kukaj prezent do të jenë trupa të shfaqjeve teatrore, poetë e ansamble.

Më fillim nga ora 10:30 deri në 18:00 mbahet ‘punëtoria kreative’ dhe ‘intsalacione’. Nga ora 18:00 mbahet ‘orë poetike’ me poetët: Primo Shllaku, Nerimane Kamberi, Adem Gashi, Halil Matoshi, Emrin Z. Emini dhe Vlora Ademi.

Nga ora 19:00 deri në 19:30 përformon etno ansambli “Malësroi” nga Gjonaj e Hasit.

Përpara “etno party”, luhet shfaqja teatrore “Liria” me koreografi të Robert Nuhës, me kërcimtaret Altina Binaku dhe Lavdije Idrizi nga “Noa Dance Thatre Company” – Prishtinë.

Etno Party mbahet nga Edona Reshitaj dhe Dj- sill. Music./Express/ KultPlus.com

Festivali Etno Fest mbrëmë hapi dyert me një program të pasur artistik

Festivali Etno Fest që promovon kulturën, artin, traditën e trashëgiminë kulturore të vendit, mbrëmë hapi dyert me një program të pasur artistik.

Pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë performanca të shumta, ekspozita, shfaqje teatrale e të shijojnë ushqim tradicional në fshatin Kukaj.

Në edicionin e dymbëdhjetë të “Etno Fest” temë qendrore është ‘Dashunia’ për vlerat më të sinqerta të dashurisë për tokën, atdheun, familjen, kafshët dhe natyrën dhe kjo sipas organizatorëve do të jetë e shfaqet në programin e festivalit.

Në hapje mori pjesë ministri i kulturës, Hajrulla Çeku i cili në fjalën e tij ndër të tjera tha që ky festival ka koncept të shkëlqyer që shërben si shembull se si mund të transformohet një hapësirë për t’i shtuar vlerë kulturore dhe potencial turistik një vendi, duke ruajtur dhe promovuar traditat tona.

“Etno Fest” edhe kësaj radhe e ka shndërruar fshatin Kukaj në një atraksion turistik.

Festivali që do të zgjasë deri më 9 shtator mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com

Çeku në hapjen e Etno Fest: Ky festival ka sjellë një model të ri të menaxhimit të hapësirave kulturore në vend

Mbrëmë në fshatin Kukaj filloi festivali Etno Fest i cili do të mbahet deri më 9 shtator, përcjell KultPlus.

I pranishëm në hapjen e këtij festivali ishe edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili vlerëson se ky festival është një koncept i shkëlqyer që shërben si shembull se si mund të transformohet një hapësirë për t’i shtuar vlerë kulturore dhe potencial turistik një vendi.

Në vijim gjeni postimin e plotë të tij:

Mes bukurive të natyrës së fshatit Kukaj, mbrëmë shijuam çdo moment të programit artistik të Etno Fest, festival ky që ka sjellë një model të ri të menaxhimit të hapësirave kulturore në vend. Një koncept i shkëlqyer që shërben si shembull se si mund të transformohet një hapësirë për t’i shtuar vlerë kulturore dhe potencial turistik një vendi, duke ruajtur dhe promovuar traditat tona.

Ishte kënaqësi e veçantë të ndjekim perfomancat, shfaqjen, ekspozitat dhe programin që ishte i paraparë për natën e parë dhe që do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.

Përgëzime për drejtuesin e festivalit, Fadil Hysaj dhe ekipin për punën e palodhshme që kanë bërë që ky festival të rritet çdo vit dhe të shndërrohet në vlerë artistike për vendin tonë.

Sot nis edicioni i 12-të i festivalit “Etno Fest”

Sot hapet edicioni i 12-të i Festivalit të Arteve dhe Kulturës tradicionale Etno Fest i cili do të zgjasë gjashtë ditë: nga data 3-9 shtator, përcjell KultPlus.

Si gjithmonë në etnokompleksin e veçantë edhe më të pasuruar këtë vit, në fshatin Kukaj ju mirëpret një edicion i mbushur me aktivitete.

KultPlus ua sjell programin e plotë për ditën e parë:

18:30 – 19:30

Hapja solemne e festivalit

Performancë skeniko-muzikore e hapjes së festivalit (Program festiv me aktorë, piktorë, skulptorë, instrumentistë, valltarë dhe balerinë, të përcjellur me flaute nga Blenda Konxheli, çello nga Arberëshe Ademi me performancë akrobacie dhe gjimnastikë ritmike nga Fiona Konxheli.)

Koncert solistik (Anila Hoxha-Gjermeni, soprano e Operës së Milanos në përcjellje nga Synjona Poplekaj; Kori i fëmijëve dhe grave “Okarina”.)

Teatër (“Dasma e nanes” nga “Tana Production” nga Arta Arifi në regji të Iliriana Arifit me aktoren Sheqerie Buqaj, balerinët: Vjollca Llugiqi dhe Fisnik Smani, me sopranon Urta Haziraj, Leufat Buçuku violinist dhe defatoret “Shamikuqet”.)

Ekspozita (Ekspozita të pikturave, skulpturave, grafikëve, mozaikëve dhe instalacioneve të cilat do të jenë të hapura nga 3 deri më 9 shtator.

Suad Rama – ekspozitë e pikturave

Muslim Mulliqi – ekspozitë e vizatimeve

Fatmir Krypa – ekspozitë e grafikëve

Butrint Morina – ekspozitë e skulpturave

Fatos Kabashi dhe Erëmira Deqani  – ekspozitë e mozaikut

Nagip Tashi – ekspozitë e mozaikut me dru

Drenusha Zajmi – ekspozitë e pikturave

Artistët për artistët (Ekspozitë kolektive dhe atelie të hapura të 30 artistëve figurativ me kurator Veton Gusia:

Musë Prelvukaj, Skënder Idrizi, Hajrush Fazliu, Merita Mundrizi-Maloku, Bardha Buza, Vjosa Bujari, Amire Demolli, Agron Mulliqi, Anton Krasniqi, Naim Spahiu, Haki Xhakli, Amarilo Ruqi. Albulena Bilalli, Edmond Dhrami, Sabri Behramaj, Bardhyl Bejtullahu, Flamur Miftari, Haxhi Gjoni, Veton Gusia, Fitore Rama, Eli Gashi, Rina Kumanova, Valera Konxheli, Magbule Xhemaili, Zana Ramadani, Donjeta Haziri, Valera Konxheli, Doruntinë Berisha, Sadije Maliqi.

Ekspozitë e eksponateve të vjetra (Stolisje e nuses ilire nga Aziza Shefitagoq; Ekspozitë e fotografive nga Muzeu Etnografik i Kosovës; Ekspozitë e eksponateve nga Muzeu etnografik Kukaj; Punëtori te zejeve tradicionale në zhdukje.)

Etno Party (“Nata e jareve shqiptare” me Anila Hoxha-Gjermeni, soprano e Operës së Milanos në përcjellje me piano nga Synjona Paplekaj.)

Frederik Ndoci – deri në orët e vona. / KultPlus.com

Etno Fest rikthehet nga 3-9 shtator

Festivali Etno Fest rikthehet në fshatin Kukaj nga data 3 deri më 9 shtator, përcjell KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të këtij festivali.

“Etno Fest po rikthehet nga 3-9 shtator në fshatin Kukaj. Publik shumë i dashur, faleminderit që nuk e keni humbur besimin tek ne. Ju mirëpresim me padurim dhe me plot dashni në oazën e artit, kulturës dhe muzikës!”, thuhet në njoftim./KultPlus.com

Etno Fest shënon edicionin e 11-të, i dedikohet Kultit të Tokës dhe të Ujit

Tash e dy ditë veçse ka filluar edicioni i 11-të i Etno Fest-it, i cili si çdo vit tjetër, edhe këtë vit erdhi me një program tejet atraktiv për dashamirësit e artit dhe kulturës, shkruan KultPlus.

Këtë vit, në edicionin e 11-të të tij, ”Etno Festi” ka zgjedhur si temë kryesore Kultin e Tokës dhe Kultin e Ujit.

Ndërkaq, sot, Etno Fest-i shënon ditën e tretë të këtij edicioni ku ndër të tjera edhe kane publikuar programin e sotëm, të cilin KultPlus e sjell më poshtë.

”Etno Fest” synon gjetjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të qëndrueshme të arteve dhe kulturës tradicionale duke i ofruar ato si lëndë frymëzimi për artet kontemporane.

”Etno Fest” do të mbahet deri më datë 26 gusht të këtij viti. / KultPlus.com

Shfaqja “N’dry” së shpejti premierë në Ento Fest

“N’dry”, titullohet shfaqja nga Arta Arifi me regji të Iliriana Arifit nga “Tana Production” & “Sythi”, e që vjen premierë në Etno Fest, shkruan KultPlus.

“N’dry” përcjell fijen e fatit të një gruaje, në rrethana të jashtëzakonshme, me identitete të ndryshme, dhe sekrete të mëdha.

“Pasi i rrëzojne shtëpinë dhe e largojnë me forcë nga muri, Dushkaja mbledh eshtrat e Hanes dhe rikthehet në shtëpinë e vjetër, nga e cila ishte larguar dikur e përndjekur nga vrasjet dhe fantazmat. Kësaj radhe ajo ritakohet me veten, vrasësit, të vrarët dhe të vdekurit në jetën e saj.”

Aktorët të cilët do të sjellin këtë shfaqje para publikut janë: Sheqerije Buqaj, Shpëtim Selmani, Alketa Syla dhe Edona Vatoci.

Shfaqja vjen premierë me datë 21.08.2021, duke filluar nga ora 20:00 në Ento Fest në Kukaj. / KultPlus.com

MKRS: Sqarim rreth mos përkrahjes së Festivalit Etno FestMe

MKRS ka informuar se festivali tradicional Etnofest, i organizuar nga OJQ Sythi këtë vit nuk është përkrahur nga komisioni për vlerësimin e projekteve në MKRS, meqë i njëjti nuk i ka kryer obligimet paraprake ndaj MKRS, përcjell KultPlus.

Organizata Sythi për festivalin Etno Fest përkrahet në vazhdimësi nga MKRS dhe fatkeqësisht nuk e ka mbyllur avansin paraprak me kohë, andaj bazuar në Rregulloren Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, askush që nuk kryen obligimet ndaj institucioneve publike nuk mund të financohet.

Pra mos përkrahja e Etno Fest nuk nënkupton që projekti nuk është cilësor, por se organizata bartëse nuk i ka kryer detyrimet ndaj Ministrisë për projektin e kaluar.

Ne besojmë se organizatorët së shpejti do të procedojnë kryerjen e obligimeve ndaj MKRS dhe të marrin financimin për këtë ngjarje me rëndësi për kulturën tonë”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të MKRS-së në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com

Sonte përmbyllet edicioni i dhjetë i Etno Fest-it, juria ndan 11 çmime

Edicioni i sivjetëm i ‘Etno Fest’do që ka filluar që nga data 24 shtator sot shënon natën e tij të fundit ku dhe juria do të ndajë 11 çmime.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

NATA E TRETË FINALE E ETNO FEST

Sonte përmbyllet Edicioni i dhjetë jubilar i Festivalit të Arteve dhe Kulturës tradicionale ETNO FEST

Pas një programi të pasur dhe të ngjeshur treditor juria profesionale do të ndajë 11 çmime.

Pas përfundimit të programit do të vazhdojë Etno neja me grupin “Melodia e Vjetër” – Nezafete Shala

DITA E TRETË

E DIEL, 27 SHTATOR

12:00 – 20.00

– Ekspozita të pikturave, grafikave, skulpturave, keramikës, fotografive dhe etno eksponateve

-Punëtori kreative dhe atelie të hapura

– Kulinari tradicionale

17:00 – 17:30

PROGRAMI PER FËMIJË

Kori i fëmijëve “Okarina” të Elikona Hysajt dhe studio e baletit të Vjollca Llugiqit

17:30 – 18:00

Etno ansambli “Bresana” nga Bresana – Rajoni i Opojës (Dragash)

Rite, këngë e valle.

18:00 – 18:30

Dialog me traditën në punëtorinë koregrafike të Robert Nuhës

18:00 – 19:00

ORË LETRARE

« Gruaja – muzë e diellit » Në hapësirën ku ndodhe stolisja me motive dielli të nuses së Lubinjes të njohur si “nusja ilire”

Zona e Debatit

Kulti i diellit në eksponate shtëpiake dhe në kostumografinë tradicionale shqiptare.

Dielli nga kulti deri te energjia solare

Dielli dhe gruaja si burime jete

Kulinari tradicionale me motive të diellit

FILM DOKUMETAR

Film dokumentar për energjinë solare (program i DokuFest në Etno Fest)

19:00 – 19:45

SHFAQJE TEATRORE

“Frigoriferi” nga Naser Shatrolli

20:00 – 20:40

“Koleksionuesit” film dokumentar për koleksionuesit e artefakteve, nga Ujkan Hysaj

20:45 – 21:15

Ndarja e çmimeve dhe mbyllja e festivalit

Nga ora 21:30

Etno Neja

“Melodia e vjetër” me Nezafete Shalën./ KultPlus.com

Publikohet programi për edicionin e sivjetëm të ‘Etno Fest’

Edicioni i sivjetëm i ‘Etno Fest’do të do të mbahet në gusht të këtij viti, duke filluar nga data 25 deri  me 27 shtator, ndërkaq tema e zgjedhur për këtë edicion do të jetë ‘Gruaja dhe Dielli’.

Faqja zyrtare e festivalit në Facebook tashmë ka publikuar edhe programin e edicionit të sivjetëm të ‘Etno Fest’.

KultPlus më poshtë ju sjellë programin e plotë:

Çdo gjë fillon në vitin 2009 kur në fshatin Kukaj (një fshat me vetëm tre shtëpi banimi) xhirohej filmi << Gomarët e kufirit >> ku pas përfundimit të xhirimeve, aktori Bislim Muçaj, i mrekulluar nga pamjet magjike të këtij fshati të braktisur e blen një shtëpi rrënojë dhe e fton shokun e tij, profesorin e artit skenik, Fadil Hysaj që ta vizitojë këtë fshat. I maxhepsur me bukurinë e këtij fshati Fadil Hysaj e blen një tokë me shtëpi të cilën e veshë me gurë, ndërsa shtëpinë e vjetër që përdorej si ahur për kafshë në vitin 2010 do ta ktheje në Etno Teatrin e parë në Kosovë, ku me 26 maj 2010 do të jepet premiera e shfaqjes << Dardha pas bunarit >> e Arta Arifit, në regji të Iliriana Arifit.

Rregullimi i oborrit, duke e respektuar reliefin kodrinor, imponuan kriimin e kaskadave të cilat, i dhanë formën dhe idenë e ndërtimit të një amfiteatri të ardhshëm në të cilin në shtator të vitit 2011 do të fillojë ngjarja më e madhe kulturore ETNO FEST, festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale. / KultPlus.com

Etno Fest pritet të kulmojë me nëntë shtylla të pasura programore

Festivali i Arteve dhe Kulturës tradicionale Etno Fest po vjen për të shpalosur edicionin e tij të nëntë, shkruan KultPlus.

Këtë vit, Etno Fest do të mbahet nga data 20 deri më 25 gusht në etnokompleksin e fshatit Kukaj, aty ka zënë vend gjithmonë, në mes të natyrës magjepsëse dhe atmosferës së mrekullueshme që ofron fshati.

Ky edicion do të bëj afirmimin, zhvillimin dhe promovimin e artit, kulturës dhe traditave të pasura që po tjetërsohet nga të tjerët. Këtë vit festivali do të kulmojnë me nëntë shtylla të pasura programore. Si çdo vit edhe në këtë edicion do të keni mundësi të shihni vlerat e artit dhe kulturës së mirëfilltë shqipe përmes programeve të ndryshme që ofron ky festival.

Shumë shpejt organizatorët e festivalit do të publikojnë edhe programin e pasur që pritet të shpaloset këtë edicion për publikun. / KultPlus.com

Etno Fest ndau çmimet, ai i karrierës iu nda Melihate Qenës

Mbrëmë Etno Fest ndau çmimet e edicionit të tetë, shkruan KultPlus.

Juria profesionale e përbërë nga Dilaver Kryeziu, Bislim Muquaj dhe Naser Shatrolli ndau këto çmime:

1.Aktori më i mirë: Gjelbrim Emini
2. Aktorja më e mirë: Qëndresa Kajtazi
3. Shfaqja më e mirë: “Të harruarit” në regji të Shkurte Aliut
4. Regjia më e mirë: Zana Hoxha për shfaqjen”Copë Copë’
5. Debytantja më e mirë: Verona Koxha në shfaqjen “Ana dhe Zefi”
6. Riti më i mirë: Aziza Shefitagiq për “Ritin e stolisjes së nuses Ilire”
7. Kostumet më të mira: “Karnevalet Ilire” nga Malësia e Tetoves
8. Performanca më e mirë: “Kangë e pambaruar në rexhi të Arta Mulliqit
9. Etno performanca më e mirë: “Ana dhe Zefi” nga Erson Zymberi
10. Etno Ansambi më i mirë: grupi folklorik nga Ura Vajgurore,Berat
11. Vallëtari më i mirë vjen nga Ansambli “Ura Vajgurore” Berat
12. Çmimi i karrierës: Melihate Qena

ETNO FEST, një manifestim mbresëlënës në Kukaj

Shkruan Mal Berisha.

ETNO – FESTI, një manifestim i jashtëzakonshëm kulturor, mbrëmë ekspozoi edicionin e tij të 8 – të.

Në një mjedis krejtësisht rural, midis bjeshkëve rreth 1000 m lartësi, në një gjelbërim fantastik, performuan artistë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria si dhe arbëreshë të Kalabrisë – Itali. Artisti i njohur Fadil Hysa dhe bashkëpunëtorët e tij, familjarët dhe miqtë ishin kujdesur për një regji të menduar deri në detaje.

Nata e Parë ishte NATA E GJERGJIT

• Pak histori: Në vitin 1978, Ansamabli i njohur Kosovar “Kastriotët” e Ferizajve të ftuar nga Shtëpia e Kulturës në Krujë bënë një turne jashtëzakonisht të suksesshëm në Shqipëri. Ata shfaqën në amfiteatrin veror të Krujës dhe në sallat e Pallateve të Kulturës në Borizanë e Laç, disa nga shfaqjet me emocionale të jetës së tyre artistike. Mikpritës ishin veç tjerësh edhe artisti i ri i athershëm krutanë, Mehmet Llubani. Mbrëmë, z Llubani, tani një etnograf, kompozitor, studjues i kulturës popullore, veçanërisht asaj krutane, në krye të “Grupit të Pleqve të Krujës” themeluar nga krutani tjetër Fadil Taga, në vitin 1957 interpretoi për spektatorët e shumtë të Etno – Festit, në Kosovë ku kishte edhe drejtues të “Kastriotëve” të Ferizajt të asaj kohe. Shfaqja dhe pritja që iu bë atyre ishte mbresëlënëse.

• Emocionet e pjesmarrësve i shtuan Grupi arbëresh i Kalabrisë, “Kreshnikët e Lirisë”, të cilët sollën nostalgjinë e kohës së Skënderbeut të cilën vetëm ata dinë ta sjellin. Vallet e bukura, këngët e ëmbla dhe malli për atdheun mbushën minutat plot emocion që të pranishmit përjetuan.
• Ekspozitat në të gjitha mjediset e festivalit nuk lenin asnjë çast të “lire”. Ekspozita e gazetarit dhe fotografit Rexhep Rifati me shtatoret e Skënderbeut, Odat e Vjetra Shqiptare me peshë historike, ekspozitë e kombinuar me temë Skënderbeun nga shumë autorë tjerë ndër ta edhe heroi i luftës Agim Ramadani, ekspozita në filigramë e anglezes Elizabeth Gowing dhe më pas instlacionet figurative të artistit Agron Blakçori, krijuan një mjedis në të cilin pjesmarrësit jetuan më shumë në historinë e kombit tonë sesa në të tashmën dixhitale. Nga do të hidhje sytë gjëndeshe në mes të kostumeve të bukura, veglave të punës, kulturës materiale tradicionale shqiptare… Të jetoje ato çaste nën hijën e pemëve, molla dhe dardha që po shqyeheshin nga frutat, pranë vegjeve që prodhojnë zhgunin dhe pëlhurën e veshjeve tona popullore, ishte një kënaqësi që rrallë e gjen në ditët tona.

• E tërë kjo u shoqërua nga prezantimi – “Skënderbeu dhe Ne” të studjuesit, historianit dhe shkrimtarit të njohur Jusuf Buxhovi si dhe nga Dr. Kushtrim Jakupi, dhe loja në piano e Rahmi Ymerit.
• Flija dhe gjellët tradicionale kosovare ishin pjesë e etnosit të Etno – Festës.

• Etno – Fest përbën një veprimtari jashtë mase të rëndësishme për ruajtjen e vlerave tona tradicionale kombëtare, të cilat epoka e re e modernizimit po i bjerr gjithnjë e më shumë. Popuj që janë në pararojën e progresit nuk e harrojnë traditën e tyre. Le të mendojmë për një çast Zvicrën dhe njerëzit e saj. Në aeroportet e atij vendi dhe kudo tjetër ndesh jetën tradicionale, baritore, prej nga ata nuk shkëputen as sot.

• Dhe krejt në fund, takova edhe Adashin tim, bukuroshin Mal Ahmetaj, nipi i shkrimtarit të madh Jusuf Buxhovi, me të cilin bëmë një foto që do të na e kujtojë këtë mbrëmje për shumë kohë.
Falemnderit Familja Hysa dhe tërë bashkëpunëtorët për mundësinë që na dhatë të përjetojmë çaste kaq të këndshme!

“Nata e Gjergjit” vjen përmes Etno Fest, sjellë për herë të parë një grup Arbëreshësh nga Italia në Kosovë

Viti 2018-të, sjellë edicionin e tetë të Etno Fest, shkruan KultPlus. Kësisoj, këtë vit ky festival është ndarë në dy sesione.

Sesioni i parë ndryshe i quajtur si Sesioni Verorë, mbahet më 4 dhe 5 gusht në Fshatin Kukaj, ku tashmë edhe është bërë publikimi i programit që do të përmbajë ky sesioni i Etno Fest-it.

Nata e parë më 4 gusht, sjellë “Natën e Gjergjit”, e cila vjen në frymën e kujtimit dhe nderimit të heroit kombëtar Gjergj Kastioti ndërsa nata e dytë më 5 gusht paraqet “Natën e Diasporës” një manifestim gjithëpërfshirës për dhe me mërgimtarët.

“Çuditërisht ende nuk kemi përgjigje nga komisioni shtetëror për shënimin e përvjetorit të Skënderbeut, a do të na përkrahë a nuk do të na përkrahë për t’i dhënë këtij eventi frymën institucionale. Sidoqoftë do t’i mbajmë dy eventet me ato që mundemi dhe që kemi, e ju të dashur qytetarë, ju bashkatdhetarë jeni të mirëpritur si gjithnjë. Prezenca dhe ndihma juaj është vitale për vazhdimin e këtij festivali”, thuhet në njoftimin e stafit organizativ të Etno Fest.

“Nata e Gjergjit”, për herë të parë një grup Arbëreshësh nga Italia do të performojnë në Kosovë me rastin e këtij eventi së bashku me Pleqtë e Krujës” dhe Kastriotët e Ferizajt.
Ekspozitat dhe konferenca shkencore si dhe performanca tjera do ta bëjnë të veçantë “Natën e Gjergjit” kryeheroit kombëtar.

Sa i përket programit të “Natës së Diasporës”, është një program i ngjeshur me vizita të ndryshme, ekspozita, mbrëmje poetike, debat, program muzikor, e shumë ngjarje të tjera.

Rikujtojmë se Sesioni Vjeshtor i Etno Fest, mbahet nga data 1 deri më 5 shtator, ndërsa programi nuk është bërë ende i ditur./ KultPlus.com

Etno Fest “Tradita vazhdon” vjen me edicionin e shtatë

Etno Fest “Tradita vazhdon” vjen me edicionin e shtatë me radhë, ku edhe kësaj radhe pritet të ketë pjesëmarrës të shumtë dhe nga vende të ndryshme, përcjellë KultPlus.

Ky manifestimin ndërkombëtar kulturoro-sportiv në mundje tradicionale i cili organizohet nga Shoqata qytetare për arsim, kulturë, sport dhe ekologji “AKSI”, vjen më datë 17 shtator në Qendrën rekreative – sportive në Studeniçan.

Në këtë manifestim, pritet të marrin pjesë mbi dyqind mundës (pehlivanë) nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Maqedonia, ku garuesit do të ndahen në pesë kategori.

Meqenëse manifestimi ka edhe karakter kulturor, AKV Emin Duraku, SH.K.A Yeni Yol dhe SH.K.A Kitka do të prezantohen me valle të ndryshme. Të gjithë ata që duan për së afërmi të shohin dhe të ndjejnë traditën e vjetër shqiptare të Karshiakës së Shkupit, do të jenë të mirëseardhur në këtë manifestim ndërkombëtar që është pjesë specifike e etnologjisë së kësaj treve.

Manifestimin financiarisht e mbështet Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, TIKA-Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, Konfederata Botërore e Etnosporteve si dhe Federata Botërore e Organizatave Ballkanike.

Studeniçan mirëpret mundësit nga Ballkani. / KultPlus.com